...si tha ore si tha...qe armiku yne kryesor eshte fukaralleku,borxhi publik dhe menyra si ti luftome ato....??? Po nuk e dinte AI qe shoku sali b-ja ,disa pak forumiste qe kemi kemi ne mes tene kane tjeter mejtim???
Nuk e di dinte AI qe eshte nje piktor i deshtuar ???!!!Ndoshta kane te drejte se kete takim AI nuk foli por ....pikturoi...!
Serbia e respektoi Kryeministrin e Shqipėrisė nė vitin 2014 mė pak se Esat Toptanin nė 1914
Kur nė shtator 1914 Esat Toptani shkoi nė kryeqytetin e pėrkohshėm tė Serbisė nė Nish (Serbia e kishte zhvendosur kryeqytetin nga Beogradi nė Nish pėr shkak tė luftės botėrore), ai u prit me nderime zyrtare si njė kryetar shteti. Nė stacionin e trenit tė Nishit, ku Esat Toptani mbėrriti nga Selaniku, ishte ngritur flamuri shqiptar. Gjithashtu, flamuri shqiptar u ngrit dhe nė sheshin para selisė sė qeverisė serbe, ku Esat Toptanit iu bė pritja zyrtare nga Kryeministri Pashiē i Serbisė, me bandė muzikore ushtarake dhe me rojė nderi. Serbia ia bėri kėto nderime Esat Toptanit se donte tė krijonte pėrshtypjen qė ai pėrfaqėsonte Shqipėrinė dhe kishte autoritetin e duhur pėr tė bėrė nė emėr tė shtetit shqiptar marrėveshjet e fshehta pėrkatėse. Se Toptani nė fakt ishte njė politikan i arratisur nga Shqipėria ku ishte akuzuar pėr rebelim ndaj pushtetit tė ligjshėm dhe tani kėrkonte mbėshtetjen ushtarake dhe financiare serbe pėr t’ u rikthyer nė Shqipėri ku tė merrte pushtetin me dhunė. Si shpėrblim Esat Toptani do ta shiste Shqipėrinė te Serbia. Duke e nderuar sa mė shumė Esat Toptanin, Serbia donte kėshtu qė t’ i krijonte legjitimitet atij si sundimtar i Shqipėrisė, ēka ishte nė interes tė Serbisė. Duke nderuar Esatin si sundimtar tė Shqipėrisė, Serbia nė fakt poshtėronte Shqipėrinė.
Nė rastin e vizitės sė Edi Ramės nė Beograd, Serbia kishte synimin e kundėrt, donte qė tė tregonte se po e poshtėronte sa mė shumė Kryeministrin e Shqipėrisė. Ndryshe nga Esati, Edi Rama shkoi nė Beograd nga Tirana, si Kryeministėr i Shqipėrisė, qė ngulmon prej kohėsh tė shkojė nė Beograd, jo pėr tė kėrkuar ndihmėn serbe pėr tė marrė pushtetin nė Shqipėri, por pėr arsye se nė traditėn e partisė qė ai drejton Beogradi ėshtė “Jerusalemi” politik. Duke poshtėruar Edi Ramėn gjatė vizitės nė Beograd, Serbia poshtėronte edhe Shqipėrinė tė cilėn fatkeqėsisht e pėrfaqėson Edi Rama sot. Mungesa e flamurit shqiptar nė aeroportin e Beogradit, nė momentin e arritjes sė Edi Ramės atje, ishte vetėm i pari ndėr poshtėrimet qė iu bėnė jo thjesht Kryeministrit Rama, por edhe Shqipėrisė. Ceremonia zyrtare e pritjes sė Kryeministrit Rama u mbajt nė sheshin para Pallatit “Serbia” (selia e qeverisė serbe), ku mbahen ceremonitė e pritjes sė shtetarėve tė lartė tė huaj qė vizitojnė Serbinė. Pėrreth sheshit gjendet njė varg shtyllash nė tė cilat me kėto raste ngrihet njė varg flamurėsh tė Serbisė dhe tė vendit nga i cili ėshtė vizitori, sipas rendit: njė flamur serb njė i vendit nga i cili vjen vizitori. Nė ceremoninė e sotme flamurėt mungonin nėpėr shtylla. Merret vesh, kjo ndodhi se serbėt kishin vendosur qė ta bėnin ceremoninė zyrtare pa flamurin shqiptar. Nė skaj tė sheshit ishte vetėm njė flamur i madh serb. Edi Rama gėnjeu paturpėsisht qė nė nisje tė fjalimit tė tij nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me Kryeministrin serb Vuēiē, kur tha: “Rastėsia e desh qė njė ditė pas kremtimit, nė mbarė Europėn, tė 25 vjetorit tė rėnies sė murit tė Berlinit, tė ngrihet sot nė Beograd, flamuri kombėtar i Shqipėrisė dhe tė nderojmė himnet e njėri-tjetrit, pėr tė parė njė takim mes kryeministrash tė dy vendeve tona pas 68 vitesh.”
Nė tė vėrtetė, flamuri shqiptar mungoi nė ceremoninė zyrtare tė pritjes ku u ekzekutuan hymnet e dy vendeve. Kur Edi Rama aktronte me dorėn nė zemėr, nė ndėrkohė qė ekzekutohej Hymni kombėtar shqiptar nė sheshin para Pallatit “Serbia”, ai nuk kishte pėrballė flamurin shqiptar por vetėm atė serb. Ky ishte poshtėrimi i dytė qė serbėt i bėnė Hymnit Kombėtar Shqiptar dhe flamurit kombėtar shqiptar, pas poshtėrimit qė i bėnė nė 14 tetor, me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Dihet se Hymni Kombėtar nė ceremonitė zyrtare, ekzekutohet vetėm nė prani tė flamurit tė vendit pėrkatės. Me mungesėn e flamurit shqiptar nė ceremoninė zyrtare shtetėrore nė Beograd, u poshtėruan njėherėsh Hymni Kombėtar Shqiptar dhe Flamuri Kombėtar Shqiptar. Pas ekzekutimit tė dy hymneve, nė momentin qė Edi Rama u pėrkul para flamurit tė Serbisė, qė mbahej nga roja e nderit, siē ėshtė rregulli nė ceremoni tė tilla, ai ende nuk kishte parė njė flamur shqiptar tė vendosur sipas protokollit tė vizitave tė tilla!
A mund tė besohet se ky Edi Rama i cili nuk ishte nė gjendje tė siguronte respektimin e protokollit tė vizitave tė tilla zyrtare, me praninė e flamurit shqiptar nė aeroport dhe nė vendin e ceremonisė zyrtare tė pritjes, dhe i cili pranoi tė marrė pjesė nė njė ceremoni zyrtare pritjeje ku mungonte flamuri shqiptar, mund tė thotė fjalė qė zenė vend pėr Kosovėn, apo tė shkojė nė Luginėn e Preshevės si Kryeministėr i Shqipėrisė? Sigurisht qė jo!
Kumtin e parė pėr Kosovėn Kryeministri Edi Rama e dha qė kur zbriti nė aeroport dhe i shtrėngoi dorėn drejtorit tė Zyrės pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė, Marko Djuriē, i cili jo mė kot ishte pėrzgjedhur si anėtar i dėrgatės serbe qė do ta priste Kryeministrin shqiptar nė aeroport. Zyra pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė ėshtė ngritur pėr tė treguar me njė simbolikė institucionale se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Duke i dhėnė dorėn Marko Djuriēit Edi Rama shprehu pėlqimin e tij qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė. Pasi Kryeministri Rama kishte shtrėnguar dorėn e Djuriē, ēdo deklaratė e tij pėr Kosovėn nuk mund tė ishte veēse hipokrizi e pastėr, retorikė e rrejshme.
Edi Rama, kishte shumė dėshirė qė me rastin e konferencės sė pėrbashkėt pėr media qė do tė kishte me Kryeministrin serb Vuēiē, t’ i shkėpuste kėtij njė deklaratė tė zbutur pėr akuzat qė i kishte bėrė Vuēiē mė parė, se Kryeministri shqiptar ishte organizator i aktit terrorist me dronin nė stadiumin e Beogradit, nė bashkėpunim me vėllain e tij, Olsin, i cili ishte ekzekutor. Prandaj Kryeministri Rama kishte ngarkuar gazetarin mė tė afėrt pranė tij, Sokol Ballėn e Top Channel qė t’ i bėnte Vuēiēit njė pyetje, e cila padyshim qė ishte formuar me shumė kujdes nga vetė Edi Rama: “Para disa javėsh, pas incidentit tė dronit, bėtė deklarata shumė tė ashpra dhe thatė ndėr tė tjera se hetimet do tė na surprizojnė. Zyra juaj e shtypit, u citua nga CNN se ishte pėrfshirė edhe vėllai i zotit Rama. Sot dukeni mė i qetė dhe folėt pėr njė fillim pragmatist pėr marrėdhėniet mes dy vendeve. Sė paku ēėshtjen e dronit e zgjidhėt?”
Ndryshe nga ē’ priste Edi Rama, Vuēiē, nuk nguroi qė tė pėrsėriste akuzat qė kishte bėrė, por duke thėnė se Serbia kishte vetėfrenim nė kėtė ēėshtje vetėm pėr arsye diplomatike: “E kam thėnė qė do tė befasohen shumė njerėz, por pėr shkak tė marrėdhėnieve tė mira dhe Europės kam dashur tė mos ndėrhyj, por dua tė them se kjo ēėshtja e dronit ka qenė e organizuar mirė. Disa ditė pėrpara kėsaj ngjarjeje kėtu kanė ardhur njerėz disa herė dhe natyrisht ata qė ndiqen nga organet kompetente pėr akte kriminale. Madje edhe UEFA e ka regjistruar 3-0 ndeshjen me Serbinė.”
Kur Vuēiē tha se dėrgimi i dronit ishte njė veprim i organizuar mirė, ai me kėtė praktikisht i pėrsėriti nė prani tė Edi Ramės akuzat pėr kėtė tė fundit dhe vėllain e tij si terroristė. Kjo kuptohet edhe nga ajo qė tha Vuēiē pėr njerėzit qė ndiqen nga organet kompetente serbe pėr aktet kriminale. Kėta njerėz janė Olsi Rama dhe Ismail Morinaj, sipas atyre qė kanė bėrė tė ditur autoritetet kompetente serbe dhe vetė Vuēiē, pas ndeshjes Serbi-Shqipėri. Pas tha kėto fjalė, Vuēiē, me mjeshtėri tė madhe diplomatike, edhe faktin qė Serbia nuk po arrin qė t’ i vėrtetojė dot akuzat pėr atentat terrorist me dron nė stadiumin e Beogradit, e paraqiti si njė favor qė po ia bėnte Shqipėrisė pėr shkaqe diplomatike. Nė kėtė pikė, Kryeministri Rama duhet tė kishte kėrkuar hetime ndėrkombėtare pėr dronin. Por ajo qė bėri Edi Rama ishte se ai gjeti rastin qė t’ ua bėjė me dije serbėve se ai ėshtė njeriu i tyre nė Tiranė, ėshtė “Esati” i ri, kur tha: “Gjithsesi, unė preferoj tė flas pėr basketbollin. Unė do ta vlerėsoja shumė nėse do tė kishim njė ndeshje nė Tiranė, ndėrmjet veteranėve tė skuadrės tonė kombėtare dhe ekipit kombėtar tė Serbisė. Unė do tė isha shumė i lumtur tė luaja me Serbinė dhe nėse Alkesandri do tė ishte i lumtur tė luante me Shqipėrinė do tė ishte njė ndeshje miqėsore fantastike. Dhe rezultati, do tė jetė e sigurt qė Serbia do tė fitonte. Jo vetėm prej tyre, por edhe sepse unė do tė luaja me ta.”
Pas asaj qė ndodhi nė 14 tetor nė ndeshjen Serbi-Shqipėri dhe reagimeve tė shtetarėve mė tė lartė serbė qė pasuan atė, Edi Rama gjen kurajėn esatiane qė tė thotė se ai ėndėrron qė tė luajė me Serbinė kundėr Shqipėrisė, nė njė ndeshje basketbolli! Nė tė folmen diplomatike, duke konsideruar ato qė kanė ndodhur sė fundmi mes dy vendeve, kjo ka kuptimin se ai Edi Rama do tė luajė pėr ngjyrat e Serbisė edhe nė politikė.
Nė fund tė konferencės pėr shtyp, Kryeministri serb nuk ia dha dorėn homologut shqiptar, si e kėrkon etiketa nė raste tė tilla, por vetėm sa i tregoi me dorė derėn se nga dilej, ēka nuk kishte kuptim tjetėr veē atij se po iu thoshte serbėve dhe botės, se e dėbova kėtė horr qė mė ngeli te dera e shtėpisė e donte tė hynte patjetėr brenda.
Edi Rama nuk u duk aspak i fyer nga poshtėrimet e njėpasnjėshme qė i bėnė serbėt, dhe qė janė tė parecedent nė analet e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, nė rastin e vizitave zyrtare. Kjo ndodhi se Edi Rama ėshtė i vetėdijshėm se serbėt nuk e kanė me tė personalisht, por me Shqipėrinė, me kombin shqiptar, me simbolet shtetėrore-kombėtare shqiptare. Nė takimet me dyer tė mbyllura, Vuēiē me siguri qė ėshtė sjellė shumė mė ndryshe me Edi Ramėn, nė mėnyrė shumė miqėsore. Tani e tutje Edi nuk ėshtė mė Edi por Esati.
Kastriot Myftaraj
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Fjalimi i Rames ishte nje fjalim turpshem qe e beri per te kenaqur nacionalistet, te nxise ndjenjen e ekzaltimit te Kosovaret, te fitoje simpatine e gjere te shqiptareve ne rajonet etnike. Nje fjalim i turpshem se s'mund te shkosh te shkosh ne Serbi me ndermjetesimin e Kancelares Gjermane dhe te Brukselit dhe ta perdoresh konferencen si fushe futbolli. Nuk mundet te shkosh nga njera ane duke thene qe po shkoj te hap nje epoke te re marredhenie me Serbet, dhe nga ana tjeter sa shkel aty perfiton te besh nacionalistin ne mes te Beogradit. Nje lider kur shkon per vizite ne nje vend si Serbia , duhet ne radhe ti ule tensionet dhe jo ti shtoje ato.. Shqiperia nuk e ka problemin me Serbine, Shqiperia nuk eshte Kosova. Shqiperia eshte nje shtet qe eshte krijuar ne 28 Nentor 1912 dhe Kosova e pavarur 17 shkurt 2008. Kryeministri eshte aty me shume per nteresat e Shqiperise se per interesat Kosoves. Nese ai e ben kete per te dyten duker prishur te parin, eshte gabim politik ne dem tone dhe qe mund te na kushtoje edhe mbeshtetjen e Merkelit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 11-11-2014 mė 03:51
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Gazetarja e njohur e politikės Elona Meēo ka qenė mjaft e nervozuar pas incidentit mes dy kreyministrave shqiptar e serb nė Beograd. Ajo e quan atė njė masturbim nė emėr tė turmave pėrkatėse. Ja se ēfarė shkruan Meēo nė profilin e saj nė facebook"
"Udhėheqėsit qė duan vėrtet tė bashkėpunojnė, sillen si kėta dy presidentėt nė link (Bill Clinton dhe Boris Yeltsin, 1993).
Politikanėt qė duan vetėm t'ia dhjesin njėri- tjetrit, qė tė kėnaqin turmat pėrkatėse me masturbimin pėrkatės, sillen si Edi Rama dhe Aleksandar Vučić.
p.s. ndjesė pėr krahasimin e pakrahasueshėm, por kėshtu erdhėn rrethanat".
Lapsi.al
paqen, e sjell vetem drejtsia
"...ēudi, qe te gjithe gazetaret tane analizojne politiken e jashme shqiptare (analizojne = llafosin,politiken=eskursionet) pa mare parasysh kendveshtrimin e LSI-se dhe deklaratat e Krietarit te Parlamentit Shqiptar.Pa Krietarin shoku Rama nuk eshte me ne pushtet dhe xhaxhi Sali,me perqindje me te ulet ,ne opozite ".
Nga koha e Enverit edhe ne gazetaret shqiptare nuk ka ndryshuar asgje,nuk perdorin me terminologjine agjent o poliagjent per te deklasuar armikun e llogores...,por e rendesishmja eshte mos flitet per njerezit e ndershem o per te miren e vendit (mjafton qe mos kete shembuj dhe ide).Edhe me kete vizite do ta shtyne javen pastaj fillojme prape nga e para qe nuk eshte as vendnumuro por gjithmone mbrapakthehu.
Verjani titullin temes: "Takim mes dy kryeministrash primitive."
paqen, e sjell vetem drejtsia
Kam disa pyetje te paqarta, por dua pergjigje pa ironira apo ofendime, thjesht per te kuptuar dhe per tu sqaruar...flm.
1. Cfare vlere kishte vajtja e Ed Rames ne Beograd?
2. A ngjan kjo vizite si ajo e Enverit ne Rusi?
3. A kishte te drejte te fliste ne emer te Kosoves (apo per Kosoven)?
...kur ne nje emision shume dite me pare nje politikan kosovar (qe s'ja mbaj mend emrin) tha se nese Ed Rama do flas per Kosoven do bej gabimin me te madh dhe pikerisht do krijohen konflikte me Serbine, pasi ne (kosovaret) kemi politikanet dhe shtetin tone...dhe kjo do perkeqesoj me tej situaten...
4. A mund te thuash qe populli yt eshte i varfer, kur vete je i pasur dhe nuk e njeh fare varferine? A nuk duket si hipokrizi?
5. A mund ta bente kushdo kete lloj vizite?
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Nuk mendoj se ishte nje fjalim i turpshem dhe per me teper nacionalist por ishte pershkrim i aktualitetit ne rajon. Nuk e kuptoj pse duhet te pakten ne Shqiptaret te flasim ne kete menyre.
Ti mendon se Rama ato qe ka thene nuk i ka konsultuar me fuqite e medha? E thote mire Malsori, nuk jemi dhe nuk kemi luksin te veprojme sipas qejfit tone.
Gjithashtu ne lidhje me Kosoven sigurisht qe ka te drejte te flase per sa kohe perbehet nga shumice popullsie Shqiptare. Dhe nuk e di e mban mend apo jo, por eshte miratuar nga parlamenti yne qe ne kohe te Sales ne qeveri qe ne cdo takim bilateral me vende te tjera duhej te lobohej per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Dhe Rama per me teper tregoi se kur te vije ai ne Shqiperi mund te thote cte doje dhe nuk do merret per provokim pasi nuk jemi ne qe jetojme me te shkuaren, por ata.
Rama shkoi ne Serbi me detyrim percaktim nga fuqite e medha dhe fjalimi eshte pergatitur per ti thene Serbise se nuk jane me ata shteti lokomotive i Ballkanit por koherat kane ndryshuar dhe ne kete moment te caktuar, jane Shqiptaret qe do i drejtojne proceset e negociimit dhe integrimit per gjithe ballkanin (duke qene se kane minoritete ne shumicen e vendeve ballkanike).
Rama mund te kete shume gabime ne politiken e brendshme, por ne ate te jashtme, Shqiperia nuk eshte pare kurre me kaq seriozitet sa shihet sot nga vendet fqinje dhe ato Europiane.
Mendoj se per politiken e jashtme, duke i paraprire me sloganin "0 probleme me fqinjet" (per ta lexuar Europa) dhe duke vazhduar me "reciprocitetin" (per ta kuptuar fqinjet) e ka ngritur prezantimin e Shqiperise ne nje nivel tjeter ne syte e fqinjeve dhe te Europes.
Duke pasur parasysh qe Rama e ka fiksim politiken e imazhit apo fasadave mendoj se ka per te shkelqyer ne politiken e jashtme.
Problem do mbetet politika e brendshme pasi nuk mbushet barku me show dhe fasada. Per kete jam skeptik dhe dua te shoh se ku do dale.
When pleasure remains, does it remain a pleasure?
Krijoni Kontakt