Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    MPJ çeke: Rasti po hetohet si krim

    Pas vrasjes së dy të rinjve çek mbrëmë në Shqipëri, ka ardhur reagimi nga ministria e Jashtme e Çekisë dhe konsullja çeke në Tiranë, Radka Calabkova.



    Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar lidhur me vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal. Michael Lagronova, zëdhënësi i kësaj ministrie, është shprehur se rasti po hetohet si një krim.

    “Rasti është duke u hetuar si një krim, një burrë dhe një grua u vranë. U gjetën mbrëmë në makinën e tyre në veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, e cila tërheq shumë turistë”, tha zëdhënësi Michael Lagronová, duke bërë të ditur se janë njoftuar të afërmit e viktimave, raporton Top Chanell.

    Ndërsa konsullja çeke në Tiranë, Radka Calabkova ka thënë për median çeke, Lidovky.cz se turistët janë viktimë e një krimi të dhunshëm, që nuk duhet të ndodhë.

    “Ky është një rast i jashtëzakonshëm”, është shprehur konsullja. Calabkova, e cila ka vetëm tre muaj që kryen detyrën e konsulles në Tiranës, thotë se hetimi është ende në fillim dhe se ambasada çeke nuk ka më shumë informacion.

    Të dy zyrtarët e shtetit çek, si Lagronova dhe Calabkova sjellin në kujtesë rastin e tre turistëve çekë të zhdukur 14 vjet më parë, dhe që ende nuk duhet fati i tyre.

  2. #22

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Vrasja e turistëve çek, policia shoqëron 35 persona


    Janë zbardhur të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

    Nga hetimet deritanishme, mësohet se dy turistët janë vrarë me plumba pas koke, çfarë përforcon dyshimet se një nga autorët kryesorë të kësja ngjarje, ishte përsoni që po udhëtonte, si shoqërues apo si pasagjer s bashku me turistët.

    Dyshimet e policisë janë se në këtë krim të shëmtuar kanë marrë pjesë dhe përsona të tjerë që u kanë ngritur pritë turisteve.

    Aktualisht aksionet e policis dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë vazhdojnë në gjithë zonën e thellë malorë duke bërë krehjen e gjitha vendeve të dyshimta. Deri këto momente janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shkodrës rreth 35 persona, që dyshohet se kanë lidhje apo dijeni për ngjarjen, raporton Top Chanell.

    Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia kishte publikuar në faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshendetje nga Ballkani”, me fotot më të bukura nga udhtimi i tyre turistik në malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Më pas ata kanë udhëtuar drejt zonës së Vermoshit dhe pastaj në Dukagjin, që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i tyre i fundit.

    Çifti i turistëve çekë, që u vranë të premten në mbrëmje, nuk janë të vetmit që kanë pasur Dukagjinin si udhëtimin e fundit. Në vitin 2001 tre turistë çekë u vranë dhe u zhduken në fshatin Theth dhe ende sot nuk dihet se ku janë trupat e tyre, ndërsa në gusht të një viti më parë një turiste çeke, Martina Mala, u plagos rëndë me armë zjarri në një lokal nate në plazhin e Velipojës. Në muajin qershor të vitit 2014 një tjetër turist çek u aksidentua peë vdekje, ndërsa një 26 vjeçar në muajin maj të këtij viti humbi jetën në lumë në zonën e Dukagjnit, aksidentalisht duke bërë rafting.

  3. #23

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Shkodra sonte ndez qirinj për turistët e vrarë çek

    Në qytetin e Shkodrës sonte do të organizohet një ecje i sensibilizuese dhe ndezje të qirinjve për dy të rinjtë çek, që u vranë mbrëmë në Dukagjin.


    Ky organizëm është iniciative e vetë të rinjve të këtij qyteti, të cilët po bëjnë ftesë përmes rrjeteve sociale për bashkëngjitje në këtë aktivitet.

    “Sot në orën 19:00 afër shatërvanit të Shkodrës, do të mblidhen të gjithë banorët e Shkodrës për një ecje sensibilizuese për dy të rinjt çek (dhe tjerët)”.

    “Do jetë një tubim i heshtur me qirinj, fotografi të tyre të printuara apo ndonjë mesazh i shkruar nga ju në një letër”.

    “Të mblidhemi dhe ti tregojmë shtetit Çek dhe atij shqiptar që shkodranët janë të mërzitur me këtë rast, dhe nuk identifikohen me kriminelët që morën jetën atyre dy adhuruesve të Alpeve tona”.

    “Sot në orën 19:00 tek shatërvani afër bashkisë Shkodër”, thuhen në njoftimin e shpërndrë në rrjetet sociale.

  4. #24

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    “Vrasja e turistëve çekë, goditje ndaj turizmit shqiptar”



    Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), duke reaguar për vrasjen e dy turistë çekë, të premten në Dukagjin, e ka konsideruar këtë ngjarje si “një goditje e forte ndaj turizmit shqiptar”.

    “Ngushëllojmë familjet dhe miqtë e dy të rinjve, shtetas të Republikës Çeke, që humbën jetën duke vizituar vendin tonë. Kjo ngjarje tronditëse është nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite.

    Krimi nuk ka vrarë dy të rinj, dy turistë, por i ka dhënë një goditje të fortë turizmit shqiptar dhe punës sonë e të gjithë kolegëve tanë ndër vite”, thuhet në reagim.

    ATA i kërkon qeverisë të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla, që “dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”.

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Policia te postoje 10 mije dollare shperblim per ate qe jep info.
    Dikush ne Dukagjin me siguri qe din detaje per planin dhe vrasjen.
    Duket qe dukagjinasit i urrejne ceket
    Makina duhet pluhurosur nga jashte per te marre shenja gishtash,makina mund te jete shtyre
    dhe ka rene ne gremine dhe mund te jene lene shenja duarsh gishtash nga dukagjinas,
    si dhe timoni per te pare shenja gishtash qe nuk i perkasin asnjerit prej ciftit cek.
    Mund te kene pas jo me shume se 100 euro ne xhep,pse duhet te mbajne lek neper male.
    Vrasin per 100 euro!!!!!!!! idiota.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-07-2015 më 11:14
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    E ke lajmin ne faqen e pare qe policia ka ofruar 30 mije euro per informacion mbi vrasjen. Dhe ne makine jane gjetur gjurme gishtash qe sjane te viktimave. Sic jane gjetur dhe gjurme te tjera ne dritaret e makines. Policia shqiptare kur do te punoje eshte shume profesionale.

  7. #27
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Spas fotografive del qe cifti cek eshte shoqeruar nga dikush,shqiptar me siguri
    qe i ka marre edhe ne foto te dy bashke.
    Ne cfare gjuhe ka komunikuar cifti me shqiptarin,ka mundesi ne anglisht sepse cekisht
    nuk besoj te dije kush ne Shqiperi.Kush din te flase anglisht ne Theth dhe Dukagjin
    nga te rinjte.A behet anglisht mesim ne shkollen e fshatit aty?Nqs askush nuk ja ka idene anglishtes atehere
    komunikimi para vrasjes eshte bere nga shoqerusi,shoqerusi ka percjelle anglisht fjalet e vrasesve qe kane grabitur ciftin
    Mundet qe shoqerusi te jete shkodran qe din anglisht,ka komunikuar anglisht,ka kusherinj
    fis te tijin ne dukagjin dhe e njeh mire zonen.Ka mundesi qe shoqerusi dhe vrasesit te kene
    lidhje fisnore,jane kusherinj.
    Te zona ne buze te gremines aty ku eshte shtyre makina te shikohet me imtesi me lente te medha per shenja shume te imta
    si gjurme kepucesh,atletesh sipas modelit te gjurmes dhe madhesise se atletes mund te gjendet modeli i atleteve gjendet imazhi
    i atleteve cfare paraqitje kane dhe te behet hetim ne dukagjin se kush nga te rinjte ka pas atlete te tilla dhe vazhdon ti kete.
    te shihet edhe per ndonje bisht cigareje,eshte cigare dyqani apo cigare e dredhur marijuane apo cigare tarabosh e dredhur.
    Nga cigarja mund te merret vesh nese kane qene te rinj vrasesit apo moshe mbi 30 apo mbi 40 vjec.
    Te shikohet me lupa te medha zona per ndonje fije floku qe mund ti perkase vrasesve.Gezhojat e kallashit te gjetura duhet te pluhurosen
    per te marre shenja gishtash,dikush ka ngarkuar karrikatoret e kallashit me duar te zbuluara dhe ka lene shenja gishtash.
    pastaj merri me rradhe te gjithe meshkujt e fshatit dhe merru te gjitheve shenjat e gishtave.bej krahasimin e shenjave te gishtave te banoreve te fshatit me shenjat
    e gishtave te gjetura te gezhoja e kallashit aty ku gjen perputhje do gjesh edhe te pakten nje autor te krimit qe ka qene te vendi i ngjarjes.
    Aq mjafton qe te gjenden edhe te tjeret.
    Gjithe meshkujve ne Dukagjin dhe Theth duhet tu merren shenjat e duarve dhe komplet gishtave nga policia dhe te arshivohen ne polici ne dosje.Kjo do ndihmoje shume ne te ardhmen
    per te identifikuar dhe kapur ndonje idiot qe qellon dhe vret.
    Duhet pluhurosur edhe aparati fotografik per te pare cfare shenja gishtash ka aty,mund te jene shenjat e gishtave te shoqerusit ,mundet qe aparati te jete
    pare prekur nga ndonje idiot nga grupi i vrasesve dhe kjo mund te ndihmoje ne gjetjen e
    e ndonjerit prej tyre.
    Nqs aparati fotografik eshte grabitur nga vrasesit atehere ka shume shance qe autoret hajdutet vrasesit te kapen.Policia duhet te vezhgoje ne facebuk
    komplet foto te reja te dala ne facebuk ku jepen pamje nga Thethi apo Dukagjini dhe nga fotografia e postuar mund te gjendet modeli
    i aparatit te vjedhur(dikush nga hajdutet e perdor aparatin e vjedhur nga ceket e vrare),numri IP nga cili komjuter jane ngarkuar fotografite dhe si perfundim gjendet adresa ku ndodhet krimineli.
    Kush perdor komjuter ne Dukagjin dhe Theth nga te rinjte qe dyshohen duhen pare faqet e tyre ne facebuk dhe aktiviteti i tyre.
    Akti i vrasjes nuk eshte as rastesi as aksident,por nje rrjedhim i nje aktiviteti kriminal te kryer me pare si vjedhje neper fshat,vjedhje ne Shkoder,vjedhje me arme,burgosje etj.
    Vrasesit kane nje histori grabitjesh ,vjedhjesh shitjeje droge mbase, si dhe dhune.Kush kryen vrasje me siguri qe eshte shume violent, i dhunshem dhe ka histori aktesh dhune.
    Te kontrollohet cdo shtepi per arme pa leje sidomos kallash,sepse me kallash eshte bere vrasja si dhe municion kallashi dhe personat qe kane keto arme dhe kane histori te piste krimesh shtrydhi ne hetusi,
    ose te tregojne ose vari prej gjuhe,lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-07-2015 më 11:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Revoltë dhe teori konspirative: Pse u ekzekutuan turistët?


    Ndërkohë që të gjitha mediat tradicionale raportojnë se ngjarja e rëndë në zonën e Dukagjinit ka lidhje me një tentativë grabitje, nuk mund të mungojnë online spekulimet se a qendron kjo pistë

    “Për mua vrasja e dy çekëve sonte NUK është grabitje! 3 vrimat e predhave në xham të pasagjerit janë në 10 cm katror. Në tabelë rezultati i qitësit do të qe përkthyer me 3 nënta ose 1 dhjetë një nëntëne një tetë. Shto faktin që makina ka qenë në ecje. Po ashtu edhe mënyrën e organizimit të pritës… Pra profesionistë kanë qenë që çke me të!

    Por një profesionist (sidomos kur nuk është as vetëm) nuk ia lejon vetes të bëjë gjak dynjanë kur qëllim ka grabitjen. Rrugën e kanë patur të bllokuar, makina ka qenë ngadalë dhe ata kanë qenë të armatosur e në pozicione. Çdokush do kish ndaluar pa rezistencë dhe do kish dorëzuar ato qindra euro që ka në xhep një turist….

    Po pse profesionistët i vranë që të dy, pa u lënë mundësi të bënë gjë? Raportimi nga vendngjarja na thotë se shoferi i ndjerë u gjet me duar në timon.

    Ç’ është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen?

    Pas kësaj ngjarje kemi të drejtë të dimë e shteti detyrim të sqarojë për këto ngjarje që cënojnë rëndë imazhin tonë,” shkruan gazetari Armir Shkurti.

    I këtij mendimi duket edhe Artan Fuga, që shkruan: “Naivitet te mendosh se dy turistet ceke i vrane per t’i grabitur. E para se grabitesi nuk eshte vrases pergjithesisht, e dyta se vrasesi perpiqet mos leri gjurme, e treta se cfare ka per te vjedhur te dy turiste te shkrete. E katerta sepse zona eshte e interesuar mos kete te tilla ngjarje. Pra une mendoj se nuk eshte motivi grabitja por lojra te tjera shume me te rrezikshme viktime e se ciles rane dy te rinjte ceke. Pika mikpritjes sone hipokrite dhe e genjeshtert…”

    Kurse sociologu Ergys Mërtiri shkruan: “Krimi ndaj Cekeve ishte barbar dhe indinjues sa te provokon instiktet me te dhunshme brenda vetes. Por sidoqofte duhet te arrijme te bejme disa dallime e mos ta njehesojme te gjithe malesine me Rrafshin e Dukagjinit. Une kam qene ne Theth dhe banoret atje jane shume mikeprites. Ndryshe prej tyre, ne Dukagjin cdo gje qe frymon eshte objekt shenjestre. Te gjithe turistet Ceke te vrare alpeve tona jane vrare ne kete zone. Pak kohe me pare aty desh la koken edhe helikopteri i ushtrise gjate nje operacioni per shkaterrimin e parcelave te kanabisit qe jane me keq se ne Lazarat. Ka dhe nje solidaritet te forte mes banoreve ne mbrojtje te krimit. Ende nuk eshte zbuluar asgje per zhdukjen e dy turisteve Ceke para 14 vjetesh. Te gjithe e dijne atje se kush e ka kryer krimin, por askush nuk tregon.

    E keqja eshte se shteti nuk i ka marre kurre seriozisht rendin ne kete zone, duke i dhene mundesi krijimit te nje historie krimesh barbare, te cilat na turperojne te gjitheve”.
    I bashkohem edhe une ketyre mendimeve te cilat perciptazi mund te quhen spekullime, por ne brendesi mund te kene shume te verteta. Ç'eshte ky kamp Çek prej 7-8 vitesh ne ate zone ?! Pse bien pre vetem Çeket aty ? Une kam par mjaft dhe kur them mjaft mund te them me qindra ose mijra rulote me Gjermane, Polake, Franceze, Hungarez, Italiane etj gjate dhjete viteve qe vene e vijne ne Theth dhe asnjehere nuk kam degjuar qe te jene vrare apo grabitur ?!!! Pse vetem Çekeve ju ndodh kjo situate tragjike ?!

    Edhe sa vrasje, zhdukje dhe grabitje te tjera duhet t'i ndodhin turisteve derisa Shteti te filloje e te vihet ne levizje per te kapur keta autore qe sipas mendimit tim duhet te jene po te njejtit ?!!

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

    Pavarësisht faktit se a do të zbulohen ose jo këto kriminel, hardhuca, plehra, njerëz të kalbur mentalisht, mjafton që kjo gjë ndodhi dhe atë e përsëritur pasi nuk është hera e parë. Mjaftoi që ky rast u zhvillua dhe ne në përgjithësi si popull vazhdojmë të japim sinjale negativiteti dhe papjekurie nëpër mbarë botën. Në njërën anë është politika, politikanët, ministri, ai, ajo, por egziston edhe ai ekstremi tjetër që jemi NE populli që pa ndikim dhe pa fajin më të vogël të politikës veprojmë në këto lloj mënyre çnjerëzore. Kjo është për të qarë!
    Sui generis

  10. #30
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë



    lajmi i fundit
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •