Qysh eshte skena politike sot, kush ka lujt poteza ma t'mire e ma shume
Po me doket ose nzgjedhje ose Thaqi 3 ne qeverisje se VV-ja po me duket qe eshte ka i fryn fu fu fu.
Qysh eshte skena politike sot, kush ka lujt poteza ma t'mire e ma shume
Po me doket ose nzgjedhje ose Thaqi 3 ne qeverisje se VV-ja po me duket qe eshte ka i fryn fu fu fu.
Partia e Drejtėsisė: PDK nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa ne
Labinota Demi-Murtezi, pėr herė tė parė sot ka hyrė nė Parlament. Kjo falė koalicionit qė partia e Partia e Drejtėsisė ka bėrė me PDK-nė.
E Partia e Drejtėsisė, konsideron qė i ka ndihmuar shumė PDK-sė me vota.
Anėtari i kryesisė sė kėsaj partie, Sylejman Qerkezi, i ka thėnė Klan Kosovės, se PD ia ka siguruar PDK-sė mbi 25 mijė vota. Ai ka thėnė se “nuk ia ha mendja qė PDK do t'i fitonte zgjedhjet pa PD-nė nė koalicion”.
http://www.zeri.info/artikulli/37586...gjedhjet-pa-ne
Haradinaj njofton ndėrkombėtarėt rreth marrėveshjes sė opozitės pėr formimin e Qeverisė
I nominuari pėr kryeministėr nga opozita, Ramush Haradinaj, ka takuar sot gjatė ditės diplomatė tė lartė tė akredituar nė Prishtinė, raporton KTV.
Ai i ka njoftuar ata pėr marrėveshjen e arritur dhe pėr planet qė ka pėr t’u bėrė kryeministėr me votat e deputetėve nė Kuvend.
KTV-ja ka marrė vesh se gjatė takimeve Haradinaj u ka premtuar diplomatėve perėndimorė se nėse ai merr drejtimin e qeverisė, do tė vazhdojė me intensitet tė njėjtė dialogun me Serbinė dhe se do tė zbatojė marrėveshjet e arritura deri tash.
http://koha.net/?id=27&l=13804
Surroi: Arsim Bajrami e Hajredin Kuēi bėjnė lexim partiak e tė pambrojtshėm tė Kushtetutės
Interpretimet qė i bėjnė Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuēi marrėveshjes LDK-AAK-Nisma. janė jashtėzakonisht larg karakterit juridiko-kushtetues, dhe jashtėzakonisht afėr konceptit politik tė partisė sė tyre, PDK-sė – konceptit tė kapjes sė shtetit.
Kėshtu shkruan Veton Surroi, duke analizuar interpretimet qė po i bėjnė situatės sė fundit politike dy zyrtarėt e PDK-sė, Bajrami dhe Kuēi.
Ata, sipas Surroit, bėjnė “lexim partiak tė Kushtetutės, fare tė pambrojtshėm, madje, ilustrues i tė kuptuarit tė nocionit tė sundimit tė ligjit nga ana e kėsaj Partie qė ishte nė pushtet dhe qė tashmė do tė jetė e dėnuar tė kalojė nė opozitė”.
Duke argumentuar kundėr interpretimeve tė Arsim Bajramit dhe Hajredin Kuēit – tė cilėt I quan “dy nėnkryetarė qė mund tė kenė qenė jurist” - Surroi, nė njė shkrim qė botohet te “Koha Ditore” tė enjten, akuzon kėta dy zyrtarė tė PDK-sė, si dhe partinė e tyre, se tashmė kanė nisur dy vija tė sulmit me qėllim tė pamundėsimit tė ardhjes nė pushtet tė kujtdo tjetėr pėrveē tyre: njėra vijė e sulmit ėshtė nė formė presioni ndaj Presidentes sė Kosovės, dhe e dyta pėrmes Gjykatės Kushtetuese, ku, “shpresa e nėnkryetarėve ėshtė qė Gjykata ka aq afinitet ndaj PDK-sė sa demonstroi njėri prej anėtarėve tė saj, duke marrė pjesė nė mitingun zgjedhor nė Prizren”.
“Qė tė dy vijat e presionit janė reagime instinktive tė njė modeli tė kapjes sė shtetit, ku ēdokush, nė formė tė nėnkuptueshme, duhet tė jetė nė shėrbim tė Partisė qė e konsideronte, dhe e konsideron veten pushtet”, shkruan Surroi, i cili fitoren zgjedhore qė do ta dėrgojė PDK-nė nė opozitė e krahason me fitoren e radikalėve tė tė Vojislav Sheshelit nė Serbi, nė vitet 2003 dhe 2007.
Shkrimin e plotė mund ta lexoni tė enjten, nė “Koha Ditore”.
http://koha.net/?id=27&l=13828
Krijoni Kontakt