Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?

    Ismail Morina lëshoi “ Shqipërinq e Madhe” mbi Beograd,mediat serbe: Në stadium u komandua nga Olsi Rama

    Emri:  droni-me-flamur-640x356.jpg

Shikime: 2014

Madhësia:  30.0 KB

    Beograd –Mediat serbe duket se kanë gjetur “atentatorin” që ngriti të martën e kaluar në Beograd dronin fluturues me banerin ku shfaqeshin Ismail Qemali dhe Isa Boletini, duke rrethuar hartën e Shqipërisë Etnike.
    Sipas portalit Kurir, autori është shqiptari Ismail Morina, një 32-vjeçar që jeton në Itali. Sipas saj, Morina e komandonte dronin nga jashtë stadiumit, përkatësisht në sheshin e Kishës së Engjëllit Gabriel.
    Kurir pretendon se Morina ka hyrë në Serbi më 11 tetor me makinë me targa italiane me pretendimin se po shkonte për alpinizëm, ndërkohë që është larguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
    Megjithatë, policia serbe e ka lokalizuar dhe ka kërkuar ndihmën e Interpolit për arrestimin e tij.
    Kurir vazhdon gjithashtu të këmbëngulë në përfshirjen e vëllait të kryeministrit, Edi Rama, në ngjarje, duke raportuar se Morina dhe Olsi Rama njiheshin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin planifikuar bashkë të kryenin veprimit provokues.
    Ndërkohë, po sipas Kurir, natën e ndeshjes, Serbia ra pre e një prej sulmeve më të rënda të hakersave të internetit, duke bllokuar serverat e pjesës më të madhe të agjencive informative në vend.
    Sipas Presidentit të Shoqatës së Sigurisë së Informacionit në Serbi, Zoran Zivkoviç, sulmi zgjati disa orë, duke filluar nga ora 21:30, duke shkaktuar një dëm prej 100 mijë dollarësh në orë.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Mediat serbe: Ja shqiptari që komandoi dronin me 'Iphone’, plani me Olsi Ramën

    Mediat serbe: Ja shqiptari që komandoi dronin me SERBI- Serbia thotë se ka zbuluar dhe ka shpallur në kërkim njeriun që ngriti një flamur me simbole shqiptare mbi stadiumin Partizani të martën në mbrëmje. Mediat serbe shkruajnë se është identifikuar personi që ngriti me dron flamurin e “Shqipërisë së madhe” mbrëmjen e se martës në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas mediave serbe ai është 32 -vjeçari Ismail Morinaj.

    Morinaj sipas të përditshmes serbe ‘Kurir’ merret kryesisht me alpinizëm dhe sportin e ngjitjes. Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet serbe, gazeta bën të ditur se Morinaj ka hyrë në Serbi në 11 tetor 2014 me një makinë me targa italiane dhe ka qëndruar në një hotel pranë stadiumit “Partizani”, ku është regjistruar me një kartë identiteti italiane. Menjëherë pas aktit që nxehu gjakrat në stadium, Morina është larguar nga Serbia ndërsa autoritetet e këtij vendi kërkojnë ndihmën e Interpolit për kapjen e tij.

    Dyshohet se ai ka vënë në lëvizje dronin përmes një programi që është instaluar më parë në iPhone. Deri më sot serbët kishin deklaruar se dronin e ngriti vëllia i kryeministrit, por sot gazeta serbe bën një hap prapa kur shkruan se Morinaj dhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama kanë njohje dhe së bashku kishin planifikuar ngritjen e banerit me përmbajtje patriotike në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
    Sipas gazetës, Olsi Rama, ka marrë kontrollin e dronit të Morinajt, përmes një programi të instaluar në Iphone.

    (a.n/News24/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Serbët urdhër-arresti për shqiptarin që ngriti flamurin



    BEOGRAD - Thuajse një javë nga valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit, policia serbe thotë se ka identifikuar personin që telekomandoi dronin ku ishte vendosur flamuri në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.

    Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për shqiptarin 32-vjeçar Ismail Morina për të cilin thuhet se është lëshuar urdhër-arresti, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.

    “Kurir” thotë se shqiptari mbërriti në Beograd më 11 tetor, dhe sikurse nuk lejohej futja e tifozëve shqiptarë në Serbi, personi që dyshohet se ka ngritur dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, ka kaluar për në territorin serb pasi ishte me dokumente dhe me makinë me targa italiane.

    Ismail Morina, sipas mediave serbe, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”.

    Emri:  141500.jpg

Shikime: 2148

Madhësia:  113.6 KB

    Foto e shkeputur nga video, ku Ismail Morina shfaqet ne hotelin prane stadiumit, pas pergatit flamurin e Shqiperise se Madhe qe ngriti mbi stadiumin e Beogradit)

    Mediat serbe thonë se shqiptari Islamil Morina është i specializuar në alpinizëm dhe se njihet prej kohësh me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama. Ishin po mediat serbe të cilat akuzuan më herët se ishte Olsi Rama ai që telekomandoi dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, nga tribuna VIP e stadiumit “Partizani”, ku ai dhe shqiptarët e paktë të akredituar nga FSHF ndoqën Live ndeshjen.

    Ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e shqiptarit të kërkuar nga policia serbe, nuk dihet se mbi ç’baza e argumente ligjorë, Serbia i ka kërkuar Interpolit arrestimin e Ismail Morinës. Kjo pasi, Interpol nuk mund të bëjë arrestime mbi baza fetare, apo nacionaliste dhe nuk pranon çdo lloj kërkese.

    Emri:  141509.jpg

Shikime: 1356

Madhësia:  12.9 KB

    (Ne foto: Tifozi i kuqezinjve ne ndeshjen e Shqiperise me Sllovenine teksa eshte ngjitur mbi rrjeten qe ndan pjesen e tifozeve nga fusha)


    Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit Serbi-Shqipëri, nëse ndodhet në vendin tonë ai nuk mund të arrestohet për llogari të Beogradit. Por ndryshe është për Italinë. Nëse 32-vjeçari shqiptar ndodhet pranë familjes së tij në Itali ku edhe jeton prej vitesh, ai mund të arrestohet dhe ekstradohet drejt Serbisë, për shkak se mes dy vendeve ka marrëveshje ekstradimi.

    Emri:  141510.jpg

Shikime: 1366

Madhësia:  69.0 KB

    (Ne foto: Profili zyrtar i Ismail Morines ne Facebook...ku ka postuar videon qe pergatit flamurin ne hotelin prane stadiumit dhe shkruan "Bac u kry")

    Shqiptarja.com publikoi e para videon e shqiptarit më 15 tetor, sot iu zbulua identiteti
    Sakaq, burime për Shqiptarja.com thonë se Ismail Morina është pikërisht personi që përmes një video u shfaq teksa përgatiste flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe nga dhoma e një hoteli. Kjo video u publikua për herë të parë nga Shqiptarja.com vetëm një ditë pas ndeshjes së 14 Tetorit dhe incidenteve që e shoqëruan atë. Por në atë kohë, ende nuk ishte zbuluar identiteti i tij. Emri i tij eshte bere i ditur vetem sot nga mediat serbe te cilat akuzojne Ismail Morinen per ngritjen e flamurit kuqezi te telekomanduar permes dronit.

    Shqiptarja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    eshte nje intrige e bukur e sherbimeve sekrete serbe, per te rritur mbeshtetjen politike per zgjedhjet e ardheshme politike, por dyshoj se mos jane dhe keta politikanet tane ne te njejten vorbull per tu dukur si nacionalist dhe per te harruar hesapet e tritolit, bankes shqiptare, santos, hashashit, e shume e shume cudirave te tjera. nuk kalon java po nuk ndodhi ndonje reprezalje.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Pershendes Albon.....


  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Gënjeshtër me bisht, sepse flamurin e ngritën serbët. Nuk fshihet realiteti me lojëra fëmijësh. Kujtojnë të shkretët s(k)llavë se do gënjehet bota e qytetëruar prej marrëzive serbe.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Ata qe e kane bere kane qene shume te kujdesshem.Aty paraqiten zonat ku jetojne Shqiptare dhe duke shfrytezuar sfondin e kuq eshte vendosur Shqipja dykrenare per te dhene idene e flamurit.Ismail Qemali dhe Isa Boletini si simbole te krenarise kombetare dhe per te zhdukur keqkuptimet e nje harte te Shqiperise se Madhe eshte vene dhe shkrimi Authochtonus pra troje ku gjithmone kane jetuar Shqiptare.Ky eshte interpretimi yne dhe e verteta.Serbet ne te vertete i cmendi flamuri kuqezi ne mes te beogradit qe aq shume u perpoqen te mos dukej,per te bere viktimen filluan e thane ja projekti Shqiptar i Shqiperise se madhe.Serbet,greket,malazezet apo maqedonsit duhet te fillojne ti hapin rruge arsyes dhe te pranojne qe nuk mund ta mbash me dhune nje popull te ndare ne 5 shtete.Eshte normale qe do vije nje dite dhe ata do bashkohen.Une nuk besoj se dronin e ka ngrit ballisti me olsin por pa diskutim nuk e kan ngrit as serbet pasi me ate qe ndodhi nje gje eshte e sigurte qe krenaria e tyre kombetare vajti ne vrime te hal,ese.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Shitës, po të vësh re lëvizjet që janë bërë del fare qartë në pah se çdo gjë është bërë në mënyrë të organizuar prej serbëve dhe në këtë mos të kesh asnjë dyshim.

    1~ Ulja e dronit në lartësinë që të mund të kapet
    2~ Kapja e Flamurit dhe tentativa e menjëhershme për ta shqyer dhe shkelur.
    3~ Hyrja në mënyrë shumë të lehtë e tifozevë në fushë, madje edhe me mjete të forta.
    4~ Rojet e sigurisë dhe ushtria mbajtën qëndrim shumë pasiv ose më mirë të themi u argëtuan jashtë mase, madje disa prej tyre goditën futbollistët.

    Të gjitha këta tregojnë që kjo ishte një çmenduri që ishte planifikuar prej serbëve.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    “Kurir”: Një video vërteton se Olsi Rama udhëzoi lëvizjen e dronit në stadium

    BEOGRAD - Gazeta serbe “Kurir” vazhdon të këmbëngulë për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në incidentin e ngritjes së flamurit të “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit.

    Por teksa një ditë më parë gazeta shkruante se Olsi Rama drejtonte dronin përmes një programi të instaluar në “iPhonin” e tij, sot bën të ditur se vëllai i kryeministrit ka udhëzuar nëpërmjet telefonit 32-vjeçarin Ismail Morina që të lëvizte dronin në stadium.

    Gazeta serbe “Kurir” shkruan se shërbimet sekrete serbe posedojnë një video që vërteton se Olsi Rama udhëzon 32-vjeçarin Morina që të lëvizë dronin nëpër stadium, nga e majta në të djathtë, apo se kur duhej ta ulte atë në fushë.

    Sipas burimeve të “Kurir” në Shërbimet Sekrete Serbe, kjo do të thotë se përgjegjësinë më të madhe për incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri e ka vetë Olsi Rama dhe personat që e organizuan këtë ngjarje. Gjithashtu policia ka zbuluar, se sipas burimeve droni është prodhuar në Kinë dhe është blerë në Itali.

    Balkanweb

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    ni her than e derigjoj vete me telekomande athere than qe e drejtoj me iphone tani thon qe vetem ka dhan urdhra se nga te drejtohet lol

    qesharake serbet, qesharake kurir, qesharak albo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •