Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anėtarėsuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Ateizmi, teokracia dhe teofilia

    Ateizmi, teokracia dhe teofilia

    Ateizmi, teokracia dhe teofilia
    Zamir GJURGJI

    Nė sistemin diktatorial, gjithēka funksiononte sipas njė ideologjie tė caktuar, ku mendėsia dhe ndjesia ishin mjete nė funksion tė qėllimit: mbijetesė pa kushte e pa prova acide ndaj diktatorit e diktaturės.

    Dashuria pėr udhėheqėsin ishte detyrė mbi detyrat dhe Partia duhej tė konsiderohej nėna e 'bonjakėve', edhe pse kėsaj 'nėne' tė klonuar i mbetej tė ishte realisht njerkė' (dam(e)-me detyrim pėrcaktim). Kėsisoj njeriu ndjehej i ndrydhur qenėsisht, ku dashuria si njė ndjenjė pa kufij, diktohej tė ishte e trupėzuar nė/me statusin e kreut.

    Dėshira pėr tė qėnė i lirė nė mendime dhe opinione kornizohej nga x klasik, tek y ideolog. Ishte koha kur censura ndillte autocensurė, e gjithshka sillej rrotull kėtij qerthulli tė ngushtė e tė papėrshkueshėm, qė nga shkėndijat e mendjes sė tredhur ideologjikisht, e deri te dėshira e cenuar pėr t’u kredhur nė thellėsi tė pafundme ndjesie. Megjithatė,dashuria dhe dėshira e (ē)lirė njerėzore vėshtirė tė tjetėrsohen, edhe kur flenė gjatė nė subkoshiencė(pėrjashtimi pėrforcon rregullin). Ky lloj gjumi letargjik, kuptueshėm qė vlen edhe pėr tė ruajtur tė pa indoktrinuar qėnien e tij natyrale, por po kuptueshėm, vazhdon njėherazi procesi i ndėrdyshjes mes qenies natyrale dhe asaj artificiale.

    Njeriu i klonuar diktohej tė donte pėr hir tė diktatorit dhe tė urrente po pėr hir tė tij. Anasjelltas gjithshka trajtohej e skedohej nė fashikullin e mbeturinave prapanike, fajeve a krimeve qė nuk liheshin pa ndėshkime; qė nga veshi i tėrhequr i fėmijės, e deri nė kokėn qethur a tė prerė tė maturantit nė moshė. Ky ishte pra njeriu i ri, i risive, ku zemra e tij e transplantuar ideologjikisht, duhej domosdoshmėrisht tė rrihte sipas tik-takut tė ēangės sė kooperativės, ritmeve afrikane tė trokitjes sė derės nė aksionet e sė shtunės leniniste, sipas kumbimit nervcingėrisės tė alarmsinjalit pėr armikun imagjinar, apo ritmit shungėllues si tė tupanave, kur pas porte gjendeshin forcat e sigurimit tė shtetit, qė “Nė emėr tė Popullit” batėrdisnin “armikun e klasės”.

    Ardhja e Demokracisė nuk mund tė konsiderohet thjesht si rėnie e njė Muri Berlini; si rėnie e Perdes sė Hekurt mes meridianeve lindorė e perėndimorė. Por ajo mund tė konsiderohet edhe si hapja e siparit tė kadifenjtė, pėr tė shpėrfaqur njeriun e natyralizuar deridje tė denatyruar. Pėr ta kthyer nė identitet e dinjitet, qė ndjenjat e tij tė pėrgjumura letargjikisht tė zgjoheshin vrullshėm
    e tė ngadhėnjenin mbi pėrhumbjen.

    Ēdokush qė kishte (pėr)jetuar diktaturėn, e kishte tė qartė se do tė gėzonte njė tė drejtė tė munguar. Atė tė ndjesisė dhe mendėsisė sė lirė deri nė kufijtė e moscėnueshmėrisė sė tjetrit. Liria, si epiqendra e tėrmetit qė goditi themelet e diktaturės, do shndėrrohej vetiu nė njė promotore tė vėnies nė funksionim normal tė ingranazheve heshtjegjatė tė jetės nė(n) diktaturė. Nė kėtė mėnyrė, dashuria pėr Krijuesin nuk kish sesi mos merrte flatra. Njeriu kish rifituar tė drejtėn tė natyrohej pas njė denatyrimi marksist, kish nevojė tė merrte frymė thellė e tė hidhte pas shpine dashuritė tinzare qė i ishin ngjitur si rriqna nė shpirt. Lipsej tė donte pėr njė hir tjetėr e tė urrente po pėr njė hir tjetėr. “Hirėsitė” dhe “hiret” njerėzore e kishin lodhur, sfilitur, drobitur. Sė kėtejmi, ēdo lloj dashurie “hirushesh” e trajtuar edhe si unikale, nuk mund t’i jepte kuptim jetės sė tij nėn dhe mbi lėvozhgėn kuqalashe.

    Njeriu kish nevojė pėr njė busull orientuese, si njė pikė referimi ku dashuria e tij tė merrte kuptim jetik. Krijesa tashmė kėrkonte ngultas Krijuesin, e pėrsa kohė nuk e gjente, qėnia e tij mbetej nė tastin ‘pause’. Forma tė tjera tė tėrthorta qė shoqėria e “reformuar” pėrpiqej t’i hidhte nė treg si mall tė ri e tė pakonsumuar, zor se e tėrhiqnin bindshėm klientin ndaj klientelės. Gjithnjė e mė rrallė, reklamat arriviste a hedoniste mbėrrinin tė preknin nė tela shpirtin romantik tė shqiptarit, edhe pse ato shfaqeshin tė shiftėzuara nė disa faqe gazetash apo tė boldizuara nė disa ekrane televizionesh.

    E megjithatė, Demokracia i kishte mundėsuar njeriut qė tė pėrzgjidhte mes dashurishė atė tė natyrshmen, dashurinė pėr Krijuesin. E tė jesh i dashuruar pas Krijuesit, i dhėnė pas Tij, ėshtė jo vetėm njė mundėsi qė tė jepet rishtas nė demokraci, por edhe detyrim i kėsaj tė fundit pėr t’i lėnė korsi tė lirė kėsaj ndjesie.

    Prandaj, tė gjitha ata qė duan Zotin, i pėrkushtohen dhe dėshirojnė tė jetojnė nė harmoni me Tė, vetdėshmohen e deklarohen thjesht si teofilė. Tė qėnurit i tillė nuk nėnkupton rrjedhimisht se teofilėt janė teokratė, e kjo pėr njė arsye tė thjeshtė: Ashtu si demokracia (demos-popull, kratio-pushtet) ėshtė njė pushtet qė vetvendoset nga demosi (populli), ashtu edhe teokracia (Teo-Zot, kratio-pushtet) ėshtė njė pushtet qė vetvendoset nga Zoti. Prej kėtej, njerėzve u takon tė pėrzgjedhin free & fair(demokratikisht) pėrmes “votimit referendar”, pro apo kundėr, i dashur apo urryes ndaj Tij. Apo thėnė me gjuhė mė tė kultivuar,Teofil apo teofob.

    Ekspres.al
    Tomorrow Never Dies.

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Ateizmi, teokracia dhe teofilia

    E gjithe kjo pacavure, per te thene nje idiotesi te vetme: "teofil apo teofob", a thua se toka rutullohet rreth "Teo"-sit te ketij fjaleboshit!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jarigas : 03-08-2014 mė 09:10
    Jarigas

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •