Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon


    Imam Muhamed Sytari


    “Në Islam, besimi i saktë është frut i vullnetit të lirë”, shkruan dijetari dhe mendimtari i shquar islami shekullit të kaluar, Shejkh Muhamed El-Gazali, në një ndër kryeveprat e tij rreth fanatizmit dhe tolerancës, në mes të Krishtërimit dhe Islamit.
    Natyrshëm, në një botë të rënduar nga luftrat dhe mashtrimet, spastrimet etnike e dallimet raciste, shpesh me ngjyresë fetare, të gjithë jemi të ftuar të pyesim me qetësi në brendësi të vetes: A është ky thelbi i fesë sime? A është kjo feja, që Zoti ka zbritur për njerëzimin, si mëshirë e balsam shërues për lëngatat e shumta shoqërore? A janë vrasjet, dhunimet dhe shkeljet e të drejtave të besimtarëve (të ndryshëm nga ne), feja, në të cilën ne besojmë dhe me të cilën shpresojmë të afrohemi tek Zoti?

    Këto pyetje, e të tjera të ngjashme me to, duhet t’ia drejtojë vetes çdo mysliman, çdo i krishterë, çdokush që beson në një fé, që ka një Libër Hyjnor e një të Dërguar nga Zoti i gjithësisë!

    Në fund të vitit të kaluar, teksa bëja llogaritë e vitit kalendarik 2013, prej të cilit po ndaheshim, vit që u mbyll me shkatërrimin e xhamive në Angola (veprim fanatik e ekstremist fetar, për të cilin askush nuk e ngriti zërin dhe askush nuk u distancua publikisht), publikova shkrimin me titull: “Viti 2013- vit i dekadencës shpirtërore të njeriut bashkëkohor…”.

    Akoma sot, pasi kanë kaluar rreth tetë muaj nga ai shkrim, unë vazhdoj të besoj se bota e sotme, njësoj si ajo e vitit që lamë pas, vazhdon të rrugëtojë në momentet më të errëta të historisë së saj.

    Citoj nga shkrimi në fjalë: Njeriu i vitit 2013 dështoi në rrugën e vërtetimit se është i denjë të dëshmojë vëllazërinë e shenjtë humane, atë për të cilën Zoti i njeriut, nëpërmjet Librave të Shenjtë, e ka ftuar atë ta dojë e ta respektojë vëllanë e tij human, të dojë për tjetrin atë që do për vete, të mos punojë pas krahëve, të mos vrasë, të mos bëjë tregti me imoralitetin etj.

    Me veprën e tij, njeriu bashkëkohor i vitit 2013 vërtetoi dekadencën dhe rrugëtimin në labirinthet e errëta të injorancës dhe fanatizmit ekstremist e vrastar, pa mëshirë e dhembshuri, pa ndjenja njerëzore…

    Dhe kjo dekadencë, sa vjen e shtohet, fatkeqësisht!? Tashmë, ajo ka marrë një pamje edhe më të frikshme, edhe më të kobshme, që na bën të gjithëve të reflektojmë e të mbajmë pozicionin tonë në raport me atë që shohim e dëgjojmë dhe qëndrimin që duhet mbajtur në raport me të ardhmen, për të cilën aspirojmë!

    Ky vit, u dëshmua si viti i pashpirtësisë së atyre, që shkelën dhe grisën shenjtërinë e Muajit të Shenjtë Ramazan, duke vrarë, bombarduar e shkatërruar jetë të pafajshme, fëmijë me fytyra të dritshme, pasuri e shtëpi të myslimanëve të izoluar në Gaza të Palestinës së pushtuar!

    U dëshmua si vit i ndëshkimeve kolektive të krishterëve të pafajshëm në Musil dhe jezidive të pafajshëm në malet e Sinxharit, vetëm e vetëm, se ndryshojnë në mendim e fé nga ca të armatosur nga kushedi se ku e kush, për të mbjellë injorancë e dhunë në tokë!

    U lëndova shumë, kur pashë se harfi kur’anor “Nún”, i shtrenjti “Nún”, për të cilin Zoti betohet në Librin e Tij, u vendos si shenjë racizmi e intolerance, mbi shtëpitë e të krishterëve të pafajshëm në Musilin e Irakut të sotëm!?

    A ka logjikë fetare e islame një veprim i tillë? A mund ta pranoj unë si mysliman këtë spastrim etnik e fetar, gjoja në emër të Islamit?! Cilit Islam?! A mund ta pranoj unë si mysliman i thjeshtë, por edhe si islamolog e prijës fetar, një veprim të tillë në emër të fesë sime? Jo, KURRË! Kjo nuk është feja ime! Ky nuk është Islami i Kur’anit dhe i Hz. Muhammedit! Kjo është injoranca vrastare, që shënon me “Nún” edhe shtëpinë time, edhe mua, edhe familjen time, edhe çdo mysliman besimtar në lirinë e besimit dhe respektimin e tjetrit, edhe besimin tim, edhe fenë time!

    Po lexoja me vëmendje një ndër studimet e shumta të dijetarit botëror, Shejkh Ahmed Keftaro, rreth dialogut ndërfetar dhe respektimit të jomyslimanëve në Islam. Shkruante: “Kur’ani Famëlartë, në tërësinë e tij është dialog i lirë dhe i respektuar, në mes Hz. Muhammedit (a.s) dhe të dërguarve para tij dhe popujve kundërshtarë të tyre në fé. Ai ishte një dialog i lirë, i moralshëm, logjik… Pastaj, në kohën, kur dërgesës profetike të Muhammedit (a.s) iu shtua edhe pushteti dhe forca e organizimit, zbriti ajeti kur’anor: “Nuk ka dhunë në fé”…

    Tradita profetike e Hz. Muhammedit (a.s) në marrëdhëniet me jomyslimanët, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një praktikë e pastër e lirisë së feve dhe një thirrje drejt dialogut të ndërtuar mbi bazat e respektit të ndërsjellët, mbi themele logjike dhe argumente të qarta, në kërkim të së vërtetës.

    Ndërkohë historia islame është e mbushur me shembuj të pastër sesi kalifët dhe dijetarët islamë zhvillonin takime dhe bashkëbisedime intelektuale, ku dialogu i lirë (me aq sa kuptohet nga kjo fjalë) ishte etiketë qytetëruese, sidomos në kalifatin emevit dhe atë abasit, të nxitur nga vlerat e Kur’anit dhe Traditës profetike në këtë drejtim…”

    Ndërkohë, në librin e tij: “Rruga e së vërtetës”, Kryemyftiu sirian, Shejkh Ahmed Keftaro, të cilit i përket edhe citimi i pak më lart, ndër të tjera thekson se: Kur kristianët e Nexhranit e vizituan Hz. Muhammedin (a.s), ai me respekt e dëshirë i lejoi ato të bënin lutjet në xhaminë e tij.

    Kur perandoria e Islamit shtrihej nga Kina deri në Francë, një tempull romak në Damask u përkiste njësoj, edhe myslimanëve edhe kristianëve, të cilët hynin dhe dilnin nga një derë dhe i thoshin lutjet e tyre në tolerancë dhe të lirë. Për shkak të përqafimit të Islamit nga një numër i madh kristianësh në Siri, gjysma myslimane nuk kishte më vend të mjaftueshëm për t’u falur, kështu që Kalifi El-Velid u kërkoi kristianëve të hiqnin dorë nga gjysma e tyre e tempullit, në favor të myslimanëve, në shkëmbim të një çmimi dhjetë herë më shumë, për të cilin ata me dëshirë ranë dakord.

    Kalifi, i cili qeveriste gjysmën e botës së lashtë në atë kohë mund ta kishte marrë tempullin me forcë, por meqenëse Islami është feja e lirisë, drejtësisë dhe adhurimit për të gjithë fetë e reveluara ai mund të bënte vetëm atë që bëri.

    Pikëpamja e Islamit ndaj hebrenjve dhe ndjekësve të të gjithë feve të reveluara mund të nxirret si rrjedhim i këtij hadithi profetik : Kushdo që trazon (ngacmon) një jomysliman do të jetë kundërshtari im në Ditën e Gjykimit dhe unë do të fitoj” – (Ibn Maxheh).

    Po të thellohemi më tej në historinë islame, atë të lavdisë së kalifateve të drejta, do të gjejmë se: “Një atmosferë e mrekullueshme nga atmosferat e lirisë së të menduarit është edhe kuvendi i organizuar nga kalifi abasit El-Me’mun, për Imamin Ali ibn Musa Er-Rida, ku ishin ftuar dijetarë të krishterë, mexhusë e të tjerë nga fetë dhe besimet e përhapura asokohe. Dialogu i ndërsjellët në atë kuvend, konsiderohet si një dëshmi historike e asaj çfarë përfaqëson Islami në horizontin e gjerë dhe zemërgjerësinë në fushën e thirrjes dhe besimit”.

    Por, ka edhe shumë argumente e dëshmi kur’anor e profetike, të përkthyera në histori të jetuar, përtej tubimeve dhe kuvendeve të dialogut dhe respektimit ndërfetar, në të shkuarën e ndërtuar mbi burimet dhe themelet e kulturës kur’anore dhe traditave profetike.

    Është shumë interesant rasti i Shejkhul-Islamit Ibn Tejmije, në mbrojtje të krishterëve sirianë, në ditët e pushtimeve tatare. Ja sesi dëshmohet ky moment, që përbën histori më vete, në raportet e mbrojtjes së të krishterëve dhe jomyslimanëve në përgjithësi, në shoqëritë islame: “Prej shembujve dhe dëshmive historike, që tregojnë angazhimin e myslimanëve për mbrojtjen e “njerëzve të besës” (jo myslimanëve në shtetin islam), është edhe qëndrimi i Shejkuhl-Islamit Ibn Tejmije (v. 1328 e.r.), kur tatarët pushtuan Damaskun. Asokohe, mbreti tatar vendosi të lirojë nga burgu vetëm myslimanët. Por, dijetari i shquar Ibn Tejmije e refuzoi me të madhe këtë vendim dhe kërkoi lirimin e krejt të burgosurve, myslimanë e të krishterë, duke sqaruar se: “Ne nuk pranojmë vetëm se lirimin e plotë të krejt të burgosurve, myslimanë dhe jomyslimanë, sepse ata janë në besën tonë. Nuk do të lëmë asnjë të burgosur, as prej njerëzve të besës, as prej njerëzve të fesë tonë”. Madje, Ibn Tejmije ua obligoi myslimanëve vijimësinë e luftës deri në lirimin e plotë të krejt të burgosurve, gjë që e detyroi mbretin tatar t’i lironte krejt të burgosurit”.

    Ky është Islami (shembujt argumentues që përbëjnë fé, janë të shumtë dhe të panumërt, nuk mund të bitisen në këtë material modest), feja ime, thirrja ime, besimi im, në të cilin mbështetem dhe përpiqem si mysliman, por edhe si qytetar shqiptar dhe si banor i kësaj toke, të ndërtoj urat e komunikimit dhe dialogut me cilindo, që ka zgjedhur në lirinë e vullnetit të tij të jetë ndryshe nga unë në besim e fé!

    Dua ta mbyll, me një mesazh, që i drejtohet sojit tim, prijësve fetarë, të cilësdo feje qofshin, nga një njeri i urtë e i ditur, thellësisht kuptues i vërtetësive të fesë dhe thirrës drejt tyre; Shejkh Ahmed Keftaro (1915-2004).

    Në kujtimet e tij, Kryemyftiu i Sirisë, dëshmon: “E kam vizituar Vatikanin tre herë, ku jam takuar me Papa Gjon Palin II. Herën e parë, kur më kërkoi të mbaja një referat në Vatikan me temë: “E ardhmja e Islamit dhe Krishtërimit në kohët moderne”. Herën e dytë, kur mbajta një referat në Universitetin e Milanos, me temë: “Toleranca fetare në Islam”.

    Herën e tretë, në një takim të posaçëm me Papën, që zgjati 60 minuta, i thashë Papa Gjon Palit II: A e di se kush është shkaku kryesor i përhapjes së ateizmit në botë? Ma ktheu: Kush? I thashë: Ti! (Kur Papa dëgjoi këtë përgjigje, e pashë se u sikletos dhe u bezdis prej saj.) Pastaj vijova: Edhe unë! Më pyeti: Si ka mundësi kjo? Ia ktheva: Sepse ne, njerëzit e fesë, e kemi paraqitur fenë në mënyrë jologjike, as në vërtetësinë e saj, as në formën më të bukur e të pranuar… Historia na tregon sesi u përçanë drejtimet fetare në krishterim, po ashtu edhe në Islam. Ndërsa ne, nuk e kemi guximin ta kthejmë fenë në origjinën e saj”.

    Sepse, siç thotë edhe Shejkh Muhammed El-Gazali: “Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon” dhe fanatizmi injorant, i ndërtuar mbi perversite në emër të fesë, nuk është feja ime!

    Zot, ki mëshirë për myslimanët e pafajshëm në Gaza, për të krishterët e pafajshëm në Musil, për jeziditët e pafajshëm në Sinxhar, për myslimanët në Turkistanin e largët, për myslimanët e Afrikës, për myslimanët e Burmas, për të gjitha krijesat e Tua të pafajshme në mbarë botën, që vriten e ndëshkohen, që shkelen e dhunohen, nga injoranca dhe fanatizmi afetar, shpesh i veshur edhe me rrobat e fesë, cilësdo fé!

    Imam Muhamed Sytari është Myfti i Zonës Shkodër


    Gazetaexpress/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Ceni-1 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (13-08-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Ky imami asht fort i mecem.... :-)
    Ndryshuar për herë të fundit nga marlend : 11-08-2014 më 19:50

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Ndërsa ne, nuk e kemi guximin ta kthejmë fenë në origjinën e saj”.
    ...qe don me than ??? Cila origjine mund te jete ? Hajde Ceni na e spjego pak !

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga marlend Lexo Postimin
    ...qe don me than ??? Cila origjine mund te jete ? Hajde Ceni na e spjego pak !
    Te adhurohet Nje Zot i vetem . E Ai eshte Allahu i Lartesuar . Dhe jo te adhurohen : lopet/njerezit/engjujt/planetet !

    Shikuar logjikisht po te besojshin njerezit ashtu si eshte kerkuar dhe na kane mesuar Profetet e Zotit prej Ademit/Ademit a.s , e deri tek Muhahamedi a.s ., i gjithe njerezimi nuk ish ndar ne mijera fe dhe sekte te kota . Por , do te kishin besuar vetem Nje Zot te vetem .

    Ja nje shembull : Forma/perberja apo natyren e Zotit askush nuk e ka pare , te gjitha ato fe qe pretendojne ti japin forme Zotit qofte forme njeriu , apo lope apo ndonje forme tjeter ato jane fe te shpifura prej njerezve . Origjina e fese se njeriut te pare nuk na meson per natyren e Zotit sic e bejne fete e shpifura nga njerezit e humbure . Ky eshte nje fakt qe te ndihmon ta kuptosh origjinen e fese se Zotit . Po te lexojsh per Islamin se si na meson Islami mbi natyren e Zotit eshte vetem se konfirmim i te gjitha mesimeve te pejgambereve ne ate qe kane thirrur te besojne ne natyren e Zotit apo atribuetet/cilesit e Tij .

    E KUPTOVE ORIGJINEN E FESE SE ZOTIT ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 11-08-2014 më 20:24
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Te adhurohet Nje Zot i vetem . E Ai eshte Allahu i Lartesuar . Dhe jo te adhurohen : lopet/njerezit/engjujt/planetet !

    Shikuar logjikisht po te besojshin njerezit ashtu si eshte kerkuar dhe na kane mesuar Profetet e Zotit prej Ademit/Ademit a.s , e deri tek Muhahamedi a.s ., i gjithe njerezimi nuk ish ndar ne mijera fe dhe sekte te kota . Por , do te kishin besuar vetem Nje Zot te vetem .

    Ja nje shembull : Forma/perberja apo natyren e Zotit askush nuk e ka pare , te gjitha ato fe qe pretendojne ti japin forme Zotit qofte forme njeriu , apo lope apo ndonje forme tjeter ato jane fe te shpifura prej njerezve . Origjina e fese se njeriut te pare nuk na meson per natyren e Zotit sic e bejne fete e shpifura nga njerezit e humbure . Ky eshte nje fakt qe te ndihmon ta kuptosh origjinen e fese se Zotit . Po te lexojsh per Islamin se si na meson Islami mbi natyren e Zotit eshte vetem se konfirmim i te gjitha mesimeve te pejgambereve ne ate qe kane thirrur te besojne ne natyren e Zotit apo atribuetet/cilesit e Tij
    Cen estreada nr1, Allahu i'u meson te tjera leksione ju paqesoret i interpretoni/modifikoni ne menyre per t'ja pershtatur trashesise suaj mendore qe ju karakterizon qe prej kohes qe keni "zbuluar" Allahun.
    Shkrimin e ketij Kalifit jo vetem qe s'e ke kuptuar se aq te peshon ajo "betonorja me pende" ne kafaz, po e ke rregulluar(mbytur) me kaq shume propagande islamike sa te ben te mendosh dhe besosh njekohesisht se ju nuk beni/mendoni/veproni ne "koke te Allahut" po ne ate koken tuaj prej njeriu jashtezakonisht te vogel......

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin

    Ja nje shembull : Forma/perberja apo natyren e Zotit askush nuk e ka pare , te gjitha ato fe qe pretendojne ti japin forme Zotit qofte forme njeriu , apo lope apo ndonje forme tjeter ato jane fe te shpifura prej njerezve .

    E KUPTOVE ORIGJINEN E FESE SE ZOTIT ?
    per shembull Ceni mund te ishe shpreh:- "fe te gabuara prej njerzve" !
    Sepse "e shpifura" i takon islamit !
    Une prape nuk e kuptova ky arabua e kishte ftu Papen ne gjetjen e origjines apo ne islam ??
    Tashi po te kerkoj une mbi kte "origjine" ku duhet ta kerkoj Ceni ? Apo si gjthm ne islam ?
    Une mendoj qe islami asht i perkrym nqs don gjthm me gjet origjinen e dreqit ose mu afru me te !
    Paci ndihmen e tij sic e keni pas gjthm ! :-)
    Cen po te pershndes jo me selam-alekum por me : - Kjofte levdu Jezu Krishti !

  8. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Te adhurohet Nje Zot i vetem . E Ai eshte Allahu i Lartesuar . Dhe jo te adhurohen : lopet/njerezit/engjujt/planetet !
    ., i gjithe njerezimi nuk ish ndar ne mijera fe dhe sekte te kota . Por , do te kishin besuar vetem Nje Zot te vetem .

    Ja nje shembull : Forma/perberja apo natyren e Zotit askush nuk e ka pare , te gjitha ato fe qe pretendojne ti japin forme Zotit qofte forme njeriu , apo lope apo ndonje forme tjeter ato jane fe te shpifura prej njerezve . Origjina e fese se njeriut te pare nuk na meson per natyren e Zotit sic e bejne fete e shpifura nga njerezit e humbure .
    E KUPTOVE ORIGJINEN E FESE SE ZOTIT ?
    Po ti e kupton se duke folur keshtu per fete e tjera, jo vetem qe nuk i respekton, por shkon edhe ndesh me shkrimin e ketij dijetarit qe ke sjelle!!
    Si do ta quaje ti nje person qe shprehet " myslinanet ndjekin nje fe te shpifur nga nje njeri i humbur"??!!
    Jarigas

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:


  10. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Po mire bre Ceni a tipat si Lavdim Muhaxherri qe del me koka te djemve te rinje te vrare brutalisht , keta te krishteret po i bindin me i bere keto gjera, jo jo ne emer te UFO-ve po e bejne. Jo jo Mosadi, jo more CIA e KGB.
    99.99 % e shqiptareve qe nuk praktikojne Islamin sipas Kuranit e Haditheve nuk po dalin ne foto me koka te prera, ai qe del me praktiku Islam e Xhihad po del me bo terrorizem e me pre njerez. Keto jane argumente per te zotet e mendjes, per ata, dhe vetem per ata. Andaj nese jeni ende te zote te mendjes suaj, te nderuar shikoni realitetin.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:


  12. #9
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po ti e kupton se duke folur keshtu per fete e tjera, jo vetem qe nuk i respekton, por shkon edhe ndesh me shkrimin e ketij dijetarit qe ke sjelle!!
    Si do ta quaje ti nje person qe shprehet " myslinanet ndjekin nje fe te shpifur nga nje njeri i humbur"??!!
    Perderia ai kologu yt me siper beri pyetje , une vetem ju pergjigja pyetjes se tij .
    Shkrimi i dijetarit eshte shembull per tolerance dhe zgjuaresi se si duhet kuptuar gjerat . Dhe une asgje nuk shkrujta keq per fete e tjera . Perderisa nje njeri ka pasur ne dore fjalen e Zotit , dhe e ka fsheh fajlen e Zotit , dhe ka shpif te pa verteta per Te , vetem per ti mashtruar njerezit s'ke si ta quash kete njeri ndryshe i nderuar . Ta kish qujtur i udhezuar do ti kisha ofenduar muslimanet athere !
    Dhe i nderuar une nuk ceka emer te nje feje te caktuar , por fola per fete e gabuara (shpifura nga njerezit ) ne pergjethesi . Ne menyre qe ti ruaj ndjenjat e te krishtereve ne kete forum .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 14-08-2014 më 02:21
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ceni-1 për postimin:


  14. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon

    pash zoten meqe ka zot
    pse nuk ndihmon zoti ato femij ne palestine qe qysh se kann lind jan msu mu fal
    pse nuk ndalon zoti luften e shfarosjen e tyne meqe thoni ka shume fuqi
    ne shpi tone ka baba fuqine kur thet boll nuk ndihet zani kujna
    po ky qe ka ma fuqi ku asht ca ban me se merret

    kam pa nje emision mram ne spitalet atje asht me te ardh keq cpo ndodh atje
    per ca luten kot keto kara njerez
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar goldian për postimin:


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •