Terrorizmi, pranga 12 imamėve dhe 1 politikani nė Kosovė. Ja emrat
17 Shtator 2014 - 08:55 | LAJME
PRISHTINE- Nė Kosovė, nė njė aksion tė policisė janė arrestuar sot 15 persona nėn akuzėn e nxitjes sė terrorizmit. Mėsohet se mes tyre janė vėnė nė pranga 12 imamė dhe njė politikan.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga mediat kosovare, tė cilat shkruajnė se mes tė arrestuarve janė Imami i Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, Shefqet Krasniqi, drejtuesi i partisė islamike LISBA, Fuad Ramiqi, kryeimami i Pejės, Enes Goga si dhe hoxha i Pejės, E.Avdiu.
Mes tė arrestuarve ėshtė edhe shoku i Lavdrim Muhaxherit, 24 vjeēari me iniciale SH.K i arrestuar nė Kaēanik. Operacioni nė fjalė ėshtė zhvilluar nga Njėsia Antiterror e mbėshtetur nga njėsia Speciale e Kosovės.
Personi nė fjalė dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė terrorizėm.
Ndėrkohė qė nė orėt nė vijim pritet tė bėhen publikė emrat e tė arrestuarve tė tjerė.
Policia e Kosvės i ka vėnė ata nė pranga pėr nxitjen e urrejtjes ndėrfetare e ekstremizmit Islam. Ramiqi, partia e tė cilit ka bazė fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe shkuarjen e tė rinjve kosovarė pėr tė luftuar nė Siri dhe Irak.
Para njė muaji, janė arrestuar nga policia e Kosovės edhe 40 persona tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė luftimet nė Siri dhe Irak pėrkrahė organizatave tė shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me kėtė vepra penale kundėr rendit kushtetues dhe sigurisė kombėtare tė Republikės sė Kosovės.
Kosova ėshtė nė prag tė miratimit tė njė ligji i cili dėnon deri nė 15 vjet burgim pjesėmarrjen nė luftėra tė huaja, me ngjyrime terroriste.
Mė 11 gusht ndėrkaq, policia nė Kosovė ka arrestuar mbi 40 persona, nėn dyshimet se kanė marrė pjesė nė luftimet nė Siri dhe Irak, pėrkrah organizatave tė njohura ndėrkombėtarisht terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe nėn dyshime tė tjera qė lidhen me radikalizmin fetar.
EMRAT E TE ARRESTUARVE
1. Sabahudin Selimi,
hoxhė nga Vitia.
2. Enes Goga,
kryeimam nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame (BIK) nė Pejė.
3. Eroll Nesimi,
hoxhė dhe administrues i poratalit perkujtimi.net
4. Idriz Bilibani,
hoxhė i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com
5. Leonard Ruli,
i vetėquajturi Ebu beker Ruli, hoxhė nga Prizreni.
6. Dardan Gjuka,
imam nga Peja, ligjėrues nė radio radio-udhezimi.com
7. Shefqet Krasniqi,
i lindur mė 20.6.1966, nė fshatin Sibovc tė Obiliqit, ligjėrues nė Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) nė Prishtinė, njėherėsh edhe imam nė Xhaminė e Madhe nė Prishtinė.
8. Shefki Koraēi,
imam nė Kaēanik.
9. Mazllam Mazllami,
jeton nė Prizren, imam nė xhaminė e “Jeni Mahallės”.
10. Bedri Robaj,
imam nė xhaminė e improvizuar nė lagjen Dardani tė Prishtinės.
Ajo ėshtė jashtė juridiksionit tė BIK-ut. Xhamia pa emėr e vetėm me mbi shkrimin “XHAMI”, gjendet nė lokalet e Ndėrmarrjes Shoqėrore (NSh) “Auto-Prishtina”, ndėrsa qiraja e hapėsirės financohet nga Fatos Rizvanolli, biznesmen nga Peja.
11. Ekrem Avdiu,
i lindur mė 18 Korrik tė vitit 1971, nė qytetin e Mitrovicės, aktualisht imam dhe ligjėrues nė xhaminė e lagjes 'Tavnik' dhe ėshtė anėtarė i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Mitrovicės.
12. Enis Rama,
i lindur mė 12 Qershor 1976, nė qytetin e Mitrovicės, jeton dhe vepron nė Mitrovicė, ku mban edhe ligjėrata tė rregullta javore si imam nė xhaminė 'Isa Beg' nė Mitrovicė, si dhe ėshtė kryeredaktor nė televizionin Peace TV Shqip.
13.Fuad Ramiqi, i linduar mė 26 mars 1960, nė Pozharan komuna e Vitisė. Aktualisht kryetar i Lėvizjes Islame Bashkohu – LISBA.
Policia e Republikės e Kosovės shfrytėzon rastin qė pėrmes kėsaj arrestimeve dėshiron tė njoftojė qytetarėt e saj pėr rrezikun qė i kanoset ēdokujt qė merr rrugėn pėr t’iu bashkangjitur organizatave tė dyshuara qė operojnė nė territorin e Sirisė dhe Irakut, ku deri mė tani disa persona nga Kkosova janė deklaruar tė vrarė.
(ma.ar/d.bono/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt