Close
Faqja 5 prej 28 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 278
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    po cthot Edvin edskobar divjaka?
    mire eshte
    te futi prasin ty e shokeve tuaj e sot eshte krieminister
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #42
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Pse duhet t'i quajme fshatare?? Nuk eshte me e sjellshme t'i quajme FERMERE?
    Cdo gje eshte relative...

  3. #43
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    .......kjo tregon se sa debil jane keta njerez, a thua mendojn se mund te luftoin me nje shtet te tere, ky eshte idiotizem i llojit te vete.

  4. #44
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    "Gafa", policia e shpall nė kėrkim, i riu nė burg prej 12 vitesh


    Erjon Haxhiaj, njė prej personave tė renditur nė listėn e policisė si i dyshuar se ka qėlluar me armė nė drejtim tė forcave speciale qė ‘mėsynė’ dje nė Lazarat, ndodhet nė burg, prej rreth 12 vitesh.

    Zyrtarisht, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve konfirmon se Haxhiaj ndodhet duke vuajtur dėnimin nė burgun e Rrogozhinės, pėr akuzėn e vrasjes . Haxhiaj, sipas tė dhėnave tė marra nga dosja nė burgje, rezulton se ėshtė dėnuar me 25 vite burg dhe ka shlyer pjesėn mė tė madhe tė dėnimit. Ai ka pėr tė shlyer dhe shtatė vite burg.

    Fakti qė emri i tij ndodhet i 25-ti nė listėn e publikuar nga policia, shton dyshimet se kjo listė ka pasaktėsi. Madje, kjo dėshmon se Ministria e Brendshme, as nuk ėshtė nė dijeni tė faktit se Haxhiaj, i lindur nė fshatin Zhulat e banues nė Lazarat, nuk ndodhet nė fshatin e hashashit, por pėrtej qelive.

    “Nė Lazarat ėshtė vetėm njė familje Haxhiaj. Nė fshat kanė ardhur prej disa vitesh, por nuk e di shkakun. Babai u ka vdekur ndėrsa nėna ka ardhur nė banesėn e babait tė saj, pasi ėshtė lazaratase. Sinqerisht nuk kam asnjė informacion pėr personalitetin e djemve tė kėsaj familjeje”, - tha Dasho Aliko, kryetar i komunės sė Lazaratit, i cili konfirmon faktin se njėri prej dy djemve ndodhet nė burg, por pa saktėsuar emrin e tij dhe arsyet pėrse gjendet prapa hekurave.

    Djali i ish-deputetes

    Por, ndėrsa Haxhiaj ndodhet duke vuajtur dėnimin, nė listė bie nė sy dhe emri i Kostandin Xhuvanit, djalit tė aktores sė mirėnjohur Luiza Xhuvani, ish-deputete e Partisė Socialiste legjislaturėn e kaluar. Kostandin Xhuvani, renditet i 24-ti nė listė nga policia, si pjesė e grupit kriminal, por vetė ai pretendon se ndodhet nė Tiranė dhe nuk ka aspak lidhje me ngjarjen e rėndė. Ai thotė se mbrėmjen e sė dielės, ka ndjekur ndeshjet e futbollit nė njė lokal tek ‘Piazza’, dhe pėrveē kamerave tė sigurisė ka edhe njė skedinė fituese qė vėrteton se ai ndodhej nė Tiranė.

    "Unė kur e pashė emrin u shqetėsova. Nuk e kuptova pse ndodhi. Si tifoz i sportit, kam qenė duke parė ndeshjen nė njė lokal tek ‘Piazza’, nė njė ambient me kamera. Kam luajtur edhe njė skedinė. Edhe sot jam nė shtėpi. Nuk e di fare pėr ēfarė ndodhi kjo. Mbase ėshtė njė lapsus, njė gabim, por unė nuk kam lidhje me kėtė histori, do t’u lutesha tė mos mė pėrmendnin. Nuk kam asnjė lidhje me Lazaratin. Nuk mė lidh asgjė me atė vend aty. Nuk kam pėrse tė paraqitem nė komisariat. Kam prova qė jam kėtu nė Tiranė. Besoj do jetė ndonjė ngatėrresė apo gabim, nuk e di. Unė nuk kam lidhje fare me emrin nė listė dhe as me Lazaratin. Kam vėnė skedinė rreth orės 4 tė drekės, e kam dhe skedinėn me vete; rreth orės 10:00 tė mbrėmjes sė djeshme kam qenė tek ‘Piazza’ nė njė lokal qė ka kamera. Ėshtė thjesht njė gabim. Nuk kam tė bėj fare me Lazaratin apo Gjirokastrėn. Nuk njoh askėnd atje”, - tha Kostandin Xhuvani pėr “News 24”.

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #45
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Nje Bravoo shtetit qe vendosi te hynte ne lazarat se na ishte ber lazarati shtet Brenda shtetit disa kantar pa shkoll

    eshte per te ardhe keq kur edhe ketu ne forum lexhon disa veta qe akoma flasin per politiken edhe jo per policin qe hyri ne ate fshat baze droge
    gjithmon pd pd pd ps ps ps

    O shqiptar cdo lajm cdo gjest I mire qe vin nga shteti duhet te jemi nje me ligjin nje me sigurin e kombit
    te vleresojm ato/a bije nenash polic qe kan ven jeten e tyre ne rrezik per vendin e tyre

    Mbeshtetje mbeshtetje dhe vetem mbeshtetje per policin shqiptare
    Partizoni

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Autoblindat hyjnė nė Lazarat

    Autoblindat e policisė avancuan nė zonėn jugore tė fshatit Lazarat. Mėngjesin e sotėm nė zonėn ku dje kishte shkėmbim zjarri, policia ka pozicionuar mė shumė forca me autoblindė.

    Nga njė grup personash pozicionuar nė kodėr ka nisur njė breshėri armėsh dhe plumbat kanė rėnė nė shtėpitė e banorėve tė fshatit. Krismat kanė nisur gjatė natės e pėr pasojė nje punonjės i Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, njė 32-vjeēar efektiv i FNSH-sė sė Shkodrės ėshtė plagosur dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.

    Ndėrkohė banorėt e Lazaratit kanė vijuar tė djegin nė masė hashashin e prodhuar njė vit mė parė dhe raportohen edhe fusha me bimėsi tė shkulur. Policia pasditen dhe mbrėmjen e djeshme ngushtoi rrethimin duke marrė nėn kontroll zonėn e kultivuar me hashash pranė magazinės sė shtetasit Gate Mahmutaj, ndėrsa ky i fundit ėshtė zhdukur.

    Nė intervistėn e fundit televizive ai u pėrpoq tė shfajėsohet, por policia nė kėtė magazinė konstatoi gėzhoja, fuēi me hashash qė digjeshin, hashash nėpėr thasė dhe bimė qė ishin gati pėr mbjellje.

    Njė predhė murtaje ėshtė gjetur pranė magazinave tė tij. Ndėrkohė policia njofton se janė arrestuar 6 persona tė akuzuar pėr sulmin ndaj gazetarėve tė A1 Raport. Ata janė Matjas Muhamet Bocia, vjeē 23, banues nė Lazarat Gjirokastėr, Florian Nexhip Shurdhi, vjeē 29, banues nė Lazarat Gjirokastėr, Juxhin Avdul Bocia, vjeē 19, banues nė Gjirokastėr, Xhevahir Miftar Doēi, vjeē 29, banues nė Dunavat Gjirokastėr, Ali Mato Basha, vjeē 46, banues nė Lazarat Gjirokastėr dhe Emiljano Bejko Aliko, vjeē 31, banues nė Lazarat Gjirokastėr.

    Kėta shtetas janė paraqitur nė Komisariatin e Policisė Gjirokastėr gjatė pasdites sė djeshme. Nga verifikimi i deklarimeve tė tyre nė polici, ku janė vėrejtur mospėrputhje dhe hetimeve tė kryera nga policia kėta shtetas janė nė cilėsinė e tė dyshuarit dhe ndaj tyre ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė.

    Kėta shtetas, nė bashkėpunim me persona tė tjerė janė autorė tė dyshuar tė sulmit me armė ndaj forcave tė policisė nė datat 15 dhe 16 qershor, nė momentin qė kėto forca po zhvillonin operacionin policor pėr identifikimin e sipėrfaqeve tė kultivuara me bimė narkotike dhe asgjėsimin e tyre.

    Policia mban tė rrethuar gjithė zonėn dhe sot nė mėngjes nga disa banesa tė fshatit dilte tym masiv. Bėhet fjalė pėr hashashin qė banorėt po vijojnė ta ridjegin nė mėngjes pas reshjeve tė shiut tė mbrėmshėm.

    Rreth 800 forca policie kanė rrethuar terrenin. Ato janė nga Policia e Gjirokastrės, forcave speciale RENEA, forca tė FNSH-sė sė Fierit, Shkodrės dhe Tiranės, si dhe tė Delta Forcė nė Vlorė. Po ashtu nė kėtė operacion janė pėrfshirė dhe shėrbime tė tjera speciale tė Drejtorive tė Policisė sė Qarqeve tė tjera, si forcat elitė tė shėrbimeve tė Tiranės, Shkodrės etj.

    Kėto forca janė tė mbėshtetura nga mjete tė posaēme. Bazuar nė planin e hartuar do vijonė veprimet policore pėr asgjėsimin e parcelave tė kutivuara dhe kapjen e vėnien para pėrgjegėsisė ligjore tė tė gjithė personave tė implikuar nė kundėrshtimin me armė tė forcave tė Policisė sė Shtetit.

    Po ashtu janė ngritur grupe speciale hetimi tė orientuara nga Prokuroria pėr Krime tė Rėnda dhe Drejtoria pėr Krimet e Rėnda nė Policinė e Shtetit, tė cilėt po vijojnė veprimet paralel me veprimet operacionale tė strukturave policore nė terren pėr kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e e provave materiale.

    MB: Shmangni Lazaratin

    Ndėrkohė, Ministria e Brendshme permes nje njoftimi per shtyp u ben thirrje banoreve te Lazaratit qe per arsye te sigurise se jetes se tyre te mos dalin nga banesat, ndėrsa qytetarėve tė tjerė tė shmangin fshatin.

    “Te gjithe qytetaret e tjere, duhet te shmangin plotesisht hyrjen per ne fshatin Lazarat deri ne nje njoftim te dyte zyrtar te policise. Banoret e zonave perreth fshatit Lazarat keshillohen te bejne kujdes me levizjen jashte banesave te tyre, deri ne perfundim te ketij operacioni policor. Sherbimet e Policise se Shtetit jane ne gatishmeri te plote per t’u ardhur ne ndihme ne ēdo kohe, te gjithe qytetareve qe do te kene nevoje”, thuhet ne njoftimin per shtyp.

    Pėrshkallėzohen tė shtėnat

    Nė mesditė janė pėrshkallėzuar shkėmbimet e zjarrit mes policisė dhe elementėve kriminalė brenda dhe pėrreth fshatit Lazarat.

    Korrespondentja e Top Channel nė Gjirokastėr, Kristina Fidhi raporton se disa autoblinda tė Forcave Speciale tė Policisė kanė hyrė nė pjesė tė fshatit duke ngushtuar zonėn.

    Raportohen tė shtėna nga dy banesa tė fshatit, por edhe nga anėt e malit. Dyshohet se personat qė po qėllojnė kundėr policisė janė tė armatosur rėndė.

    Pritet qė nė orėt nė vijim tė shtohet prezenca e forcave tė policisė nė operacion, ndėrkohė qė qė prej pasdites sė tė hėnės banorėt e Lazaratit vazhdojnė tė djegin sasinė e marijuanės “tė mbetur stok”.

    Raportohet se nė Gjirokastėr ka mbėrritur Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri. Ai pritet tė zhvillojė njė takim me drejtuesit e policisė sė Qarkut dhe drejtues tė pushtetit vendor, pėrfshirė kėtu kreun e Komunės sė Lazaratit, Dasho Aliko.

    Policia apel qytetarėve: Dorėzoni armėt “Mos u bashkoni me elementėt kriminalė”

    Gjatė paradites sė tė martės, me anė tė njė njoftimi Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit deklaroi se uniformat blu janė tė vendosura nė arritjen e objektivit pėr asgjesimin e sipėrfaqeve tė kultivuara me bimė narkotike, vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė tė gjithė personave qė gjatė kėtyre ditėve kanė kundėrshtuar dhe qėlluar me armė forcat nė terren, duke sjellė pėr pasojė dhe plagosjen e njė punonjėsi policie nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė sotme, si dhe vendosjen e rendit e tė sigurisė publike nė Lazarat.

    “Polica e Shtetit u bėn thirrje personave tė armatosur qė tė dorėzojnė armėt e tė vihen nė dispozicion tė policisė, pasi policia ėshtė e vendosur nė pėrmbushjen e misionit tė saj dhe nuk do tė mund ti shpėtojnė pėrballjes me forcėn e ligjit”, thuhet nė njė komunikatė.

    “Ēdo kundėrshtim dhe qėndresė me armė vetėm sa rėndon pozitėn ligjore, duke u bėrė dhe shkak i pasojave qė Policia e Shtetit deri tani ėshtė munduar tė parandalojė”, paralajmėrohet nė tė.

    Njėherazi Policia e Shtetit u bėn thirrje tė gjithė banorėve tė fshatit Lazarat, tė bashkėpunojnė me tė dhe tė bėjnė tė mundur identifikimin e elementėve kriminalė qė janė duke u konfrontuar me armė me policinė.

    “Shėrbimet e Policisė sė Shtetit janė nė gadishmėri tė plotė dhe tė vendosur pėr tė pėrmbushur me sukses operacionin e ndėrmarrė gjatė kėtyre ditėve, duke kontribuar nė sigurinė e banorėve tė Lazaratit dhe tė qytetarėve”, pėrfundon njoftimi.

    --------------------------------------------------

    Nuk ka me llafe. Ka shtet ketu!

    PeDe-ja doli me ne fund ne deklarate, tha mbeshtesim policine por kjo eshte show banditesk
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Lazarat, sulmi me armė ndaj policisė, arrestohen 6 nga 27 autorėt e grupit kriminal

    Policia e Shtetit ka vėnė nė pranga 5 nga 27 personat e shpallur nė kėrkim, tė dyshuar si autorė tė sulmit me armė ndaj policisė, si dhe nje te 6-te per te njejten akuze, por qe nuk ishte ne listen e Ministrise se Brendshme. Nė prangat e policisė kanė rėnė shtetasit:

    1. Matjas Muhamet Bocia, vjeē 23, banues nė Lazarat Gjirokastėr (i shpallur ne kerkim)
    2. Florian Nexhip Shurdhi, vjeē 29, banues nė Lazarat Gjirokastėr (i shpallur ne kerkim)
    3. Juxhin Avdul Bocia, vjeē 19, banues nė Gjirokastėr (i shpallur ne kerkim)
    4. Xhevahir Miftar Doēi, vjeē 29, banues nė Dunavat Gjirokastėr ( i ri, jo ne listen e MB)
    5. Ali Mato Basha, vjeē 46, banues nė Lazarat Gjirokastėr (i shpallur ne kerkim)
    6. Emiljano Bejko Aliko, vjeē 31, banues nė Lazarat Gjirokastėr (i shpallur ne kerkim)

    6 personat janė paraqitur nė Komisariatin e Policisė Gjirokastėr gjatė pasdites sė djeshme. Nga verifikimi i deklarimeve tė tyre nė polici, ku janė vėrejtur mospėrputhje dhe hetimeve tė kryera nga policia kėta shtetas janė nė cilėsinė e tė dyshuarit dhe ndaj tyre ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė.

    Nje nga te arrestuarit, Ali Basha, ne nje linje telefonike dje per Ora News, mohoi te kete lidhje me ngjarjen per te cilen akuzohet.

    Kėta shtetas, nė bashkėpunim me persona tė tjerė, sipas policise janė autorė tė dyshuar tė sulmit me armė ndaj forcave tė policisė nė datat 15 dhe 16 qershor, nė momentin qė kėto forca po zhvillonin operacionin policor pėr identifikimin e sipėrfaqeve tė kultivuara me bimė narkotike dhe asgjesimin e tyre.

    Po ashtu kėta shtetas dyshohen se, nė bashkėpunim me persona tė tjerė, janė autorėt e sulmit ndaj gazetarėve tė televizionit A1 Report.

    Gjithashtu rreth orės 08:30 tė 16 majit nė lagjen Pllakė, si pasojė e tė shtėnave me armė qė vinin nga fshati Lazarat, ėshtė dėmtuar nga njė plumb rigoshet automjeti nė pronėsi tė shtetasit D.Sh.

    Materialet procedurale nė ngarkim tė tyre i kanė kaluar pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr pa dyshohen se kanė konsumuar veprat penale tė “vrasje nė rrethana cilėsuese e mbetur nė tentativė e kryer nė bashkėpunim”, “vjedhje”, dhe “shkatėrrim prone me zjarr”.

    Ndėrkohė nė kėrkim nga policia mbeten edhe 26 persona nga lista e emrave tė publikuar dje nga Ministria e Brendshme, si pjesė e grupit tė zjarrit qė pritėn me mortaja dhe antitank policinė.
    1Albion Aliko
    2. Alban Aliko
    3. Jeton Kalemi
    4. Abaz Rabi
    5. Adem Sala
    6. Shkelqim Krishti
    7. Artur Gjini
    8. Sherif Kazma
    9. Sokol Skendi
    10. Sevdi Shurdhi
    11. Martin Muho
    12. Adriatik Gaba
    13. Carcan Gaba
    14. Haki Buci
    15. Hamza Buci
    16. Agim Avduli
    17. Syrja Sinani
    18. Izmir Hebovija (Shkodrani)
    19. Kostandin Xhuvani
    20. Erjon Haxhiaj
    21. Arsen Banaj
    22 Razip Mahmutaj


    ORA NEWS

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Orė lufte nė Lazarat, deri tani 2 tė plagosur, Tahiri: Do shkojmė deri nė fund. Ora e kriminelėve ka ardhur



    Lazarat- Orė tensioni dhe “lufte” nė Lazarat. Shėnohet plagosja e dytė e operacionit pėr marrjen nėn kontroll tė policisė tė ēdo metėr katror tė Lazaratit.

    Nė orėn 16:00 policia informon se nga “tė shtėnat e grupit kriminal nė brendėsi tė fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur nė dorė dhe nė kėmbė shtetasi D.R., vjec 19, nga Ura Vajgurore, Bari.

    “ Ky ėshtė personi i dytė i plagosur pas mbrėmjes sė djeshme tė njė efektivi tė FNSH-sė. Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri deklaron se ka ardhur ora qė tė shkėputen tė gjitha lidhjet e botės sė krimit me Parlamentin e politikėn. “Ora me lidhjet e botės sė krimit nė Lazarat me parlamentin e policinė kanė mbaruar gjithmonė” deklaroi ministri nė orėn 15:00 nė prononcim pėr median nga qyteti i Gjirokastrės. Prej paradites sė sotme forcat speciale kanė pėrparuar me autoblinda mė shumė brenda fshatit tė njohur pėr kultivimin e drogės dhe deklaron se operacioni do tė pėrfundojė nė momentin kur ēdo metėr katror do tė vihet nėn kontrollin e saj: “Do tė asgjėsohen parcelat me kanabis por edhe arrestohen personat qė qėllojnė mbi policinė.” Sot nė mesditė nga fshati Lazarat janė dėgjuar tė shtėna tė shumta me armė. Situata ishte tepėr e tensionuar. Banorėt tė mbyllur nė bodrume pėrmes lidhjeve telefonike me Ora News bėnin apel pėr tė ndaluar tė shtėnat. Policia deklaronte se nga banesa e Erik e Gurgaz Skenderi dhe Bajo Skendulit po qėllohej nė drejtim tė policisė dhe kanė grumbulluar shumė armatim. Policia ka lokalizuar vendin dhe ėshtė duke vepruar. Policia thotė se plumbat nuk janė tė policisė por plumbat e grupit tė armatosur qė po vepron brenda Lazaratit, “plumba tė atij grupi qė plagosėn avokatin para dy ditėsh, qė plagosėn punonjėsin e policisė sė shtetit duke u gdhirė dita e sotme, janė po ato plumba qė kanė shqetėsuar fshatrat pėrrreth dhe lagjen Zinxhira e qė kanė vėshtirėsuar lėvizjen nė aksin rrugor.Madje akuzoi dhe kryetarin e Komunės Dasho Alikoi se nuk kishte bashkėpunuar me policinė pėr tė treguar grupin qė vepron brenda nė fshatin Lazarat. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Artan Didi deklaron se harta e parcelave me kanabis ėshtė shumė e gjerė nė Lazarat, ndėrkohė qė banorėt kanė djegur vetė parcelat me kanabis, madje kanė kanė djegur edhe sasi me kanabis qė ishte i viti tė kaluar. “Harta nė Lazarat e kultivimit ėshtė shumė e gjerė. Dje janė asgjėsuar 11 mijė rrėnjė kanabis. Vetė banorėt kanė asgjėsuar bimėt qė kanė qenė gati pėr tu mbjellė. Mund tė jetė asgjėsuar dhe njė pjesė e kanabisit tė njė viti mė parė tė ruajtuar. Kjo tregon se banorėt janė me policinė dhe e kuptojnė rėndėsinė e kėtij operacioni. Por ėshtė grupi kriminal qė kėrkon tė tėrheqė pas vetes. Sepse duke pasur banorėt ndihen mė tė fuqisėm po tė jenė vetėm largohen nga Lazarati. Jemi futur nė njė pjesė nga Lazarati , nuk e menduam si gjė tė lehtė dhe duke e cilėsuar tė tillė nuk menduam tė ndėrhymin mė parė. Kemi nisur kėtė operacion i cili mund tė vazhdojė nė varėsi tė situates. Policia do ta mbyllė me sukses dhe pa viktima. Policia ėshtė e detyruar nga ligji tė mos luftojė krimin dhe pėr kėtė policėt janė tė vetėdijshėm pėr sakrificat dhe ne i kemi dalė pėr zot kėsaj pune dhe kemi tė drejtė” tha Didi sot. Dje policia kishte avancuar deri nė periferi tė Lazaratit duke asgjėsuar parcelat me kanabis nė banesėn e Razip Mahmutajt i cili sė bashku me disa persona tė tjerė fillimisht bėri rezistencė duke qėlluar me antitank e mortaja nė drejtim tė policisė. Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri deklaron se janė tė vendosur pėr t’i shkuar deri nė fund operacionit. Ajo ēfarė po ndodh konkretisht brenda fshatit mėsohet vetėm nga informacionet e policisė sė shtetit si dhe nga banorė tė fshatit tė cilėt pėrmes kontaktit nė redaksinė e Ora News Orė pas ore ēfarė ndodh nė Lazarat Ora 16o Plagoset njė bari Policia njofton plagosjen e njė bariu. “Rreth orės 16:00 nga tė shtėnat e grupit kriminal nė brendėsi tė fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur nė dorė dhe nė kėmbė shtetasi D.R., vjec 19, nga Ura Vajgurore, bari. Ky shtetas ka marrė mjekimin e nevojshėm pranė spitalit tė Gjirokastrės dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia po heton per rrethanat.” Ora 15:00 Tahiri: Operacioni pėrfundon kur ēdo metėr katror i Lazaratit tė jetė nėn kontrollin e policisė Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri deklaron pas takimit se ora e kriminelėve nė Lazarat dhe ata qė kanė marrė armėn kundėr policisė sė shtetit ka ardhur. ”Ora me lidhjet e botės sė krimit nė Lazarat me parlamentin e policinė kanė mbaruar gjithmonė. Jemi tė bindur qė policia e shtetit do tė bėjė detyrėn pavarėsisht se kjo zonė ėshtė konsideruar se nuk mund tė veprojė policia. Tė jenė tė bindur se ata qė kanė ngritur armėt kundėr policisė u ka ardhur ora. U kėrkoj mirėkuptimin tė jini nė krah tė policisė sė shtetit. Jam kėtu pėr tė mbėshtetur ato bij nėnash qė po sakrifikojnė pėr tė gjithė ne pėr tė vendosur shtetin ligjor. Ora e kriminelėve nė Lazarat dhe ata qė kanė marrė armėn kundėr policisė sė shtetit ka ardhur. Operacioni pėrfundon kur ēdo metėr katror i Lazaratit tė ketė ligjin e shtetit. Ne po tregojmė qytetarėve qė ligji vlen pėr tė gjithė. Integrimi europian ėshtė lufta kundėr krimit dhe trafiqeve “ tha Tahiri. Ora 13: 26 Tahiri: Tė vendosur do i shkojmė deri nė fund operacionit Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri deklaron se janė tė vendosur pėr t’i shkuar deri nė fund operacionit. Nė takimin qė po zhvillohet nė Drejtorinė e Policisė sė Gjirokastrės ndodhet kryetari I komunės sė Lazaratit Dasho Aliko, Drejtori I Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Artan Didi, prokurori i rrethit prefektja,informon gazetarja jonė Brikena Metaj. Ora 12: 39 Aliko me Tahirin takohen nė Gjirokastėr Kreu i komunės Lazarat, Dasho Aliko mbėrrin nė drejtorinė e Policisė Gjirokastėr nė bashkėbisedimin me ministrin Tahiri. Nė takim me ministrin Tahiri edhe kreu i Bashkisė Gjirokastėr, Flamur Bime, prefektja Zamira Rami dhe kreu i policisė.

    ORA NEWS

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Lazarat, plagoset me armė efektivi i FNSH-sė, jashtė rrezikut pėr jetėn

    Lazarat- Njė efektiv policie ėshtė plagosur nė Lazarat, nga tė shtėnat me armė qė kanė shoqėruar gjatė gjithė natės fshatin.

    Burime nga policia bėjnė me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orės 02:00 pas mesnatės, ndėrsa i plagosur ka mbetur punonjėsi i policisė S.M, 32 vjeē, i Ndėrhyrjes sė Shpejtė Shkodėr, i cili ishte i dislokuar me shėrbim gjatė natės.

    Sic bėn me dije policia, efektivi ka mbetur i plagosur nga tė shtėnat me armė nga brendėsia e fshatit Lazarat, ndėrsa ka marrė plagė nė dorė dhe nė kėmbė, por fatmirėsisht ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.

    Nga strukturat e policisė vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale pėr identifikimin e kapjen e autorėve tė kėsaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotė ligjorė tė saj. Materialet procedurale do ti kalojnė pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė.

    ORA NEWS

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: 500 policė rrethojnė Lazaratin, fshatarėt u pėrgjigjen me armė

    Noka pėr operacionin nė Lazarat: Mbėshtesim policinė, jo aksionin. Show banditesk i Tahirit



    iranė- Partia Demokratike nė tė parin prononcim publik lidhur me operacionin policor nė Lazarat e ka cilėsuar njė akt banditesk tė Ministrit tė Brendshėm, Saimir Tahiri.

    Deputeti i kėsaj force politike, dhe ish-Ministėr i Brendshėm, Flamur Noka, nė njė prononcim pėr mediat pas mbledhjes sė komsionit tė sigurisė tha se ky nuk ėshtė aksion, por njė show, njėsoj si terroristėt e Farkut.

    “ Jemi tė prirur pėr tu dhėnė mbėshtetjen forcave tė policisė nė ēdo aksion, por ky nuk ėshtė aksion, ėshtė njė show banditesk i Ministrit tė Brendshėm. Atė lloj shoė ne e kemi parė vetėm tek terroristėt e Farkut dhe nė Irak dhe Afganistan kur marrin peng dhe dalin me maska prapa pėr tu dhėnė mesazhe kriminale qytetarėve. Pra nuk ėshtė aksion por show. Tė gjithė elementėt qė kemi parė tregojnė qė ėshtė njė show. Mbėshtesim policinė, por jo aktet banditeske tė Ministrit dhe drejtuesve tė tjerė deklaroi Noka.

    Nė mbėshtetje tė argumentit tė tij se ky ėshtė njė aksion i gabuar, Noka shtroi pyetjen se a mund tė ndėrhyhet nė tė gjithė Shqipėrinė me tė njėjtėn formė, pasi sipas tij i gjithė territori ėshtė shndėrruar nė Lazarat nga kjo qeveri.

    “Nuk ėshtė thjesht ēėshtja e Lazaratit, kėta e kanė shndėrruar tė gjithė territorin e Shqipėrisė nė Lazarat. A mund t’ia dalin me kėtė mėnyrė nė tė gjithė territorin?Unė mendoj qė ata qė organizojnė operacione tė tilla tė kenė parasysh qė jeta e ēdo qytetari dhe polici ėshtė e shtrenjtė dhe pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ta”tha ai.

    Reagon dhe Paloka nė FB: Skenarė si nė filmat e Kinostudios

    Te dashur miq,dje nė Lazarat propagandė, maska pranė ministrit e skenarė si nė filmat e Kinostudios, ku sulmoheshin “armiqtė e klasės” dhe ata qė s’e duan.EP.

    ORA NEWS

Faqja 5 prej 28 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •