Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Qytetari në News24: Një vajzë vdiq se polici më vonoi teksa e transportoja në urgjencë

    NGA SPARTAK KOKA

    Qytetari në News24: Një vajzë vdiq se polici më vonoi teksa e transportoja në urgjencëTIRANE-Një qytetar denoncon sjelljen joprofesionale të Policisë Rrugore të Kavajës, e cila sipas tij, u bë një shkak më shumë, që një vajzë 17 vjecare me iniciale R.M, të ndërronte jetë. 50 vjeçari Qani Kapllani rrëfen për News24 se ishte duke transportuar vajzën për në spital, kur polici rrugor e ndaloi në rrugë dhe e vonoi për 15 minuta, për shkak se makinës i kishte mbaruar afati i kolaudimit.

    Por nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

    Denoncimi
    Qani Kapllani një shtetas nga Rrogozhina denoncon në News24 veprimet abuzive të policisë rrrugore Kavajë, të cilat rezultuan me pasoja fatale. 50 vjecari shpjegon me datën 24 tetor, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, punonjësi i Policisë Rrugore i ka bllokuar për 15 minuta makinën me të cilën ai po transportonte me urgjencë për në spital një 17 vjecare, që kishte pirë fostoksinë. Sipas Kapllanit punonjësi i policisë ka demonstruar veprime jo profesionale dhe mungesë të theksuar të etikës njerëzore, dhe thekson se vonesa e shkaktuar prej tij, ishte një nga shkaqet për vdekjen e shtetases me incialet R.M.

    Emri:  97069_2.jpg

Shikime: 1187

Madhësia:  64.7 KB
    Ne foto Qani Kapllani

    U nisa me një urgjence pasi një vajze 17 vjece piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë. Ngjarja ka ndodhur më datën 24 tetor. Unë quhem Qani Kapllani. Makina me të cilën udhëtoja ishte me targe AA 216 CY. Makina nuk ishte e imja, ishte e një kusheriri tim, e mora për shpejtësi, më doli policia para në Kavajë, i thashë kam urgjencë. Më tha me jep letrat zotëri, dhe pasi pa letrat me tha ka mbaruar kolaudimi prej gati dy javësh. I thashë policit: Mbaj letrat zoteri të shkoj të coj urgjencën dhe të kthehem sërish, me tha: “Rri rri mos luaj se po ike unë të bllokoj”. Qëndrova deri sa përfundoj punë, shkuam në spital, vajza vdiq.

    Por nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

    “Pasi u ktheva e takova sërish dhe i thashë që: “Faleminderit shumë për vonesën, vajza vdiq nga vonesa”. Më tha: “nuk prish punë”, madje dhe më goditi, dy policet e tjerë që ishin me të, më kapën ne mes te rruges dhe e spostuan. Vonesa qe më bëri ishte gati 15 minuta vajza mund të shpëtonte në rast se nuk do më bllokonte polic”.

    Policia e Kavajes
    “Pas interesimit në policinë e Kavajës në mësuam se më datë 24.10.2014, ora 08.00, në oborrin e shkollës “Haxhi Qehaj “Rrogozhinë nxënësja e vitit të tretë shtetasja me incialet R.M 17 vjec kishte konsumuar një tablet me fostoksinë dhe disa orë më vonë gjeti vdekjen në Spitalin Nënë tereza Tiranë. Rreth pretendimeve të shtetasit Qani Kaplani burime nga policia e Kavajës shprehen se nuk janë në dijeni.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Nuk te falin Policat e Rilindjes ore, edhe kur je duke dhene shpirt ne makine. Te ndalojne e te vene gjobe ne vajtje ne urgjence, te rrahin e te tallin kur kthehesh nga urgjenca.

    Por kur qytetareve u ckermitet dhe kercenon vete kryeministri, cfare pret nga vartesit e tij te bejne?!

    Albo

  3. #3
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Ku do e coje shpirtin ai palo polic? Sa cnjerezor jane, te mendosh qe i kan marr nga rruga i kan veshur me uniforme ckan qene coban e te pa shkolle, rrugac e legena. Ska shtet ne Shqiperi jo! Ne Shqiperi keshtu ka qene, e keshtu do ngelet per disa breza fatkeqsisht.

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Bëri përgjegjëse policinë për vdekjen e një vajze, 50-vjeçari arrestohet për deklarim të rremë

    Policia ka arreatuar Qani Kapllanin, i cili deklaroi publikisht se një vajzë 17-vjeçare kishte vdekur, pasi një punonjës i Policisë Rrugore e kishte vonuar atë teksa e çonte në urgjencë.

    Sipas policisë, 50-vjeçari ka dhënë dëshmi të rremë.

    Ndaj ai është arrestuar nga Policia e Kavajës.

    Duket e çuditshme në fakt, që ai të dilte dhe të bënte një akuzë publike ndaj policisë dhe të gënjente, duke qenë se ajo do të verifikohej.

    “Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta deklarimet e shtetasit Qani Kapllani, gjatë prononcimit të dhënë në një media sot, i cili pretendonte se teksa ka transportuar një shtetase të vetëhelmuar është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke i sjellë vonesa në transportimin e saj në drejtim të spitalit.

    Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi denoncues ka gënjyer publikisht në lidhje me faktet e ndëshkimit të tij nga shërbimi i Policisë Rrugore.

    Vajza e vetëhelmuar në orët e mëngjesit të datës 24.10.2014 është transportuar në spital nga Rrogozhina me anë të një mjeti autoambulancë dhe jo me mjetin e këtij shtetasi. Asnjë patrullë e Policisë Rrugore nuk e ka ndaluar ambulancën gjatë transportimit të vajzës së vetëhelmuar.

    Shtetasi Qani Kapllani është ndaluar dhe kontrolluar gjatë drejtimit të mjetit me targë AA216CY, i cili është në pronësi të shtetasit B.Kapllani, për mospërdorim të sistemit të ndriçimit të mjetit të tij dhe për mospajisje të mjetit me policë sigurimi.

    Ndalimi dhe ndëshkimi i tij ka ndodhur në orën 18:50 të mbrëmjes në unazën jugore të qytetit të Kavajës, e konfirmuar kjo nga sistemi E-GJOBA.

    Strukturat e Policisë së Shtetit të Komisariati Kavajë po administrojnë provat dhe deklarimet e shtetasve dhe mësueses që ka transportuar nxënësen e vetëhelmuar për të dokumentuar të gjithë ngjarjen.

    Ndërkohë po kryhen veprimet procedurale dhe ndaj shtetasit Qani Kapllani, lidhur me deklarimet e rreme të bëra prej tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

    Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2014 më 12:10
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin

    Pra qytetaret qe guxojne te flasin per mediat, Qeveria e Rilindjes i fut ne burg?

    Edhe sikur qytetari te kete genjyer ne prononcimet e tij per mediat, cili eshte ai ligj qe thote qe qytetari nuk paska te drejten e fjales ne Republiken e Shqiperise?

    Te kesh te drejten e fjales do te thote te gezosh mbrojtjen e ligjit edhe te genjesh, edhe te mendosh e te shprehesh ndryshe nga te tjeret.

    Po Qeveria e Rilindjes, e mbushur me pinjollet e baballareve komuniste, nuk lejon qe njerezit te aplikojne te drejtat e tyre.

    Kush guxon te flasi keq per Qeverine, e ka vendin ne burg?

    Nuk benin baballaret e tyre te njejten gje nen komunizem?

    O Policia e Rilindjes,

    Arrestoni edhe te gjithe qytetaret e gazetaret e vendit qe shprehin mendimet e tyre neper gazeta e televizione kunder Qeverise! E keshtu do na bien veshet ne rehat, e punet do te na shkojne vaj...

    Albo

  6. #6

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Padia e rreme eshte krim kudo. lirine e fjales nuk e kuptuar sic duhet. Ai po akuzon direkt nje person qe ka shkatuar vdekjen e vajzes plus qe e kane rrahur.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    E po mjaft me keto komente kot me kot
    dhe ti se po e humbet seriozitetin fare. Po katandisej si Mexhiti i muslimaneve te forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga WesternBlot : 30-10-2014 më 13:15

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Padia e rreme eshte krim kudo. lirine e fjales nuk e kuptuar sic duhet. Ai po akuzon direkt nje person qe ka shkatuar vdekjen e vajzes plus qe e kane rrahur.
    O rilindasi i NYC,

    Thuaj #1: Qytetari nuk "paditi" njeri, doli para kamerave te televizionit dhe rrefeu ate qe i ndodhi. Te paditesh njeri do te thote ti drejtohesh Policise apo Prokurorise e te besh nje padi te rreme ndaj dikujt.

    Thuaj #2: Asnje qytetar ne boten e qyteteruar nuk futet ne burg se genjen apo ka nje reagim kunder qeverise se tij. E ka emrin liri e fjales dhe e gezojne te gjithe njerezit. Si ata qe thone te verteten, edhe ata qe genjejne.

    Thuaj #3: Kjo eshte shkelje me kembe e Kushtetutes se Shqiperise dhe lirive te qytetareve: nuk eshte detyra e Policise qe te arrestoje qytetaret, eshte Prokuroria ajo qe heton dhe pret flet arresti ndaj qytetareve te saj. Policia vetem zbaton urdhrat e Prokurorise e Gjykatave te vendit. Vetem vendet me shtete policore u hedhin hekurat qytetareve te tyre se keshtu i do qejfi ministrit apo policit, pa pyetur prokurori e ligje.

    Thuaj #4: Nese eshte e vertete qe qytetari genjeu, mjaftonte nje pergenjeshtrim i Ministrise se Brendshme per mediat. Filan qytetar genjeu dhe keshtu rrodhen ngjarjet. Por kur ke te besh me bij komunistash e bllokmenesh qe terrorizuan nje popull per 50 vjet, nuk mjafton pergenjeshtrimi, duhet qe ata qe nuk na e duan Qeverine e Rilindjes t'i fusim ne burg e ti zeme me hu!

    Mesoi keto gjera ne forum, se gjithe ato vite qe ke ne Amerike, nuk ke mesuar ndonje gje. Ky e ka emrin shtet policor dhe brutalitet ndaj jetes e lirive te qytetareve te atij vendi.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Fjalet e tij me duken te trilluara.. Nuk ka njeri qe kur i thua me vdiq cupa te te pergjigjet ne ate menyre dhe ta rrihte. Nuk ka kuptim. Edhe pse policat nuk shquhen per inteligjence, miresjellje, e humanizem, asnje nuk do arrinte te tallej me femijen e vdekur te dikujt.
    Mjere ajo qe iku!
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Fjalet e tij me duken te trilluara.. Nuk ka njeri qe kur i thua me vdiq cupa te te pergjigjet ne ate menyre dhe ta rrihte. Nuk ka kuptim. Edhe pse policat nuk shquhen per inteligjence, miresjellje, e humanizem, asnje nuk do arrinte te tallej me femijen e vdekur te dikujt.
    Mjere ajo qe iku!
    Nuk thote gjekundi qe ishte vajza e tij.

    U nisa me një urgjence pasi një vajze 17 vjece piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •