Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 162
  1. #51

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Kjo mund të hidhet poshtë. Përderisa kishte rite, ceremoni, varrime specifike e elemente tjera ‘fetare’, sado rudimentare, atëherë kjo do të thotë se kishte fe.
    Kur lexon mbi paganizmin, sidomos ate kelt e kupton qe besimi ne zot ska te beje fare me fe. Ti e ben asociimin sepse ne kushtet qe jemi, jemi pre e te ashtuquajtur kondicionim social ose sic perdoret ne anglish social conditioning. Pra jemi rritur e jetojme me kete ide ne koke dhe ska sesi te perceptohet ndryshe. Paganizmi nese do konsiderohet fe sic thua ti, atehere do ishte nje fe qe nuk beson ne zot por tek natyra, e adhurojne ate dhe pranine e zotave e quajne si pjese e saj. Nejse se nuk ja vlen te zgjatemi per kete pike. Mjafton te besh disa kerkime fare fillestare dhe e krijon vete idene.

    Por, për të evituar debate mbi terminologjinë e finesat, më intereson të di cili është mendimi yt:

    1. A jam arrogant apo gjykojë drejtë kur mohoj ekzistencën e Zotit që Bibla e përshkruan, pra duke u bazuar vetëm në doktrinën krishtere?
    Absolutisht jo. Nuk ke sesi te jesh arrogant kur nuk beson ne ate qe eshte rezultat i nje libri.

    2. A jam arrogant apo gjykojë drejtë kur mohoj ekzistencën e Zotit që Kurani e përshkruan, pra duke u bazuar vetëm në doktrinën islame?
    Edhe ne kete pyetje eshte e vlefshme e njejta pergjigje.

    Kur une nuk besoj ne fe, libra fetare dhe i quaj ato si krijim te njeriut, detyrisht nuk besoj dhe ne ate qe keto libra mesojne apo deklarojne.

    Termi arrogant qe une perdor nuk eshte nje fjale qe i drejtohet te gjithe atyre qe nuk besojne. E perdor veten per veten time pasi ndonese nuk besoj ne fe, ndonese nuk besoj ne zotin qe keto fe reklamojne, ne nje cep te mendjes sime i le vend mundesise se ekzistences se dickaje shume here me te madhe e fuqishme se ne. Dickaje qe jo domosdoshmerisht duhet etiketuar si Zot. Une besoj ne shkence dhe ato qe shihen, verifikohen e provohen. Besoj po ashtu ne ekzistence te shume forcave brenda nesh si qenie njerezore te cilat ende nuk jane zbuluar por qe ka te dhena se ekzistojne dhe jane ato qe krijojne ate qe ne e perkufizojme si paranormale. Qe mos e zgjas pasi eshte dicka qe e kam shprehur me kohe ne kete forum, duke qene se e kam mendjen e hapur per shume mundesi, atehere le vend dhe per nje zot.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (01-09-2015)

  3. #52
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Absolutisht jo. Nuk ke sesi te jesh arrogant kur nuk beson ne ate qe eshte rezultat i nje libri

    Kur une nuk besoj ne fe, libra fetare dhe i quaj ato si krijim te njeriut, detyrisht nuk besoj dhe ne ate qe keto libra mesojne apo deklarojne.
    'Sweet child in time' si mund qe para mijera viteve cifutet ta dinin se ekziston nje Zot. Ne ate kohe kur shumica ishin pagane ti mendon se nje njeri u qua krye me vete dhe tha: Nuk ekzistojne shume zotera por vetem nje Zot'.

    Ti Biblen quaje si te duash, ti mund te thuash edhe te besosh se Biblen e shkruajten alienet por kjo nuk ndryshon gje, sepse ky eshte mendim personal i yti dhe vetem i yti, ti mund te halucionosh qindra mendime te tjera rreth Bibles dhe krejt ato mund pastaj t'i konsiderosh te verteta apo te rreme por prapeseprape eshte mendim i yti. Cka nese dikush i bind 1 miliarde njerez se Bibla eshte shkruajtur nga aliene, a ndryshon kjo gje. Nuk ta ndalon kete askush, ateizmi gjithmone ka dhene ide lirshem ne shtetet me shumice krishtere madje filozofite destruktive i ka shpikur po ne ato shtete.
    Ka me qindra profeci ku p.sh. profetizohet saktesisht lindja e Jezusit ti mendon se njeriu vetvetiu mund ta dije se ky apo ai person do te linde pas 700 viteve ne kete apo ate vend.
    por e verteta eshte ndryshe

  4. #53

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Ore Dule, je ne nenforumin e Ateizimit. Ca ke qe spo gjen rehat?

    Natyrisht qe mendimi im eshte. Dhe ketu qendron dhe ndryshimi i madh midis nesh. Une kam mendimin tim, ty ste le bibla te kesh mendimin tend.

    p.s. Lexo sa te duash nga ky nenforum por ske pse komenton kur nuk te pelqejne gjerat. Nese do te degjosh e lexosh vetem bukurira e perdellime per biblen atehere shko tek nenforumi katolik/ortodoks/protestant/

    Ketu eshte nenforumi i ATEISTAVE

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    drague (31-08-2015),jarigas (01-09-2015)

  6. #54

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Dikush me pyeti se cne qe perdora emrin Dule. Qe thua ti (qe sthe gje fare) Dulja ka qene nje personazh tek Borizani i Cetes qe kur e pyesnin se e kujt ishte kusia, pergjigjej: Kjo kusia eshte...kusia. Edhe puna jote keshtu.

  7. #55
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Teme interesante, gjithmone me ka interesu pse ateistat mohojn Zotin, ndoshta pse nuk munde ta deshmojne te kunderten.


    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    'Sweet child in time' si mund qe para mijera viteve cifutet ta dinin se ekziston nje Zot. Ne ate kohe kur shumica ishin pagane ti mendon se nje njeri u qua krye me vete dhe tha: Nuk ekzistojne shume zotera por vetem nje Zot'.

    Ti Biblen quaje si te duash, ti mund te thuash edhe te besosh se Biblen e shkruajten alienet por kjo nuk ndryshon gje, sepse ky eshte mendim personal i yti dhe vetem i yti, ti mund te halucionosh qindra mendime te tjera rreth Bibles dhe krejt ato mund pastaj t'i konsiderosh te verteta apo te rreme por prapeseprape eshte mendim i yti. Cka nese dikush i bind 1 miliarde njerez se Bibla eshte shkruajtur nga aliene, a ndryshon kjo gje. Nuk ta ndalon kete askush, ateizmi gjithmone ka dhene ide lirshem ne shtetet me shumice krishtere madje filozofite destruktive i ka shpikur po ne ato shtete.
    Ka me qindra profeci ku p.sh. profetizohet saktesisht lindja e Jezusit ti mendon se njeriu vetvetiu mund ta dije se ky apo ai person do te linde pas 700 viteve ne kete apo ate vend.
    por e verteta eshte ndryshe
    Aty ku filloj te behet interesant u ndale, mundesh te ma shpjegosh pak ate me te kuqe se une jame i trash e nuk kuptuj nga shkurtesat.
    Nothing comes from nothing

  8. #56
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Nje pyetje bera, por keta ateistet me gozhduan sikur te kene dale nga barrikadat e ISIS
    Te "gozhduan" por i gjall qenke.
    Por çfare po ndodhe me me popullaten e vendeve qe verber i besojne Perendise?! Ku eshte Allahu qe nuk u ndihmon? Me mijera po humbin jeten ne Detin Mesdhe, gra femi, njerez tersisht te pafajshem. Poashtu ne Afganistan, Jemen, Pakistan, Nigeri, Liban, Siri, Libi, ... Me milione njerez nga keto vende duan te vine ne vendet "ateiste" !Me mire te kishe bere pyetjen " Kujt i hyn ne pune Allahu" .
    E gjithe bota don te jetoje me kafiret gjerman, suedez, holandez, anglez... Bilese edhe ne Greqine e dhiere po u duket me mire se ne " Vendet e Shamit" .
    Vertete, sikure te venim llogjiken ne funkcion, do e kuptonim se kujt i hun ne pune "Allahu".l
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #57
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Debatet midis nje ateisti dhe nje besimtari jane te njejtat ne te gjithe boten. Jetojne ne bote te ndryshme, me kendveshtime te ndryshme dhe deshira te ndryshme.
    Vetem nje ndryshim ka, besimtari e fton ateistin ne boten e vet duke i ofruar lumturine qe ka bota e tij ndersa ateisti nuk e fton ne boten e tij por thjeshte i thote zgjohu sepse edhe ajo qe po beson ti eshte nje iluzion dhe enderr si shume te tjera ne kete bote.
    Kete debat shume bukur e sheh ne filmin "The sunset Limited". Kush eshte kurioz mund ta shohe.

    http://www.imdb.com/title/tt1510938/
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    "Ateizmi", si cdo "izmi" tjeter eshte nje ideologji, nje ide qe ka lindur ne mendjen e nje njeriu te vetem, dhe eshte perqafuar nga shume te tjere ne forma te ndryshme. Si cdo ideologji tjeter njerezore, ai eshte nje fenomen i koheve moderne pa jetegjatesi te gjate. Dhe sic cdo ideologji tjeter, ai eshte i predispozuar te lindi, te shkaktoje deme te pallogaritshme ne nje shoqeri njerezore, dhe te vdesi, per ti lene vendin nje ideologjie tjeter neser. Ne qender te ateizmit eshte ideja e mohimit te ekzistences se Zotit. Per nje njeri ateist, Zoti nuk ekziston. Kjo eshte ne vetvete bindja e tyre ose nese mund ta quajme ne menyre qesharake "besimi" i tyre.

    Kujt i hyn ne pune ateizmi?

    Pyetja e mesiperme eshte ekuivalentja e pyetjes: perse ateizmi lindi, cila ishte nevoja e tij? Po te lexosh ateistet e thekur, atyre u pelqen te besojne se ateizmi lindi si nje "nevoje e njeriut per tu cliruar nga vargonjte e fese". Pra ateizmi ne mendjet e tyre i cliron ata nga ndikimi qe feja dhe tradita, morali e botekuptimi qe vjen me kete fe per njeriun. Per ta te jesh ateist "je njeri i lire" pasi ne mendjet e tyre, nuk ke perse ben me sic te meson feja apo Zoti, por ben "sic te do qejfi". Me fjale te tjera, ajo qe i josh njerezit qe perqafojne ateizmin eshte ideja se "une jam zot i vetvetes". Pra ne thelb te vete ideologjise, ideologet e kesaj ideologjie ne propaganden e tyre per masat, edhe pse ne pamje te jashtme mundohen te shesin idene e "mohimit te ekzistences se Zotit", ne vetvete jane duke u shitur njerezve idene se: "po mohove ekzistencen e Zotit, ti je vete zot!" Dhe njerezit me mendje te vogla dhe pa nje njohje te duhur te historise se historise se njerezimit, bien pre e kesaj ideologjie dhe e perqafojne ate.

    Por nese shpjegimi i mesiperm ishte "mesazhi propagandistik" i ateizmit mbi masat e njerezve ne menyre qe ti "joshi" ata, qellimi dhe thelbi i ateizmit si ide per vete ideologet e kesaj ideologjie ishte krejt tjeter: nese e zhveshim njeriun nga tradita e morali i trasheguar breznor fetar, ai do te jete me i prirur per tu kthyer ne kavien e eksperimenteve tona sociale. Me fjale te tjera, nese e largojme njeriun nga "morali fetar", atehere ne si ideologe fitojme pushtet mbi ta: ne kemi lirine e plote per te diktuar e propaganduar mbi keto masa njerezish nje "moral te ri", qe ne e perkufizojme. Pra per ideologet e kesaj ideologjie, qellimi i vertete eshte pushteti mbi masat e njerezve qe zgjedhin ti nenshtrohen kesaj ideologjie. Nese per shekuj njerezit kishin nje moral te trasheguar te ngritur mbi te vertetat absolute te fese, tashme ata e kane flakur ate moral tej, per ta zevendesuar me nje moral te ri te perkufizuar nga elitat financiare, politike, kulturore te vendit. Dhe ky moral nuk eshte me nje moral absolut qe nuk ndryshon me kohen, ky moral eshte nje moral qe ndryshon sa here qe ndryshon balanca e pushtetit politik apo ekonomik ne nje shoqeri.

    Pra ateizmi i hyn ne pune dy grupe njerezish: ideologeve te ateizmit qe nen petkun e "shkences" mundohen te fitojne pushtet mbi jetet e njerezve te thjeshte duke u diktuar cdo aspekt te jetes te tyre; u hyn ne pune edhe viktimave te ketyre ideologeve qe e kaperdijne kete ideologji pa e pertypur dhe i gezohen idese se genjeshtert se "une jam zot i vetvetes".

    Ne aspektin theologjik, ateizmi eshte kulti i satanait, kulti i gjarprit qe i ofroi Eves ne Kopshtin e Edenit te njejten ideologji: "...nese ha nga fruti i Pemes se Diturise, ti do te behesh zot." Ky kult merr shume forma ne boten qe ne jetojme, dhe ateizmi eshte nje prej tyre. Fashizmi, nazizmi, komunizmi, satanizmi, etj jane kokat e te njejtit gjarper.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-09-2015 më 13:58

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    mesia4ever (04-09-2015)

  12. #59
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Faleminderit vellau yne i dashur Albo qe flet te verteten. Kete postim tendin secili shqiptar duhet ta lexoje perpara se te mundohet ta pranoje ideologjine terroriste te ateizmit, ideologji qe terrorizon shtete dhe popuj te tere. Ju lutem shperndajeni sa me shume qe te mundeni.

  13. #60
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Te "gozhduan" por i gjall qenke.
    Por çfare po ndodhe me me popullaten e vendeve qe verber i besojne Perendise?! Ku eshte Allahu qe nuk u ndihmon? Me mijera po humbin jeten ne Detin Mesdhe, gra femi, njerez tersisht te pafajshem. Poashtu ne Afganistan, Jemen, Pakistan, Nigeri, Liban, Siri, Libi, ... Me milione njerez nga keto vende duan te vine ne vendet "ateiste" !Me mire te kishe bere pyetjen " Kujt i hyn ne pune Allahu" .
    E gjithe bota don te jetoje me kafiret gjerman, suedez, holandez, anglez... Bilese edhe ne Greqine e dhiere po u duket me mire se ne " Vendet e Shamit" .
    Vertete, sikure te venim llogjiken ne funkcion, do e kuptonim se kujt i hun ne pune "Allahu".l
    Ti moter ske haber per boten qe te rrethon, ti nje te dyten thua 'Allahu, Allahu', 'Ku qeverise ligji i Allahut ka flake', pastaj thua se te besosh ne Kuran eshte njejte si te besosh ne Bibel dhe ne fund del me siguri 100% se Perendia nuk ekziston dhe se Jezusi nuk ka jetuar kurre ne kete bote. Oj moter kuptoje nje here e mire se nuk jeton per myslimane dhe eja ne krishterim dhe ne besimin e sinqerte ne Jezusin e Nazaretit. Dhe pak si shume po flet koheve te fundit per gjera qe si di. Shpresoj qe te mos biesh ne rangun e Nuh Musas dhe Sayanit e te deklarosh se Jezusi ishte mysliman sepse do na qash barkun nga te qeshurat.

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •