Te dyja ekipet e meritonin , luajten egersisht, pellcisnin kokat si bostan
Urime gjermaneve
Te dyja ekipet e meritonin , luajten egersisht, pellcisnin kokat si bostan
Urime gjermaneve
Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo
Sot kur mberrita ne "destinacjonin" e perditeshem..., pash te shkrojtur;
"FITOI RACINGER KUNDER BERGOLIOS"!
Kuptohet me ane te lutjeve...![]()
Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua
E meritonte plotesisht gjermania. Urime, dhe u rente kanceri mu ne gryke argjentinasve.
Po sa skandaloze dhenia e topit te arte ati fare shakaje qe e ka emrin messi?
drague (14-07-2014)
Urime tifozeve te Gjermanise!
Fitoi ekipi qe e meritoi me shume. Fitoi ekipi qe kishte pregaditur ēdo detaj.
Se pari per arbitrin. M'u kujtua finalja e Champions League e sezonit 2012/2013, Bayern Munich vs Dortmund. Kishte 2 raste ku mund te nxirrte kartonin e kuq, fillimish Leva per nje gjest antisportiv e me pas Dante tek penalltia. Por u tregua tolerant dhe lejoi te luhej ne fushe. Edhe ne finalen e djeshme kishte raste per karton te kuq, si psh fillimisht Howedes mund te ndeshkohej me te kuq, ishte faull ndoshta edhe pak me i rende se ai i Marchisio ndaj Uruguajit. Por nxori te verdhin dhe i lejoi ekipet te luajne. Nje arbiter mund te behet protagonist shume lehte me vendimet e tij, por nuk eshte ai arbitri me i mire. Arbiter i mire eshte ai qe mban lojen nen kontroll, duke ruajtur shendetin e lojtareve dhe duke mos u bere pale. Por edhe njeri qe i nderhyri Shvajnit me taka ne kavilje, dhe ai mund te denohej me te kuq.
E RENDESISHME eshte se arbitri nuk ndikoi ne rezultat dhe nuk u be pale. Per mendimin tim ka qene arbitrim mjaft i mire dhe ndeshja u vendos nga ekipet qe luanin ne fushen e blerte.
Gjermania e meritoi fitoren me teper se Argjentina. U duk qarte se Argjentina nuk ishte ekip. Une nuk i kuptoj dot as Argjentinen e as Brazilin ne rolin e pritesit. Jane dy ekipe qe edhe ne diten e tyre me te keqe, edhe kur perballe kane kundershtare nga me te fortet, kerkojne te imponojne lojen e tyre e jo te presin. Argjentina nuk krijoi mbreme qofte nje aksion te rrjedhshem goli, vetem po shpresonte ne ndonje shperthim te Messit, qe nuk erdhi asnjehere. Nga ana tjeter kishim nje Gjermani qe kontrollonte lojen, kryente pasime te shumta e te sakta. Ishin shume kompakt si ekip dhe luanin shume rrjedhshem. Gjermania e nisi Boterorin duke ndertuar fillimisht nje kamping, gje qe asksuh tjeter nuk e kishte bere. Kane vite qe pregaditen per kete dite duke mos i lene asgje ne dore rastesise. Gjermania, perkunder Brazilit e Argjentines qe e perqendruan gjithe lojen e tyre tek nje individ i vetem, e bazoi lojen ne ekip. Deshtoi Goetze? Asnje problem per Gjermanine, kishte te tjere qe e zevendesuan dhe ekipi funksionoi. U demtua Neymar tek Brazili? I gjithe ekipi u traumatizua, u ē'orientua dhe u munden keqaz nga Gjermania (jo sepse mungonte Neymar por sepse s'kishte plan B dhe ekipi ra ne depresion pas demtimit te tij). Edhe Argjentina e njejta. Kaloi Zvicren me nje shkendije te Messit, kaloi dhe Belgjiken me vetem 1 episod. Por nuk do jete gjithmone shansi me ty. Messi nuk e tregoi dot veten e keshtu Argjentina deshtoi.
Sabella dhe Messi, ne momentin qe Palaēja nuk shenoi dot gol vetem me portierin, duhet t'iu kete dale fantazma e Tevez perpara. E paguajten rende ēmimin e arrogances se tyre, ashtu siē e paguajti dhe ai i Brazilit nga ana e tij. Banega dhe Cambiaso do ishin shume me efikas ne mesfushe se Biglia apo Perez. Cambiaso eshte i pazevendesueshem tek Interi, ndersa Biglia as ne nje ekip si Lazio nuk e ka te sigurt vendin e titullarit. Te mos flasim pastaj per Banegan, qe eshte ku e ku me lart se Biglia edhe Perez bashke. Higuain dhe Tevez luajne ne te njejtin kampionat. Tevez fiton kampionatin dhe shenon me shum gola se Higuain, nuk thirret ne kombetare.(???) Edhe Kun Aguero ka shenuar me pak gola se sa Tevez, paēka se eshte i perkedheluri i ekipit te tij, i mbuluar nga milionat dhe kerkohet nga ekipet me te mira ne bote.
Edhe njehere Messi e tregoi qe sado i talentuar, nuk eshte ne nivelin e Maradones, Pele-se apo Kaizerit. Ky ishte shansi i tij me i madh. Mendoj se e ka edhe njehere shansin pas 4 vitesh, megjithese forma e tij ka ardhur ne renie.
Edhe njehere Urime Gjermanise!
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 14-07-2014 mė 04:45
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Pershendetje Ikso!
Messi nuk u be i gjalle fare ne dy ndeshjet e fundit...
Nuk meritonte as nje top llastiku ( te Nishgomes se viteve 70' )
Marr me mend qe do te ngrihen avoketerit e ketij messit, por qe "fshati qe duket nuk do kallauz"!
Ndoshta ben prokupi ne Spanje o ndonje tjeter vend te evropes, ku ka gjithmone 2-3 qe i "sherbejne"...
Pasi sikur tipike e lojes sudamerikane, vetem per vetem, messi mbeti si peshku pa uje!
Kisha deshire te dilte Hollanda ne finale por gjithesesi me mire Gjermania se sa ata me pupla ne koke!!!
Me te mira...
Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua
xfiles (14-07-2014)
arbereshi_niko,
qe fmi kam ber tifozllik per gjermanet, dhe e kam prit ket rezultat me shum durim.
Ndoshta gabohem, por ka qene kampionati me i drejte qe une kam pare deri me sot (perveē humbjes se Hollandes, e meritonte te dilte ne finale me Gjermanet por loja taktike e Argjentines dha frutet e saj).
Persa i perket Messit, esht lojtar i madh, ndoshta tifozlleku na shtyn te bejm batuta no-sens...
Messi ne ket kampionat ka tregu aftesite e tij individuale, njekohsisht inteligjencen si kapiten per t'shfrytzu pikat e forta te skuadres...
Nuk e di juve, por un kam vrejt qe Messin 1:1 nuk e ndal dot, vetem bllokimi 2:1 ose me teper ben efekt.
Mos harroni mega-presionin qe ka pas mbi shpatulla ky lojtar.
Topi i arte ka qene mese i merituar, + qe ne ket mnyre ekuilibroi sadopak situaten....
paqen, e sjell vetem drejtsia
Une nuk bera asnje batute, por thashe ate qe un konstatova vet.
Mesi nuk u duk fare, te pakten ne dy ndeshjet e fundit.
Eshte e qarte qe do markohej sa me mire, por qe nje yll i futbollit si mesi nuk do ta kishte aq te veshtire sa mos te krijonte
qoft edhe nje rast te vetem! Tani po te shtoja edhe komentet e atyre qe sportin e kuptojne me mire se une..., nuk do te
mjaftoheshin disa faqe ketu ne forumin tone.
Mesi eshte lojtar i mire, por qe do te sherbehet me topa, ndryshe ja edhe perfundimi, nje top qe ngjan me nje bakshish!
Po te kisha qen tifoz me gjermanet, do te kisha me teper per te shtuar...
Pershendetje
Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua
Gjermania e meritoi plotesisht kuroren e mbretereshes se futbollit boteror. Urimet me te perzemerta ekipit te mrekullueshem gjerman,Shkodran Mustafit dhe tifozeve te tij!
Urime tifozave Gjerman per titullin, (keshtu eshte kur do Robben te futet me gjithe top ne porte ne minute te 92j/k),do shkruaj pak me vone ndonje koment ndoshta me te gjate po nje pyetje kam tani qe nuk po me le rehat. ..ne cfare universi jepet faull per Gjermanine nderhyrja Kung Fu-eske (alla de jong ndaj xabi alonso)?! Nuk po them te kuq se prish ekuilibrat...po te verdhe ? Faull ? Ai e dha kunder fare ! Hahahaha
Krijoni Kontakt