Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 125
  1. #81
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Masakra që kullon gjak tash e 184 vjet

    Emri:  284770_446182895474919_5440115011_n.jpg

Shikime: 3219

Madhësia:  53.9 KB
    Pas më shumë se pesëqind vjetëve, në fillim të shekullit të 19-të, si në rastin e çdo perandorie tjetër që nuk mund të shkëlqejë përjetësisht, rënia zuri t’i rrëzbiste edhe themelet e Perandorisë Osmane.

    Në njërën anë popuj të shumtë, që ishin pushtuar qoftë me zor, qoftë me joshje dhe në anën tjetër Rusia dhe shtetet europiane, duke ndjerë dobësinë e shkërmoqjes së fuqisë së Stambollit, filluan ta godasin trupin perandorak kudo që mundeshin. Krerët dhe elitat e popujve nën thundrën osmane po shihnin rastin dhe interesin e tyre, ndërkaq që përpiqeshin të përfitonin sa më shumë për vete dhe popujt që i udhëhiqnin drejt pavarësisë.

    Në këtë periudhë të turbullt, ndonëse nuk i ishte nënshtruar sundimit otoman asnjëherë plotësisht, por paralelisht dhe paradoksalisht, i kishte dhënë Perandorisë udhëheqës dhe komandantë të jashtëzakonshëm nga gjiri i saj, elita e të vetmit popull, e cila sillej si e ndërkryer dhe pa përgjegjësinë historike ishte ajo e shqiptarëve.

    Gjatë viteve 1820, ndërsa dukej qartë që Greqia do të fitonte mëvetësinë, duke ju falënderuar edhe luftës së shumë shqiptarëve, fuqia e elitës ushtarake në trojet shqiptare ishte shumë e madhe dhe bile edhe Egjipti administrohej dhe drejtohej nga valiu shqiptar, Mehmet Ali Pasha. Mirëpo çuditërisht, në vend se për veten, shqiptarët herë luftonin për osmanët kundër të tjerëve, e herë për të tjerët kundër osmanëve. Mund të thuhet që ata në fakt luftonin më së pakut për veten e tyre!

    Sidoqoftë, diku në kapërcyell të dekadës së tretë, ose më saktësisht kah fillimi i vitit 1830, duke parë që Perandoria nuk po i paguante dhe shpërblente edhe pse gjakoseshin për të, katër prijës madhorë, Mustafa Bushatliu, Veli Beu, Silehdar Poda dhe Arsllan Beu, u pajtuan të linin anash mospajtimet private dhe të bënin kauzë të përbashkët vetëm luftimin kundër turqve. Jugu dhe veriu i trojeve shqiptare u ngritën në revolta lokale. Rebelimi nuk u organizua në tërë gjeografinë e Shqipërisë njëkohësisht dhe si rrjedhojë veziri osman me prejardhje greke, Re?id Mehmed Pasha, arriti fitore të pjesshme kundër jugut, përpara se gegët e veriut të bëheshin gati për kryengritje dhe t’u vinin në ndihmë vëllezërve të tyre toskë.

    Atë që nuk mundi ta bënte në fushëbetejë dhe i frikësuar nga bashkërendimi i jugut dhe i veriut Re?id Pasha e vendosi të bënte me mjete të tjera. Me dijeninë dhe miratimin e Sulltan Mahmudit II greku e mendoi një plan tinëzar për liderët e jugut shqiptar. Ai u premtoi pagesën e plotë gjithë atyre që kishin shërbyer në ekspeditat turke dhe i ftoi 1000 komandantë dhe krerë të Toskërisë që të takoheshin me të në qytetin e Manastirit në një gosti madhështore ku do të gjenin së bashku zgjidhjen e të gjitha problemeve. Rreth 500 fisnikë iu përgjigjën vezirit të Padishahut dhe dhanë fjalën që do të merrnin pjesë në ahengun xhymert të Pashait.

    Sot, saktësisht, 184 vjet më parë, pra, me datën 8 të muajit të tretë të Pranverës së Parë të vitit 1246 sipas kalendarit islamik, respektivisht më 26 gusht 1830 sipas kalendarit tonë afërsisht 500 elitarë, shumica e parisë së jugut të Shqipërisë dhe ajka e gardës së tyre, në mesin e tyre edhe Veli Beu dhe Arsllan Beu, veshur, mbathur dhe armatosur si për ceremoni më, u drejtuan kah hipodromi i Manastirit, ku ushtria perandorake, siç u ishte thënë, do të parakalonte në nderim të tyre.
    Dielli i asaj të enjteje sapo kishte nisur zbritjen e pasdites. Prijësit shqiptarë u rreshtuan përballë 1000 trupave turke që t’i vështronin, ndërsa ata do të kryenin marshin ceremonial.

    Mirëpo, ende pa mbaruar pozicionimi i shqiptarëve vis-à-vis efektivit, ushtarët turq filluan të shtinin rrufeshëm dhe tradhtisht mbi bejlerët dhe komandot toske. Sigurisht që burrat e rënë në grackë rezistuan deri në frymën e fundit dhe mbase disa duhet të kenë paguar vetveten shtrenjtë, porse bilanci i plojës ishte katastrofal dhe shqiptarët u vranë nga ushtarët e sulltanit deri në njeriun e fundit. Pas kësaj masakre barbare të paparë ndonjëherë kufomave ju prenë kokat, të cilat u dërguan në Stamboll nga një njësit tartar, ndërkaq trupat u lanë në të hapur të haheshin nga qentë dhe nga shpendët grabitqarë.

    Osmanët pasi e zhvoshkën jugun nga udhëheqësit, një vit më vonë, me 1831, e mposhtën edhe Shkodrën dhe u ndaluan të gjithë shqiptarëve mbajtjen e armëve, përshirë edhe shqiptarët e fesë islame. Në të gjitha vilajetet shqiptare në role drejtuese u transplantuan kodoshë dhe xhahilë prootoman. E tërë kjo ndodhi, ndërsa shtetet dhe kombet ballkanike bëheshin të mosvarme dhe zgjeroheshin në shpinë të atyre që vonoheshin, me apo pa fajin e tyre.

    Shumë shqiptarë të ballafaquar nga pa perspektiva dhe terrori osman u detyruan të emigrojnë për në Rumani, Egjipt, Bullgari, Itali të Jugut, Stamboll dhe më vonë për në SHBA. Porta e Lartë nuk fitoi kushedi çfarë nga masakra mizore dhe aktet e egra më pas, por kombi shqiptar humbi shumë sepse mbeti historikisht mbrapa, së pakut gjysmë shekulli, derisa (ri)lindi Rilindja Kombëtare.

    Po pse, edhe pas 184 vjetësh, Masakra e Manastirit kullon gjak? Pse edhe gati pas dy shekujsh ne shqiptarët duhet të ndalemi për disa momente dhe të dëgjojmë rënkimin dhe gulçet e paraardhësve tonë që u prenë si kallinj gruri në qytetin e Manastirit më 26 gusht 1830?

    Sepse efektet e kësaj masakre ndihen edhe sot. Sepse hierarkia shoqërore dhe kombëtare ndër shqiptarë ka pësuar dëme të mëdha prej 26 gushtit 1830 dhe ne jemi bërë pre e apetiteve hegjemoniste të shumë fqinjëve. Sepse masakra ka tentuar zhbërjen e Shqipërisë dhe, përkundër se dështoi, ja ka dalë ta vonojë Shqipërinë, që nuk është bërë ashtu si duhet të jetë akoma, as sot.

    Sepse duke mos hedhur dritë historike mbi këtë masakër dhe duke e mbajtur gjysmë të fshehur tragjedinë kastat e mëvonshme shqiptare, e bile as ato të sotmet, nuk kanë kuptuar se çdo të thotë të bëhesh dhe jesh elitë. Sepse në çdo komb ka dhe duhet të ketë një pakicë që ka privilegjin, por edhe përgjegjësinë që të udhëheqë dhe të ruajë interesin e pjesës më të madhe të shoqërisë.

    Sepse pjesëtarët e elitave ushtarake, politike, ekonomike, intelektuale dhe tjera që zënë postet e udhëheqjes dhe që influencojnë vendimmarrjen për të tashmen dhe për të ardhmen duhet të reflektojnë çfarë u ka ndodhur bejlerëve me 1830 dhe duhet të lidhen me njëri-tjetrin dhe sidomos ta lidhin interesin vetjak me atë të popullit, përndryshe përfundojnë sikur cjapi te kasapi. Sepse elitat e përgjegjshme duhet të punojnë në rekrutimin e pjesëtarëve të aftë nga të gjitha shtresat e popullsisë për të ripërtërirë vazhdimisht bazën dhe zgjatur rrezen e rrethit kombëtar.

    Sepse pasardhësja e Perandorisë Osmane sot u kërkon Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës që të rishkruajnë historinë e “(bashkë)jetesës” me dhe nën pushtimin osman, ndërkaq që për një masakër të tmerrshme si kërdia e Manastirit më 1830 para se të rishkruhet duhet të shkruhet historia dhe Turqia duhet të shprehë keqardhje dhe pendesë dhe ne do ta falim, por nuk kemi nevojë të harrojmë. Sepse një popull i cili nuk e di të kaluarën e tij, e cila përmban edhe ngjarje të llahtarshme si gjëma e Manastirit dhe nuk i kujton përvojat e tilla, duke reflektuar për pse-të e tyre, nuk mund të shkojë në të ardhmen. Sepse…sepse-të janë aq të shumta dhe unë jam i sigurt që shumë nga to do t'i gjeni ju vetë!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    jarigas (21-10-2015)

  3. #82
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    iliria , bukur shumë . Shkrim me vend.

    Natyrisht se një okupator , dëshiron që , pasi nuk ka mundësi të kthehet, seë paku të dal I mire.

    Askush nuk guxon te shtrembërio historin tone kombëtare për asken , pervec fuqis së argumentit.
    Turqia duhet qe te hap arkivat që ne të mund të marrim sa më shumë faktografi nga koha e okupimit. Aty , ne arkiv, mesiguri gjenden te gjitha shenimet edhe per masakrat qe na kan bere ato bisha barbare ne trojet tona arbërore.

    Kili Merturi
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #83
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Sot, kur kemi shtet Shqiperin (bashk me Kosoven), mund te flasim per okupim. Por jo para 500 vitesh, ngase s'kishim asgje te definuar, jetonim thjesht si primitive te evropes lindore.

  5. #84
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Une shqipen e di aq sa e di, por tradhetar nuk jam. Nuk jam sherbetor i sunduasve te huaj.
    Po ti qe nuk ben tjeter vecse sjelle ketu propagande nga guzhina antishqiptare. Me 100-ndra artikuj proosman dhe indirekt proserbogrek?
    Ti nuk lexon (ose nuk don te sjellesh ktu) shkrime qe pershkruajne masakrat e osmanve ndaj shqiptarve, se ti je ose i semure nga paranoja, ose sherbetor i armikut. Te terte nuk ka.
    http://www.revistadrini.com/2014/09/...r-shqiptareve/
    Ku e gjen kete llogjike ti? Kush eshte pro osman qenka dhe pro grek dhe pro serb?

    Ne cfare selie te injektuan kete mendim?

    Ta thashe Vatikani, serbia greqia e urrejne perandorine Osmane sepse ne ate kohe shqiptaret kishin shfaqur supermacine e tyre ndaj gjithe europes per shkak te roleve kryesore qe kishin ne shtetin osman.Kjo supermaci eshte e xhelozuar historikisht nga vendet fqinje dhe per kete kerkojne te demantojne historine duke e njollosur kete pjese kohore por duke hudhur balte dhe mbi figurat shqiptare te asaj kohe.Kjo eshte e verteta Supermacia e Shqiptareve ne kohen e Perandorise Osmane demantohet nga serbet dhe greket dhe te gjithe sherbetoret e tyre te paguar apo qe e bejn te mashtruar apo te indoktrinuar apo qofte dhe nga injoranca.Eshte pjese e historise dhe si e tille nuk mund te hudhet poshte nga kushdo.Ai qe ka lere shqiptar eshte shqiptar sot shumica politikaneve tone jane nen urdherat e shteteve te tjera.Ne kosove presidentet ua zgjodhi ambasada amerikane, po keshtu dhe ne shqiperi shume politikane i drejtojne ambasadat, e po pastaj cfare do tu themi ne ketyre qe jane armiq te kombit?Kjo ska llogjike.Shqiperia ka marredhenie te mira me italine dhe gjermanine dhe pse italia fashiste e pushtoi apo pse Gjermania naziste e pushtoi dhe vrau njerez.

    Une nuk jam as osman as serb e as grek, shkrimet e mia flasin per shqiptaret, per ato qe duan te lexojne per te tjeret i pershendes me heshtje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 19-10-2015 më 04:55
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #85
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Kushe eshte pro-osman indirekt eshte edhe pro sllavogrek. Sllavet pohojne qe shqiptaret psh,. ne Kosove erdhen me Osmanet. A e kupton kete ti?
    Ti grumbullon perralla historike nga propaganduesit antishqiptar. Pra ti me ose pa vetedije ben propagande antishqiptare. Te gjithe qe perkrahin çfaredo sunduesi te huaj per mue jane tradhetar.
    Une i di te mirat qe na i sollen osmanet per 5 shekuj qe na sunduen. Ja disa nga te mirat...

    Asnje shkolle shqipe nuk kishte ne teritorin e Perendorise se sulltanve per 500 vjet! Nuk u bjen ndermend qe gjate kohes qe ata administronin trojet tona ne humbem me shume se 2/ 3 e teritorit, kurse per popullaten asnje dreq se din se sa kan humbur. Keto juve sherbetorve dhe mbeturinave osmane nuk u interesojne.

    Ose kjo ngjarja historike... ( ka te shumeta si kjo)

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3808488
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #86
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Evian, të lutem, kjo është qesharake.
    Të thuash se nuk ka pas hstete si ne ditët e sotme, dhe kjo dmth se nuk jemi okupuar, nuk qëndron.

    Natyrisht okupimi I sotit , nese dikush te pushton dhe te vendos rregullat dhe ligjet e shtetit te vet, sikur Serbia qe na berie neve ne Kosove me 1989-1992 , dhe e mbajti deri me 1999. (Natyrisht e kam fjalen per njëfar shtetësie që pati Kosova qenga 1974, sepse ne edhe ashtu I shim te okupuar qe me 1912).

    Teritori etnik I shqiptarëvee ka qen shumë mi I zgjeruar sesa ky etniku I ditëve të sotme. Secili pushtues që ka shkelur në tokat tona me qëllime të tyre pushtuese kan qene okupatorë dhe të tillë do të jan gjithmonë edhe në historin tone.
    Nukj jam që ne ti konsiderojm turqit armiq sot, por edhe ata duhette din se kan bere shume dëme në trojet tona dhe duhet te ken ndërgjgen e keqe per ato cfarë kan bërë. Kjo duhet të I bëje ata të gatshëm që ti hapin arkivat e tyre pa reserve për hulumtime për qështjen tone kombëtare.

    Kili Merturi
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #87
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    "Lum gola qe e din ç'ështe"i tha njehere qëmoti, tani na thote "Ishim primitiv" primitiv na beri islami dhe turku o Shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Sot, kur kemi shtet Shqiperin (bashk me Kosoven), mund te flasim per okupim. Por jo para 500 vitesh, ngase s'kishim asgje te definuar, jetonim thjesht si primitive te evropes lindore.

  9. #88
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Sot, kur kemi shtet Shqiperin (bashk me Kosoven), mund te flasim per okupim. Por jo para 500 vitesh, ngase s'kishim asgje te definuar, jetonim thjesht si primitive te evropes lindore.
    Meqë nuk paska qenë okupim ateherë çfarë ka qenë?
    Ata lufterat që u bënë kundra turqëve në trojet shqiptare përse u bënë?

    Çfarë u kishte humbur turqëve të mongolisë që erdhën të mbledhin haraç në ballkan dhe përse rrëmbenin njerëz dhe i skllavëronin?

    PS. Nqs je minoritet turk thuaje këtu ta dimë se çfarë je dhe mos na bëj dërr dërr duke shkruajtur budallëqe dhe duke ofenduar dinjitetin tonë kombëtar.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #89

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Ska qene okupim, ka qene shpetim sipas ketyre turkoshakve. Nuk u lodhet duke ju dhene pergjigje ketyre mbeturinave osmane? A nuk e kupton qe ketyre ju qan shpirti qe ra Perandoria Osmane e neve nuk jemi pjese e saj? Keta injorante e kane ne gjak shperfytyrimin dhe eshte shembulli me i shemtuar i perversionit njerezor, mungeses se dinjitetit e krenarise, mungeses se karakterit e sidomos perulja ndaj dhunes morale e fizike. Ne asnje vend te botes nuk gjen pjese te nje popullise te pushtuar qe te veneroje e nderoje pushtuesin e me pas sunduesin. Vetem ne rradhet tona i gjen. Dhe kane nje paftyresie e palacollek te tille sa futen e shkruajne ne mes te te gjitheve e bejne dhe propagande. Madje kane dhe kurajo te ngrene zerin e te shesin krunden per miell. Ja cfare palacosh na la Turqia, ja cfare ndyresie ka pjelle islami ne keto toka.

    Qendrimi i popullit shqiptar ndaj pushtimit/sundimit osman eshte fare i qarte:

    1 - Perandoria Osmane pushtoi trojet e banuara me arber/shqiptare

    2 - Pushtimin e realizoi duke masakruar pjese te konsiderueshme te popullsise dhe ne disa raste shfarosi teresisht banoret duke i zevendesuar ata me kolone (deri sa popullsia lokale arriti te shtohej serisht)

    3 - Imponoi me dhune besimin fetar qe nuk i perkiste as kultures e as tradites se popullit arber

    4 - Shkaterroi me nje barbari te papare gjurme te lashtesise/arkeologjise dhe deshmise se lashtesise se banoreve vendas ne keto toka

    5 - Ne bashkepunim me fqinjet (serb e greke) ne menyre te vazhdueshme ka punuar kunder popullit shqiptar duke perdoru tokat dhe pasurite e tij sipas interesit

    6 - Ne menyre sistematike ka ushtruar dhune fizike, morale, kulturore e fetare duke e lene popullin shqiptar ne nje erresire te plote dhe nje nga vendet me pak te zhvilluara e ndertuara ne rajon

    7 - Eshte i vetmi popull qe ju ndalua me vendim te posacem gjuha e tij ndersa stimulohej pa fund mesimi dhe perdorimi i gjuheve te tjera, ajo turke/greke/serbe/bullgare

    8 - Shume shqiptare te rrembyer qe foshnje, u cuan neper qoshe te perandorise, u rriten me edukaten osmane dhe fale zotesise se tyre u bene te famshem, vegel ne duart e sulltaneve e kalifeve qe i shfrytezuan per te sunduar me gjak e dhune vendet e pushtuara, perfshi ketu dhe vete Arberine. Keta elemente, te famshem ne Perandorine Osmane (sipas disave) nuk bene asgje per vendin e tyre, madje me dhunen dhe egersine masive qe treguan ndaj vendeve perreth, bene ate qe krijuan ne mbare rrajonin ndjesine qe shqiptaret jane barbare e qe ushtruan dhune ndaj fqinjeve te tyre. Sot e kesaj dite, fale kesaj perfshirje te shqiptareve ne perandorine Osmane, populli yne akuzohet si pjese e dhunes ne Ballkan.

    9 - Per shkak te topitjes mendore, injorances kulturore, mbajtjes ne erresise te thelle, mos zhvillimit (nga gjithe vendet e Ballkanit dhe Europes Jugore qe u pushtuan nga Osmanllinjte, Shqiperia eshte vendi i vetem me i pazhvilluar, i lene ne mjerim, injorance e primitivitet), jemi vendi i fundit qe arritem te shkeputemi nga Perandoria Osmane. Topitja 500 vjecare, perzjerja e popullsise, shkaterrimi konstant i cdo gjurme lashtesie, propaganda e vazhdueshme dhe sulmi i panderprere ndaj kujteses kombetare kane lene gjurme te thella ne popullin dhe nje mentalitet qe ende sot mbas 100 vjeteve e kemi te veshtire ta leme pas. Sikur te mos mjaftonte, ky perdhunim 500 vjecar ka lene ne mesin tone mbeturina e kalberisa te natyres se disave qe postojne ketu, qenie te neveritshme e pa shtylle kurrizore qe ecin ne vazhden e rruspieve e te shitureve qe per 500 vjet nderuan Perandorine por asnjehere vendin e tyre.


    Konkluzioni: Pushtimi/Sundimi osman eshte mallkimi me i madh qe i ra ne koke tokes arbereshe e popullit arber (e me pas shqiptar). Asnje vend tjeter nuk ka pesuar e vuajtur me shume sesa kemi vuajtur e pesuar ne. Nese duam te ecim perpara e te shohim perpara duhen te eleminojme perfundimisht mbetjet osmane e cdo mbeturine tjeter turkoshake qe na pickon e helmon nga brenda. Nuk ka nevoje ta perseris 100 here te njejten gje se e kam thene ne shume tema te tjera. Ky popull e kjo toke nuk do gjeje asnjehere qetesi per aq kohe sa eviana apo xhemisa jane ne mesin tone e vazhdojne me propaganden turke, me psikozen e te sunduarit dhe e kokeulurit. Keta njerez, ky mentalitet eshte vazhdimesia e kancerit osman ne keto toka.

  11. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (21-10-2015),KILI MERTURI (19-10-2015),Meriamun (20-10-2015)

  12. #90
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Darius, nuk kam asgjë p¨rt të shtuar, vetëm desha të them se të gjith atyre që u dhemb për perandorin osmane, le të shkojn atje ne turqi, nuk besoj qe i ndal kush!

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •