Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Projektligji i ri, regjistrim të gjithë bixhozxhinjve

    Projektligji i ri për lojërat e fatit detyron organizatorin të kontrollojë dhe regjistrojë identitetin e të gjithë lojtarëve që hyjnë në kazino dhe t’i ruajë ato për tri vite. Shtrenjtohen licencat për kazinotë elektronike dhe bastet sportive. Ja penalitetet për biznesin e bixhozit kur nuk zbaton rregullat

    Lojërat e fatit dhe të gjitha aktivitetet e bixhozit do të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte më të shtrënguara ligjore. Projektligji i ri për kazino
    organizimin e Lojërave të fatit që shumë shpejt do të shkojë për miratim në qeveri, vështirëson bixhozin për disa kategori zyrtarësh, ndërsa të gjithë lojtarët e kazinosë regjistrohen.

    Regjistrimi

    Hyrja në kazino dhe pjesëmarrja në lojë do të lejohen vetëm për personat mbi 21 vjeç, të cilët janë të detyruar të identifikohen me dokument. Projektligji i ri detyron organizatorin të kontrollojë dhe regjistrojë identitetin e të gjithë lojtarëve që hyjnë në kazino, duke mbajtur një regjistër që përmban të dhënat identifikuese personale, të tilla si: emri, mbiemri, adresa, data, vendi i lindjes, numri i dokumentit të identifikimit, si dhe data dhe ora e hyrjes në kazino. Këto të dhëna do të ruhen nga operatori për të paktën 3 vjet. Por nga ana tjetër, ruajtja dhe përdorimi i të dhënave identifikuese të lojtarëve duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat janë konfidenciale dhe operatori nuk mund t’u bëjë publike palëve të treta. Gjithashtu personat e veshur me uniformë, me funksione publike, mund të hyjnë në një kazino vetëm për arsye profesionale dhe për asnjë arsye tjetër.

    10-fish licenca për bastet

    Sipas draft-ligjit për bastet sportive, tarifa për të marrë një licencë do të 10-fishohet. Kështu nga 2 milionë lekë në vit që është aktualisht, ajo do të shkojë në 20 milionë lekë, ndërsa licencat do të jenë të kufizuara me afat 5-vjeçar. Rritje të tarifës së licencimit ka edhe për kazinotë elektronike, të cilat nga 1 milion lekë në vit që paguajnë aktualisht, me ligjin e ri kjo tarifë llogaritet 25 milionë lekë për çdo 5 vjet. Kufizimi i sallave të lojërave për kazinotë apo pikat e basteve është një ndër pikat e ndryshuara në ligj. Kështu, sipas kushteve të reja, kazinotë kanë të drejtë të hapin vetëm një sallë për ushtrim aktiviteti, ndërsa për ato elektronike në total mund të hapen deri në pesë salla për ushtrim aktiviteti. Për bastet sportive dhe bastet për garat në pistë, kufizimi për një nipt sekondar është deri në 300. Bingot tradicionale mund të hapin deri në 10 nipte sekondare në total. Po kështu, ndryshime janë bërë edhe te kapitali që duhet të kenë shoqëritë që duan të përfitojnë një licencë, afati që u jepet nga kjo e fundit, dhe tarifat që do të aplikohen. Afati i licencimit për kazinotë jepet për një periudhë 10-vjeçare. Tarifa e licencimit për të gjithë periudhën e licencimit është 1.000.000.000 (një miliard lekë). Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total.

    Penalitetet

    Ushtrimi i veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, pa u licencuar, sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj përbën kundërvajtje dhe biznesi që e kryen atë, dënohet me gjobë. Aktiviteti i bingove pa licencë trajtohet me gjobë 30.000.000 lekë. Lotaria kombëtare pa licencë gjobitet me 50.000.000 lekë. Bastet sportive pa licencë gjobiten 30.000.000 lekë. Për ushtrim aktiviteti nga kazino elektronike, 30.000.000 lekë për çdo makinë të paregjistruar. Për kazinotë me leje të parregullt, gjoba është 50.000.000 lekë. Për bastet e garave në pista, pa leje, gjoba do të jetë 50.000.000 lekë. Për shkelje të tjera të ligjit gjobat variojnë nga 5000 mijë deri në 1 milion lekë.



    Biznesi i lojërave të fatit, ja taksat e reja

    Projektligji i ri ka ndryshuar edhe mënyrën e taksimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Kështu duke filluar nga data 1 janar 2016,taksattë ardhurat bruto nga loja, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 25 %. Organizatorët e basteve sportive, brenda 31 mars të vitit pasardhës, derdhin në llogari të ministrisë përgjegjëse për sportin shumën prej 0,5 për qind të fitimit mbi të ardhurat bruto vjetore. Ministria përgjegjëse për Sportin, duhet të njoftojë brenda muajit prill AMLF-në, në rast se organizatori nuk derdh në llogari shumat. Krahas detyrimit tatimor, organizatorët e kazinove elektronike brenda 31 marsit të vitit pasardhës derdhin në llogari të ministrisë përgjegjëse për Turizmin shumën prej 0,5 për qind të fitimit mbi të ardhurat bruto vjetore nga loja. Ministria përgjegjëse për Turizmin duhet të njoftojë brenda muajit prill AMLF-në në rast se organizatori nuk derdh në llogari shumat përkatëse. Krahas detyrimit tatimor për kazinotë elektronike në distancë, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të ministrisë përgjegjëse për Turizmin shumën prej 0,5 për qind të fitimit mbi të ardhurat bruto vjetore nga loja. Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në kazino, paguajnë një taksë mujore në masën 12 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 300.000 (treqind mijë) lekë në muaj për çdo pozicion. Për çdo tryezë të lojërave (me letra dhe/ose me zare), një taksë mujore në masën 12 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Për lojërat elektronike dhe për videolotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore në masën 25% të fitimit nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit. Për makinat slot me fitim në çast, një taksë mujore në masën 25% mbi fitimin nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit. Krahas detyrimit tatimor brenda 31 mars të vitit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të ministrisë përgjegjëse për Turizmin shumën prej 0,5 për qind të fitimit mbi të ardhurat bruto vjetore nga loja.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Dite e re, regjistrime dhe taksa te reja!

    Do rilindim duke paguar me shume taksa ne shtet edhe kur mbushim makinen me nafte, edhe kur blejme buken e djathin ne treg, edhe kur ngasim nje makine, edhe kur shkojme te argetohemi per ndonje ore ne kazino.

    Lum Shqiperia e shqiptaret per Qeverine e mire qe ka!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Ca dreqin i duhet Qeverise se si, ku dhe cfare luaj une?!
    A jane ne vete keta apo jo?

    Ca dreqin do Qeveria se si i harxhoj une parate e mia? Perse duhet te ndihem une i kontrolluar dhe i pergjuar?

  4. #4

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Ky ishte budallalliku i rradhes. I zgjidhen hallet e shqiptareve keta tani qe po merren me bixhozxhinjte?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Dhe jashte ekziston limiti i moshes. Nen 21 vjec nuk lejohet te hysh ne vendet ku luhet. Sa per te dhenat dhe ketej ti marrin kur te japin karten e kazinos. Vetem se ketu ti i jep me deshire se ke "perfitime" nga karta e kazinos. Ti marrin me "lezet" me nje fjale.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]
    Projektligji i ri ka ndryshuar edhe mënyrën e taksimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Kështu duke filluar nga data 1 janar 2016,taksat nga të ardhurat bruto nga loja, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 25 %.
    MAPO
    I gjithi si projektligj eshte pjelle e trurit me te paafte dhe te mbrapshte qe mund te qendroje mbi supet e nje personi,por kjo qe kam nenvizuar eshte kulmi,me tej eshte vetem boshlleku.Nuk kam pare as degjuar qe aktivitetet e lojrave te fatit apo bastet sportive te taksohen ne baze te te ardhurave bruto.Budallalleku nuk ka fund.
    Lart e me lart flamujt e kongreseve. ptuuu.
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Ca dreqin i duhet Qeverise se si, ku dhe cfare luaj une?!
    A jane ne vete keta apo jo?

    Ca dreqin do Qeveria se si i harxhoj une parate e mia? Perse duhet te ndihem une i kontrolluar dhe i pergjuar?
    Sepse ke dale nga rruga e Zotit. Nje shoqeri qe ne sjelljen e saj nuk i referohet nje libri si model edukimi moral, atehere eshte e detyruar qe vete njerzit ti vejne ligje njeri tjetrit.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Dhe jashte [...]te dhenat [...] ti marrin kur te japin karten e kazinos. Vetem se ketu ti i jep me deshire se ke "perfitime" nga karta e kazinos. Ti marrin me "lezet" me nje fjale.
    Nuk te marrin asgje... Po te vesh te luash me para ne dore, si do ti marrin? Ho?

    Llogjik te fort paske... Pfff!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Citim Postuar më parë nga Alket Y Lexo Postimin
    Nuk te marrin asgje... Po te vesh te luash me para ne dore, si do ti marrin? Ho?

    Llogjik te fort paske... Pfff!
    C'hyn logjika ketu aman. Thashe nje fakt. Dukesh qe ti s'ke hap karte kazinoje. Nuk thashe je i detyruar ti japesh, por nese do karte kazinoje, nese do te behesh anetar i asaj kazinos ti kerkojne. Kaq. Para se te citosh e ti biesh ballit me dore , shpenzo 2 sec me shume te lexosh cik me qarte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 08-07-2014 më 10:36
    Feelings change - memories don't.

  10. #10

    Për: Ligji i ri: Qeveria urdhëron kazinot të regjistrojnë të gjithë bixhozxhinjtë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    C'hyn logjika ketu aman. Thashe nje fakt. Dukesh qe ti s'ke hap karte kazinoje. Nuk thashe je i detyruar ti japesh, por nese do karte kazinoje, nese do te behesh anetar i asaj kazinos ti kerkojne. Kaq. Para se te citosh e ti biesh ballit me dore , shpenzo 2 sec me shume te lexosh cik me qarte!
    lexoj shum qart une...
    une kur kam vajt te luaj ne kazino nuk me ka kerkuar kush identifikim...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •