Policia bėn bilancin e aksionit
Drejtuesit e Policisė sė Shtetit kanė publikuar bilancin e rezultateve tė arritura deri nė orėt e mbrėmjes nė operacionin masiv kundėr kultivimit tė drogės nė fshatin Lazarat.
Pėrmes njė komunikate pėr shtyp, Policia ka bėrė me dije se uniformat blu tė angazhuara nė aksion kanė asgjesuar parcela tė mbjella me bimė narkotike, si dhe kanė arritur tė gjejnė prova pėr pėrfshirjen e disa banorėve tė fshatit nė shkėmbimin e zjarrit.
“Nga veprimet e kryera nė objektet pronė e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe nė tokėn nė administrim tė tij u gjetėn, u fiksuan dhe sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale sasi tė konsiderueshme tė gėzhojave tė kalibrave tė ndryshėm, qė janė pėrdorur gjatė sulimit ndaj forcave tė Policisė.
Gjithashtu u gjetėn dhe asgjesuan: 7 parcela me 10 mijė bimė narkotike kanabis sativa, qė varionin nga 50 cm-1 metėr lartėsi dhe 1.000 fidanė kubikė tė gatshėm pėr kultvim nė kapanon”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp.
Sipas dokumentit, gjatė operacionit gjithashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuēi me marijuanė, tė cilave ua kishte vėnė zjarrin vetė i dyshuari, me qėllim eleminimin e provės, si dhe sasi tė tjera lėndė narkotike tė konsiderueshme tė papaketuara.
“Nga strukturat e policisė vijojnė veprimet hetimore dhe proēedurlae pėr dokumentimin e plotė ligjor tė rastit dhe materialet do t’i kalojnė pėr ndjekje tė mėtejshme prokurorisė”, saktėson njoftimi.
Prej tij mėsohet se strukturat e policisė do tė vijojnė veprimet pėr kapjen e personave qė sulmuan me armė forcat e policisė, tė zhvendosur tashmė nė brendėsi tė territorit tė fshatit, si dhe pėr identifikimin dhe asgjesimin e sipėrfaqeve tė tjera tė kultivuara me kanabis sativa.
“Nė kėtė operacion janė pėrfshirė rreth 500 forca dhe specialistė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, forcave speciale RENEA, forca tė FNSH-sė sė Fierit, Shkodrės dhe Tiranės, si dhe tė Delta Forcė nė Vlorė”, pėrfundon njoftimi.
------
O atmannmaam asnje o djathte ska thene gjysem llafi sot. Aksioni jo eshte kritikuar por eshte mbeshtetur nga gjithkush deri dhe ke komisioneri Fyle: "Mirėpresim operacionin policor kundėr plantacioneve tė kanabisit nė Lazarat, duke treguar vendosmėri nė luftėn kundėr drogės dhe krimit tė organizuar”.
Si su bete njehere njerez ju te thoni dy llafe te sakta! Tere jeten zvarre do hiqeni mbrapa Berishes![]()
Krijoni Kontakt