Zgjedhjet Parlamentare dhe roli i PD-sė - Mr.Sci. Ardian Sejdiu
Ėshtė fare lehtė tė konstatohet se, PD-ja, kėsaj here ka qenė fati i Partisė Demokratike tė Kosovės (qeverisė sė ardhshme), e cila me kohė dhe me vigjilencė politike, ka predestinuar epilogun e fitores. Por, vetėm me ndihmėn e PD-sė, me dallim nga LDK-ja e cila me egoizėm dhe mendjemadhėsi politike nuk i pranoi kushtet e PD-sė, me bindjen se e vetme do tė dalė fituese! Ndėrsa AKR-ja, e cila nė zgjedhjet e kaluara parlamentare, u bė pjesė e parlamentit falė PD-sė, kurrė nuk qe mirėnjohėse ndaj saj. Mėsimin pėr kėtė pėsim e kuptoi nė zgjedhjet e fundit parlamentare 2014, ku u godit nga altruizmi i brendshėm politik. Altruizėm I cili iu kthye nė bumerang me ē‘rast edhe e la jashtė jetės parlamentare. Pa mėdyshje, PD-ja ėshtė faktori kryesor dhe xhokeri i mundshėm i pragmatizmit dhe krijaturės parlamentare, pėr faktin se, me vetėdije tė lartė politike balanson divergjencat nė favor tė unifikimit tė politikės shtetėrore. Sa pėr informim, PD-ja, ėshtė parti konservatore e qendrės sė djathtė, e profilizuar maksimalisht, e cila nė kontinuitet, me vigjilencė dhe kujdesje tė lartė ruan vlerat unikale konform platformės ideo-politike tė saj. Pikėrisht kjo platformė ideo-politike e PD-sė, e cila pasqyron stabilitet tė qėndrueshėm dhe pėrfaqėsim dinjitoz, ka njė strukturė dhe elektorat nė rritje dhe tė formuar. Nė kėto zgjedhje, PD-ja iu dha njė mesazh tė fuqishėm gjitha subjekteve tė mėdha politike, se pozicionimi i saj politik nėnkupton edhe fitoren.
Madje, ky mesazh, domosdoshmėrisht, reflekton edhe tek disa hoxhallarė tė cilėt pa dashje dhe pa dije morėn pėrsipėr destabilizimin e PD-sė, duke menduar se forca politike e PD-sė janė vetė ata, dhe jo platforma ideo-politike e bazuar nė vlerat sublime kombėtare e fetare, e mbėshtetur dhe pėrkrahur nga elektorati i formuar. Madje, shkuan aq larg me parashikime, saqė menduan se pozicioni i tyre pėrcakton fitoren! Sinqerisht nuk mė bėn fare pėrshtypje dėshtimi i tyre, e aq mė pak ndėshkimi politik qė populli iua dha hoxhallarėve ( ideatorėve tė “unitetit”), por realisht mė shqetėson proklamimi konfuz i retorikės islame dhe lėkundja nė mendime, duke pasqyruar njė logjikė tė varfėr Islame, dhe duke krijuar situata konflituoze pėrbrenda familjeve myslimane e qė padyshim Islami ėshtė larg ēfarėdo pėrfaqėsimi tė tillė. Ky ndėshkim politik duhet t’iu shėrbejė hoxhallarėve nė fjalė ( ideatorėve tė “unitetit”) qė tė mėsojnė se, Islami nuk ėshtė material propagandues qė tė pėrdoret pėr kalkulime politike, duke mosllogaritur pasojat e mundshme , e aq mė pak uniteti nuk krijohet me pakicė dhe duke u ndarė nga bėrthama dhe brumi esencial. Nuk ka unitet me politika pėrjashtuese, pėrēarėse, diferencuese e seleksionuse, e poashtu nuk ka unitet pa vizion e vlera tė mirėfillta. Roli i PD-sė ka qenė, ėshtė, dhe do tė mbetet unifikimi i politikės ndėrvllazėrore duke ruajtur dhe kultivuar vlerat mė tė larta, humane, morale, kombėtare e fetare.
Nė skenėn politike Kosova, ka platforma tė ndryshme tė subjekteve politike, por asnjėherė nuk do tė gjeje platformė dhe alternativė si ajo qe paraqet PD-ja nė filozofinė e saj!
Krijoni Kontakt