
Postuar mė parė nga
Albo
As muslimanet, as te krishteret, e as budistet nuk besojne se "Zoti eshte njeri", sic te pelqen te mendosh ti ne paditurine tende theologjike. Ajo qe ne besojme eshte qe Jisu Krishti, njeriu qe lindi prej Virgjereshes Mari e ngelur shtatzene nga Fryma e Shenjte e Perendise, eshte Vete Zoti, Biri i Vetem i Atit ne Qiell, i lindur prej Atit, me te Cilin Krishti ndan te njejten natyre hyjnore. Pra ne nuk besojme se Krishti eshte njeri, ne besojme se Krishti eshte Zot, pasi eshte Biri i Perendise ne Qiell, eshte Fjala e Tij, eshte Lavdia e Perendise, pasi me ane te Tij Zoti ben gjithcka. Pra ne besojme se Krishti eshte Zoti i misheruar, Zoti qe hyri ne historine tone te njerezimit duke marre mish e duke u bere njeri, nga nje virgjereshe. Krishti per ne orthodhokset nuk eshte as vetem njeri, e as vetem Perendi, Ai eshte Perendi-Njeri, pasi Ai asnjehere nuk rreshti se qeni Perendi, dhe asnjehere nuk rreshti se qeni njeri. Te dyja natyrat, ajo hyjnore dhe njerezore jetonin brenda Tij, te pandara nga njera-tjetra, dhe te paperziera.
Kur nje musliman apo judeh shprehet se "te krishteret e bene Zotin njeri", sic ben ti me lart, ajo qe jeni duke shprehur ne fakt eshte mosbesimi juaj ne Krisht. Dhe jeni duke bere bllasfemi kur thoni se "Zoti nuk mund te jete njeri". Zoti eshte i plotfuqishem, i gjitheditur, i kudondodhur dhe i pagabueshem. Nese Zoti do te behet njeri, e te hyje ne historine e njerezimit, kjo nuk eshte e pamundur per Te, kjo eshte mese e mundur per Te. Kur ju thoni se Zoti nuk mund te behet dot njeri, jeni duke i mohuar Zotit natyren e Tij.
Krijoni Kontakt