Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 162
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Kam kohë që s'besoj askund, por kur shikoj se ca tipa si Hawking, Dworkin, etj. na janë kthyer në figura legjendare vetëm sepse kanë hedhur poshtë zotin rri dhe vras mendjen nëse ia vlen të punosh gjithë jetën për t'i vrarë tjetrit zotin. Ok, ia vrava zotin. Po pastaj? U bë jeta e tjetrit më e mirë? U çlirua ndopak nëse ato orë që do i kalonte në kishë tani i kalon duke mbushur skedinat e lotove të sportit? Uroj që ateistët të ma shpjegojnë pak rolin e tyre në këtë botë. Kisha thotë se mbajti Evropën njerëzore dhe të ndjeshme për 20 shekuj. Ju çfarë thoni? Sillni ndonjë formë emancipimi me ateizmin tuaj, apo thjesht doni të tregoni se jeni snob dhe nuk ju tremb vdekja?

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    mesia4ever (08-08-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Te thuash se Hawking u be I famshem se kundershton egzistencen e nje zoti(nuk e di ne e ka bere a jo) eshte te tregosh mosdijen tende.

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Hawking nuk i ja hedh askujt poshte zotin,ai vetem thote qe : per te sqaruar ekzistimin e univerzit nuk i duhet te marr parasysh zotin... madje e argumenton bindshem,edhe me mire se AI qe e ka thene ne origjinal para 200-300 vitesh.Nuk i duhet kjo hipoteze.
    Ai eshte gjeni dhe nuk i duhen koncepte te imponuara,por e sheh boten/univerzin ashtu sic eshte.Pikerish e kunderta me besimtaret e tu te dashur,qe e shohin boten ASHTU sic deshirojne ATA ta shohin.Dallimi i madh a ?

    Po,po ateistet jane snob,...egomanijak,depresiv,nihilist,kriminel (!!!)
    Vetem besimtaret me mikun e tyre ne qiell e kan kapur kuptimin e plote te jetes.Jane plot jete ... asgje pa Jezus Krajst dhe Allahun.
    Cka don te na thuash - qe te jetosh pa zot nuk ka kuptim ?
    Pse duhet te kete dicka kuptim ?
    Cka eshte per ty ateizmi ?

    Nje ateist eshte pajtuar qe PSE-te jane te pafundme jeton dhe funksion normal pa pergjigjet perfundimtare.Ashtu edhe duhet te jete !
    Pervec mendjes kritike,lirise,jo-dogmes,racionalitetit ndoshta ky rresht i parafundit eshte emanicipimi qe e kerkon te ateizmi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 09-08-2015 më 05:59
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar semiku për postimin:

    h.aida (22-09-2015)

  6. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Kam kohë që s'besoj askund, por kur shikoj se ca tipa si Hawking, Dworkin, etj. na janë kthyer në figura legjendare vetëm sepse kanë hedhur poshtë zotin rri dhe vras mendjen nëse ia vlen të punosh gjithë jetën për t'i vrarë tjetrit zotin. Ok, ia vrava zotin. Po pastaj? U bë jeta e tjetrit më e mirë? U çlirua ndopak nëse ato orë që do i kalonte në kishë tani i kalon duke mbushur skedinat e lotove të sportit? Uroj që ateistët të ma shpjegojnë pak rolin e tyre në këtë botë. Kisha thotë se mbajti Evropën njerëzore dhe të ndjeshme për 20 shekuj. Ju çfarë thoni? Sillni ndonjë formë emancipimi me ateizmin tuaj, apo thjesht doni të tregoni se jeni snob dhe nuk ju tremb vdekja?











    çfare jane keto broçkulla qe shkruan mo kapedan?

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Besimi nuk ushqehet me dyshime dhe nuk vihet ne prove qe te dale me i forte apo te dobesohet. Besimi eshte personal dhe besimtari nuk detyron njeri te besoj ne Zot. Besimtari i vertet e do tjetrin njesoj si veten dhe nuk e mbush shpirtin me urretje. Pra mua nuk me hyn ne pune ateizmi.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:

    mesia4ever (16-08-2015)

  9. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Nje pyetje bera, por keta ateistet me gozhduan sikur te kene dale nga barrikadat e ISIS

  10. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Nje pyetje bera, por keta ateistet me gozhduan sikur te kene dale nga barrikadat e ISIS
    kujt i hyn ne pune teizmi mendjendritur?

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Kam kohë që s'besoj askund, por kur shikoj se ca tipa si Hawking, Dworkin, etj. na janë kthyer në figura legjendare vetëm sepse kanë hedhur poshtë zotin rri dhe vras mendjen nëse ia vlen të punosh gjithë jetën për t'i vrarë tjetrit zotin. Ok, ia vrava zotin. Po pastaj? U bë jeta e tjetrit më e mirë? U çlirua ndopak nëse ato orë që do i kalonte në kishë tani i kalon duke mbushur skedinat e lotove të sportit? Uroj që ateistët të ma shpjegojnë pak rolin e tyre në këtë botë. Kisha thotë se mbajti Evropën njerëzore dhe të ndjeshme për 20 shekuj. Ju çfarë thoni? Sillni ndonjë formë emancipimi me ateizmin tuaj, apo thjesht doni të tregoni se jeni snob dhe nuk ju tremb vdekja?
    Ne fakt nuk para hyj tek ky forum sepse nuk i perkas kesaj kategorie njerzish porse pashe titullin e temes se hapur.

    Pak a shume kryeplak njerzit qe ju kane bashkengjitur nje feje ne shqiperi e kane perjatuar pak a shume ate periudhen ateiste qe te impononte sistemi komunist.teorine e Darvinit te gjithe e benin ne shkolle.E mbaj mend edhe sot kur mesuesja e biologjise se gjimnazit thote ne oren e mesimit."Njeriu eshte nje kafshe me qime" Ndergjegja sme la rehat dhe i thashe Si kafshe me qime? Po me tha dhe vahzdoi mesimin.

    Mbasi u bere musliman praktikant fillova te ndryshoja botekuptimin per jeten.

    Ateisti e shikon jeten si rastesi, si dicka pa kuptim, te ftohte, ose nuk kupton arsyen pse Jeton?

    Nderkohe besimtari e shikon jeten si nje mrekulli te Zotit, si nje pergjegjesi, si nje mision, si nje vlere e cila duhet perjetuar dhe ndjere.

    Ateisti jeton per te ngrene, ndersa besimtari ushqehet per te jetuar.


    Para dy ditesh po mendoja.Nese sdo kishte jete mbas vdekjes, shumica e te varferve do ti jepnin fund jetes se tyre, shumica e sakateve, te semureve me kancer dhe te tjere.

    Por te gjithe deshirojne te jetojne, duan te jetojne miliona vite disa sduan te kalojne pertej kesaj bote sepse jane te bindur se ky eshte vetem fundi, ndersa disa e kane shkatarruar te dy botet me veprimet e tyre por kjo bota e pare ju duket pak me e lehte per tu jetuar me dhimbje.

    Ateisti e perjeton jeten si dicka qe nuk rikthehet me, si nje relike qe do humbi pafundesisht, ndersa besimtari e perjeton si nje kalim gjendje nga bota e shpirtit tek bota e barkut te nenes, nga barku i nenes, tek bota e kesaj bote, pastaj tek bota e varrit dita e gjykimit, dhe vendi i shperblimit apo denimit.
    Te gjitha keto menyra perjetimi dhe botekuptimi per jeten tek njeriu ndikojne pozitivisht dhe e bejne njeriun te ndergjegjshem dhe te mire.E di qe dikush do marri shembull Isisin por nga 1 miliarde njerez nuk mund te perfaqesohen me 20 mije njerez.Muslimanet perfaqesohen me profetet e Zotit.

    Ishin keto profete qe formuan civilizime dhe duke kaluar sfida nga me te ndryshme duke risjellje mesime dhe urtesi qe vazhdojne dhe vlejne per njerzimin dhe i sherbejne atij.


    Une e kam perjetuar pak a shume te qenurit jobesimtar, nuk e kuptoja gjendjen time perderisa nuk kisha perjetuar nje gjendje tjeter.Kur fillova te perjetoj gjendjen mendore dhe shpirterore te nje besimtari pastaj fillova te kuptoj se mosbesimi paska qene nje erresire qe nuk te len te kuptosh se ka drite.Si puna e dikujt qe i ka vdekur dike nuk mund te dhuroje dot buzeqeshje.Keshtu eshte dhe erresira e vdekjes se zemres nuk dhuron dot lumturi.Nje erresire e cila te merr frymen, shikimin, perceptimin, llogjiken dicka e cila nuk te jep vizion per te ardhmen tende si njeri, te vret optimizmin.Ndersa besimi te jep gjalleri, sepse te gjithe jetojme por jo te gjithe gjallerojne ne jeten e tyre, me e bukra eshte se te mitivon te gjesh te miren gjithmone dhe ti shmnagesh se keqes.Gjen natyra njerzore vetveten aty.Eshte e pamundur mos e gjej njeriu veteveten tek besimi tek Zoti.Kush ka pare ne qiell naten ka ndier dicka te bukur ne shpirt.

    Per ta permbledhur

    Eshte e pamundur dhe gabim te paragjykojme apo gjykojme per dicka pa e perjetuar ate.Duhet ta perjetojme besimin sipas mesimeve te profeteve me qellim qe mos vazhdojme te ngelemi ne erresire.Endrra tregon se shpirti i njeriut pavarisht dhomes se ngushte del pertej kohes dhe hapesires.Kush e ka perjetuar kenaqesine e besimit tek Zoti nuk eshte rikthyer kurre me erresires se mosbesimit.

    Shpresoj qe te gjithe ta perjetojne me qellim qe te gjejne brenda tyre njeriun e natyrshem te padeformuar.

    Te gjithe mund te humbin dicka, por ateisti ka per te humbur gjithcka
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 10-08-2015 më 00:09

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Xhemis për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (12-08-2015),Kryeplaku (10-08-2015)

  13. #9
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Nje besimtar i cili nuk i ben pyetje djegese vetes rreth krijimit dhe esences se kesaj jete, eshte nje qorr-besimtar ! Duhet marre parasysh edhe perceptimet e ateisteve per t'perforcuar besimin ne te cilin gjen pergjigje !

    Hawking eshte shkenctar, por nuk eshte i gjithedijshem.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    jehona.deskaj (12-08-2015)

  15. #10
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Nje pyetje bera, por keta ateistet me gozhduan sikur te kene dale nga barrikadat e ISIS
    Pergjigjen e more,vendosa edhe disa pikepyetje per te shkuar tutje.Por asgje nga teje.
    Per Hawking dhe Dworkin (kush eshte ky Dworkin ),mos cito portalet pesepare por lexoji ne origjinal.

    Ti nuk bisedon,por paske ardhur te vendosesh etiketa ... njehere snoba,pastaj ISISa !
    Interesant puna me kete ISISin si nje derivat i Islamit,muslimanet dhe kriptomuslimanet si Ti - her ja hedhin Izraelit,here SHBAse tani edhe Ateisteve.
    Eshte prodhim i juaji,dhe mbane ne preher ju abrahamiket.Falen pese here ne dite,presin koka sipas haditheve,shkaterrojne statuja,vendosin ligjin e sherijatit,mbulojne femrat kembe e duar ne te zeza,vendosin Kalifatin dhe te gjitha keto jane imperativ per nje musliman ergo pa sherijat dhe Kalifat nuk ka as Islam.E sheh paradoxin e juaj ...

    Ate qe nuk beson askund,eshte budallek.Beson qe neser do te lind Dielli ?? hehe
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar semiku për postimin:

    jarigas (10-08-2015)

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •