Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 71
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë



    Poezia pas vrasjes së çiftit çek: Per dy sy te ballit, i vrame!


    GazetaExpress E shtune, 04 Korrik 2015 12:32



    Alban Bala ka postuar një poezi pas vrasjes së çiftit çek në Shqipëri....

    Alban Bala

    I vrame
    I vrame rrezet e diellit
    Per dy sy te ballit, i vrame!

    Te verberit tash sa mote kane humbur shikimin
    Dhe frymen e lajne nder vaje...

    E vrame
    Gjith'here driten e kemi vrare pa meshire.
    Ne erresire nderi e turpi jane dy femije jetime.

    Nder male stuhite kane emra njerezish te mire
    Dhe shtepite mbajne emra me drite.
    Vec njerezit ketu i ngjajne erresires.

    Me deshira qe s'dine te rriten
    Si fjala 'Mos!' e thene ne nje prite...

    I vrame rrezet e drites!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë



    Në foto tregohet dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, me varje në mes të qytetit. Varja ndodhi tetë muaj pasi kishte ardhur demokracia, por legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.


    A duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri?


    GazetaExpress E shtune, 04 Korrik 2015 13:00

    ​Vrasja makabër e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin, nga e cila humbën jetën dy turistë çekë, nxiti reagimin e ashpër të shoqërisë shqiptare për rikthimin e dënimit me vdekje.

    Opinioni publik reagoi ndaj ekzekutimit të çiftit çek, i cili kishte zgjedhur Shqipërinë për të nisur pushimet verore. Për ta, kjo ngjarje është e papranueshme dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal. Kjo masakër, ka rikthyer në fokus debatin në shoqërinë shqiptare, nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje, shkruan Shekulli.

    Shumë prej tyre kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, duke sjellë ndërmend dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, që ndodhi në vitin 1992.

    Në foto tregohet dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, me varje në mes të qytetit. Varja ndodhi tetë muaj pasi kishte ardhur demokracia, por legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.

    Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit, që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.

    Ngjarja ndodhi më 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë, kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto, me qëllim grabitjen e familjes.

    Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, vranë babanë, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes.

    Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

    Varja u bë në 25 qershor 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzish që erdhën dhe nga qytetet e tjera. /shekulli

  3. #13

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Zona e Dukagjinit eshte njohur per respektimin e rregullave e kanunit. Krimi prek cdo dukagjinas e neqoftese ligji nuk eshte ne gjendje te gjeje dot kriminelet, vete dukagjinasit e kane mundesine te gjejne ata qe i turperuan. Indianet anasazi kane patur nje shprehje qe thoshte: Asgje nuk zhduket pa lene gjurme

    Pra dikush ne rradhet e dukagjinasve e di se kush e ka kryer kete krim. Eshte momenti qe t'ja japin drejtesise ate monster ose monstra qe kreu kete krim e njollosi nje krahine, popull e komb te tere.

    Shqiptari se ka patur kurre ne tradite prerjen ne bese te mikut.

    Dukagjin ty t'raft pika.
    Mikun n'bes ta pren me thika!
    At'Kanun t'Leks, heu Dukagjin.
    Se çka asht, a nuk po e din?

    Mikun n'voter ta lan dekun.
    Prej kulls tande turpin duhesh me hekun.
    Qiti n'drit do ato horra.
    Qi me vra mikun nuk ju dridh dora.

    Per at'Zot e at'mik asht kulla.
    Dukagjinas, ku ini burra?!
    Me at'Bes t'Leks Pare.
    Bani drejtsi nan drit t'bardh!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (04-07-2015)

  5. #14

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Turistët çekë ranë në pritë; njëri prej autorëve udhëtonte me ta





    Çifti i turistëve çekë, Mikel Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, ka shumë mundësi të kenë bërë udhëtimin e tyre të fundit së bashku me njërin nga vrasësit.


    Këto janë dyshimet paraprake të grupit të hetimit, i cili deklaron se ka gjetur mjaft gjurmë gishtash në makinën me targa “4P89798”, që i përkiste çiftit të vrarë çek. Policia pohon se përveç gëzhojave të qitjeve, në këtë makinë është gjetur edhe një armë.

    Nga hetimet e zhvilluara gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës, policia dyshon se autorë të vrasjeve dyshohet të jenë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës së Dukagjinit.

    Dinamika e gjithë veprimeve tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

    Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë. Policia thotë se ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

    Automjeti ka qëndruar në mes të rrugës, ndërkohë që kanë qenë banorët ata që thuhet se kanë njoftuar policinë. Aktualisht Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle dhe po krehin zonën.

    Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia kishte publikuar në faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshendetje nga Ballkani”, me fotot më të bukura nga udhtimi i tyre turistik në malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Më pas ata kanë udhëtuar drejt zonës së Vermoshit dhe pastaj në Dukagjin, që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i tyre i fundit.

    Çifti i turistëve çekë, që u vranë të premten në mbrëmje, nuk janë të vetmit që kanë pasur Dukagjinin si udhëtimin e fundit. Në vitin 2001 tre turistë çekë u vranë dhe u zhduken në fshatin Theth dhe ende sot nuk dihet se ku janë trupat e tyre, ndërsa në gusht të një viti më parë një turiste çeke, Martina Mala, u plagos rëndë me armë zjarri në një lokal nate në plazhin e Velipojës. Në muajin qershor të vitit 2014 një tjetër turist çek u aksidentua peë vdekje, ndërsa një 26 vjeçar në muajin maj të këtij viti humbi jetën në lumë në zonën e Dukagjnit, aksidentalisht duke bërë rafting.

    / Top Channel

  6. #15

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    30 mijë euro shpërblim për informacion mbi vrasësit e dy turistëve çekë

    Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë mbi autorët e vrasjes së turistëve çekë në Dukagjin.

    Për këtë policia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0694103984 dhe garanton anonimatin. Ndërkohë, grupi hetimor, kryesuar nga prokurori vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes, automjetit si dhe fiksimin e provave të tjera që mund të hedhin dritë mbi vrasjet.

    Nga hetimet deritanishme policia, dyshon se autorë të vrasjes së dy turistëve çekë janë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës.

    Dinamika e gjithë veprimeve, tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

    Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.

    / Top Channel

  7. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Toka shqiptare “mallkim” për çekët


    Çekët që kanë humbur jetën në Shqipëri në 2 vitet e fundit

    1 Qershor 2014- turisti çek David Polack vdes në Dukagjin pasi makina e tij bie aksidentalisht në greminë

    15 gusht 2014 -turistja çeke 26 vjeçare Martina Mala plagoset në një local në plazhin e Velipojës.Policia arretsoi personin që qëlloi,S.H nga Draxhati i Shkodrës

    8 Maj 2015 - turisti çek Adama Baron 26 vjeç mbytët në lumin Kir,teksa bëntë rafting.Trupi nxirret nga forcat RENEA.

    3Korrik 2015 -një çift çek vriten më kallashnikov pasi u grabitën në Prekal të Dukagjinit

    Ngjarja tragjike e 2001
    Nuk duhet harruar as historia tragjike e zhdukjes së tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001 në Shqipëri .

    Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001.

    Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.

  8. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Shiko prap ne Shkoder i kane prer veshin nje te moshuari pasi hasen ne rezistence gjate grabitjes !!!




  9. #18
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Kemi qene popull mikeprites.
    Ne te shkuaren.
    Tani mbizoteron kafsheria.
    Nuk ka me as mikepritje as sjellje te mire.
    Tani te vrasin per 2 lek.
    Turp per malesoret dhe per te gjithe ne!

    Me vjen shume keq per turistet e mjere!
    C'ju desh ne kete vend te mallkuar?!
    Cdo gje eshte relative...

  10. #19

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Fillojnë shkrimet në mediat çeke lidhur me vrasjen turistëve shtetasë të këtij vendi, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.


    Në portalin informativ të Çekisë, Blesk.cz, shkruan se si dy turistët nga ky vend kishin shkuar për turizëm në veri të Shqipërisë, por u gjetën të në veturën e tyre të vrarë dhe të grabitur.

    Duke cituar mediat nga Shqipëria, ky portal çek tregon se si persona ende të panjohur kanë shtirë me armë në çiftin çek, transmeton lajmi.net.

    Bëhet e ditur se këta dy turistë janë nga rajoni i Pilsenit të Çekisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Çekisë, Michaela Lagronova ka thënë për këtë medium se konsulli i këtij shteti në Tiranë, ka udhëtuar për në vendin e krimit për t’u informuar nga afër lidhur me situatën.

  11. #20

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Revoltë dhe teori konspirative: Pse u ekzekutuan turistët?


    Ndërkohë që të gjitha mediat tradicionale raportojnë se ngjarja e rëndë në zonën e Dukagjinit ka lidhje me një tentativë grabitje, nuk mund të mungojnë online spekulimet se a qendron kjo pistë

    “Për mua vrasja e dy çekëve sonte NUK është grabitje! 3 vrimat e predhave në xham të pasagjerit janë në 10 cm katror. Në tabelë rezultati i qitësit do të qe përkthyer me 3 nënta ose 1 dhjetë një nëntëne një tetë. Shto faktin që makina ka qenë në ecje. Po ashtu edhe mënyrën e organizimit të pritës… Pra profesionistë kanë qenë që çke me të!

    Por një profesionist (sidomos kur nuk është as vetëm) nuk ia lejon vetes të bëjë gjak dynjanë kur qëllim ka grabitjen. Rrugën e kanë patur të bllokuar, makina ka qenë ngadalë dhe ata kanë qenë të armatosur e në pozicione. Çdokush do kish ndaluar pa rezistencë dhe do kish dorëzuar ato qindra euro që ka në xhep një turist….

    Po pse profesionistët i vranë që të dy, pa u lënë mundësi të bënë gjë? Raportimi nga vendngjarja na thotë se shoferi i ndjerë u gjet me duar në timon.

    Ç’ është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen?

    Pas kësaj ngjarje kemi të drejtë të dimë e shteti detyrim të sqarojë për këto ngjarje që cënojnë rëndë imazhin tonë,” shkruan gazetari Armir Shkurti.

    I këtij mendimi duket edhe Artan Fuga, që shkruan: “Naivitet te mendosh se dy turistet ceke i vrane per t’i grabitur. E para se grabitesi nuk eshte vrases pergjithesisht, e dyta se vrasesi perpiqet mos leri gjurme, e treta se cfare ka per te vjedhur te dy turiste te shkrete. E katerta sepse zona eshte e interesuar mos kete te tilla ngjarje. Pra une mendoj se nuk eshte motivi grabitja por lojra te tjera shume me te rrezikshme viktime e se ciles rane dy te rinjte ceke. Pika mikpritjes sone hipokrite dhe e genjeshtert…”

    Kurse sociologu Ergys Mërtiri shkruan: “Krimi ndaj Cekeve ishte barbar dhe indinjues sa te provokon instiktet me te dhunshme brenda vetes. Por sidoqofte duhet te arrijme te bejme disa dallime e mos ta njehesojme te gjithe malesine me Rrafshin e Dukagjinit. Une kam qene ne Theth dhe banoret atje jane shume mikeprites. Ndryshe prej tyre, ne Dukagjin cdo gje qe frymon eshte objekt shenjestre. Te gjithe turistet Ceke te vrare alpeve tona jane vrare ne kete zone. Pak kohe me pare aty desh la koken edhe helikopteri i ushtrise gjate nje operacioni per shkaterrimin e parcelave te kanabisit qe jane me keq se ne Lazarat. Ka dhe nje solidaritet te forte mes banoreve ne mbrojtje te krimit. Ende nuk eshte zbuluar asgje per zhdukjen e dy turisteve Ceke para 14 vjetesh. Te gjithe e dijne atje se kush e ka kryer krimin, por askush nuk tregon.

    E keqja eshte se shteti nuk i ka marre kurre seriozisht rendin ne kete zone, duke i dhene mundesi krijimit te nje historie krimesh barbare, te cilat na turperojne te gjitheve”.

    Kurse analisti i MAPO-s, Gilman Bakalli thekson: “I mori në qafë turistat e shkretë gjithë ajo literaturë mitizuese e Veriut të burrnisë dhe besës. Ambasadat kanë për detyrë t’i porosisin bashkëqyetarët e tyre të mos i planifikojnë udhëtimet e tyre në Veri të Shqipërisë të frymëzuar nga Bajroni, Edit Durhami & Co…”

    Lexo më shumë në: http://gazetaexpress.com/lajme/revol...aign=copyright

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •