Close
Faqja 20 prej 79 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 788
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Premtoi 15 mijė vende pune, punėsoi vetėm 400 mitrovicas (Video)



    Premtimi i madh i Agim Bahtirit, pėr hapjen e fabrikės sė kėrpudhave nė Mitrovicė, nuk ka filluar ende tė realizohet.

    Pėr mosrealizimin e kėtij premtimi, Bahtiri akuzon Qeverinė qė sipas tij ia bllokon projektin!

    Por, gjatė fushatės ai ka dhėnė edhe njė premtim tjetėr: hapjen e 15 mijė vendeve tė reja tė punės pėr qytetarėt e Mitrovicės. Deri mė tash ai nuk ka arritur tė punės mė shumė se 400 vetė. /Rrokum/
    http://www.telegrafi.com/lajme/premt...o-2-45328.html

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Krasniqi: Vota pėr Hashim Thaēin ėshtė votė pėr despotizėm!




    Kryetari i Kėshillit Kombėtar tė NISMĖS pėr Kosovėn, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave tė kreut tė PDK-sė, Hashim Thaēit, i cili gjatė ditės nė Malishevė kėrkoi qė tė mos votohen ata qė nuk mund tė hyjnė nė Parlament.

    Reagimin e tij do ta botojmė tė plotė mė poshtė:

    Nė palestrėn ku ishte organizuar Konventa e PDK-sė nuk u duk askush tjetėr pos familjes sė ngushtė tė Hashim Thaēit! Nė kėtė konventė Hashim Thaēi e dėshmoi si asnjėherė tjetėr despotizmin e vet! Ai e uzurpoi tėrėsisht PDK-nė dhe e shndėrroi nė pronė tė tij private!


    Ai nuk la nė binė asnjė person, pos familjarėve tė vet! Ai nuk la tė flasė asnjė kandidat tjetėr tė PDK-sė, pos familjarėve tė vet!

    Pas uzurpimit tė PDK-sė, pas uzurpimit tė Kryeministrisė, pas uzurpimit tė Presidencės, Kryeministri qė po IKĖ po pėrpiqet tė uzurpoj edhe Parlamentin e Kosovės. Ai ka dalė nė terren dhe po “shpėrndanė poste parlamentare” dhe mundohet tė tregojė se kush do tė hyjė nė parlament e kush jo!

    Gjatė fushatės zgjedhore pėr pushtet vendor qytetarėve tė Kosovės u kujtohet Hashim Thaēi si ua bėnte “pėrhajr kryetarllėkun” kandidatėve qė i kishte pėrzgjedhur vetė. Kėsaj forme mospėrfillėse tė veprimit politik populli i thotė se “ka bėrė Bajram me vetveten”!Hashim Thaēi kishte harruar se SOVRANI i Kosovės ėshtė POPULLI! Vetėm nė dorėn e tij ishte fuqia e vendosjes sė kush do tė udhėhiqte me Komunat e Kosovės! Sovrani i Kosovės ia tregoi vendin “kryetarėve tė shpallur” nga Hashimi!

    Hashim Thaēi, Kryeministėr qė po IKĖ, po harron se Parlamenti nuk ėshtė oda e tij e as selia e PDK-sė pėr tė vendosur se kush hyn dhe kush mbetet jashtė! SOVRANI i Kosovės ėshtė POPULLI! Mė 8 qershor ai do tė vendosė se kush do tė ketė mandatin ta pėrfaqėsojė e kush do tė mbetet jashtė dyerve tė Parlamentit tė Kosovės!

    Nėse epilogun e saktė tė zgjedhjeve tė 8 qershorit nuk e dimė, pėr njė gjė jemi tė sigurt: NISMA pėr Kosovėn ėshtė shpresa e vetme se despotizmit tė Hashim Thaēit i ka ardhur fundi! Ai nuk mundet tė vė nėn kontroll Parlamentin e Kosovės; ai do tė IKĖ nga Kryeministria dhe nė fund do t’i hapė rrugė demokratizimit tė PDK-sė! Edhe vetė anėtarėt e PDK-sė, tė cilėt ia duan tė mirėn Kosovės dhe PDK-sė, nuk do tė votojnė despotizmin e Hashim Thaēit!

    http://koha.net/?id=32&l=11362
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 24-05-2014 mė 18:57

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove


  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove



    Thaqi : Kijeva do tė jetė komuna mė e bukur e Republikės sė Kosovės



    Malishevė 25 maj 2014 – Qytetarė tė shumt nga Kijeva tė dielėn nė mesditė e kanė pritur kryeministrin e Kosovės z. Hashim Thaqi me bashkėpunėtorėt i cili nė takimin e fundit tė Qeverisė sė Kosovės ka ngarkuar Ministrinė e Pushtetit Lokal qė tė pėrgadis dokumentacionin qė Kijeva tė jetė Komuna mė e re e Kosovės. “Nėse gjatė luftės Kijeva ka qenė vendi mė i rrezikshėm nė botė unė u them tash se Kijeva do tė jetė Komuna mė e bukur e Republikės sė Kosovės”, ka thėnė Thaqi i cili ka pėrmendur tė dhėnėn se Kijeva bėhet komunė pėr tė gjithė qytetarėt pa marrė parasysh pėrkatėsinė partiake andaj edhe ka kėrkuar mbėshtetjen e krejt spektrit politik pėr kėtė vendim.
    Thaqi ka bėrė tė ditur po ashtu se formimi i kėsaj komune nuk lidhet aspak me fushatėn elektorale e cila ėshtė nė prag.
    “Ju tash keni bėrė kėrkesė pėr themelimin e komunės suaj dhe unė skam bėrė asgjė tjetėr veqse kam mbėshtetur vullnetin tuaj” - ka thėnė Thaqi duke falėnderuar Kėshillin Iniciativ dhe duke kėrkuar jo vetėm dinamikėn e paraparė pėr realizimin e kėtij projekti por nga Kėshilli Iniciativ ka kėrkuar edhe projekte nga infrastruktura e nevojshme qė t’i realizoj Qeveria e Kosovės.
    Paraprakisht, tubimin i cili ėshtė mbajtur nė oborrin e shkollės sė mesme “Lasgush Poradeci” e ka pėrshėndetur edhe kandidati pėr deputet Halit Krasniqi kurse nė emėr tė fshatit kan falėnderuar kryetari i fshatit Arsim Bacaliu dhe Hysni Gashi.
    Nė takim kan marrė pjesė edhe kandidatėt pėr deputet : zv.kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Besim Beqaj, zv.ministri Fatmir Shurdhaj, Azem Syla, Halit Krasniqi, Hasime Krasniqi, Ramiz Rrustaj dhe Adem Berisha sikur edhe kryetari i degės sė PDK-sė z. Isni Kilaj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove



    Tani e dini numrin i cili do tė sjell ndryshimet nė Kosovė pėr partinė e cila ka ndryshuar historinė e Kosovės.
    Pas Pavarėsisė dhe Shtet-Ndėrtimit, numri 58/PDK ėshtė numri qė do tė sjell zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės.

    H.TH.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Aeroporti i plaēkės



    Kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, e ka lavdėruar veten dhe kabinetin e tij pėr reformat qė kanė bėrė deri mė tash nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės (ANP) “Adem Jashari”.

    Ndėrkaq, pronarėve tė aviokompanive tė huaja qė operojnė nė Kosovė, u ka premtuar mbėshtetje tė mėtutjeshme, nėse arrin tė marrė votat e elektoratit pėr ta qeverisur Kosovėn edhe pėr katėr vjet.

    Thaēi para tyre ėshtė mburrur me lehtėsirat qė u ka krijuar. Mirėpo, ai nuk ka folur fare pėr dėmtimin e mijėrave qytetarėve qė kanė renė viktimė e aviokompanive mashtruese, pikėrisht pėr shkak tė “lehtėsirave” qė ka ofruar Qeveria e tij e deritanishme.

    Heqja e depozitės prej 500 mijė euro pėr aviokompanitė e huaja qė duan tė bėjnė biznes nė vendim tonė u ka mundėsuar atyre veprimtari sa mė tė lehtė.

    E nė anėn tjetėr, ka dėmtuar rėndė qytetarėt e vendit, nga tė cilėt tashmė po kėrkon votat edhe pėr njė mandat.
    Nga “reformat” e Thaēit kanė pėsuar po ashtu edhe aviokompanitė serioze qė kanė operuar nga Aeroporti “Adem Jashari”, e ku pikėrisht pėr kėtė kohė mė parė njėra nga aviokompanitė mė tė madha botėrore, siē ėshtė “British Airways” braktisi Kosovėn.

    Mirėpo, vizita e Thaēit nė Aeroport tė premten si duket faktoi fjalėt e deritanishme se ai dhe personat e tij kanė futur nė treg kompaninė mashtruese. Tė njėjtat po hyjnė nė treg me dijeninė e tij dhe vartėsve tė tij.

    “Qeveria e Kosovės ka punuar bashkė me Aeroportin e Prishtinės pėr tė ofruar njė program gjithėpėrfshirės lehtėsimesh pėr kompanitė ajrore, qė synojnė rritjen e numrit tė fluturimeve, destinacioneve dhe uljen e kostove tė biletave pėr udhėtarėt”, ka thėnė Thaēi tė shtunėn gjatė vizitės qė ia ka bėrė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės “Adem Jashari”

    Sipas tij, ky program ofron lehtėsira dhe stimulime pėr kompanitė ajrore qė tė fillojnė fluturimet nė destinacione tė reja, tė rrisin numrin e fluturimeve nė destinacionet ekzistuese dhe tė ulin koston e biletave pėr udhėtarėt.


    Numri i udhėtarėve bie pėr 30 %

    Mirėpo, nė fakt realiteti ėshtė i kundėrt. Numri i udhėtarėve nė Aeroportin e Prishtinės ėshtė duke rėnė dukshėm, e nė anėn tjetėr numri i kompanive qė kanė plaēkitur udhėtarėt me dijeninė e Qeverisė ėshtė duke u rritur dita ditės.

    Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” bėjnė tė ditur se numri i udhėtarėve nė Aeroport ka rėnė gati pėr 30 pėr qind. Mirėpo, trendi vazhdon me rėnie.

    Aeroporti i Prishtinės ofron shėrbimet mė tė shtrenjta se tė gjitha aeroportet tjera. Pėr kėtė numri ėshtė nė rėnie. Ėshtė Aeroporti ku nė vazhdimėsi udhėtarėt plaēkiten nga kompanitė mashtruese qė lejohen tė futen nė treg me leje tė Qeverisė Thaēi”, ka thėnė burimi i besueshėm i gazetės “Zėri”

    Sipas kėtij burimi, pėrpos dėmeve qė u janė shkaktuar udhėtarėve, dėm i madh i ėshtė shkaktuar edhe arkės sė shtetit nga mospagesa e taksave sidomos nė kohėn kur Aeroporti ishte pa komercializuar.


    Taksa dyfish mė tė larta

    Edhe mė tutje Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės (ANP) vrazhdon tė aplikojė taksat ndėr mė tė lartat nė vende tė rajonit, por edhe mė gjerė. Derisa nė ANP taksat janė rreth 21 euro, nė Aeroportin e Rinasit dhe atė tė Shkupit sillen rreth 10 euro. Por nė shumė aeroporte tjera kėto taksa janė edhe mė tė ulėta.


    Falimentoi pėr 8 ditė

    Ishte data 26 e muajit nėntor 2013, kur aviokompania “Belle Air Europe” ka zyrtarizuar falimentimin e saj. Por, ende pa kaluar njė muaj i plotė, me datė 24 dhjetor 2013, nga Ministria e Infrastrukturės u pajis me licencė aviokompania tjetėr mashtruese “Valahia Air”. Kjo aviokompani rumune, e cila nuk operoi as njė muaj tė plotė, kishte lėnė nė Aeroportin e Dusseldorfit qindra pasagjerė.

    Pėrveē tyre, kjo aviokompani sė bashku me tour-operatorėt qė kishte kontraktuar ka shitur me mijėra bileta te bashkatdhetarėt tanė.

    Nė kėto mashtrime kontributin e tyre e kishin dhėnė edhe institucionet e Kosovės, pasi qė po licencojnė aviokompani mbrapa tė cilave po qėndrojnė persona mashtrues. Burime tė besueshme tė gazetės kishin bėrė tė ditur se Fahri Zeneli, Kujtim Beqiri dhe Ajan Xhaferofski janė personat tė cilėt qėndrojnė mbrapa kėtij mashtrimi.

    Po ashtu, mbrapa aviokompanive mashtruese nė Kosovė kishin qėndruar edhe Florim Rudaj e Gafurr Aliu


    Rasti “Belle Air”

    Kompania “Belle Air” para pak kohėsh shpalli falimentimin. Sipas burimeve tė gazetės “Zėri” kompania i ka pasur borxh Aeroportit tė Prishtinės 3 milionė euro. Ndėrkaq, mijėra udhėtarėve u kishte marrė paratė dhe nuk iu kishte ofruar shėrbim.
    Sipas tė njėjtave burime, kjo kompani ka pasur tė shitura edhe mė shumė se 20 mijė bileta pas kohės kur ajo e ka shpallur falimentimin, ku edhe mė tutje nuk ėshtė bėrė e ditur se ēka ka ndodhur mė qytetarėt qė kanė rezervuar kėto bileta dhe nuk kanė mundur tė fluturojnė me avionėt e kompanisė nė fjalė.

    Po ashtu, para se ta shpallė falimentimin nė Kosovė e njėjta, njė ditė mė parė e pati shpallur falimentimin edhe nė Shqipėri pėr shkak se nuk mundi tė mbulonte borxhin prej 12 milionė euro tė pagave dhe 4 milionė autoriteteve shtetėrore.


    Rasti “Montenegro”

    “Montenegro Airlines” pati ikur nga Prishtina, duke lėnė prapa vetes njė borxh prej rreth 500 mijė euro.

    Aeroporti i Prishtinės, kohė mė parė pati bllokuar me orė tė tėra avionin e kėsaj kompanie, duke lėnė udhėtarėt tė presin me orė tė tėra nė Aeroport.

    Avioni u lejua tė fluturojė, pasi qė pronarėt e “Montenegro Airlines”, paguan rreth 50 mijė euro. Por, menjėherė pas kėsaj, ata ndėrprenė fluturimin pėr nė Prishtinė, duke e konsideruar si linjė joprofitabile.

    Promovimet joshėse gjithmonė kanė pasur cak diasporėn, e cila jo rrallėherė ėshtė mashtruar dhe ka mbetur duke u sjellė “me gishta nė gojė” nėpėr Aeroportin e Prishtinės pa u marrė askush me ta, as kompanitė e as aeroporti. Udhėtarė tė shumtė mbeteshin nė mėshirė tė zotit.

    Kompanitė tė cilat kanė mashtruar udhėtarėt, sidomos gjatė festave tė fundvitit dhe nė sezonin veror, kur diaspora vėrshon Kosovėn, janė “Aurora”, “Tafa air”, “Proner”, “Skėnderbeu”, “Dardania”, “Air Kosova”, “Belle Air”, “Montenegro” etj.

    E numri i kompanive mashtruese, e i qytetarėve tė mashtruar mund tė rritet edhe mė tutje nėse institucionet kosovare heshtim dhe lejojnė qė nė treg tė futen kompani tė papėrgjegjshme.

    http://www.zeri.info/artikulli/35409...orti-i-plackes

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    PF:185 mijė vende punė, shumica nė bastore





    Partia e Fortė, premton krijimin e mė shumė vendeve tė punės se numri i tė papunėve nė Kosovė.

    Visar Arifaj nė njė konferencė tė mbajtur pėr media, ka thanė se Kosova do tė bėhet qendėr e kryesore e punėsimit nė rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė, duke krijuar mė shumė vende tė punės se numri total i tė papunėve nė Kosovė.

    Sipas tė dhėnave zyrtare tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, ne vendin tonė, Arifaj tha se janė vetėm 135,700 persona tė cilėt konsiderohen sit ė pa punė.

    Partia E Fortė, premton se gjatė mandatit tė ardhshėm do tė krijojė 185,000 vende tė reja tė punės. Pra 50,000 vende pune mė shumė se nevojat tanishme tė vendit. Kėto vende tė tepėrta tė punės do tė krijohen pėr ēdo rast dhe do tė ruhen nė fondin rezerve tė vendeve tė punės, pėr tu hapur kurdo qe shfaqet nevoja “, ka thėnė Arifaj.

    Sipas Arifar, numri mė i madh i vendeve tė reja tė punės do tė krijohen nė industrinė e bastarėve sportive. Kjo sferė e ekonomisė, siē ka thėnė ai ka arritur tė krijojė njė ekspertizė mė tė theksuar gjatė viteve tė fundit.

    http://www.zeri.info/artikulli/35468...ica-ne-bastore

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 25-05-2014 mė 09:57

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Vetėm 3369 votues nga diaspora



    KQZ nė Prishtinė ka pranuar 3936 aplikacione pėr regjistrim nga diaspora, ndėrsa i ka certifikuar vetėm 3369 aplikues. Opozita e quan dėshtim qeveritar anashkalimin e mėrgatės.
    Diaspora kosovare, qė pėrbėn njė tė tretėn e trungut demografik tė vendit, sėrish ka mbetur jashtė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare qė mbahen mė 8 qershor nė Kosovė. Edhe kėsaj here vetėm 3900 mėrgimtarė, nga mbi 700 mijė sa janė jashtė vendit, kanė aplikuar pėr t’u regjistruar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, pėr t’u bėrė pjesė e listave tė votuesve.

    Kjo pjesėmarrje kaq e vogėl e diasporės nė Prishtinė arsyetohet me mungesėn e informimit tė mėrgatės pėr t’u regjistruar nė lista zgjedhore. Madje, thuhet se natyra e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare e limiton teknikisht periudhėn e regjistrimit tė mėrgatės nė listat e votuesve.

    Enis Halimi ėshtė kryeshef i Sekretariatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Ai tha pėr albinfo.ch se periudha e regjistrimit pėr votim jashtė Kosovės ka filluar mė 13 maj dhe ka pėrfunduar mė 19 maj 2014.

    Gjatė kėsaj periudhe KQZ, sipas tij, ka pranuar 3 936 aplikacione pėr regjistrim, ndėrsa janė regjistruar suksesshėm 3369 aplikues. “Gjegjėsisht nga diaspora kemi 3369 votues tė pėrfshirė nė listėn e votuesve jashtė Kosovės pėr kėto zgjedhje”, precizoi Halimi.

    Nė pyetjen se a ka qenė diaspora e njoftuar sa duhet lidhur me procesin zgjedhor, ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nė bazė tė ligjit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme ka obligim informimin e votuesve pėr tė gjitha periudhat zgjedhore, duke pėrfshirė edhe tv. spote dhe radio spote, por edhe njoftime nėpėr gazetat ditore qė botohen jashtė vendit, njofton albinfo.

    Sipas Halimit, faza e votimit pėr ata qė janė regjistruar fillon mė 27 maj dhe zgjat deri mė 6 qershor 2014. “Aktualisht jemi nė pėrgatitjet pėrfundimtare qė kanė tė bėjnė me dėrgimin e pakove me fletėvotime pėr votuesit, tė cilėt suksesshėm kanė aplikuar pėr regjistrim pėr votim jashtė vendit”, deklaroi Halimi.

    Ndryshe pėr periudhėn e regjistrimit pėr votimin jashtė vendit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpėrndarė aplikacione nė 190 pika, nė 2 shtete tė botės. Nė pikat shpėrndarėse janė tė pėrfshira ambasadat dhe konsullatat e Republikės sė Kosovės nė tė gjitha kontinentet.


    Diaspora e Zvicrės, mė e interesuara pėr zgjedhje

    Nga aplikacionet e pranuara nga KQZ prin Zvicra me 1307 aplikacione, pasuar nga Gjermania me 1268, ndėrsa e treta vjen Austria me 234 aplikacione tė plotėsuara. KQZ, sipas njė raporti qė ia ka dėrguar albinfo.ch, i ka refuzuar si tė pasakta 138 aplikacione tė Zvicrės dhe 146 tė Gjermanisė.

    Ndėrsa ministri nė largim i Diasporės, Ibrahim Makolli, thotė se afatet e shkurtra pėr organizimin e zgjedhjeve e kanė pamundėsuar pjesėmarrjen e duhur tė mėrgatės nė zgjedhje. Sipas tij, vetė shkuarja nė zgjedhje tė parakohshme parlamentare i limiton procedurat pėr informim dhe votim.

    Dhe nė kėtė vazhdė, sipas tij, diaspora nuk ka pasur kohė tė mjaftueshme qė tė informohet pėr votim me postė, e madje as tė marrė aplikacionet e duhura pėr regjistrim. Ai tha se edhe kėsaj here, sikurse dhe herėve tė tjera, i ėshtė bėrė e padrejtė diasporės sa i pėrket votimit.

    “Por shpresojmė se kėto janė zgjedhjet e fundit qė diaspora kosovare anashkalohet nga procesi zgjedhor. Ky lėshim duhet tė shėrbejė si leksion posaēėrisht pėr Kuvendin e Kosovės, qė nė zgjedhjet e ardhshme t’u krijojė infrastrukturė mėrgimtarėve qė edhe ata tė bėhen pjesė e vendimmarrjes”, deklaroi Makolli.

    Ai tha se pėrveē votimit me postė, diasporės duhet t’i krijohet mundėsia edhe pėr votim nė vendet ku jetojnė, e mbi tė gjitha votim elektronik.

    Nė pyetjen se a do tė ishte mė mirė qė zgjedhjet tė mbaheshin nė korrik ose gusht, kur mėrgata vjen nė Kosovė, Makolli tha se “edhe kjo nuk do tė ishte zgjidhje”.

    “Edhe nė kėtė periudhė tė gjithė mėrgimtarėt nuk do tė mund tė votonin. Por, e rėndėsishme ėshtė qė atyre t’u krijohet infrastrukturė pėr votim nė vendet ku jetojnė, qoftė duke votuar atje nėpėr ambasada, ose edhe mė mirė, votim elektronik”, deklaroi mes tjerash ministri qė tashmė e pėrfundon mandatin, Ibrahim Makolli.



    Opozita: Qeveria po e anashkalon diasporėn

    Ndėrsa Jahja Lluka, kryesues i Departamentit pėr Diasporė nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, akuzoi Qeverinė qė nuk iu ka krijuar kushte mėrgimtarėve pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje. Ai tha se diaspora nė vijimėsi ėshtė anashkaluar nga institucionet e vendit, duke mos iu dhėnė mundėsi qė tė jenė pjesė e vendimmarrjes.

    Lėshimi i parė, sipas Llukės, ėshtė bėrė qė atyre nuk u ėshtė krijuar mundėsi t’i kenė deputetėt e vet nė Kuvendin e Kosovės. Ndėrsa lėshimet e tjera kanė ardhur duke i anashkaluar nga zgjedhjet. “Ne konsiderojmė se atyre u ėshtė dashur t’u mundėsohet votimi aty ku janė, nėpėr ambasadat e Kosovės dhe tė Shqipėrisė”, tha Lluka.

    Pėrfaqėsuesi i AAK-sė po ashtu i konsideroi jo tė sakta shifrat e Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės se nė diasporė jetojnė rreth 700 mijė kosovarė. Ai tha se kjo shifėr, pa i pėrfshirė shqiptarėt nė Turqi, kalon mbi 1 milion mėrgimtarė, ndėrsa rreth 300 mijė prej tyre, siē tha Lluka, janė votues potencial.

    Sipas tij, kur shihet se sa ėshtė numri i tyre i regjistruar pėr zgjedhje, atėherė ėshtė tepėr shqetėsuese.

    Kur ėshtė e nevojshme, diasporės ia marrim 700 milionė euro ēdo vit duke siguruar paqe sociale nė Kosovės, e mė pas Qeveria i anashkalon dhe i injoron si tė mos ishin pjesė jona”, deklaroi mes tjerash Lluka.

    Ndryshe edhe nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit 2013 ėshtė vėrejtur njė pjesėmarrje e vogėl e mėrgimtarėve nė zgjedhje. Vetėm 1500 bashkatdhetarė u regjistruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet lokale, qė gjithashtu ishte shpėrputhje radikale me numrin e bashkatdhetarėve nė diasporė.
    http://botasot.info/diaspora/301084/...-nga-diaspora/

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Ahmeti: Siē e fituam Prishtinėn pa para, ashtu do ta fitojmė Kosovėn



    Lėvizja Vetėvendosje! ka zhvilluar takimin e radhės nė fshatin Zhegėr. Nė kėtė takim ishin prezentė kandidatėt e Lėvizjes Vetėvendosje nga Gjilani pėr deputetė, si dhe kryetari i Komunės sė Prishtinės, Shpend Ahmeti.

    Ahmeti tha se “unė i vetėm nuk jam i fuqishėm, por ajo qė mė bėnė tė tillė ėshtė familja e quajtur Vetėvendosje”.

    Sikur nė Prishtinė, ku fituam pa shuma tė mėdha parash, pa ndihmė tė bizneseve, por vetėm me punė dhe angazhim, ashtu do tė fitojmė edhe Kosovėn e gjendja e qytetarėve tanė do tė ndryshojė pėr tė mirė”, ka thėnė ai.

    Ahmeti tha se implementimi i kėtij programi do tė thotė barazi e sundim tė ligjit, zhvillim ekonomik e hapje e vendeve tė reja tė punės, dhe mirėqenie sociale pėr Kosovarėt. /RajoniPress/

    http://www.telegrafi.com/lajme/ahmet...n-2-45358.html

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Zgjedhjet parlamentare 2014 ne Kosove

    Kurti: Kosova ka alternativė




    Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, bashkė me kandidatėt pėr deputetė tė Republikės sė Kosovės, kanė qėndruar gjatė ditės nė qytetin e Pejės, ku edhe ėshtė mbajtur njė tubim me qytetarė.

    Kurti ka thėnė se me Vetėvendosjen nė pushtet do tė marrin fund mėnyrat e mbajtjes sė pushtetit tė deritashėm.

    Ne quhemi Alternativė Qeverisėse, ata tė tjerėt thoshin se kėto mėnyrat e tyre - privatizim, asfalt, pazare me Serbinė, korrupsion - nuk kanė alternativė, kurse ne u themi se ato janė krejt tė gabueshme dhe ekziston alternativa”, ka thėnė Kurti. “Partitė e tjera nuk kanė qeverisur, por kanė sunduar. Ne synojmė dhe pėrpiqemi qė ta zbusim pabarazinė, sepse sa mė e barabartė shoqėria, mė shumė ka rritje ekonomike. Barazia i ndihmon harmonisė sė brendshme nė shoqėri, por edhe rritjes ekonomike”. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/kurti...e-2-45356.html

Faqja 20 prej 79 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •