Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Akuzat ndaj Olsit, Rama:Bota ra në kurthin e propagandës serbe!

    TIRANE - “Nuk mund ta imagjinoja dot kurrë që media perëndimore të humbte kaq keq drejtëpeshimin nën peshën e shtypit të propagandës shtetërore serbe e të shpallte botërisht tim vëlla si autorin e gjithë katrahurës, pa marrë as mundimin të dëgjonte në mos atë vetë një burim alternativ të lajmit të pavërtetë serb.”

    Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Deutche Welle një ditë para verdiktit final të UEFA-s, lidhur me akuzat e mediave serbe ndaj vëllait të tij Olsi Rama për atë çka ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

    Sipas kryeministrit Rama, lajmi i dhënë nga mediat serbe se Olsi Rama është ideatori i dronit me flamurin e simboleve tona kombëtare, është marrë si i mirëqenë nga prestigjozet botërore në mënyrë joprofesionale. Rama thekson se mediat botërore pas incidentit u ndikuan nga propaganda dhe lajmi i pavërtetë i mediave sebe dhe nuk folën aspak për shprehjet raciste apo për dhunën e tifozëve dhe forcave të sigurisë serbe.

    Kryeministri ripërsëriti qëndrimin e tij se ndihet krenar me sjelljen dhe qëndrimin e lojtarëve dhe stafit shqiptar gjatë ndeshjes.

    “Si mund të linçohet publikisht e botërisht nga tribuna prestigjoze e të mirënjohura për etikën e tyre një person, që as nuk pyetet për të dhënë opinionin e tij? Dhe si ka mundësi që vetëm e vetëm, pse i akuzuari është vëllai i kryeministrit të vendit të një skuadre kombëtare, që dhunohet psikologjikisht e fizikisht në një fushë mike, dhe vetëm e vetëm pse mbi stadiumin e vendit pritës fluturon një "flamur" me simbole kombëtarë të miqve, titujt e mëdhenj të merren me këto e jo me racizmin e me dhunën fizike të ushtruar haptaz ndaj lojtarëve miq në kualifikimet e kampionatit europian?! Po unë do të shtoja se as shumë gazeta e televizone, edhe në Gjermani, s'kishin lidhje me fair play-n deontologjik të gazetarisë! Sa për lojtarët tanë jam krenar se nuk ranë në kurthin e tmerrshëm të asaj dhune psiqike e fizike, luajtën më mirë se Serbia, patën më shumë raste e padyshim, shumë më tepër dinjitet në një fushë, ku ishte ndaluar jo vetëm çdo flamur shqiptar, po edhe çdo shall e distinktiv shqiptar edhe për 45 personat, që shoqëronin skuadrën kombëtare në tribunën VIP.” shprehet kryeministri.

    Shqiptarja

  2. #22
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?

    Ne nje forum te serbeve njeri solli disa video ku pohohej dhe shihej qarte se dronat perdoren nga autoritetet serbe per te kontrolluar stadionin, sidomos ne lojera me rrezikshmeri te larte.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mediat serbe: Ja shqiptari që komandoi dronin me 'Iphone’, plani me Olsi Ramën

    (a.n/News24/BalkanWeb)
    Cdo gje mund te beje Olsi Rama por te ngreje flamurin e patriotizmit nuk besoj qe ka shqiptare qe e beson.Eshte vellai i Edi Rames qe dikur pati thene '' Shqiperi te kam dhjere , ste kuptova asnjehere''..

    Serbet jane te zgjuar. Po duan te lajne veten duke ja futur kryeministrit tone..

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium

    Citim Postuar më parë nga lusen_uk Lexo Postimin
    Cdo gje mund te beje Olsi Rama por te ngreje flamurin e patriotizmit nuk besoj qe ka shqiptare qe e beson.Eshte vellai i Edi Rames qe dikur pati thene '' Shqiperi te kam dhjere , ste kuptova asnjehere''..

    Serbet jane te zgjuar. Po duan te lajne veten duke ja futur kryeministrit tone..
    Serbet perdoren metoda te pista ,ndonese bota nuk i sheh si te tilla dhe me kete rast funksionojne ne favor te Serbise .Akuza ndaj Olsi Rames nuk eshte gje tjeter pos poshtersimi i tere popullit ,mesazhi i saj eshte ky ,kur vellau i kryeministrit (me kete rast edhe kryeministri) mirret me "lojera" te tilla ,mos prisni te tjera nga populli shqiptar pasi ata jane te tere rrugaq .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?

    Sokol Balla: Gazetari spiunoi kush ishte Olsi Rama. Baton Haxhiu: Ke vdekur si njeri!

    TIRANE-Baton Haxhiu ka replikuar ashpër me Sokol Ballën. Shkak është bërë një status i këtij të fundit në Facebook, ku, edhe pse nuk e përmendte me emër, linte të kuptonte se Baton Haxhiu kishte spiunuar vëllain e kryeministrit Rama tek policia serbe.

    Madje, Balla e kishte cilësuar gazetarin nga Kosova si udbash dhe që po e sulmonte me anë të gazetës “Express”. Haxhiu thotë se kjo është shpifje, pasi ai ka tetë vite që nuk ka lidhje me këtë gazetë.

    Statusi i Sokol Balles ne Facebook ne daten 22 tetor
    "Nje gazete pro serbe dhe e kontrolluar nga nje udbash, ka mare persiper te me sulmoje. Por une thjesht po qesh me xhuxhin e vogel qe gjoja eshte kryeredaktor dhe shefin e tij te madh, i cili diten e ndeshjes ne Beograd, shkoi te policet dhe spiunoi se ne cilen lozhe, ishte vellai i KM te Shqiperise".

    Reagimi Baton Haxhiu në Faceook

    Çka mund të shkruash për një postim të Sokol Ballës para një jave në Facebook. Të tallesh me të apo ta marrësh seriozisht. E vërteta është se nuk është dashur të merrem me emrin e tij të përveçëm, sepse ajo që ka shkruar është një gjë e fëlliqtë. Por ai ka një emision që e shikojnë qindra mijëra shikues çdo javë dhe po i përgjigjem për shkak të publikut, jo emrit të tij.

    Shkrimin mund ta përfundoj me një fjalë. “Idiot”. Mund ta them edhe diçka tjetër. “Turp të gënjesh”. Mund edhe mos t’i përgjigjesh një çmendjeje konspirative. Por ka një kohë që të marrët po marrin hapësirë duke postuar shkronja pa asnjë marre. Dhe po mbesin gjallë medialisht.

    Po shkruaj për tri arsye.

    E para ka të bëjë me faktet

    Një: Si është e mundur që një njeriu me kaq jetëgjatësi në gazetari (nuk bën as provën fillestare të më pyesë së paku) i mungon fakti se ka tetë vjet që unë nuk jam në udhëheqje të gazetës Express dhe nuk i takoj njerëzit e kësaj gazete. Në postimin e tij ai ofendon stafin drejtues të gazetës me biologjinë dhe dukjen e njërit prej tyre, pastaj etiketon me stereotip primitiv. I përçmon ata se nuk dinë të udhëheqin një gazetë dhe po i udhëheq dikush tjetër. Dikush si unë që qënka mbi të gjitha ndodhitë. Sa keq për dikë që merret me shkronja dhe nuk e njeh punën e kolegëve të tij.

    Dy: Për një ngjarje në Beograd, ku ishim unë dhe ai (dhe jemi takuar përballë për dy orë e gjysmë në korridorin e mbushur me policë, bashkë me 50 njerëz të tjerë), ka fytyrë të sajojë një gënjeshtër. Dhe atë ta thotë pas një jave. E mbajti thellë në zemër se ishte i lënduar nga spiunimi. Po të isha unë aq afër dhe ta kuptoja se ti vërtet po bëje diçka të tillë, po ta them troç Sokol, nuk do prisja një javë, as një ditë, as një sekondë. Nuk do e bëja fare pjesë mediale këtë. Do të ta thoja aty, në sy, aty para të gjithëve. Nuk do prisja asnjë rast si ai vallëzimi në koncert për t’i shfryrë komplekset mbi një situatë që s’është asgjë tjetër pos një vallëzim. Pse turpërohesh nga ritmi dhe këngët e Bregoviçit, pastaj ofendon në emër të saj. Çfarë njeriu qenke ti? I vogël. Unë po të isha i tillë dhe të deklaroja sajime, qoftë edhe në Facebook, nuk do të provoja kurrë të dilja dhe të shisja mend në ekran. Kurrë.

    Tre: Ka të bëjë me moralin profesional dhe kolegjial. Secili profesion ka bazën e vet ekuilibruese. Gjysma është profesion dhe tjetra është moral publik. Si mund të lëndosh dhe pastaj të flesh rehat pas një gënjeshtre? A i takon në rrugë gjithë ata njerëz që ishin me ne dhe si u flet? Pra, 50% e pjesës tënde ka vdekur. Ke vdekur si njeri. Sepse aq lehtësisht gatuan shkronja të papërgjegjshme.

    Arsyeja e dytë ka të bëjë me profesionin

    Liria e mendimit dhe e shprehjes nuk justifikon në asnjë mënyrë të drejtën e bastardimit të gjuhës apo përhapjes në formë papagalli të rrenave dhe shpifjeve. Ky sistem “informimi“ përdjallëzon kërkesën qytetare për informim dhe pse jo edhe për zbavitje.

    Ky zvetënim i shijes në Shqipëri e Kosovë ka bërë që të ketë përmbysje të paparashikuara. Njerëz dhe shije kanë ndryshuar brenda natës. Një individ që nuk di të balancojë moralin profesional dhe njerëzor humb thelbin e qëllimit të profesionit që ushtron. Poshtërsia si pafuqi të spikatet në trajtën e gënjeshtrës në shkronja, pa pikë nevoje dhe logjike.

    Nuk e kam pasur ndërmend që ndonjëherë të merresha me njeriun e Top Story. Nuk do të shkruaj me retorikën tënde, sepse ti nuk përmend emra por përmend “një situatë”, që një grup belaxhish simpatikë, por edhe të frustruar herë pas here me të kaluarën, vrapojnë pas klikimeve duke provuar gjithmonë të krijojnë situata konflikti në mes njerëzve, edhe të paqena, dhe e shndërrojnë një ofendim në rrëfimin e tyre me emra të përveçëm, duke ta bërë me dije që në fillim se ke bërë një luftë shkronjash pa shije.

    Unë, personalisht, nuk hezitoj të përmend emra kur shkruaj për probleme. Sokol Balla për një kohë të gjatë ndërton më shumë historir me mungesë koncepti sesa shkrime që synojnë të kthjellin dhe të qartësojnë situata.

    Ky është parim i papranueshëm i kritikës me shije të munguar shkrimi dhe etike. Kështu, me këtë metodë, si antiheronjtë kafkianë, bën aksion shkronjash dhe jo shkrim. Nëse i vishet një vlerë etike dhe profesionale shkrimit, Sokoli do të duhej të përdore kritere realiste dhe të ndërgjegjshme, sidomos kur zë në gojë një situatë dhe bën një etiketim. Pra, shkronjat e tua përdoren si kobure dhe jo si fjalë që ndërtojnë komunikim me lexuesin.

    Brenda një kohe shumë të shkurtër, ke mundur të ndërtoje një emisionin pothuajse të përsosur brenda një shtëpie të madhe mediale, por ti arrite të shndërroheshe në personazh negativ të profesionit të gazetarisë. Ke bërë atë që profesionistët në gazetari e quajnë humbje të etikës profesionale në emër të hakmarrjes. Gazetaria ka qenë aq mirë dhe aq e fuqishme këto vitet e fundit sa është dashur të jesh shumë i pashije dhe i veshur me dozë poshtërsie ta dëmtosh dhe ta shkatërrosh veten në këtë derexhe.

    Postimi yt i fundit shënoi një thyerje drastike të profesionit dhe shijes, që për ty mund të jetë e pakthyeshme në të ardhmen. Ky është modeli i së keqes së profesionit të gazetarisë dhe modeli i shënimit të mungesës profesionale. Model se si mund të shitet hidhërimi në emër të një asgjëje profesionale.

    Sokol, ti po e mashtron të kaluarën profesionale. Ka shkelur dinjitetin profesional duke ia vënë në dispozicion të keqes faqen e Facebook-ut dhe ekranin. Ato përdoren brutalisht duke i ofruar opinionit publik vetëm imazhe dhe regji konspirative, duke harruar të ofrojnë atë që është dhe misioni i gazetarisë: të vërtetën objektive.

    Njeriu i profesionit mund të pranojë që të jetë pjesë e një qëndrimi. Mund të bëjë edhe shkelje profesionale duke marrë anë, sepse konsideron se është në të mirë të së vërtetës dhe opinionit publik, por ta përdorë veten deri aty ku nuk merr pjesë në ndërtimin e rrëfimit të gazetarisë dhe pranon të jetë pjesë e shijes se keqe, përbën një rast që lë gjurmë njerëzore dhe profesionale. Unë, edhe kur nuk pajtohem me dikë, nuk fyej. Por edhe kur dikë nuk e dua, e kursej nga urrejtja ime. Nuk e bëj kurrë pjesë të shkronjave.

    Sokol, dorën në zemër, unë kam besuar se do bësh diçka më mirë. Tash po tregohet se zhvillimi yt profesional po del se është huqje e madhe. Mund ta kesh emisionin me shumë shikues, por mbetesh njeri i vogël. Ajo që po krijon është një falsitet. Ide e pambaruar. Ide pa vazhdimësi. Tash mund të flasim vetëm për vdekjen profesionale të emisionit që ti e udhëheq. Mund të jesh kameraman apo shikues i zakonshëm. Aty, fjala Story ndërmjet ngjarjes dhe shikuesit më s’ka kuptim. Sepse unë dhe 50 të tjerë që ishim në Beograd, pas kësaj poshtërsie, s’mund të flasim për të vërtetën tënde.

    E treta me moralin

    Sokol, përveç dëshirës për të publikuar dhe për ta përdorur Facebook-un për qëllime personale, apo edhe më keq, për të qenë pjesë e një presioni për shkaqe thjesht biznesi, duhet të kesh një moral në shkronja. Pra, 50 përqindëshin e njeriut profesional. Ndryshe, çfarë është dallimi yt me dhunuesit, vrasësit, hajnave të bankave dhe tifozët në Beograd?

    Çfarë është dallimit yt në krahasim me kriminelët? Sepse një patriot primitiv mund të më vrasë në emër të gënjeshtrës tënde kur, në këtë lloj gazetarie postimi, shkronjat përdoren si dhëmbë e jo si vlerë komunikimi. Kuptohet, gjuha denoncuese edhe kur është ad hominem ka edhe një moral, ku postuesi i shkronjave dallon nga gjuha e tavolinës dhe e thashethemeve. Lehtësia e padurueshme e përdorimit të fjalorit për të ofenduar dhe shpifur, si në rastin në fjalë, nuk i takon as armiqve që e kanë tepruar me raki në një kafene të mbyllur qyteti, e lëre më që fjalë të tilla të përdoren në postime si ofendime ordinere.

    Natyrisht, ky ekspozim i poshtërsisë profesionale është për të ardhur keq për faktin se kjo gjuhë në Facebook, gjithandej degjeneroi tej mase, duke vendosur fëlliqësinë dhe fyerjet në vend të gazetarisë. Kjo lloj lirie shkronjash, që në pamje të parë duket e guximshme, në të vërtetë ka pamoralshmëri. Është aq shumë e pagdhendur dhe pa fije shprese se një ditë mund të kthehet në normalitet, sepse është pjesë e një dore njerëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm për të përdorur gjuhë normale komunikimi.

    Sokol, nuk po të them të kërkosh falje publike sepse t’i nuk ke fuqi morale ta bësh këtë. Koha dhe publiku do ta dëshmojnë ty dallimin mes fuqisë së fjalës dhe pafuqisë së poshtërsisë.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?

    Ballisti për NYTimes: Ja pse e ngrita dronin

    “Pasi kishte investuar mijëra dollarë dhe qindra orë duke planifikuar me kujdes momentin e tij, Ismail Morina kuptoi se kishte bërë një gabim fillestari”.

    Kështu e nis shkrimin e saj një nga gazetat më të rëndësishme në botë, NYTimes, e cila riprodhon edhe njëherë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive jo vetëm në rajon; ngritjen e dronit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

    Shkrimi vjen në ditën kur Ismail Morina është arrestuar për armëmbajtje pa leje, duke shkaktuar një tërmet me reagime dhe teori konspirative online.

    Sipas gazetarit James Montague, gabimi i Morinës ishte se ai nuk e dinte me cilën bluzë po luante Shqipëria.

    “Serbia ishte me të kuqe dhe Shqipëria me të bardhë. Prisja të ishte e anasjellta,” thotë Morina për NYTimes, i ulur në një kafe në mes të Tiranës.

    Gazetari thekson se pas nisjes së trazirave në fushë, nisën teori konspirative se kush e hodhi dronin.

    “Në fakt, në atë moment, piloti real i dronit ishte në rrugët e Beogradit, duke u fshehur nga policia, teksa tentonte të arratisej nga vendi. Telekomanda kishte mbetur në dyshemenë e kishës”.

    Sipas gazetës, plani për këtë kishte nisur që të thurej që në vitin 2010, kur luante Italia me Serbinë.

    Dy mbështetës serb me maska dogjën flamurin shqiptar.

    “Nuk e besoja dot,” thotë Morina.

    Pasi pa një dron në një dyqan në Milano, Itali, ai vendosi të blejë disa dhe të nisë praktikimin.

    “U mësova shpejt pasi është njësoj si vinçi që drejtoja në Itali,” thotë ai.

    Por pse e ngriti dronin?

    “Unë jam patriot, nuk jam nacionalist. E zgjodha atë fjalë për t’u thënë serbëve se janë shqiptarët vendali në Ballkan. Kjo nuk do të thotë që serbët nuk duhet të jetojnë këtu. Por duhet të kenë respekt për flamurin tonë,” thotë ai për gazetarin amerikan.

    Sipas NYTimes, droni e ka bërë Morinën një hero kombëtar.

    Brenda një dite, dhjetëra njerëz- studentë, veteranë lufte e madje edhe policë- e ndalojnë për të pozuar së bashku.

    MAPO

  7. #27

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?

    Arrestohet Ismail Morinaj qe ngriti dronin ne Beograd. Ai eshte arrestuar se bashku me tre persona te tjere.
    Policia po merr mase per mbare

    http://www.theguardian.com/football/2015/oct/07/albania-serbia-alleged-drone-pilot-arrested

  8. #28

    Për: Ismail Morina dhe vëllai i kryeministrit Rama, përgjegjës për dronin në stadium?


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •