Kosovė, hapet fabrika mė e madhe rajonale pėr prodhimin e paneleve diellore
Angelika Viets, bėri tė ditur se nė kėtė projekt nė tė cilin planifikohet prodhimi i 200 mijė paneleve nė vit ėshtė investuar rreth 5 milion euro
02.06.2016 Sibel
PRISHTINĖ (AA) - Me njė ceremoni solemne, nė fshatin Sllatinė nė afėrsi tė Fushės Kosovės, u inaugurua fabrika mė e madhe nė rajon pėr prodhimin e paneleve diellore nga kompania vendore Jaha Energy", raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadorja e Gjermanisė nė Kosovė, Angelika Viets, bėri tė ditur se nė kėtė projekt nė tė cilin planifikohet prodhimi i 200 mijė paneleve nė vit ėshtė investuar rreth 5 milion euro. Ajo shtoi se nė fabrikė momentalisht janė tė punėsuar 50 persona, ndėrsa nė tė ardhmen ky numėr parashikohet tė rritet.
Energjitė rigjeneruese janė tregu i sė ardhmes. Pa marrė parasysh sfidat globale tė ngrohjes klimatike nė tė gjitha vendet e botės, edhe Kosovės do t`i duhet patjetėr qė tė shfrytėzojė nė mėnyrė tė pėrforcuar energjitė rigjeneruese, u shpreh Viets.
Nga ana tjetėr, kryetari Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Kadri Veseli duke falėnderuar investitorėt gjerman dhe bashkėpronarėt e kompanisė, deklaroi se gjithashtu edhe nė Podujevė, qytetin veri-lindor tė Kosovės, do tė hapet fabrika e cila do tė mundėsojė punėsimin e 650 punonjėsve.
Ndėrkaq, Fadil Hoxha pėrfaqėsues i kompanisė Jaha Energy, u shpreh se Kosova duhet ngritur nė nivelin e duhur, aty ku meriton. Nuk kemi ardhur qė tė bėjmė vetėm punė dhe investime, tė bėjmė vende punės ku vjedhin djersėn e njerėzve. Jo, do tė krijojmė dinjitet. Ajo do tė na duhet, u shpreh ai.
Nė kėtė ceremoni tė pranishėm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ministri i Punės dhe i Mirėqenies Sociale, Arban Abrashi, ministrja e Tregtisė dhe e Industrisė, Hykmete Bajrami, ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Qemal Minxhoz, si dhe biznesmenė dhe tė ftuar tė tjerė.
Krijoni Kontakt