Rruges ne ardhje per tek vendi qe vinte shpesh me perpara, mjegulla ish dendesuar e shnderruar ne shi te imet. Kish filluar te ndjehej goxha stina e re. Syte i mbante ne siperfaqen e liqenit ku pikat e vogla qe binin nga siper dukeshin si nje makine qepse qe punonte papushim ne mbushjen e nje qilimi te gjelber. Midis saj dhe ujit, kallamat lekundeshin here majtas here djathtas , dhe asaj ju kujtuan levizjet e njejta te flamureve ne duart e sinjalizuesve qe shikonte nga dritarja e avionit momentin e zbritjes...Ajo kish menduar se kur te zbriste nga avioni , do te ishte nje hap me afer tij..
Era u shtua dhe barishtet e gjata te kallamave filluan te kryqezohen e te mos ndjekin nje ritem te caktuar... Ajo ndjeu ftohte... Dikur kur vinte ketu , takohej me ate qe donte, dhe kish ndjere shume emocione duke u munduar ta ndjente ne hapesire prezencen e tij.. , por jo ftohte.. Thone se ndryshimi i energjive tek njeriu sjell ngjethje ..
Pikat e shiut tashme ishin shendoshur e qilimi dukej sikur po bombardohej ne cdo fije te mundur. Barishtet perkuleshin aq shume bashke me kallamat, sa maja e tyre takonte token... Si kthehen gjerat nganjehre.. "anapodha" .. ju kujtua fjala e gjyshes se saj.. Mbrapsh.. ose rikthehen atje ku kane qene.. Dikur majat e atyre barishteve kane dale nga dheu ndonese tani jane rritur e shkuar mbi nje meter lartesi.. Dikur edhe pikat e liqenit ishin ngazellyer diellit dhe avulluar neper hapesire me gezim.. (tamam sic gezonte ajo kur kish qene ne ditet me ngjyra... ) e tani ato riktheheshin te deshperuara ne bashkesine e bresherise se miliona pikave te tjera qe pale nga c'liqen kishin origjinen. .. E c'rendesi kishte .. Tani kishte rrezim.. kthim..rikthim.. Nuk i mbylli qepallat kur mendoi rikthimin... Ajo nuk kishte me frike.. as nga vetmia.. as nga i ftohti...as nga ajo qe e kish trembur me pare.
Ajo do t'ia dilte .. ishte e sigurt per kete.
Krijoni Kontakt