Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 142
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Sulmohet Parisi, mbi 60 viktima. Të vrarë dhe rreth stadiumit në ndeshjen Francë-Gjermani, 100 pengje në një koncert. ISIS feston për vrasjet

    Emri:  frace-qellohet-me-arme-1.jpg

Shikime: 875

Madhësia:  82.9 KB

    Emri:  SULM-TERRORIST-NE-FRANCE.jpg

Shikime: 816

Madhësia:  79.7 KB

    Emri:  frace-qellohet-me-arme-51.jpg

Shikime: 832

Madhësia:  118.7 KB

    * Deshmite: Degjuam, Allah eshte i madh
    * Plot 100 persona meren peng nga 6 persona te armatosur ne nje koncert
    * Nje prej autoreve eshte vrare


    FRANCË- Franca sërish në panik. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin francez, Paris. Mësohet se nga të shtënat me kallashnikov ka edhe viktima. Sipas mediave të huaja, deri më tani raportohet për dhjetra të vdekur dhe disa të plagosur.

    Ndërkohë që menjëherë ka ndodhur edhe një shpërthim, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani. Mësohet se i pranishëm në stadium ka qenë dhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili u evakuua nga policia menjëherë për arsye sigurie. Rreth stadiumit u numeruan mbi 60 te vdekur.
    Ne Twitter, ISIS ka ndermarre persiper sulmin dhe feston per vrasjet qe sapo ndodhen ne Paris.

    Sakaq, sulmet e regjistruara kanë ndodhur jo larg zonës ku ndodhet redaksia e revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila në muajin janar u sulmua nga një grup ekstremist. Në këtë akt terrorist humbën jetën 13 persona, punonjës të revistës.

    Burime ende të pakonfirmuara pohojnë se shpërthimi me eksploziv në stadium dyshohet se ka qenë i planifikuar me sulm vetëvrasës.

    Ora 00-00-Presidenti francez Hollande theksoi ne nje dalje per shtyppas ngjarjes se rende se sulmi eshte sulm i paster terrorist dhe se Franca do te mbylle kufijte per siguri.

    Ora 23:59-Qindra tifoze kane mbetur te bllokuar ne stadium per arsye sigurie.

    Ora 23:55-Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez. Numri i viktimave ka shkuar 60.

    Ora 23:35-Deshmitare thone se sulmuesit kane thirrur ‘Alahu eshte i madh” ne arabisht dhe me pas kane sulmuar.

    Ora 23:30-Rreth 100 persona po mbahen peng ne Bataclan ne nje koncert nga 5-6 persona te armatosur dhe te mbuluar. Nje person qe ka shpetuar nga pengmarresit tregon se plot 100 pesona kane mbetur peng i terroristeve. “Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

    Ora 23:00-ISIS po feston dhe hashtagu i tyre ne Twitter, eshte ‘Parisi eshte ne flake’.

    VRITET NJË NGA AUTORËT
    Ora 22:48- Një prej autorëve të sulmeve të sotme në Paris është vrarë. Sipas Europe 1, autori është qëlluar nga policët francezë.

    MEDIAT FRANCEZE: KA PENGMARRJE
    22:43- Mediat franceze duke cituar burime nga policia, raportojnë edhe për një pengmarrje në brendësi të Bataclan, salla e koncerteve ku ndodhi një pre breshërive me armë zjarri në qendër të Parisit. Sipas tyre 100 persona janë mbajtur peng në këtë sallë.

    MBLEDHJE URGJENTE, HOLLANDE NË MINISTRINË E BRENDSHME
    Ora 22:39- Pas largimit nga stadiumi ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani, për arsye sigurie, Presidenti Francois Hollande i është drejtuar Ministrisë së Brendshme franceze për një mbledhje emergjente me ministrin Bernard Cazeneuve.

    (d.b/m.k/ed.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Akt terrorist ne France: Sulmohet Parisi...

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-11-2015 më 19:04
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    edhe per rastin e janarit kemi diskutu dhe ja ku jemi prap per fatin e keq kesaj here dhe me shume viktima
    eshte shansi i fundit qe kreret e bashkimit europian te zgjohen dhe te nderrmarrin aksione eleminim ndaj personave bajga qe skane lidhje me europen
    mallku qofshin jo ata po mallku qofshin europianet qe kane bere ligje mi lan te futen ne europe
    u prefshi ne paqe te gjithe viktimat e shpirti mas ju dalt rahat gjithe atyre qe ndermoren kete akt
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Nuk ke kuptoj dot pse Bota i lejon keta te shfrytezojne demokracine per masakra?
    A thua se nuk eshte ne gjendje Bota e tere ti eleminoje keto plehra???. Cfare fshihet pas lejimit te teroristeve ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk ke kuptoj dot pse Bota i lejon keta te shfrytezojne demokracine per masakra?
    Sepse bota e qyteteruar ngaterron nje ideologji politike diktatoriale me "fe" dhe ne emer te lirise se fese dhe propagandimit te saj, lejon edhe nje deologji si Islami!!
    A thua se nuk eshte ne gjendje Bota e tere ti eleminoje keto plehra???.
    Gramin eshte veshtire ta zhdukesh nga ara e grurit.....duhet t'i djegesh rrenjet!!1
    Rrenjet e Islamit jane ne Kuran dhe Muhamet!! Deri sa te mos shpallen njesoj si nazizmi dhe Hitleri, ideologji dhe udheheqes kriminele, te mire vetem per te frikesuar femijet ne filmat hollivudiane te horrorit, s'ka shanse qe te eliminohen!!!
    Cfare fshihet pas lejimit te teroristeve ?
    Deri kur do te vazhdojme t'i bejme vetes pyetje idiote, siç ben Europa e udhehequr nga majtistet, nderkohe qe terroristet jane kaq te qarte ne shtysen qe çon ne sulmimin e papushim te shoqerive jomuslimane: Islami synon nenshtrimin e tere botes dhe nuk do te ndalet deri sa çdo njeri mbi dhe nuk do te jete i detyruar te shpalle profetin pedofil harap si shembullin e lavdishem te tere njerezimit!!!
    A ka me qarte se kaq???!
    Jarigas

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan jarigas për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bojana (14-11-2015),mesia4ever (14-11-2015)

  7. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk ke kuptoj dot pse Bota i lejon keta te shfrytezojne demokracine per masakra?
    A thua se nuk eshte ne gjendje Bota e tere ti eleminoje keto plehra???. Cfare fshihet pas lejimit te teroristeve ?
    Sepse fatkeqesisht shumica e njerezve sot nuk dine se sa te rrezikshme jane mesimet e Kuranit dhe Muhamedit. Eh fatkeqesisht edhe tek ne ne Kosove e Shqiperi po mbrohet e po perkrahet ateizmi e islami, e ne anen tjeter po sulmohet e po demonizohet krishterimi pa kurrfare te drejte.

    Ngushellime viktimave te Islamit dhe myslimaneve, nuk jane as te paret por nuk do te jene as te fundit.

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Te nderuar anetar te forumit, mos e ktheni tragjedine e Parisit ne nje debat teologjik. Aktet duhen denuar dhe ndeshkuar ne menyren me te rrepte nga te gjithe, qofshin keta te krishtere, hebraik, musliman apo ateiste.

    Sulmet vrasese ne Paris i mori persiper organizata terrorriste ISIS qe opton ne Siri. Ata thane se kjo ishte kundrapergjigje e sulmeve te forcave franceze ne Siri. Por kush ndjek pak aktualitetin ne Siri, e ka te qarte se kemi te bejme me nje terrorrizem sektar dhe aspak fetar! Keta bandite kane interesa ekonomike e politike dhe zero qellime fetare, pavaresisht se kane gjetur strehe nen petkun ideologjik te fese. Kontrabanda me e madhe e floririt dhe e naftes, kalon sot neper zonat e nxehta te Sirise ku lufta behet per ta monopolizuar ate. Jane qindra miliona dollare ne dite qe qarkullojne ne kete zone.

    Po kush eshte pergjegjes per parandalimin e kesaj barbarie?
    Personalisht gjykoj se sherbimet inteligjente europiane kane deshtuar ne detyren primare qe kane, ate te mbrojtjes dhe ruajtjes se stabilitetit te shtetit te tyre! Nuk mund te kaloje edhe kjo ngjarje me nje marshim si ai qe u be per Charlie Hebdon dhe mbas 10-15 vitesh te na mbije nje organizate tjeter terrorriste qe vret e pret falas neper metropolet europiane.

    Celulat kryesore te ketyre terrorristeve krijohen neper objektet e kulteve. Aty e kane gjenezen. Dhe sot qe flasim 1 ne 10 kultet fetare ne France kontrollohen dhe bashkepunojne me qendrat fetare dhe teologjike!!!! Eshte shume i rende ky fakt dhe pertej mobilizimit te nevojshem te policise franceze, duhet te shqetesohemi se çfare ndodh ne 9 kultet e tjera! Si ka mundesi qe sherbimet inteligjente te flejne gjume perpara ketij fakti? E dime ne se çfare ndodh aty? Jo. A e dime ne se aty i behet shperlarje truri shtresave te margjinalizuara? Po, dhe kete e marrim vesh vetem mbasi kane kryer atentatet makabre!

    Ja pra qe VETEM me marshime dhe mbeshtetje sociale nuk e zgjidhem problemin, pavaresisht se nuk jam kundra tyre.
    Dhe po ta shikojme sot edhe mbas sulmeve terrorriste kundrejt Charlie Hebdos, ne shtetet kryesore perendimore jane me qindra te rinj ne vit qe peshkohen nga ISIS-i duke vajtur ne lufte ne Siri apo duke kryer sulme kamikaze!

    Mendoj se prinderit e viktimave, qofte edhe ata te atentateve te viteve te kaluara kete duan te degjojne: cilat jane masat preventive qe duhen marre kundra ketyre akteve barbare? Çfare po bejne sherbimet inteligjente per te ruajtur sigurine dhe integritetin e shteteve perendimore?

    E permbledhur shkurt, nevojiten me pak reagime politike dhe me teper masa drastike per te mbrojtur jeten dhe garantuar sigurine e shtetaseve perendimore! Eshte koha per nje reflektim te thelle...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-11-2015 më 09:29
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Europianet vete i kane fajet nga toleranca, se i kane mbushe vendet e tyre me keto plehra.
    Duhet qeverite me i mobilizu forcat dhe me i zhduke keto plehra brenda dhe jashte.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Shpresoje qe brigada kuqe te meret me politikanet shqiptar , te filloj nga Sala i pari dhe deri te me i fundit.

    E denoj aktin qe ndodhi ne france dhe ngushellime familjarve.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Për: Sulme terroriste në Paris: Dhjetëra të vrarë

    Mesazh kërcënues Tahirit për Shqipërinë





    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mori sot një e-mail kërcënues në postën e tij personale elektronike.

    Kërcënimi është për Shqipërinë dhe siç shihet në e-mail mban datën 14 nëntor dhe Shpresoje qe brigada kuqe te meret me politikanet shqiptar , te filloj nga Sala i pari dhe deri te me i fundit.

    E denoj aktin qe ndodhi ne france dhe ngushellime familjarve.

    10:44 minuta, ndërsa dërguesi mban emrin “Brigada e Kuqe”.



    “Tani e keni radhën ju. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kudra Shtetit Islamik. Do dridheni do gjunjëzoheni para Allahut!”, shkruhet në këtë e-mail që e ka siguruar “Opinion.al”.

    Brigada e Kuqe ishte një emër aktiv edhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •