Kur ministria e jashtme ruse para disa muajsh doli me deklaraten se: "Pavaresia e Krimese eshte e ngjashme me ate te Kosoves pasi eshte vullneti i qytetareve te saj i shprehur me vote." diplomatet tane ne Tirane, me ne krye fshatarin nga Zadrima thane: "Rusia po shkel ligjet nderkombetare dhe cenon sigurine territoriale te Ukraines!" Diplomatet tane me shkollen e rruges, nuk arriten te kuptojne se ajo deklarate e ministrise se jashtme ruse ishte ne vetvete nje pranim i realitetit te Kosoves se pavarur. Beogradit nuk i erdhi aspak mire nga deklarata e ministrise se jashtme ruse duke lidhur pavaresine e Krimese me ate te Kosoves. Por diplomatet tane trima "i treguan vendin Rusise", se hejbete, jane rilindesa te forte e anetare te NATO(s). Minimumi qe duhet te kishin bere ishte heshtja pa komentuar deklaraten e ruseve dhe pa u nxituar qe t'iu bejne qejfin perendimoreve duke e kthyer Shqiperine e shqiptaret ne Ballkan ne shenjestren e planeve ruse.
Kur Vladimir Putin e la kryeministren e gjermanise, Angela Merkel 4 ore duke pritur per tu takuar me Putin, ky ishte duke bere nje vizite ne Beograd ne nje parade ushatarake. Angela Merkel, ia ktheu reston Putin duke gjetur nje kryeminister budalla ne Ballkan, si kryeministri shqiptar Edi Rama, per te provokuar Putin nepermjet serbeve. E dergoi budallane tone ne Beograd me "mision" per ti bere te qarte Beogradit se ne cilin krah do te jene, ne krahun e Gjermanise e BE, apo ne krahun e Rusise. Dhe kryeministri yne budalla qe i lagu breket vetem nga ideja e nje fotoje ne krah te Angela Merkel, e mbaroi porosine e kryeministres gjermane duke e kthyer Shqiperine e shqiptaret ne nje ushtar ne lojen e shahut qe luajen Putin me Merkel. Budallai yne nuk e kupton qe ashtu si ushtaret jane viktimat e para ne nje loje shahu, ashtu nuk eshte ne interesin e sigurise se Shqiperise qe te perdoret nga interesat gjermane ne kete menyre. Dhe vizita e budallait tone ne Beograd nuk u pa me sy te keq vetem nga Moska e Beogradi, por nga te gjithe fqinjet ballkanike, te cilet jane sot te shqetesuar jo vetem nga agresiviteti ne rritje i ruseve, por edhe nga kjo vemendja e tepruar dhe pazakonte e gjermanofoneve ndaj Ballkanit.
Evropianet dhe amerikanet u munduan te perdornin Ukrainen per te shpuar me shkop ne sy ariun rus, per te pare nese ishte i ngordhur. Por jo vetem qe ariu rus nuk eshte i ngordhur, por ai me agrisivitetin e reagimin e tij ne rritje, po provon qe i vdekur nuk eshte ariu rus, por e vdekur eshte aleanca e NATO. Impotenca e vendeve anetare te NATO per te perballuar Rusine dhe mungesa e konsensusit dhe vullnetit politik per tu perballur me Rusine, deshmon per te gjithe ata qe kane sy ne balle qe NATO sot eshte nje aleance qe ekziston vetem ne leter. Kete e kane kuptuar edhe vete vendet anetare te NATO si Polonia, Bullgaria, Rumania e Turqia, te cilat jane vene ne levizje per te perforcuar kufijte e tyre, pa mbeshtetjen e amerikaneve dhe evropianeve.
Ne shqiptaret jemi trima e nuk na e ben syrri terr nga asnje fuqi per aq kohe sa te kemi nje basketbollist-piktor kryeminister!
Albo
Krijoni Kontakt