
Postuar mė parė nga
SERAFIM DILO
Per mendimin tim ate qe e ben Meten vertet te fuqishem eshte strategjia dhe thjeshtesia qe ndjek ne afarizmin politik.
Eshte strategjia "te themi te verteten", "ti biem drejt" ,natyrisht negative si moral, por qe e ben nje person te besueshem per sistemin.
Nuk ka premtuar o premton se do luftoje korrupsionin. Te tjeret premtojne te gjitha budalliqet ne zgjedhje,ai premton vetem vende pune dhe i mban keto premtime. Mbaruan zgjedhjet,PS mbeti 1 vit duke bere lufte per vendet e punes,Meta i kishte zgjedhur qe diten e pare mbas zgjedhjeve,nga drejtori deri tek pastruesi ("me miresi,dashuri,trasparence,dhe natyrisht dhe perqindje")
Te tjeret premtojne perrallat qe te arrine tek perqindja,Meta diskuton direkt perqindjen me shumen e caktuar. (Po te shikosh nuk ka ministra te LSI-se qe akuzohen per korrupsion o per tendera si ne qeverin e Saliut dhe si ne qeverine e Rames,se pazari eshte i thjeshte dhe i percaktuar qe ne fillim).
Keshtu qe per politiken,per bisnesin,drejtesine,gazetarine Meta eshte ai qe mban fjalen,eshte ai qe thote te verteten. Dhe ne fakt,ball per ball me te si Saliu dhe si Rama ndihen inferior ndaj tije,se nuk mund ta akuzojne per "pandershmeri". Kjo dhenia e fjales vlen edhe ne raport me institucionet e huaja. E dine kush eshte Meta,ben ate qe ben,por ben edhe ate qe premton. I fut edhe ndonje terminologji pa kuptim por qe nuk i prish pune njeriut,tip;" integrim","trasparenc","gjithperfshires" etj,etj dhe eshte ne rregull me te gjithe.
Ka rrezik,qe edhe per reformen ne drejtesi te gjithe zihen gjasme per drafte e sterdrafte per te futur njerezit e tyre,Meta e ka caktuar perqindjen.(Gjithmone me trasparenc dhe simbas komisionit te Venecias,qe eshte gjithperfshires.)
Eshte gjithmon nje hap perpara.Eshte Rama dhe Berisha qe ndjekin Meten,edhe se ai niset ne start gjithmone me mbrapa. Se i bie rruges drejt,te tjeret e kane me kthese 180 grade.
Andreoti kishte kulture,ishte njeri i zgjuar. Ka bere ēka bere por kishte gjithmone kulturen e shtetit dhe te institucionit.Gje qe Meta nuk ka inteligjencen per ta pasur.
Krijoni Kontakt