
Postuar mė parė nga
Albo
E bukura me kreun aktual te Qeverise eshte se eshte nje njeri injorant mbi ekonomine e vendit, dhe kjo eshte ne fakt dicka pozitive ne kete rast. Po te ishte njeri qe di si punon ekonomia e vendit, nuk do te kish nderhyre ne Lazarat ne menyren se si nderhyri. Pse pyesni ju? Ua shpjegon Albo ne forum, dhe ju tregon edhe gjera qe nuk ua tregon dot Berisha se perse ai zgjodhi te mos nderhyje ne Lazarat.
1. Nderhyrja e Tahirit ne Lazarat u be me URDHER te Italise
Pasi i kapen tonelatat e hashashit shqiptar per 6 muajt e pare te vitit, pasi kapen tonelatat e kokaines e heroines me destinacion Shqiperine e shqiptaret, pasi pane qe trafiku mundesohej nga Policet e Rilindjes (kujtoni avionin e Divjakes, kujtoni edhe mikun e Tahirit polic qe ngiste kamionin me 1 ton droge nga Lazarati), ministri i rendit italian e thirri Tahirin dhe mustaqen e Policise ne Itali. Dhe ne takimin privat, i beri te ditur jo vetem shqetesimet e tyre, por u beri te ditur qe kishin informacion per implikimin e njerezve ne pushtet me trafiqet e droges. Dhe kur doli nga takimi e pozuan per mediat, Tahirit i kish ngrire nje buzeqeshje e stisur ne fytyre. U kthye ne Tirane e i raportoi shefit (Rames) te tij se "Italianet i dine pazaret tona". Brenda pak ditesh pasi kthehet nga Roma, Rama e Tahiri zgjedhin qe ti bien Lazaratit, si per ti mbushur mendjen shqiptareve dhe fqinjeve qe kjo nuk eshte Qeveria e Droges e narko-shtetit. Edhe italianet jane te lumtur, pasi nuk kane pse luajne lojra si macja me miun me hashashin e shqiptareve, por edhe Qeveria e Rilindjes mund te rehabilitonte pak veten ne syte e shqiptareve, diskretituar plotesisht nga kapjet e medha te droges ne muajt e qeverisjes se saj nga fqinjet.
2. Eksporti i Lazaratit eshte 1/2 e gjithe GDP-se se Shqiperise!
Sali Berisha nuk ka kurajon qe ta pranoje me plot goje kete fakt, kurse Edi Rama as nuk e di e as nuk do te mesoje, pasi eshte nje cope injorant per ekonomine shqiptare. Hashashi i Lazaratit, sipas amerikaneve e italianeve fut ne ekonomine shqiptare aq leke sa gjysma e te gjitha prodhimeve te tjera te vendit ne vit! Qe do te thote, gjysma e te gjithe punerave te hapura ne Shqiperi ne vit, pjesa derrmuese e gjithe atyre investimeve, behen nga paraja e piste e droges se Lazaratit. Policet e Rilindjes krekosen qe dogjen 42 tone hashash ne Lazarat por nuk e kuptojne qe dogjen bashke me ate hashash $50 milion euro nga ekonomia shqiptare; disa qindra mijera vende pune qe ato para do te krijonin ne vend. Po cfare do te ndodhi tani ne ekonomine shqiptare qe Lazarati nuk prodhon me ashtu sic prodhonte droge? Ato pallatet e "biznesmeneve te ndertimit" nuk do te ngrihen dhe ata qindra punetore qe punonin ne ndertim nuk do te kene me nje pune te tyren. Ato mijera lokalet luksoze qe mbahen hapur ne Tirane e mbare Shqiperine nga paraja e droges edhe pse nuk kane biznes, do te mbyllen pasi paraja shterroi dhe gjithe ata kamarieret e banakieret e punesuar ne to do te ngelen pa pune e me gisht ne goje. Dhe te gjithe keta njerez qe sot i thone bravo Qeverise se Rilindjes qe i ra Lazaratit, neser do t'i kerkojne ndihme kur te ngelen pa pune e pa te ardhura. Mireqenia e shqiptareve do te bier ndjeshem.
Kjo ishte arsyeja perse qeveria e meparshme nuk godiste kultivuesin e hashashit, fshatarin e thjeshte, por godiste trafikantin e hashashit. Nese goditet trafikanti, nese ai fshatari nuk ka nje bleres te atij malli, ai nuk e mbjell me. Dhe arsyeja tjeter ishte pasi Berisha e kish te qarte qe nje goditje ballore ndaj Lazaratit dhe kultivimit te droges, do te sillte nje goditje te rende ekonomise shqiptare. Nuk mund te godasesh nje industri te jashteligjshme ne vend qe prodhon 1/2 e GDP te vendit pa u ofruar atyre njerezve nje alternative per te punuar e jetuar ne menyre te ndershme. Prandaj qendrimi i qeverise se meparshme ishte nje lufte afatgjate ndaj fenomenit dhe jo nje lufte frontale, pasi lufta frontale te fiton pike politikish ne syte e shqiptareve te panxene, por demton nga ana tjeter ekonomine e vendit e gjithe mireqenien e atij populli.
3. Lufta kunder kultivimit te hashashit nuk fitohet me police
Kultivimi i hashashit nuk eshte nje "problem mosrespektimi i ligjit" por eshte nje problem ekonomik. Fshataret e mbjellin drogen jo se jane kriminele, pasi droga ju siguron jo vetem te ardhura te larta, por e kane edhe te sigurt shitjen e mallit tek trafikantet e shumte qe veprojne ne Shqiperi. Nese te gjithe fshataret qe kultivojne hashash ne Shqiperi do te futeshin ne burg, gjysma e popullsise shqiptare do te ishin ne burg. Dhe nese te gjithe shqiptaret qe paguhen me parate e droges do te futeshin ne burge, 2/3 e popullsise shqiptare do te perfundonte ne burg.
Zgjidhja e problemit kerkon diversifikimin e ekonomise shqiptare ne industri te reja. Turizmi eshte nje prej tyre. Agrokultura eshte nje tjeter. Nuk mund ti thuash fshatarit mos mbill droge se te fus ne burg, por duhet ti thuash mos mbill droge por mbill fruta-perime pasi do te ofrojme lehtesira si shtet dhe do te ta blejme gjithe mallin qe nuk te shitet. Ne kete menyre, fshatareve shqiptare u jepet nje mundesi per te zgjedhur mes bukes se ndershme dhe bukes se piset. Por kur godet edhe mjetin e vetem me te cilen keta kane jetuar e fituar per me shume se 2 dekada, ti nuk je duke godituar vetem Lazaratin, je duke goditur gjithe ekonomine shqiptare.
Tani qe Qeveria e Rilindjes e goditi Lazaratin fshataret shqiptare nuk do te mbjellin me hashash dhe fqinjet nuk do te kapin me tonelata droge prodhuar ne Shqiperi!
Dhe shakaja me e bukur eshte kur thone: "I rame Lazaratit qe te na hapet rruga jeshile ne BE". A do te mbaje BE me pune e me buke gjysmen e popullsise shqiptare?!
Tre muaj si sot, Lazarati do ti jete kthyer prape zanatit te vjeter, dhe Qeveria e Rilindjes jo vetem qe nuk do ti godasi, por do t'iu shpier fidanet qe t'i mbjellin. Pasi deri atehere, e kane kuptuar qe ajo qe bene u kushtoi atyre qindja mijera vota.
Albo
Krijoni Kontakt