Të dy federatat e futbollit, serbë dhe shqiptarë, mund të përjashtohen nga kualifikueset e Euro 2016 pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku tifozët serbë ushtruan dhunë mbi furbollistët e kombëtares shqiptare. Kështu shkruan gazeta spanjolle AS.
Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, anglezit Martin Atkinson dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.. Por vendimi zyrtar nga UEFA do të merret më 23 tetor.
“Ajo që ka ndodhur nuk është e pranueshme, është diçka që nuk ka justifikim apo arsye,” tha presidenti i UEFA-s. Për herë të parë në gjashtë muajt e fundit Platini dhe Blater kanë rënë dakord për diçka të tillë.
Duke mbyllur shkrimin, gazeta madrilene AS, shkruan se ndëshkimet për këtë rast nga UEFA do të jenë të rënda dhe shembullore.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt