Close
Faqja 5 prej 34 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 338
  1. #41
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    xoxoxoxoxoxoxoxo qefi ma i madh se stambolli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prishtinase : 12-06-2014 mė 08:29
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    O Llap

    Thaci perfitoi nga percarja e opozites dhe tani na kerkon nje mandat te trete. THaci nuk e formon dot qeverine pa koalicionin me opoziten . Edhe nese Thaci nuk formon qeverine dhe planifikon te shkoje perseri ne zgjedhje nuk do kishte shanse ta fitoje pasi shumica e popullit te Kosoves jane me opoziten. Opozita e Kosoves po te jete e bashkuar , Thaci nuk e fiton zgjedhjet edhe po te dale si force e pare. E meta me e madhe e opozites eshte percarja , nese ata bashkohen fitojne zgjedhjet bindshem .

    Edhe keshtu kane fituar shumicen e votave dhe llogjikisht mund te krijojne qeverine sipas marreveshjeve te partive opozitare ne rast se kushtetuta ua lejon atyre te bejne sipas numrave parlamentare . Vetem se kushtetuta nuk e specifikon qarte per cilet koalicion behet fjale, para apo pas zgjedhjeve.

    Llap su ngope me 7 vjet ne qeveri me Thacin, tani na kerkon edhe 4 vjet . Thaci duhet te qendroje njehere ne opozite pasi ka qeverisur 2 mandate.
    Une jam pro rotacionit pro ndryshimit pasi kjo i sherben demokracise dhe klimes politike ne pergjithsi. Edhe per zgjedhjet ne Shqiperi isha pro rotacionit por kunder Edi skizofrenit si kryeminister .
    Kushtetuta eshte mjaft e qarte...

    Behet fjale eksluziivisht per ata apo ate qe ka numrat e nevojshem ne Parlament, jo per cfaredo koalicioni te zgjedhjeve, i cili eshte i vlefshem ekskluzivisht deri ne certifikim te rezultatave nga KQZ. Nga momenti i certifikimit te rezultateve dhe shperndarjes se mandateve koalicioni i tille nuk ekziston me. Partite e koalicionit elektoral jane te lira te formojne koalicion parlamentar apo fraksion te perbashket nese jane te interesuara, si cdo parti tjeter qe eshte e perfaqesuar ne Parlament.
    Pra, kushtetuta ekskluzivisht, dhe s'ka absolutisht si te jete ndryshe, ju referohet rrethanave ne Parlament, pas certifikimit te rezultateve dhe shperndarjes se mandateve. Qeverine as nuk e percakton dhe as nuk e zgjedh votuesi, por Parlamenti.

    Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisė]
    1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikės sė Kosovės i propozon Kuvendit kandidatin pėr Kryeministėr, nė konsultim me partinė politike ose koalicionin qė ka fituar shumicėn e nevojshme nė Kuvend pėr tė formuar Qeverinė.
    Formuluesit po te kishin dashur dicka te tille, cfare po pretendohet nga PDK dhe argate te saj, qe partia apo koalicioni me i votuar te jete domosdoshmerisht edhe formuese e qeverise se ardhshme -perkunder cdo logjike dhe tradite te sistemeve pralementare demokratike te krahasueshme- sigurisht se nuk do kishin hezituar te shkruanin "... ne kosultim me partine politike ose koalicionin qe ka fituar shumicen e votave" apo ngjashem. Pra, formulimi me larte nuk eshte i rastesishem dhe i paqarte, por mjaft i zakonshem, nese kemi parasyesh rrethanat ne Kosove dhe shtete si Kosova.
    Ne asnje vend te te botes demokratike me sistem parlamentar nuk mund te ekzistoje nje rregull qe do t'i obligonte partite resp. deputetet t'i bashkoheshin nje partie apo koalicioni qe fiton shumicen e votave kunder vullnetit te tyre. Dhe ne kete kontekst, nuk mund te kete as rregull qe moskooperimin e "dhunshem" me partine fituese nga ana e fraksioneve tjera ne Kuvend e ndeshkon me zgjedhje te jashtezakoshme dhe humbje te mandateve te sapofituara, pa fajin e deputeteve. Po te ishte keshtu, atehere partia apo koalicioni fitues praktikisht cdo here do te gjenin partner te mjaftueshem per te formuar qeverine, edhe kunder vullnetit te tyre, pasi qe do te mund te kanoseshin me zhberje te Parlamentit dhe humbje te mandateve.
    Paramendoni rastin nese LVV do te fitonte bindshem zgjedhjet dhe kunder vullnetit te faktorit nderkombetar do te kerkonin zbatimin e disa pikave kryesore programore, te cilat nga keta te fundit nuk pranohen. Ne kete rast, per te shmangur zhberjen e Parlamentit dhe zgjedhje te reja, deputete e partive dhe fraksioneve tjera ish dashur t'i bashkoheshin pa vullnetin e tyre LVV-se. Mundesia tjeter do te ishte qe populli te dergohet ne votime te njepasnjeshme deri sa te votohet nje shumice e deshirueshme apo e pranueshme.
    Pervec kesaj, ekziston edhe mundesia teorike qe dy parti apo nje parti dhe nje koalicion partish te fitojne numrin e njejte te deputeteve, me 1 apo 100 vota diference apo edhe pa asnje vote diference. Cila do te ishte ne kete rast "...partia qe ka fituar shumicen e nevojshme ne Kuvend"?! Ne kete rast hipotetik Presidenti do te duhej ose te hedhte shortin ose te shpallte automatikisht zgjedhje te jashtezakonshme. Sepse s'do kishte asnje fitues, qofte sipas votave qofte sipas mandateve ne Kuvend.

    Ja edhe ne Anglisht:
    Article 95 [Election of the Government]

    1. After elections, the President of the Republic of Kosovo proposes to the Assembly a candidate for Prime Minister, in consultation with the political party or coalition that has won the majority in the Assembly necessary to establish the Government.
    Po te kishin dashur qe qeverine te formoje patjeter fituesi i votave, atehere ne vend te "...party or coalition that has won the majority in the Assembly necessary to establish the Governmen " do te shkruanin " ...party or coalition that has won the majority in elections necessary to establish the Governmen" apo ngjashem. Pra, eshte plotesisht e qarte se behet fjale per nje shumice ne Parlament dhe per konsultime me partine apo koalicionin qe ka fituar apo ka numer te mjaftueshem te mandateve (votave) ne Parlament per formimin e qeverise.
    Me pare e permenda se nga momenti i shperndarjes se mandateve dhe betimit, secili deputete eshte totalisht i lire te vendos se cilit grup/fraksion parlamentar deshiron t'i takoje. Nese koalicionit te PDK-se do ti ikinin deputetet e PD-se, LB-se etj., madje edhe ndonje nga vete PDK, atehere kush do te ishte fituesi i zgjedhjeve dhe grupi me i madh?!
    Per Parlamentin nuk ka asnje domethenje dhe asnje efekt ekzistenca e nje koalicioni elektoral. Nuk ka asnje favor apo disfavor per partite qe kane garuar ne koalicion dhe qe kane garuar te vetme. Loja fillon prej fillimit dhe ne Parlament nuk ekzistojne as koalcione as parti, por vetem grupe apo fraksione, te cilat krijohen menjehere gjate konstituimit te Parlamentit te ri. Tani futet ne loje Presidenti/Presidentja, i cili/e cila "ne konsultim" sic thuhet ne formulimin kushtetues "me partine apo koalicionin qe ka fituar shumicen e nevojshme ne Kuvend" e propozon nje kandidat per formimin e qeverise. Kushtetuta madje nuk e thote as qe Presidenti/Presidentja duhet ta propozoje nje kandidat te partise apo koalcionit me te madh ne Parlament, por vetem qe te konsultohet me kete grup/fraksion dhe pastaj te propozoje nje kandidat, i cili ne asnje menyre nuk kerkohet qe te jete po nga ky grup/fraksion. Gje qe edhe eshte e qarte, kur dihet se kryeministri mund te jete edhe nga partia me e vogel ne Parlament apo edhe kandidat i pavarur, qe nuk i takon asnje partie. Pra, Presideti/Presidentja eshte "e lire" ta propozoje secilin kandidat/kandidate qe e ka shumicen e nevojshme ne Parlament per te formuar qeverine. Konsultimi me partine ose koalicionin resp. grupin me te madh parlamentar nuk nenkupton edhe perfshirjen e domosdoshme te tyre ne qeverine e ardhshme. Kjo varet edhe nga rrethanat tjera, sic eshte p.sh. posedimi i votave te nevojshme per formimin e qeverise. Presidenti/Presidentja nuk guxon te propozoje kandidate qe fillimisht, gjate konsultimeve, nuk posedojne shumicen e nevojshme ne Parlament per formimin e qeverise. Lere me qe dy here ta beje te njejte gje, per te shkaktuar zgjedhje te jashtezakonshme...

    Sidoqofte, eshte edhe fat dhe fatkeqesi qe i kemi nderkombetaret ne Kosove, se sa per neve kurre s'do e dorezonim pushtetin vullnetarisht, pervec ndoshta ne rastin e ndonje humbje teper te bindshme. Edhe kushtetuten dhe cdo gje do ta interpretonim ne kundershtim me parimet themelore te sistemit demokratik, vetem per te mbajtur pushtetin.
    Ne fund sigurisht se do te vendosin keta te perendimit dhe shpresojme se nuk do te vendosin per vazhdimin e regjimit te kote dhe te demshem te H. Thacit. Kosoves i duhet patjeter nje fillim i ri, me figura tjera. Nese edhe keta nuk i bejne disa gjera me mire, atehere mbeten vetem Vertevendosja dhe shpresa...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-06-2014 mė 10:15

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    ''''''''''''
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite






    Hashim Thaēi: Vapa i ka dalldisur shumė aktorė politikė


    Kryetari i PDK’sė, Hashim Thaēi ka uruar nisjen e kampionatit botėror tė futbollit dhe ka folur pak edhe pėr skenėn politike.Ai ka thėnė se ndeshjet do tė ndikojnė nė edhe nė shlodhjen qė ka ndodhur nga dalldisja politike.“Ndeshjet qė do tė shohim do tė na shlodhin nga ngarkesa e zgjedhjeve por edhe nga vapa e madhe e verės e cila u ka shkaktuar dalldisje shumė aktorėve politik”
    POSTUAR 17:58 / 12.06.2014
    Kryetari i PDK’sė, Hashim Thaēi ka uruar nisjen e kampionatit botėror tė futbollit dhe ka folur pak edhe pėr skenėn politike.Ai ka thėnė se ndeshjet do tė ndikojnė nė edhe nė shlodhjen qė ka ndodhur nga dalldisja politike.“Ndeshjet qė do tė shohim do tė na shlodhin nga ngarkesa e zgjedhjeve por edhe nga vapa e madhe e verės e cila u ka shkaktuar dalldisje shumė aktorėve politik”

    Lexojeni tė plotė tekstin e Thaēit tė publikuar nė Facebook:

    Miq tė dashur, besoj edhe ju mezi po prisni qė tė fillojė kampionati botėror i futbollit sot nė mbrėmje. Ndeshjet qė do tė shohim do tė na shlodhin nga ngarkesa e zgjedhjeve por edhe nga vapa e madhe e verės e cila u ka shkaktuar dalldisje shumė aktorėve politik. Fakti qė nė kėtė kampionat do tė luajnė disa lojtarė kosovarė na bėn krenar pėr talentet e shumta qė ka rinia jonė. Na bėn gjithashtu besimplotė se nuk do tė jetė e largėt dita kur ta shohim pėrfaqėsuesen e Kosovės nė kėto gara prestigjioze. Me siguri ndonjė nga kėta fėmijė do tė mbrojė ngjyrat e Kosovės nė ndeshje ndėrkombėtare nė tė ardhmen. Uroj tė kaloni momente sa mė tė bukura duke i ndjekur ndeshjet me tė afėrmit tuaj!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite



    Deshtim total i Jakup Krasniqit dhe Familjes Jashari ne Drenice VIDEO



    Pjesėtarė tė Familjes Jashari, djali i Adem Jashari, Lulėzimi, ka qenė jashtėzakonisht aktiv nė Skėnderaj pėr t’i siguruar vota Nisma’sė. Krejt ēka ka mundur tė arrijė ishin rreth 500 – 600 vota. Nė Drenasin e Jakup Krasniqit rezultati ishte gjithashtu zhgėnjyes pėr Nisma’nė. PDK e ruajti fuqishėm bastionin e vet – Drenicėn.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite




    Demaēi: Ky turr pėr t’i prirė qeverisė sė re tė Kosovės ėshte me shumė njė luftė pėr karrigė


    Nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve Presheva jonė veprimtari i ēshtjės komėtare ka folur zhvilimeve tė fundit politike nė Kosovė.

    ”Me manovrimet e fundit tė liderėve tanė rreth themelimit tė qeverisė sė re, pas zgjedhjeve tė sė diles nė Kosovė, kemi pėrshtypjen se ky turr pėr t’i prirė qeverise se re tė Kosovės ėshte me shumė njė luftė pėr karrigė. Po them keshtu se para zgjehdjeve, liderėt e partive hynė nė to si burra, si ju ka hije ne vendet demokratike…Dhe tash pasi disa nga to humbėn, ju ka n’tekur tash ndokujt qe te bashkohen, qė nė fakt kėt bashkim kėta vllazni ishte dashur ta bėnin para zgjedhjeve, tė cilat hyrė tė vetme pėr t’i provuaj kuajt..” ka thėnė sot ne nje interviste pėr agjencisė sė lajmeve “Presheva jonė” veprimtari i njohur i ceshjes kombėtare Adem Demaēi i cili edhe nuk kishte dalur nė votimet e zdhjeve tė 8 qershorit.

    Sipas Demacit “njeriu kur nuk i dinė regullat e lojės, bile mund tė mesojė ato, sepse zgjedhjet e 8 qershorit nuk ishin zgjedhje tė para nė Kosovė dhe liderėt tanė kane pasur kohė qe 15-vje t’i mėsojnė dicka nga kėto procese demokratike. Une s’po e livdėroj as Hashim Thacin..edhe ky s`ėshtė jhhiq ma i mirė se ata, por pėr mua, ai prej t`kqinjėve me duket pak mė i mirė..."

    “Opozita le ta lėnė Thacin ta themelojne qeverinė dhe liderėt tane t mos e lodhin popullin n ket zhegė me keto zgjedhjeve te para, te mas…te rrespekojne rregullat dhe tė lėnė atė qė fitoi ta themelojne qeverinė. Dhe, nese kjo aleance e ketyre tre liderėve tė partive Isės, Ramushit dhe Limajt mendojne se kane shumicėn e popullatės dhe nėse nuk ju duket atyre dhe nėse ju merr mendja se kane shumicėn e votave, ne parlamentin e ardhshėm, le ta rrėzojnė Thacin qe”seancėn e parė tė parlementit”

    “Sidoqoftė, unė mendoj, nėse do te shkohet serish me zgjedhje tė reja nė Kosovė, populli do t’i ndėshkonte edhe mė shumė dhe tybe n’mujshin me i marr as qeto vota qe i kane fituar te dilen e fundit..” ka pohuar ne vazhdim Demaci.

    Se sa mud tė dėmtojn e Kosovėn kėto divergjenca tė liderėve rreth themelimit tė qeverisė sė re nė vazhdim Adem Demaci ka pohuar “pėr cfare imazhi po flet oj “Presheva jonė”, ku ka sot imazh Kosova, a nuk po tė shofin sytė se ne cfare “deregje” kemi radhur, kemi rėnė n’fund pusit. Lideret tane si ne Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri po hahen si qentė pėr karriga..”

    Pyetjes se car pret nga qeveria e ardhshme e Kosovės dhe a duhet kushtėzuar Beogrdait impelemetnimin marreveshjeve tė Bruksleit me Lujginėne Preshevės z.Deamci ne fund pėrjgigjet se “sidoqftė Kosova nėse sot jo, nesėr do tė ketė qeverinė re me atė lider apo pa ata…Une do tė e kėrkoj nga qeveria e ardhshme tė hap vende te reaj pune, per t mos lenė tė rinjėt tane tė lamojn ene vendet e huaja duke e lėshuar vendin e vetė, tė luftohet krimi dhe korrupcioni deh integrimi i qyterave tė veriut nė isnitucionet e shtetit tė Ksoovės. Sa i pėrket Lugines sė Preshevės edhe asaj do t’i vjen radha. Po e shifni se ne spo mund t’i kryejmė punėt tona. Punet e mira shkojne dal ngadal..” /Presheva Jonė
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite



    Opozita e hėngri karremin e Albin Kurtit


    Tė hutuar, tė dėshpėruar e tė molisur nga humbja, Isa Mustafa i LDK-sė, Ramush Haradinaj i AAK-sė dhe Fatmir Limaj i NISMĖS, kėrkuan shpėtim. Kėtė “shpėtim” e gjetėn tek Albin Kurti, qė nė fakt ėshtė grusht turinjve pėr tė tre liderėt e kėtyre partive. Tė verbuar nga etja pėr pushtet, ata iu hodhėn nė gji Kurtit, e Kurti u tha: “Bėni ju koalicion, por unė nuk mund tė jem me juve”



    Pasi e hėngrėn karremin, tė tre liderėt opozitarė, nėnshkruan njė marrėveshje koalicioni, shtrėnguan duart dhe u zgėrdhinė para mediave. Kurti, pasi ua rrahu fort krahėt, me zyrtarėt e VV-sė postuan fotografi duke qeshur nėpėr rrjete sociale. Duke qeshur, jo pėr shkak se Thaēi po rrėzohet, por pėr shkak tė mendimit se arritėn ta ēojnė vendin nė zgjedhje pėr herė tė dytė dhe se gjithė koston pėr kėtė do ta paguajnė Isa, Ramushi e Fatmiri. Sipas burimeve tė gazetės “Lajm” brenda Lėvizjes VV, kėtė skenar tė Lėvizjes Vetėvendosje pėrpos Albin Kurtit, atė e ndihmuan edhe Fisnik Ismaili dhe Shpend Ahmeti, tė cilat burime potencuan se Kurti i pakėnaqur me rezultatin e zgjedhjeve e mė sė shumti i pakėnaqur me numrin e votuesve qė dolėn nė zgjedhje, ia arriti t’ua “futė karotėn” Isa Mustafės, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

    “Lėvizja Vetėvendosje nuk ėshtė e kėnaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Zyrtarėt e kėsaj Lėvizjeje kanė vlerėsuar se dalja nė zgjedhje e elektoratit nė numėr mė tė madh do t’i kishte sjellė VV-sė pėrqindje mė tė madhe tė votave. Me qėllim qė tė arrihet kjo, Albin Kurti ka vepruar me njė plan qė i ka funksionuar shumė mirė, duke i manipuluar partitė opozitare dhe duke i nxitur ata qė tė krijojnė njė bllok opozitar”, kanė thėnė kėto burime pėr gazetėn “Lajm”. Sipas tyre, Kurti e di shumė mirė se nėse Thaēi nuk ia del tė formojė Qeverinė, dhe dy herė dėshton tė marrė mbėshtetjen e shumicės nė parlament, atėherė nuk ka rrugė tjetėr pos qė vendi tė shkojė nė zgjedhje tė jashtėzakonshme. Ata vlerėsojnė se me njė veprim tė tillė, VV mund tė fitojė simpatinė e njė pjese tė elektoratit tė LDK-sė, AAK-sė dhe NISMĖS. Kėshtu Kurti do t’i deklasojė tė tria kėto parti politike dhe nuk do tė mbėshtesė asnjėrin nga kandidatėt pėr kryeministėr. Burimi ka thėnė se Kurti e njeh shumė mirė Kushtetutėn, andaj ka vepruar konform saj, duke nxitur liderėt tė bėjnė njė koalicion dhe duke e hapur kėshtu rrugėn pėr zgjedhje tė reja. Nė njė emision tė njėrit nga televizionet tona, Dardan Molliqaj, e tha qartė se ata nuk do tė mbėshtesin as LDK-nė, as AAK-nė, as NISMĖN, nėse ata nuk i plotėsojnė kushtet qė ata ua kanė vėnė. Duke lėnė aktin e dorėheqjes si akt moral dhe pranimit tė humbjes, liderėt e kėsaj partie, zgjodhėn t’i lėpihen Albin Kurtit. Kjo tregon qartė se tė tre liderėve nuk u interesojnė ligjet, nuk u intereson kushtetuta, nuk u intereson vota e popullit, por pushteti. Ata treguan edhe njėherė se dėshtimin e tyre mundohen ta kamuflojnė me veprime tė jashtėligjshme pa i ditur pasojat. Isa Mustafa, i cili e humbi njėherė komunėn, pastaj Kosovėn, u verbua krejt. Pas rezultateve preliminare, u zhduk nga faqja e dheut dhe askush nuk dinte se ku ishte, thua se e lėshoi toka! Votuesit e tij, pritnin qė lideri i tyre tė dilte para mediave dhe t’u thoshte ndonjė fjalė, t’u tregonte se pse nuk arritėn tė fitojnė pėrballė Thaēit. Asnjėrit prej tyre nuk i “hėngėr palla” pėr ata qė e votuan. Atyre u interesonte njė copė pushteti, pėr tė shpėtuar nga tė qenit dėshtak dhe pėr tė mos e “ngrėnė turpin me bukė”! Zyrtarėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, s’lanė gjė nė fytyrė tė tokės pa thėnė pėr “partnerin” e koalicionit, AAK-nė, vetėm pak muaj mė pėrpara. Gazmend Muhaxheri nga ky subjekt politik, i bėri pėrgjegjės zyrtarėt e AAK-sė pėr vrasjen e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt por edhe tė tjerė qė ishin pjesė e LDK-sė, madje duke e bėrė fakt tė ditur kėtė gjė. Kurse nga ana e saj, AAK hodhi shigjeta tė ashpra nė drejtim tė liderit tė LDK-sė, Isa Mustafa, duke i pėrmendur atij faktin se ishte ministėr i Rrahman Morinės, dhe kohėn kur shqiptarėt maltretoheshin e vriteshin nga sistemi tė cilit i shėrbente Morina, e pjesė e tė cilit ishte edhe lideri i tashėm i LDK-sė, Isa Mustafa. Tė kujtojmė kėtu akuzat e LDK-sė dhe AAK qė kanė hedhur nė drejtim tė njėri-tjetrit. “Stafi dhe krejt njerėzit e dinė qė strukturat e AAK-sė janė pėrgjegjės. Disa prej tyre janė nė burg, disa ndoshta janė edhe jashtė burgut, por kjo gjė ėshtė e ditur qė disa struktura e dinė qė kėta janė pėrgjegjės. Tash po mė sulmojnė mua dhe ka tulifarė njerėzish qė po ndėrlidhen tash me disa njerėz tė cilėt i kam pėrmendur nė atė intervistė. Tashti me kėtė punė duhet tė merret prokuroria. Por, dyshimet dhe vėrtetimet kanė qenė qė edhe Sebahate Tolaj, edhe Isuf Haklaj dhe shumė njerėz tė tjerė janė vrarė nga njerėz tė AAK-sė nė kėto struktura. Presidenti Rugova ka qenė i vetėdijshėm se vendit i duhet njė qeveri dhe e ka formuar atė qeveri, ai ka qenė i vetėdijshėm se duhet me e formua njė qeveri dhe e ka bėrė atė, dhe kėtu nuk ka kurrfarė gjėje tė keqe. Por, pretendimi qė pėr 100 ditė ka bėrė qeverisjen mė tė mirė nuk ekziston. Ėshtė kon njė qeverisje e pėrkohshme e cila ka pėrfunduar me shkuarjen e z. Haradinaj nė Hagė, mirėpo tash koha ecėn dhe nuk mundemi me u kthyer mbrapshtė me mbet dhe me qeveris i njėjti person”, kishte thėnė Gazmend Muhaxheri nė vitin 2013. Ndėrkaq “partneri” i ri i LDK-sė, AAK kishte reaguar duke thėnė se “ish-ministri i Qeverisė sė Rrahman Morinės, me kuzhinat e tij tė kėqija, qėndrojnė prapa shpifjeve tė kandidatit tė tyre. Ua kujtojmė qytetarėve se gjatė qeverisjes Morina dhe tė Morinave tė tjerė tė mėparshėm, u burgosėn, u keqtrajtuan dhe u vranė shqiptarė tė pafajshėm. Fakti se kandidati i tyre pėr Pejė nuk ia dha votėn Presidentit Rugova kur ai kishte nevojė pėr kėtė votė, e prek shumė edhe udhėheqjen e LDK-sė, sepse edhe ata kanė vepruar njėjtė”. Por nė momentet e etheve tė pushtetit, liderėt e tė dy kėtyre partive i “harruan” akuzat e bėra nė drejtim tė njėri tjetrit, dhe u vetė hodhėn nė “kazanin” tė cilėn me mjeshtri ua pėrgatiti Albin Kurti. Albin Kurti do tė shikojė pas perdeve se si tė tre kėta liderė, ziejnė e pėrziejnė nė kazanin e tyre, nė tė cilin i kanė bėrė bashkė akuzat e kundėr akuzat pėr njėri tjetrin, dėshtimet e njėpasnjėshme nė politikė dhe dėshpėrimin e tyre nė skajshmėri. Nė zgjedhjet e 8 qershorit, votuesit folėn qartė, duke mos e votuar as ish-komunistin dhe zyrtarin e Rrahman Morinės, Isa Musafa, e as tė akuzuarin pėr vrasje e haraē, Ramush Haradinajn, e as ish – ministrin e MTPT, Fatmir Limaj, i akuzuar pėr korrupsion dhe keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, por votuan Hashim Thaēin dhe Partinė Demokratike tė Kosovės qė tė qeverisė me vendin. Kurse, pa u certifikuar rezultati zgjedhor, nuk dihet fati i Fatmir Limajt dhe kandidatėve pėr deputetė tė NISMĖS. Nuk dihet ende nėse Fatmir Limaj, i ngarkuar me akuza pėr korrupsion, do tė kalojė pragun pėr t’u futur nė parlament. Numėrimet deri nė fund tė rezultateve zgjedhore mund ta ndryshojnė situatėn, duke bėrė qė NISMA tė mos e kalojė pragun pėr t’u futur nė parlament. Pra, njė ngutje e tillė pėr t’u turrur drejt ndarjes sė pozitave duke qenė nė radhė tė parė humbės dhe duke mos pritur certifikimin e rezultateve tė zgjedhjeve, pa reflektuar politikisht pėrben rastin mė paprecedent. Tė tre liderėt do tė mbesin me gishta nė gojė edhe nėse zgjedhjet pėrsėriten. Votuesit e Partisė Demokratike tė Kosovės veē sa do tė mobilizohen mė shumė pėr ta legjitimuar edhe njėherė Hashim Thaēin pėr mandatar tė Qeverisė, kur partia e Albin Kurtit, VV do tė arrijė tė marrė njė pjesė tė elektoratit tė tyre, dhe NISMA mbase edhe AAK mund tė mbesin jashtė parlamentit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Ekskluzive/ Haradinaj pėr Ora News: Thaēi tė respektojė marrėveshjen e opozitės, 70 % e votuesve i thanė Jo

    Tirane- Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministėr nga marrėveshja postzgjdhore e firmosur nga tre partitė e opozitės i bėn thirrje Hashim Thaēit tė respektojė dokumentin pasi personifikon votėn e qytetarėve, tė cilėt i kanė thėnė JO njė qeverie “Thaēi 3”.
    Ramush Haradinaj duke i quajtur pa vėnd komentet pėr ligjshmėrinė e shumicės sė re ka folur si kryeministėr i Kosovės nė njė intervistė ekskluzive pėr Ora News.
    ”Ėshtė njė marrėveshje politike opozitare pėr tė ndėrtuar qeverinė e vendit. Nė emėr tė tre partive ėshtė bėrė dhe nominimi i kryetarit tė qeverisė dhe jemi marrė vesh pėr postet e tjera. Nuk kam koment pėr qėndrimin e PDK-sė. Ne shkojmė mė tutje drejt konstituimit tė Parlamentit dhe mė pas qeverisė. Formimi i qeverisė nuk ka telashe, 70 % e qytetarėve tė vendit kanė votuar kundėr qeverisė sė zotit Thaēi dhe nė emėr tė kėsaj jemi bashkuar. Kjo ėshtė ngjarje e rėndėsishme dhe Thaēi duhet ta respektojė” tha Haradinaj nė njė intervistė telefonike me gazetarin Nertil Agalliu nė Ora News.
    Flet si kryeministri i ri i Kosovės
    Duke folur si kryeministėr i ardhshėm Haradinaj tha se do tė jetė njė qeverisje e pėrgjegjshme pa korrupsion dhe do tė mbajė premtimin pėr tė ngritur njė zyrė tė vecantė pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės.
    “Tė gjithė partitė opozitare e kuptojnė se duhet tė qeverisim pėrgjegjshėm pa korrupsion dhe tė shtrimė ligjin nė tė gjithė vendin kjo nėnkupton njė drejtim tė ri tė qeverisė. Herėt kam pasur ide pėr njė zyrė pėr Preshevėn dhe shumė shpejt do tė realizohet” .

    (Video: Intervista e plotė telefonike e Ramush Haradinaj pėr Ora News)



    ORA NEWS

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Mareveshja politike: LDK + AAK + Nisma ne pushtet, PDK ne opozite

    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    xoxoxoxoxoxoxoxo qefi ma i madh se stambolli
    Nimeeeee, a e ke mat ti stambollin bash sa eshte a ?

Faqja 5 prej 34 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •