Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Raporti i FMN: Shqipėria ‘ngec’ nė 8 kritere, ja rekomandimet

    Emri:  FMN-2.jpg

Shikime: 333

Madhėsia:  39.3 KB

    Shqipėria ka ngelur nė 8 nga 36 kritere qė Fondi Monetar Ndėrkombėtar pėrdor pėr tė matur transparencėn fiskale tė njė vendi…

    Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) ka publikuar sot njė raport tė Vlerėsimit tė Transparencės Fiskale (FTE) pėr Shqipėrinė, e cila ishte kryer me kėrkesė tė Qeverisė sė Shqipėrisė nga njė ekip nga Departamenti i Ēėshtjeve Fiskale tė Fondit nė qershor 2015.
    Nė shumė fusha Shqipėria performon sipas standardeve tė pėrcaktuara me Kodin e Transparencės Fiskale tė FMN-sė. Rreth 10 parime tė Kodit nga 36 gjithsej janė renditur si ose ‘mirė’ ose ‘tė avancuar,’ dhe 14 parime janė vlerėsuar si “bazike”. Megjithatė, nė tetė fusha kėrkesat themelore tė Kodit “nuk plotėsohen.”

    Nė raport me tre shtyllat e Kodit, FMN konstaton se raportet fiskale mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave tė pėrgjithshme tė qeverisė, shpenzimet, financimin, dhe borxhin, por ofrojnė pak informacion nė lidhje me elemente tė tjerė tė bilancit, duke pėrfshirė njė vlerėsim rreth 83 pėr qind tė PBB-sė nė asetet fikse dhe financiare dhe 7 pėr qind tė PBB nė detyrimet e partneriteteve publiko-private (PPP). Sektori i korporatave publike tė Shqipėrisė, me aktivet dhe pasivet qė zėnė rreth 29 pėr qind tė PBB-sė, ėshtė gjithashtu jashtė raporteve tė konsoliduara fiskale. Raportet fiskale pėrfshijnė disa por jo tė gjitha kontrollet e integritetit, dhe mospėrputhjet nė fluksin e rrjedhjes sė parasė kanė qenė tė mėdha (rreth 1 pėr qind e PBB-sė), nė vitet e fundit.

    Parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohet nga legjislacioni gjithėpėrfshirės dhe njė kornizė fiskale afatmesme. Megjithatė, parashikimet zyrtare kanė mbivlerėsuar dukshėm si GDP (me 1.5 pėr qind) dhe tė ardhurat (nga 2 pėr qind tė PBB-sė) gjatė dekadės sė kaluar. Si rezultat, buxheti i miratuar shpesh ėshtė reduktuar ndjeshėm gjatė vitit pėr shkak tė mungeses se te ardhurave, duke minuar besueshmėrinė e tij. Raporti rekomandon qė tė krijohet njė kėshill i pavarur fiskal pėr tė vlerėsuar realizmin e parashikimeve ekonomike dhe fiskale tė qeverisė.
    Shqipėria pėrballet me njė sėrė rreziqesh tė mėdha fiskale, duke pėrfshirė pretendimet pėr kompensim pėr pronėn e shpronėsuar deri nė 70 pėr qind tė PBB-sė, dhe njė sektor tė madh bankar me njė pėrqindje tė lartė tė kredive me probleme (23 pėrqind; raporti u hartua nė qershor, ky niveli ka zbritur nė 20% aktualisht, shėnim I Monitor). Zbulimi i kėtyre rreziqeve ishte i shpėrndarė nėpėr njė numėr dokumentesh, dhe misioni rekomandoi qė buxheti tė pėrfshijė njė diskutim mė tė plotė tė rreziqeve mė tė rėndėsishėm nė kuadrin fiskal, raporton Monitor.

    Raporti jep shtatė rekomandime pėr tė forcuar pėrpjekjet e vazhdueshme tė qeverisė pėr reforma nė fushėn e transparencės fiskale:

    - Tė pėrfshijė njė bilanc tė pjesshėm nė raportet fiskale, sė bashku me tabela qė harmonizojnė ndryshimet nė borxh me deficitin dhe ndryshimet nė fluksin e parasė me flukset e mjeteve monetare;

    - Tė thjeshtojė raportet fiskale duke prodhuar njė grup tė vetėm tė raporteve mujore, tremujore, vjetore qė pėrfshijnė informacionin qė aktualisht raportohet ndaras nga Thesari, departamenti i borxhit, departamenti i buxhetit, dhe departamenti makroekonomik;

    - Tė publikojė njė raport vjetor mbi zbritjet e taksave, qė vlerėsojnė mungesėn e tė ardhurave nga tė gjitha pėrjashtimet e mėdha tatimore dhe privilegje tė tjera tatimore;

    - Tė rrisė eficiencėn e parashikimeve tė saj makroekonomike dhe fiskale, duke i krahasuar ato publikisht me ato tė institucioneve tė tjera, duke harmonizuar parashikimet e reja me ato tė mėparshme dhe aktuale, dhe duke themeluar njė kėshill tė pavarur fiskal;

    – Tė pėrmirėsojė transparencėn e projekteve tė investimeve publike, duke pėrfshirė PPP, ndėr tė tjera duke publikuar nė mėnyrė rutinore analiza kosto-pėrfitimi dhe duke publikuar vlerėn e pėrgjithshme tė angazhimeve tė qeverisė, projekt pas projekti;

    -Tė rrisė shtrirjen dhe thellėsinė e raportit pėr rreziqet fiskale nė dokumentin e buxhetit, nė mėnyrė qė ajo gjithashtu tė pėrshkruajė implikimet fiskale tė PPP-ve, financat e korporatave publike, dhe rreziqet afatgjata tė krijuara nga pensionet, kujdesi shėndetėsor, dhe programe tė tjera tė shpenzimeve;

    – Tė sigurojė mbikėqyrje tė plotė tė tė gjitha korporatave publike dhe rreziqet fiskale tė mundshme qė ata mund tė gjenerojnė.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Raporti i FMN, Rama: Sirena alarmi pėr qeverinė. Vasili: Qėndrim individual, jo i LSI

    Emri:  Luan-Rama.jpg

Shikime: 254

Madhėsia:  30.8 KB

    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Luan Rama i ka kėrkuar qeverisė qė tė reagojė pėr raportin e FMN-sė. Sipas tij, raporti i fundit duhet lexuar me kujdes, sepse ai ėshtė njė sirenė alarmi pėr krizėn ekonomike qė mund tė pėrfshijė vendit. Rama kėrkoi qė qeveria tė jetė transparente dhe tė jetė mė e pėrgjegjshme nė leximin e raportit tė FMN-sė.

    “Nė emėr tė LSI-sė, kėrkoj qė raporti i FMN-sė, tė lexohet me seriozitet dhe pėrgjegjshmėri. Ai duhet parė me maturi dhe tė reflektohet ndaj rekomandimeve qė FMN ka dhėnė pėr qeverinė tonė, sepse sa herė qė e kemi neglizhuar njė gjė tė tillė, jemi ndeshur me fenomene krizash apo situata tė pakėndshme nė zhvillimin ekonomik. Me lejoni qė tė ju kujtoj krizėn e vitit 1997. Pėr LSI-nė, bashkėpunimi me FMN ėshtė i rėndėsishėm dhe ofrojmė tė gjithė mbėshtetjen pėr tė bėrė tė mundur qė edhe pas raportit tė fundit tė bėjmė jo vetėm leximin por edhe konstatimin e rekomandimeve.

    Ky raport paralajmėron krizė ekonomike. Ėshtė sirenė alarmi qė kėrkon reflektim tė pėrgjegjshėm dhe konkret. Transparenca fiskale ėshtė njė vlerė e pandryshueshme e LSI-sė dhe insistojmė nė kthimin e kėsaj vlere nė njė standard konstant dhe tė vlefshėm tė qeverisė shqiptare me publikun. Nuk ėshtė korrekte dhe ėshtė alarmante qė 10 nga 36 rekomandimet nuk po zbatohen”, tha Luan Rama.

    Vasili: Qėndrimi i Luan Ramė lidhur me raportin e FMN-sė nuk ėshtė njė qėndrim zyrtar i LSI-sė

    Kryetari i Grupit parlamentar tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Petrit Vasili ka eruar pas deklaratės sė sotme tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Luan Rama lidhur me raportin e FMN ku mbahet njė qėndrim kritik ndaj qeverisė, e ka cilėsuar kėtė njė lexim individual tė kėtij raporti dhe jo qėndrim zyrtar tė LSI.

    Vasili ka thekson se bashkėpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndėrkombėtar ėshtė me rėndėsi pėr vazhdimin me sukses tė reformave tė nisura.

    “Qėndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar nuk ėshtė njė qėndrim zyrtar i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ėshtė njė lexim individual i tij i kėtij raporti. Bashkėpunimi konstruktiv me FMN-nė ėshtė me rėndėsi pėr vazhdimin me sukses tė reformave tė nisura”, – sqaroi Petrit Vasili nė njė prononcim pėr mediat.

    Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Me pak fjale jemi po prap aty ku e la Saliu.

    "Ngecia" mos eshte ndonje kerkese per ngritje taksash o lehtesim taksimi do thoshte ministri i financave.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Saliu e la dhe mire beri qe e la, por ama i beri rruget. Keta as tabelat e rrugeve s'po bejne...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Saliu e la dhe mire beri qe e la, por ama i beri rruget. Keta as tabelat e rrugeve s'po bejne...
    Saliun e detyruan ta linte se nuk merte dom me as kacidhe e jo borxhe.

    Po te kishin leket e Saliut edhe keta do benin rruge,skan pse te bejne vetem tendera ilaēesh. Nano beri privatizime,Saliu beri rruge,Rama po ben tendera. Por asnjeri nuk i eshte shkeputur trashgimris te qeverise se meparshme.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Keta qe thua ti, po zhyten ne borxhe e s'po bejne asgje!

    Do thuash ti te gjithe vjedhin! Dakort por ama te bejne nje te mire publike.

    Nqs Berisha nepermjet rrugeve punesoj dhe disa mijera punetore, te njejten gje te benin edhe Rilindaxhinjte.
    Nese s'do investonin ne rruge me borxhet marramendase qe po marin, te pakten te ndertonin kopshte, shkolla, godina spitalesh. Sepse aty ku ka fonde per ndertim, ka hapesira pafund per te vjedhur dhe njekohesisht do punesonin mijera hallexhinj! Por as kete s'po e bejne, kaq te pangopur paskan qene...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Keta qe thua ti, po zhyten ne borxhe e s'po bejne asgje!

    Do thuash ti te gjithe vjedhin! Dakort por ama te bejne nje te mire publike.

    Nqs Berisha nepermjet rrugeve punesoj dhe disa mijera punetore, te njejten gje te benin edhe Rilindaxhinjte.
    Nese s'do investonin ne rruge me borxhet marramendase qe po marin, te pakten te ndertonin kopshte, shkolla, godina spitalesh. Sepse aty ku ka fonde per ndertim, ka hapesira pafund per te vjedhur dhe njekohesisht do punesonin mijera hallexhinj! Por as kete s'po e bejne, kaq te pangopur paskan qene...

    Ore,Berisha e la vendin me borxhe,sa qe FMN nuk i jepte me asnje lek . Keta edhe sikur te gjejne leket per te bere rruge nuk i le me asnje institucion financiar. Pra,do kesh vetem rruge me financim privat.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Raporti i FMN: Qeveria Rama, jo transparente me tė ardhurat dhe shpenzimet

    FMN-ja mbasi te jep borxhin dhe direktivat sesi do t'i shlyesh, pastaj ke hapesire te lire ti si shtet.
    Psh, nuk ka FMN ne bote qe mbasi ti si shtet ke marre borxh per te shlyer pagat dhe pensionet, te keshillon ti fusesh disa miliona per palmat e autostrades Tirane-Durres dhe t'i prishesh e ndertosh prape se nuk ngjisnin me shijet estetike te Rames. Ja pra qe naltmadhesia e beri dhe vazhdon te marre borxhe.
    Fundja fundit FMN-se edhe po nuk ia shlyem, na i merr vete ajo se nuk kemi BE-ne nga mbrapa si me rastin e Greqise. FMN-ja edhe resortin e Kokedhimes bashke me detin perpara, po te doj ta merr me konēesion!

    Keshtu qe te thuash se s'ka patur hapesira te permiresoj apo nderoj dy tre shkolla e spitale, se kam borxhe nuk eshte justifikim.

    Prandaj une insistoj me ate te Tartaruges, qe dakort le te vjedhin, po edhe t'i bejne dy pune ne dobi te popullit...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •