Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Vizita e Papës, PD: Vëllai i Velisë fitoi 394 mln lekë pa garë

    Vizita e Papës, PD: Vëllai i Velisë fitoi tenderin 394 mln lekë Qeveria: Dolët kundër organizimit

    “Opozita të dalë nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend”

    Akuza
    394 milionë lekë janë prokuruar nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa garë, për interes të Erion Veliajt. EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilin kujdeset vëllai i tij
    Reagimi
    Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Françeskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë

    Artemisa Hoxha

    papaPas më shumë se një muaji që nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë, forcat politike në vend kanë replikuar në lidhje me shpenzimet dhe akordimet e fondeve nga institucione të caktuara. Por, përtej akuzave, Partia Demokratike i ka konsideruar një skandal të madh përfitimet që, sipas saj, ka marrë vëllai i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, nga tenderët që janë dhënë për organizimin e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri. Sipas kampit opozitar që denoncoi dje shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, duke akuzuar për tenderim të drejtpërdrejtë për kompaninë EAG, që ka një adresë me të vëllain e ministrit Erion Veliaj. “EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilin kujdeset vëllai i tij. Këto dokumente që kemi këtu të lëshuara nga QKR, dëshmojnë se në një moment të historikut të tyre, kompania GOGEL, e cila ligjërisht zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë, ka të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë, të njëjtën shkallë, të njëjtin apartament me kompaninë EAG, fituese e tenderit”, tha dje deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Duke u ndalur në shifra konkrete, deputeti demokrat u shpreh se “PD-ja e denoncon këtë rast të pastër korruptiv dhe bëjmë me dije se në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit edhe me vizitën e Papa Françeskut”. Por nga ana e saj, Kryeministria i konsideron thashetheme provinciale të bëra nga demokratët. Teksa i bën thirrje asaj që të rikthehet në Parlament, Kryeministria shprehet e gatshme për të debatuar me opozitën në lidhje me sfidat reale që e presin Shqipërinë. “Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Françeskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave false; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës. Është koha që opozita të dalë nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë. Por beteja mes akuzave politike ka vijuar edhe më tej nga ana e Partisë Demokratike. Reagimin e Kryeministrisë selia blu e ka konsideruar një sulm ndaj akuzave që tregojnë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. “Përballë fakteve të rënda e komprometuese, që tregojnë korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me pushtetin, Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë opozitën. Sulmi i Edi Ramës ndaj opozitës nuk sjell asnjë dobi publike dhe aspak transparencë, në lidhje me faktet e denoncuara nga Partia Demokratike sot. 394 milionë lekë janë prokuruar nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa garë, për interes të Erion Veliajt. Është fakt që kompania që ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut, kishte vetëm pak muaj që ishte krijuar, dhe nuk plotëson asnjë prej kushteve teknike”, thuhet në reagimin PD-së. Akuzat për përfitimin e qeverisë nga ardhja e Papa Françeskut shkuan edhe më tej, teksa selia blu akuzoi Kryeministrin e vendit për pasurim të tij dhe mosreagim pas përfshirjes në skandale të ministrave të tij. “Edi Rama dhe zyrtarët e tij gjetën rastin të pasurohen financiarisht. Këto janë faktet. Edi Rama premtoi se do të reagonte kur ministrat përfshihen në skandale, por mbrojtja që po i bën sot korrupsionit e bën atë dy herë përgjegjës. Sot dëshmoi se në këtë aferë ka dhe ai pjesën e tij”, thuhet në reagimin e PD-së.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vizita e Papës, PD: Vëllai i Velisë fitoi 394 mln lekë pa garë

    Tenderi për vizitën e Papës, PD vijon akuzat për klientelizëm të qeverisë



    Tiranë- Partia Demokratike denoncoi sërish sot tenderin 394 milionë lekë për vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri.
    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Grida Duma, publikoi detaje të tjera, që sipas demokratëve vërtetojnë skemën e ngritur nga Ministri Erion Veliaj për të përfituar nga paratë e taksapaguesve.
    Deklarata e plotë
    Afera 394 milionë lekëshe për interesat e qeveritarëve është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe procedurës.
    Paratë i jepen përfaqësuesit të Ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, cka do të thotë shpenzohet i gjithë fondi limit.Nuk kursehet asgjë nga taksat e qytetarëve.
    Paratë i jepen klientelës qeveritare në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike. Kompania 8 mujoreshe e Veliajt nuk paraqet dot as bilancin e vitit të shkuar dhe nuk e ka as në objektin e saj dekorimin e qytetit.
    E gjitha kjo bëhet pa asnjë droje, as nga ana formale, përfituesi nuk bën kujdes të fshehë adresën e zyrës, që është i njëjti apartament me kompaninë e vëllait të Erion Veliajt.
    Po një analizë e kujdeshme, të con në përfundimin se kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur enkas për të përfituar, për t’u pasuruar shpejt e shpejt.
    Personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha. Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka punuar në Kryeministri në ngritjen e websiteve.
    Ka kaluar provat e besnikërisë ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n.
    Ndërsa vendi është në terror burgosje për dëme dhjetëmijë lekëshe, një kompani e Veliajt merr 394 milion me një dorë për zbukurime. Ja për cfarë përdoren taksat e shqiptarëve, për pasurim dhe për karrierë, nën drejtimin e Ministrit, me mbrojtjen e Kryeministrit.
    Ky është pushteti dhe interesat që ndjek kasta e Ramës, teksa vendi është zhytur në varfëri, papunësia ka arritur kulmin, cmimet janë rritur, taksat shtohen, dhe e ardhmja me këtë qeveri është e errët e pashpresë.

    ORA NEWS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •