Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    TIRANE- Prokuroria e Tiranës kallëzon penalisht personat që kanë lidhje me hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë. Të paktën kështu shprehen burime brenda këtij institucioni. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se është regjistruar procedim penal për marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, me pretendimin se ishte shkelur Kushtetuta e vendit.

    Sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se me këtë marrëveshje është shkelur Kodi Penal i Shqipërisë, përkatësisht neni 210 i tij.

    “Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se nga marrëveshja e detit me Greqinë janë cënuar rëndë interesat e Shqipërisë, e për këtë ka regjistruar procedimin penal, që vjen pak kohë pasi Ministria e Jashtme depozitoi në organin qendror të akuzës një material voluminoz për çështjen më të debatuar që nga viti 2009. Prokurorët e mbajtën këtë çështje nën verifikim për disa kohë, deri sa ata u bindën se në materialin e Ministrisë së Jashtme ka të dhëna të mjaftueshme, që i bëjnë ata të dyshojnë se është shkelur neni 210 i kodit penal”.

    Bëhet me dije se në Prokurorinë e Tiranës pritet të thirren 11 ekspertët që morën pjesë në hartimin e kësaj marrëveshje, I quajtur ndryshe si grupi negociator. Mes ekspertëve janë specialistë që ishin në rolin e negociatorëve, sikurse kryenegociatori i palës shqiptare Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni, në atë kohë me detyrë zëvendës/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, drejtori i çështjeve juridike dhe ndërkombëtare Ilir Tepelena, drejtoresha e Traktateve Ledia Hysi, deri te specialistë të fushës, sikurse nga fusha e Fotogrametrisë Ferdinant Berberi, apo Anduel Çauli i sektorit të Hartave Dixhitale.

    Por prokurorët nuk konfirmojnë nëse do të jetë në këtë listë edhe ish-ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, në rolin e njeiut që firmosi marrëveshjen me homologen greke, Dora Bakojanis. Kujtojmë se në kodin penal, konsumimi i veprës penale të parashikuar nga neni 210, parashikon se marrëveshjet e bëra me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim, tërësisht apo pjesërisht të territorit, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

    MARRËVESHJA

    Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua me 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asaj kohe, përkatësisht Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, nga pala shqiptare.

    Marrëveshja e prillit 2010 hapi debate të forta politike për paktin detar, pasi u zbulua se Shqipëria humbiste një sipërfaqe prej gati 354 miljesh katrorë sipërfaqe detare nga kjo marrëveshje. Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, atje ku edhe u rrëzua me pretendimin se shkelte Kushtetutën e vendit. Debati i fortë u hap dhe në shoqërinë civile, e cila reagoi fort me protesta dhe peticione. Zerat kundër paktit asokohe por edhe sot pretendojnë se shtetit grek iu falën qindra kilometra katrore det dhe se ishte prekur sovraniteti territorial i vendit.

    BalkanWeb
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Të parët që duhet të shkojnë në burg janë Berisha dhe Basha.

    Maskarejtë ... E shitën , e coptuan, e shkatërruan këtë vënd të bukur !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Nuk futet Berisha ne burg, po mos u genje kot. Se nuk ka bir nene ta nxjerri Berishen ligjerisht fajtor. Se po te dali Berisha fajtor, dalin direkt fajtor edhe Rame dhe 20 % e tij te famshem te ndertimeve ne Tirane, bashke me kontot bankare ne llogari te spekulatorit George Sorros qe eshte financues i te majtes shqiptare. Dalin 7% e Ilir Metes e te gjitha me rradhe...

    Ti vazhdo votoi, se te hedhin ndonje kocke per te lepire here pas here.. Dhe besoju qorrazi edhe "lajmeve" gjysmake si ky: "[...]Të paktën kështu shprehen burime brenda këtij institucioni.[...]"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2014 më 10:48
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Kane harruar te ngrejne padi edhe ndaj ambasadorit amerikan ne Tirane, dhe ambasadorit amerikan ne Athine, dhe eksperteve amerikane qe kane ndihmuar ne arritjen e kesaj mareveshje.

    Shoku Rama!

    Mos i lejoni imperialistet amerikane qe te na ndajne detin tone me thike!

    Si the?

    Obama do fluturoje nje "drone" ne Tirane qe do ti vertitet godines se kryeministrise? Keto drones mos jane ato kucedrat qe leshojne fjake nga goja?

    Amani ore se edhe kucedrat kemi mangut ne ne Shqiperi!

    Albo

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Lobi Grek në Amerikë është qindra e mijra herë më i fuqishëm se ai Shqipëtar more Albo. Megjithëse Greqia i'a ka futur disa herë katunarëve Amerikanë, ata vazhdojnë ta përkrahin. Epo le ta përkrahin deri sa t'i fusi "kalin e trojës" se " mëzin po e po xhanëm "
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Të parët që duhet të shkojnë në burg janë Berisha dhe Basha.

    Maskarejtë ... E shitën , e coptuan, e shkatërruan këtë vënd të bukur !!
    Cfare nacionaliteti joshqiptar jane kete ?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Lobi Grek në Amerikë është qindra e mijra herë më i fuqishëm se ai Shqipëtar more Albo. Megjithëse Greqia i'a ka futur disa herë katunarëve Amerikanë, ata vazhdojnë ta përkrahin. Epo le ta përkrahin deri sa t'i fusi "kalin e trojës" se " mëzin po e po xhanëm "
    Ku do t'ia dije Edi Rama nga lobet greke ore? Dy trima kane dale nga licete artistike te Parisit ne ate popull, Enver Hoxha dhe Edi Rama. Nuk ka tjeter!

    Po mire, une nje gje nuk kuptoj: Kjo Greqia me ishuj, dete e ujra plot nga te gjitha anet, kete ujin e detit te shqiptareve gjeti te prese me thike?

    Nuk ngopen keta greket ore, e pijne ujin e tyre, duan te na pijne edhe ujrat tona.

    Albo

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ku do t'ia dije Edi Rama nga lobet greke ore? Dy trima kane dale nga licete artistike te Parisit ne ate popull, Enver Hoxha dhe Edi Rama. Nuk ka tjeter!

    Po mire, une nje gje nuk kuptoj: Kjo Greqia me ishuj, dete e ujra plot nga te gjitha anet, kete ujin e detit te shqiptareve gjeti te prese me thike?

    Nuk ngopen keta greket ore, e pijne ujin e tyre, duan te na pijne edhe ujrat tona.

    Albo
    Mund që të ketë Naftë thua ?!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Mund te procedohen penalisht? Thjesht se harton nje ligj apo marrveshje jo-kushtetuese nuk me duket shkelje qe te con ne burg. E hedh poshte marreveshjen gjykata dhe kaq.

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mund te procedohen penalisht? Thjesht se harton nje ligj apo marrveshje jo-kushtetuese nuk me duket shkelje qe te con ne burg. E hedh poshte marreveshjen gjykata dhe kaq.
    Oj burg thotë ! Burg dhe të përjetshëm , per tradhëti ndaj atdheut
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •