Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Furnizimi me ujë, 67% e ujit të prodhuar humbet në rrjet

    Haxhinasto: 67% e ujit të prodhuar humbet

    Ujësjellësit

    Haxhinasto“Rreth 20% e popullsisë akoma nuk shërbehet me ujë të pijshëm dhe me sistem kanalizimesh”, deklaroi ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në ditën e bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Pasi falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e dhënë këtij sektori, që ka marrë 30% të financimeve, Haxhinasto u shpreh se tri janë sfidat kryesore. “Sot rreth 67% e ujit të prodhuar humbet, i klasifikuar si humbje teknike, një shifër jashtëzakonisht shumë e lartë. Duke pasur parasysh edhe mesataren e nivelit të faturimit për pjesën e cila dërgohet te qytetarët për t’u paguar që është rreth 80% do të shikojmë se niveli i humbjeve është pak më i lartë, pra ne rikuperojmë ¼ e ujit të prodhuar”, deklaroi Haxhinasto. Një sfidë tjetër shumë e madhe, sipas tij, është edhe konsumi i energjisë. “Sot ne harxhojmë në të gjithë vendin 1.8 miliardë lekë të reja për faturat e energjisë në sistem. Ndonëse Shqipëria është një vend me 2/3 e territorit të saj malore, 60% e ujit që shkon te qytetari ka ngritje mekanike, që do të thotë që ne nuk kemi shfrytëzuar as atë avantazh të madh të pjerrësisë natyrore që ka vendi nga lindja drejt perëndimit ku është koncentrimi më i madh i popullsisë”, tha Haxhinasto. Një element tjetër shumë i rëndësishëm që na çon drejt qëndrueshmërisë së sistemit, është menaxhimi, cilësitë dhe kapacitetet e njerëzve të këtij sektori. “Shumë është investuar për asistencë teknike, për rritjen e kapaciteteve profesionale të drejtuesve, të punonjësve të sistemit, por jemi përsëri larg”, tha Haxhinasto.

    SHQIP

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Furnizimi me ujë, 67% e ujit të prodhuar humbet në rrjet

    Sa qe Berisha ne pushtet e pat pru ujtin 24 ore ne dite, bile pat premtu se po ta merte edhe nje 4 vjecar tjeter pushtetin ka pas me e pru ujin e gazum. Sa e moren Socialistet e sabotun rrjetin
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Furnizimi me ujë, 67% e ujit të prodhuar humbet në rrjet

    Citim Postuar më parë nga Unlimited Lexo Postimin
    Sa qe Berisha ne pushtet e pat pru ujtin 24 ore ne dite, bile pat premtu se po ta merte edhe nje 4 vjecar tjeter pushtetin ka pas me e pru ujin e gazum. Sa e moren Socialistet e sabotun rrjetin
    Askush nuk ben me faj qeverine e Berishes apo qeverine e Rames. Ky eshte nje problem i vjeter ne Shqiperi. Por te pakten tani ministri e pranon me plot goje problemin. Dallimi i vetem mes dy qeverive eshte qe qeveria e Berishes investonte ne shkolla, rruge e ujesjellesa, kurse qeveria e Rames investon ne rritje taksash, cmimesh dhe hedhje ne ere me tritol ndertimeve pa leje.

    Nje vit ne pushtet e nuk kane bere nje investim te vetem ne infrastrukturen shqiptare qe te permiresojne jeten e qytetareve te atij vendi.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •