
Postuar më parë nga
Albo
Akti me i fundit i terrorizmit qe ndodhi ne France, ka krijuar nje shokim total te psiqikes njerezore ne cdo kend te globit. Vetem 8 veta te armatosur, vrane 129 njerez te pafajshem ne pune minutash. Plagosen qindra te tjere. Terrorizuan miliona te tjere qe banojne ne ate vend e ne mbare boten. Dhe te gjithe ata qe e pane dhe e degjuan kane nje reagim te cuditshem ndaj ngjarjes. Mjafton te lexosh reagimet e shqiptareve ne kete teme, per te kuptuar shume per problemin qe njerezit kane per te kuptuar e per ti vene emrin asaj qe u pane syte e degjuan veshet nga Parisi.
1. Frika
Reagimi i pare ishte frika e miliona qytetareve franceze per ate qe ndodhi ne qytetin e tyre apo ne vendin e tyre. Ne nje dite mese te zakonshme, u perballen me nje realitet qe ishin mesuar ta gjenin vetem ne librat e historise se mesjetes por jo ne kohen e tyre. Frika i paralizoi njerezit nga sulmet e tjera terroriste. I pengoi te levizin, i beri qe te dyshojne kedo qe i perket fese islame ne pallat, lagje, pune, ambientet publike. Frika se ne ditet ne vazhdim aktet e terrorizmit nuk do te pushojne por do te shtohen. Dhe nje episod do ti hapi udhen nje lufte ku fiton ai qe vret me shume.
2. Hakmarrja
Teksa nje grup njerezish e perjetonin ate qe shihnin te mbuluar nga frika e akteve terroriste, nje tjeter grup kerciste dhembet dhe kerkonte hakemarrje. Edhe nje president liberal socialist francez foli per "lufte te pameshirshme" ndaj atyre qe bene keto akte terroriste. Mijera te rinj po regjistrohen si ushtare ne ushtrine franceze, per tu reshtuar ne radhen e luftes, ne rradhen e hakemarrjes si nje menyre per te mbrojtur popullin e tyre nga kercenimi i terrorizmit. Nese 8 terroriste ne rruget e Parisit marrin jeten e 129 njerezve te pafajshem, ngelet per te pare se sa jete mund te marrin ushtaret e nje shteti si Franca. Bombat franceze rane mbi Siri vetem pak ore pas aktit terrorist dhe numri i te vdekurve ne rradhet e terroristeve po rritet.
3. Terror ne emrin e fese Islame
Gjithe muslimanet e botes i perjetuan ato qe pane ne Paris me nje ankth te vecante. Ne menyre te vecante, te gjithe muslimanet qe jetojne ne France dhe ne mbare boten e qyteteruar. Nje pjese e tyre u gezua per ate qe ndodhi pasi ne mendjet e tyre "Allahu i ndeshkoi infedelet", kurse ne mendjet e te tjereve kalonte mendimi pa pushim: "Ne emrin e fese time, u kryen akte barbare terrorizmi!" Grupi i pare i shikon aktet e tilla si "vullneti i Allahut" dhe grupi i dyte i shikon keto akte terroriste jo si nje terrorizim i nje populli, por si marrje peng e terrorizim i fese se tyre. Dhe gjithe muslimanet e botes u gjenden para nje zgjedhjeje: te perkrahin ata qe vrasin njerez te pafajshem ne emer te Allahut, apo ti denojne e luftojne ata.
4. Elitat u lodhen se arsyetuari motivet e terroristeve
Elitat politike dhe intelektuale te asaj qe njihet si "Bote e Qyteteruar", si gjithmone dolen te paret qe te na mesonin ne njerezit e pagdhendur se si duhet ti shikojme e kuptojme keto akte terroriste. Ajo qe bie ne sye eshte a) deshira e flakte per te arsyetuar gjithcka, perfshi barbarizmat b) injorimi total i shpjegimit qe japin ata qe i bejne keto akte c) mania per te deshmuar epersine e tyre morale mbi njerezit qe ndermarrin te tilla akte. Po te shikosh televizoret, lexosh faqet e gazetave, apo degjosh radiot, do te hasesh ne plot "arsye" qe i shtyjne keta njerez terroriste e barbare qe te bejne akte te tilla. Arsye si indoktrinimi, radikalizimi, varferia, injoranca, papunesia, traumat njerezore, etj si keto.
5. Mosbesimi i asaj qe ndodhi
Kemi edhe nje kategori njerezish, kryesisht njerezit me mendje te indoktrinuara (skorrjet e epokes se komunizmit shqiptar), qe e kane te veshtire te pranojne realitetin e asaj qe ndodhi. Nuk eshte e mundur qe 8 terroriste te bejne akte te tilla ne mes te Parisit! Nuk ka mundesi qe keto gejra ti beje ISIS! Keto gjera i bejne "iluminatet", shtetet e fuqishme te botes, mediat, etj si keto. Duke qene se jane mesuar qe te jetojne ne shoqeri hermetike diktatoriale ku ligjin e bente nje njeri e nje regjim, eshte e pamundur per kete kategori njerezish qe te pranojne si te vertete se 8 njerez te thjeshte si ata, mund te ndermerrnin nje kasapane te tille ne mes te Parisit.
6. Per ISIS kjo eshte permbyshje e profecive islamike te fundit te botes
Dhe teksa te gjitha keto me lart ndodhin, propaganda e ISIS gezohet per ate qe ndodhi ne Paris, por jo thjeshte se u vrane 129 njerez dhe u terrorizua nje popull i tere. Jo! ISIS gezon me shume tani qe Franca hyri ne lufte me te. Pasi ISIS nuk eshte duke avancuar nje "ideologji" sic ishte rasti i Al Qaeda, ISIS eshte duke avancuar "permbushjen e nje profecie islamike". Ne nje qytet te Sirise, 80 flamuret e infedeleve do te perballen me robet e Allahut dhe kjo do te shenoje edhe fundin e botes. ISIS gezon qe numri i flamureve te infedeleve ne lufte me te ka arritur ne 60 dhe do te gezoje akoma me shume kur ky numer te arrije 80. Dhe ne te njejten kohe, ISIS u therret gjithe muslimaneve te botes, te shkojne e rreshtohen ne lufte ne krahun e roberve te Allahut, dhe jo ne krahun e infedeleve. Pasi ata qe do te rreshtohen ne krahun e roberve te Allahut, do te shkojne ne xhenet!
Cfare ndodhi ne te vertete ne Paris?
Per njerezit e "Botes se Qyteteruar", ajo qe ndodhi ne Paris ishte "akt terrorizmi" apo "akt barbar". Por te dyja keto pershkrime te asaj qe ndodhi, nuk jane pershkrime te sakta. Ajo qe ndodhi ne Paris ishte nje shfaqje e hapur e fytyres se te Ligut, e se Keqes ne kete bote. Genjeshtra me e madhe ne kete bote nuk eshte "Zoti nuk ekziston", por eshte "I ligu nuk ekziston". I ligu gjate gjithe historise se njerezimit, eshte munduar ti fshehe gjurmet e tij, dhe asnjehere nuk e ka shfaqur hapur fytyren e tij. E shfaqi shume hapur ne Paris! Ata 8 terroristet qe vrane e prene e hodhen vehten ne ere, ishin vetem veglat e te Ligut. I ligu ka per mision luften, vrasjen, vdekjen e sa me shume njerezve. Dhe duke qene se jetojme ne nje bote te djallezuar, qe nuk ka me vend apo kohe per Zotin, i Ligu nuk ka me nevoje te fshihet. Perkundrazi, ai nxjerr fytyren e tij te frikshme per te gjithe njerezit e kesaj bote qe ta shikojne.
Persa u perket "profecive", me erdhen nder mend Fjalet e Zotit drejtuar Agores ne shkretetire:
Krijoni Kontakt