Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Një Nderim për Republikën Autonome e Korçës - 98 vite më pas

    Është shkruajtur shumë për këtë ngjarje të veçantë të historisë shqiptare, ngjarje e cila çimentoi shtetin e ardhshëm shqiptar i cili u formua me dëshirën e shqiptarëve më 28 Nëntor 1912 por Fuqitë e Mëdha firmosën Protokollin e Florencës dhe i dhanë rajonit të banuar nga shqiptarët zyrtarisht emrin Principata e Shqipërisë me 17 Dhjetor 1913.
    Fqinjët menjherë pas shpërthimit të luftës së parë botërore u përpuqën me luftë të shkatërronin këtë principatë të re me qëllim marrjen e tokave dhe me pretekstin se të krishterët ortodoksë shqiptare e vllehë janë grekë gjë që në fakt nuk ishte e vërtetë. Kështu më 28 shkurt 1914 u vetë deklarua në Gjirokastër nga pro-grekët me përkrahjen e ushtrisë greke Republika Autonome e Epirit të Veriut, dhe në 17 Maj 1914 qeveria shqiptare e atëhgershme e njohu zyrtarisht zonën se Epirit të Veriut si zonë Autonome brënda shtetit shqiptar. Shpejt pas fillimit të Luftës së Parë Botërore me 1 korrik 1914në Shqipëri plasi kaosi dhe anarkia politike.
    Në 18 gusht 1916, ushtrua bullgare hyri në reajonin e Korçës me qëllim që të bashkohej me forcat austro-hungareze dhe në një sulm kundër italianëve i larguan ata si dhe detyruan të largohen edhe garnizonin grek që ishte vendosur në Korçë disa muaj përpara me pretekstin e Epirit të Veriut.Qëllimi i bullgarëve ishte të vendosnin si mbret shqiptar një princ bullgar me emrin Kirill.
    Në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe Sali Butkës. Gjithashtu patriotët, veçanërisht
    Trupat francee hynë në Korçë më 18 gusht 1916 gjatë një operacioni ushtarak që synonte për tu bashkuar me frontin aleat në Selanik dhe ne frontin maqedon i cili mbahej nga trupat italiane (bashkë me gjermanët dhe austriakët) të cilat në fillim të luftës ishin kundërshtarë të Aleancës Anglo-Franko-Ruse që u quajt ANTANTA.
    Në qytetin e Korçës trupat franceze hynë më 29 Nëntor 1916 gjatë një operacioni ushtarak për të larguar italianët. Këtë rregjiment francez e komandonte general Maurice Sarrail dhe ishte nën komandën direkte të colonel Descoins. Oficerët francezë u takuan për herë të parë me luftëtarin për pavarësi Themistokli Germenjin që më 24 Nëntor 1916. (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Autonom...or%C3%A7%C3%AB).
    Fuqite franceze nuk largoheshin nga qyteti dhe fuqite venizeliste u përhapen ne rrethin e Korces e vajten deri ne Voskopoje. Ne këtë kohe cetat shqiptare, te organizuara nga austriaket dhe qe komandoheshin nga Sali Butka, sulmuan Voskopojen dhe pasi i shpartalluan fuqite venizeliste i vune zjarrin katundit. Djegia e Voskopojes shkaktoi një panik të madh ne Korce dhe u kuptua se fuqite venizeliste nuk ishin ne gjendje te perballoniin situaten e krijuar dhe te ndihmonin francezet ne perballimiin e cetave shqiptare tej kufijve te Korces. Cetat e Sali Butkes zbriten deri ne Teqen e Melcanit dhe ne jug deri ne Boboshtice. Kishte ardhur koha qe nga kjo gjendje te përfitonte Themistokliu dhe te hynte ne marrëveshje me francezet.
    Me 8 dhjetor 1916 Themistokliu me nje fuqi prej 300 trimash hyri ne Korce.
    Nje dite me pare se te hynte THemistokliu francezet debuan nga Korca gjith mbeturinat venizeliste dhe se bashku me ta u internuan ne elenik disa nga eksponetet e propogandes greke si frem Gjini.dr. Llambi Dardha,Kostaq Nacen ,dr Harisjadhin (http://gazetadielli.com/96-vjet-nga-....voJ9ZZXN.dpuf).
    Themistokli Gërmenji, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korca dhe ngritjen e një administrate shqiptare.
    Ishte pikërisht, 10 dhjetori 1916. Sipas njoftimeve që jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe në Korcë, por jo shumë e njohur, ajo ditë u kthye në një festë të vërtetë. Njerëzit u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, që në orën 9:00 të mëngjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara prefekturës, ushtarët francezë, veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë. Themistokliu u rrëfeu njerëzve shkakun e mbledhjes : - Do të deklarohet vetëqeverisja e Shqipërisë, - tha ai, - prandaj, duhet të kemi vëllazëri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.
    Më tej, komisioni prej katërmbëdhjetë vetash, shtatë të krishterë dhe shtatë myslimanë, u nisën për në prefekturë. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë : Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerë të tjerë francezë, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qëllimin e ardhjes së tyre. Komandanti i priti me buzëqeshje, duke thënë, se duhet bërë protokoll. Si u bënë këto biseda, të cilat u përkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga të dyja palët.
    U bë protokolli. Teksti i Protokollit deklaronte me shkrim se me pëlqimin dhe dëshirën e delegatëve të Kazazë së Korçës, do të realizohen 9 pika si më poshtë:
    1.Provinca Autonome e Korçës është sanksionuar me këtë Protokoll dhe i referohet territoreve të Korçës, Bilishtit, Kolonjës, Oparit, dhe Gorës.
    2.Kazaja Korçëdo të qeveriset nga një Këshill Administrativ me 14 anëtare, gjysma kristianë dhe gjysma myslimanë.
    3.Emërimet ne pozitë në Kazanë e Korçës do të bëhen nga autoritetet ushtarake franceze të bazuara në propozimet e Këshillit Administrativ.
    4Mbajtja e rregullit në Kaza do të bëhet nga policia e drejtuar nga Prefekti që është përgjegjës, duke përdorur një xhandërmari të re dhe polici të re.
    5. Do të sigurohej një njësi special e `Xhandarmarisë mobile shqiptare`, e cila do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e pavarësisë së territoritdhe lirisë së njerzve të tij.
    6.Për të njëjtin qëllim do të organizohet edhe një battalion vullnetarësh
    7.Policia , Xhandarmaria dhe trupat vullnetare do të jenë nën urdhërat superiore të autoriteteve franceze ( nga një officer frances).
    8.Gjuha zyrtare do të jetë gjuha shqipe.
    9.Flamuri i Kazasë Korçë do të jetë flamuri tradicional i Skënderbeut me ngjyrën trikolore të flamurit francez.
    Themistokliu u emerua prefekt i policise, ndërkohë qe një francez perfaqesonte komanden franceze dhe kryente detyrat e një prefekti civil.
    Pasi hyri në Korçë, Themistokli Germenji i shpendau trimat e tij, dhe me thirjen e pare te mblidheshin e disa te tjere tek cetat e Sali Butkës. Ai caktoi njerzit me te besuar te tij ne zyrat e policies si: Qamil Panaritin ne Bilisht, rojen e tij personale Kozma Trebicken ne Vithkuq,Llazo Progrinne Osoje, ilo Nonen brenda ne Korce dhe rojen e tij personale beri Pasa Pemen.
    Ne mbledhjen e pare te keshillit administrative caktoi Petro Harizin kryesekretar, Nikollaq Zoin me kater te tjere ne drejtorine e financave ku drejtor u zgjodh Nikollaqi i cili dha ndihmese te madhe dhe i nxori financat me bilanc pozitiv. U happen 30 shkolla shqip me 2000 nxenes e per kete Themistokliu i lutej Nikolla Lakos t’I dergonte nga Parisi 4000-5000 abetare dhe 3000-4000 libra kendimi si dhe 200 fotografi te medha te Skenderbeut.”Konsiderojeni kete leter si nje urdher, i shkruante ai, dhe eshte………..nje detyre e juaja atdhetare qe ta zbatosh kete porosi sa me shpejt te jete e mundur”{AQ.RSH .Leter 12.3.1917}.http://gazetadielli.com/96-vjet-nga-....voJ9ZZXN.dpuf).
    U shtypën pullat e para shqiptare dhe leku shqiptar i quajtur franga e ndarë në 100 qindarka. Kishte monedha1 dhe 5 franga dhe ishin në formë letre dhe metalike të krijuara nga ushtari francezDavier (a student i Louis-Oscar Roty).
    Themistokli Gërmenji u nderua me `Kryqin e Luftës` nga francezët për ndihmën e dhënë në çlirimin e Pogradecit dhe Korçës nga trupat italo-greke më 17 nëntor 1917.
    Ky terrotir mbeti në pushtimin francëz megjithse për zonën e Pogradecit, ishte emëruar Esat Pashë Toptani po nga francezët.
    ii
    Që kur u krijua Republika Autonome e Korçës,ajo, u prit në mënyrë armiqësore dhe të ashpër nga shovinistët grekë dhe qeveria italiane. Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armatës së Lindjes, kishte rënë si bombë në kancelaritë e fuqive të mëdha, ndaj ato bënin presion për shfuqizimin e protokollit të datës 10 dhjetor 1916. Si rezultat i këtyre presioneve, qëndrimi i forcave franceze ndaj lëvizjes patriotike shqiptare, në Korçë dhe krahinës “ autonome”, filloi të ndryshojë. Ata po ndiqnin, tashmë dhe arrestonin, patriotët shqiptarë.
    Koloneli Dekuen u tregua një shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgjë për te ndihmuar mbarëvajtjen e Republikës. Hinterlandi i kësaj republike ishte shumë i ngushtë. Sali Butka qëndronte ne Melcan e ne Boboshtice. Francezet bene c'është e mundur për ta bindur atë të vinte ne Korce e te bashkëpunonte me ta.
    Në këto kushte, gjenerali Sarrai, u detyrua të largonte nga Korça, kolonelin Dekoen, në maj, të vitit 1917, megjithëse e ngrinte lart veprimtarinë e tij. Pas largimit të tij nga Korça, ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi.
    Në 27 shattor 1917 Gjeneral Maurice shpalli Statutin e ri i cili në fakt përsëriste ato që përmbante Protokolli, por Këshilli Administrativ u quajt Këshill Këshillimor dhe u pakësua në 12 veta. Tterritoi u nda ne tërritorin e veriut (Pogradeci) dhe ai i Jugut (Korça, Devolli).
    Por në muajin nëntor të 1917 pak ditë pasi ishte dekoruar,, elementë grekomanë dhe bejlerë të Korçës , montuan fshehurazi, një proces kundër Themistokli Gërmenjit, duke e akuzuar atë, për tradhti dhe agjent të austriakëve.
    Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Këta filluan intrigat kundër Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kundër tij disa persona me influence ne Korce. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Këta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u pergatit një peticion kundër Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marrëveshje te fshehta me kundershtarin. Komploti u pergatit si duhet.Mbasi u muar si duket edhe pëlqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, një mbrëmje, një kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korce te cilët u drejtuan për ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan këtë për ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e të mos u dorezohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshem e duke patur besim ne drejtesine franceze, u dorezua menjehere dhe u nis bashke me ta për ne Selanik. Atje, brenda tri katër ditëve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua për aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marreveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi këtë aktivitet. Ai insistoi duke thënë se pas marreveshjes kish vepruar besnikerisht dhe si një aleat i vërtetë me francezet dhe kerkoi qe të mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marreveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor për aktivitetin e tij te meparshem duke e denuar me vdekje. Mbasi dënimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtën e Presidentit te Republikës Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtesisht dhe tradhetisht. Populli i Korces dhe veçanërisht shoket e Themistokliut ishin te shqetësuar për fatin e tij. Ne mëngjes kur pritnin ndonjë lajm mbi fatin e tij, pane qe shetitnin nëpër rrugët e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vënë nëpër dritaret mitraloza. Ne orën 9 te asaj ditë, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Këshillit Qeveritar.
    Me shpejtësi të madhe, një gjyq ushtarak i Armatës së Lindjes, në Selanik, e dënoi atë me vdekje dhe e ekzekutoi, më 9 nëntor 1917.
    Para vdekjes Themistokli Germenji qëndroi si hero duke thënë këto fjalë:
    Vdes i lumtur dhe i kenaqur se kam ndergjgjen e paster dhe shpirtin e qete ne permbushjen e detyrave kundrejt Shqiperise.
    Parase te vdes kerkoj tri gjera:
    -Tevishem me rroba shqiptare .
    -Te mos m’i lidhni syte e duart.
    -Te jap vete urdherin: ZJARR !
    Fjalet e fundit e tronditen trupin gjykues dhe gjith ata qe ishin ne sale i tronditinpa mase fjala zjarr,sa mjaft prej tyre ulen koken nga turpi se nuk mund ta shikonin ne sy Trimin.
    (http://gazetadielli.com/96-vjet-nga-....voJ9ZZXN.dpuf).
    iii
    Pas pushkatimit te Themistokliut, organet e sigurimit francez i vazhduan persekutimet e tyre. Ato arrestuan një pjesë te bashkepunetoreve te Themistokliut si Qamil Panaritin drejtor i Policise, Mehmet Pupen, komisar i policise, si edhe Mehmet, Sejfullah e Maliq bëj Pojanin, te cilët u dënuan me vdekje. Mbasi dënimi i tyre u zbrit ne 20 vjet te burgosurit u derguan ne Guaiane. Një koloni franceze ne Ameriken e Jugut. Bashke me këta u derguan edhe 30 vete te tjerë. Me denimin e tyre, Republika e Korces mori fund.
    Më 16 shkurt 1918 Gjenerali Salle hoqi autonominë e kufizuar të Këshillit. Pas Armëpushimit dhe kapitullimit të austro-hungarezëve dhe gjermanëve në fund të Luftës së Parë Botërore, u ra dakort që italia (e cila ishte hedhur në anën e aleatëve) dhe Franca të vazhdonin të qeverisnin territoret që ato ishin okupuar e për rrjedhojë edhe në Shqipëri), kurse Shkodrën do ta qeverisnin të treja së bashku me Anglinë. Më 15 qershor 1920 ushtria franceze u largua nga Korça dhe fati i Korçës dhe i Republikës së saj u vendos në Konferencën e Paqes në Paris me 1919.
    Sidoqoftë, Liceu Francez i hapur në Korçë vazhdoi të funksionoje deri në 1939, dhe varrezat franceze mund të shiehn edhe sot e kësaj ditë.
    Statuja e Themistokli Germenjit si Luftëtar i Lirisë sot qëndron madhështore në një shesh kryesor në Korçë(http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Krahina...r%C3%A7%C3%ABs).
    Themistokliu hyri ne histori e u be nje nga figurat me te ndritura me te dashura te popullit tone. U dekorua me dy dekorata:”Urdheri iSkenderbeut “ dhe “Perveprimtari Patriotike te shkalles pare”.
    Nje gabim i bere me 1917 nga gjenerali Sali, qe u korigjua vetem 81 vjet me vone.
    Me 1998, Republica Franceze vendosi te njohe pafajesine e Themistokli Germenjit dhe ambasadori francez ne Tirane Krismant, vendosi nje tufe me lule mbi monument (aty ndodhet edhe varri i tij). Kaq per te kujtuar nje aleat te ndershem, por edhe nje nga shqiptaret e pakte qe diti te nxjerre nga turbullirat e Luftes se Pare Boterore dhe nga pretendimet fqinnje te paprekur qytetin e tij. (Sotir Laco Revista Klan 2012 dhehttp://gazetadielli.com/96-vjet-nga-republika-e-korces/#sthash.voJ9ZZXN.dpuf).
    I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Një Nderim për Republikën Autonome e Korçës - 98 vite më pas

    DIsa persona kane inat se perse intelektualet orthodokse kane kaq shume vepra ne dobi te realizimit te pavaresise: kane qene te paret ne organizmin e Kongresit te Manastirit, te paret qe e binden per te kerkuar pavaresine Ismail Qemalin sepse ai u dergua nga Turqia per Autonomi si ajo e Gerces; kane patur prioritetin ne firmosjen e pavaresise, ne ngritjen e kengeve patriotike, dhe ne ngritjen e frymes se Rilindjes kombetare me kenge e me pushke, ne berjen e hymnit kombetar, ne pjesmarrjen masive ne l-n-cl, ne ndertimin e vendit por dhe ne periudhen post-diktatures. Ky komunitet eshte xhevahiri i tradites patriotike shqiptare, dhe ata akuzosh se jane greke eshe nje turp per te gjithe. Ne i respektojme greket ashtu si dhe fqinjet, por nuk jemi greke dhe jemi patriote te thekur te cilen e katraguar historia.
    Republika Autonome e Korces eshte nje nga historite se si ortodokset shqiptare shmangen ekstremizmin grek dhe radikalizmin shqiptar nga shitja e tokave shqiptare fqinjeve.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Një Nderim për Republikën Autonome e Korçës - 98 vite më pas

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    DIsa persona kane inat se perse intelektualet orthodokse kane kaq shume vepra ne dobi te realizimit te pavaresise: kane qene te paret ne organizmin e Kongresit te Manastirit, te paret qe e binden per te kerkuar pavaresine Ismail Qemalin sepse ai u dergua nga Turqia per Autonomi si ajo e Gerces; kane patur prioritetin ne firmosjen e pavaresise, ne ngritjen e kengeve patriotike, dhe ne ngritjen e frymes se Rilindjes kombetare me kenge e me pushke, ne berjen e hymnit kombetar, ne pjesmarrjen masive ne l-n-cl, ne ndertimin e vendit por dhe ne periudhen post-diktatures. Ky komunitet eshte xhevahiri i tradites patriotike shqiptare, dhe ata akuzosh se jane greke eshe nje turp per te gjithe. Ne i respektojme greket ashtu si dhe fqinjet, por nuk jemi greke dhe jemi patriote te thekur te cilen e katraguar historia.
    Republika Autonome e Korces eshte nje nga historite se si ortodokset shqiptare shmangen ekstremizmin grek dhe radikalizmin shqiptar nga shitja e tokave shqiptare fqinjeve.
    kjo eshte per te vjell, kush u ka zili patrioteve ortodoks shqiptar kjo eshte futja koti, shkrimi juaj zoteri ka tendenc te relativizoj ismail qemajlin dhe kjo eshte mjerane, duhet than troq qe ortodokeset shqiptar e ndihmuan greqin te okupoj toka shqiptare duke shpresuar se greket do sillen mir me ta per shkak fes se njejt por qe ju doli dredhte greket ben gjenocid mbita natyrisht nuk ishin te gjith ne at an dhe njejt ka ndodhur edhe me katoliket shqiptar qe dit e nat therrisnin italin, ka pasur edhe musliman shqiptar qe kan brohoritur rroft baba, por ama te relativizosh ismail qemajlin me autonomi kjo eshte fundi, dua te them se republika autonome ne kuader te kujt ishte se fjala autonome thot diqka pasi qe shteti shqiptar ende nuk ekzistonte pra repoblik autonome ne kuader te greqis frances apo kuj dreqi, kaq lokalist jeni ju po trojet tjera shqiptare ku mbeten, dhe per dionin tuaj me 1908 hasan prishtina me kryengritesit kosova hyri ne shkup dhe aty ishte ne plan te shpallej pavarsia e gjitha tokave shqiptare por nuk u be se fqinjet mezi prisnin qe te na gjuheshin pas shpine dersa ne luftonim kunder turkut dhe ket e ndjeu hasani i madh dhe nuk e beri ai deshi ne kordinim me turkun te shpall pavaresin, dhe kta fqinjet tan genocidial te gjithe jan ortodokse pra personalisht nuk u besoj as ortodokesve shqiptar se para nje greku serbi mqedoni ortodoks ju do vritni shqipratet e fes tjeter prandaj shkrimi juaj eshte veq se per te vjell asgje tjeter

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •