Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 94
  1. #21
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk dua qe te zgjatem sepse gabimet e tij jane te panumerta, por ai nuk eshte material per kryeminister qe kur ia bente une do e rregulloj Shqiperin vetem me te ardhurat qe do siguroj nga doganat (edhe keto komente i ka bere ne nje interviste ne Angli). Fliste idiotesira. U mesua kryetar bashkie mori fame se levizi kioskat. Kryeminster kerkon shume here me teper se nje kryetar bashkie! Ai e ka kuptuar, por kur do e kuptojne adhuruesit e tij, nuk e di.
    Po perse duhet te vuajne kaq shume Shqiptaret, kete nuk e kuptoj. E di si me duket? Me duket se ne Shqiptaret nuk kemi ndryshuar shume nga koha kur Pashko Vasa u bente thirrje Shqiptareve te mos shikonin Kisha e Xhamia, feja e Shqyptarit eshte Shqyptaria. Apo si ne kohen e Konices, kur thoshte se nese nje dite Shqiperise do i vije fundi, nuk do i vije nga te huajt por do i vije nga vete Shqiptaret.

    Shqiptaret jane perçare ne dy kampe dhe ne vend qe te bashkohen per nje te mire te perbashket, rrine e sulmojne e thurin intriga ndaj njeri-tjetrit.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #22
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Ne nje vend perendimor kjo grev do kishte sens, por ne Xhungeleri esht me politik nga mbrapa...

    Vetem nje pjese e vockel fare e kane pase fitu vendin e punes me zotsi... se pjesa me e madhe e kane ble me leke vendin e punes, ose e kane pase shefi shaldashes..
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #23
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    harrove blendi klosin qe u bo si baba tomorri tu honger panine
    E mbaj mend Klosin, u fut ne greve ashtu si ishte dhe pas disa ditesh doli me i trashur
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Dita e 7, ish-shefi i FNSH së Shkodrës dhe 4 policë të shkarkuar i bashkohen grevës



    Dita e 7, ish-shefi i FNSH së Shkodrës dhe 4 policë të shkarkuar i bashkohen grevësTIRANE – Të larguarit nga administrata vijojnë prej shtatë ditësh grevën e urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë.

    Gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet nga dita në ditë, ndërsa shumica e tyre kanë marrë disa herë trajtim mjekësor, por shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në fund. Mesditën e sotme grevisti Edmond Idrizi pati probleme shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

    Ndërkohë, Përfaqësuesi i Shoqatës së Policëve në lirim 2013 tha se grevës së urisë do t’i bashkohen edhe katër policët e larguar nga puna, Ismail Elezi, Qamil Zhkaba, Shefki Lushaj dhe Bledar Kruja, të cilët kërkojnë rikthimin në detyrë. Bashkë me 4 policët e larguar, numri i grevistëve shkon në 17.

    Shoqata e Policëve në lirim pretendon se 650 punonjës policie janë larguar nga puna në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë kanë përfituar nga Gjykata Administrative të drejtën për tu rikthyer në detyrë.

    GREVËS SË URISË I BASHKOHET ISH-SHEFI I FNSH-së SË SHKODRËS

    Ish-shefi i FNSH-së së Shkodrës, Hivzi Bushati i është bashkuar sot grevistëve të urisë që kërkojnë rikthimin në punë. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zoti Bushati tha se “buka e fëmijëve” e ka detyruar të ndërmarrë vendimin për tu futur në grevë.

    “Unë jam liruar me një urdhër me telefon nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pa asnjë lloj motivi. I kam thënë se nuk kam filluar punë me celular, por me vendim të ministrit. Këtu ka një zëvendësim që të largohet Hivzi Bushati dhe të vijë dikush tjetër. Është buka e fëmijëve që më detyron, jam kryefamiljar. Protestoj edhe ndaj emërimeve që janë bërë jashtë të gjitha kritereve, krejtësisht të jashtëligjshme. Respektoni ligjin.”- deklaroi Bushati.

    (er.nu/BalkanWeb)

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Dita e 7 e grevës së urisë, 4 policë të shkarkuar i bashkohen grevistëve



    Të larguarit nga administrata vijojnë prej shtatë ditësh grevën e urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë. Gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet nga dita në ditë, ndërsa shumica e tyre kanë marrë disa herë trajtim mjekësor, por shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në fund.

    Balkanweb

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Ne rradhe te pare, nje pershendetje te fuqishme nga larg te gjithe atyre qytetareve te atij vendi, qe kane zgjedhur te protestojne ne kete menyre, duke mbrojtur te drejten e tyre qe iu eshte neperkembur pa te drejte nga "Qeveria e Rilindjes". Per disa dekada punonjesit e administrates shqiptare perdoren si leter nevojtoreje duke i ndryshuar sa here qe ndryshon pushteti duart. Dhe keta qytetare qe kane dale te protestojne, jane mbase te vetmit shoqeri civile e qytetare te lire qe kane ngelur ne ate vend. Keta nuk jane bageti, jane njerez me dinjitet, dhe pavaresisht nga shkeljet flagrante ndaj te drejtave te tyre nga njerezit ne pushtet, keta nuk bejne sic bejne shume shqiptare te tjere, pranojne status-quo dhe e mbyllin gojen, por kerkojne fuqishem te drejten e tyre.

    Nuk ka gje me te pastert e me te shenjte se sa te mbrosh te drejten tende ligjore! E ne kete rast nuk kemi te bejme vetem me te drejtat ligjore pasi shkarkimi i tyre eshte bere ne kundershtim me ligjin, por kemi te bejme edhe me shkeljen flagrante te dinjitetit te njeriut: keta nuk jane gurre shahu, nuk jane bageti, jane njerez me mish e me gjak, me ndjenja e me familje qe i mbajne me buke me te ardhurat e punes qe benin.

    Dhe kjo nuk e ka emrin politike, e ka emrin QYTETARI! Njerezit e panxene e bageti-njerizit nuk mbeshtesin kerkesat e drejta te ketyre njerezve. E per fat te keq, Shqiperia ka plot bageti-njerez e pak qytetare si keta qe mbrojne te drejtat e tyre ligjore si qytetare te atij vendi.

    Me gezoi ky lajm pasi eshte nder te paktet lajme qe lexojme nga Shqiperia, qe tregojne se ne ate vend ka ende qytetare e nuk jane kthyer te gjithe ne bageti qe i blejne e i shesin nga 100 here ne dite baronet e droges qe jane sot ne pushtet.

    Ju pershendes dhe ju mbeshtes nga larg. Turpi le t'u ngelet atyre qe ju heqin nga puna ne menyre antiligjore dhe ju prekin dinjitetin tuaj si njerez ne kete menyre. Turpi le tu ngelet edhe gjithe atyre shqiptareve bageti qe akoma jetojne me te njejtin mentalitet prej skllavi, sic jetonin gjysherit e baballaret e tyre nen komunizem.

    Albo

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Lezhë, vetëvritet se u hoq nga puna: Nëse s’do mendoja fëmijët do vrisja eprorin



    Lezhë-Nuk perballon dot emocionalisht largimin nga puna dhe i jep fund jetës duke u vetëvrare me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në fshatin Grykë Lumi të Komunes Shënkoll në Lezhë.
    Viktima është Mark Brahimi 50-vjeç ish-punonjës i hidrovorit të Talës.
    Ai ishte larguar nga puna rreth 3 muaj më parë dhe menjëherë kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, për të cilen ishte vizituar edhe tek mjeku. Këtë fakt e kanë bërë të ditur familjarët e tij, sipas të cilëve Mark Brahimi ishte larguar pa arsye nga puna megjithëse kishte 25 vjet si punonjës hidrovori.
    Kunati dhe babai i viktimës rrëfejnë bisedat mes tyre dhe çastin e fundit para se të vetëvritëj. Në kontaktet me kunatin e tij Gjergj Dodaj, i larguari nga puna Mark Brahimaj kishte deklaruar se nësë nuk do të kishte menduar për fëmijet do ta kishte vrarë eprorin e tij, dhe se nuk mund të jetonte më në këtë gjendje.
    Babai i tijë, Pashk Brahimaj rrëfen çastet e fundit me Markun, ndërsa thotë se e vetmja arsye që e çoi atë drejt vetëvrasjes është largim nga puna gjë e cila i kishte, pasi sipas tij ai ishte fyer me këtë veprim që i kishin bërë.
    Pashk Brahimaj kishte hedhur në gjyq edhe Bordin e Kullimit në Lezhë për largimin e tijë nga puna, ndërsa diten e djeshme ka patur edhe seancen e parë gjyqësore por përfasuesit e birdit të kullimit nuk kishin marrë pjesë.Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve njëri prej të cilëve ndodhet në emigracion, ndërsa gjendja e tyre ekonomike ishte e mirë.

    Ora News

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Greve e shoqerise civile ishte ajo e te perndjekurve politike qe kerkonin kompesimin e premtuar nga Berisha qe prej 1992 por dhe perseri ne 2005 kohes kur ata protestonin perpara kryeministrise se Nanos dhe kercenonin me greve urie.

    Greve per te cilet Albo thoshte se behej per cirk mediatik e se Shqiptaret nuk mund ti merrte kush per budalla te besonin keto cirqe mediatike.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une kujtoja se keta hallexhinjte do te benin "greven e vdekjes", nuk do te dilnin prej andej te gjalle? Por ja qe na doli qe jane majmune cirku qe Edi Rama e kompani i paguan e ve ne levizje per te bere cirk me opinionin publik shqiptar, per te larguar vemendjen nga arritja historike e hapjes se drites jeshile te BE per Shqiperine.

    Berisha nuk eshte aq i mire sa mendoni ju nderkombetare, ja shikoni, 6 fatkeq qe Rama gjeti ne Tirane, u dha pese leke dhe i nxorri para kamerave te tij televizive per ti nxirre faqen qeverise e Shqiperise teksa pergatitemi te festojme 100 vjetorin e shtetit.

    Turpi nuk i ngelet ketyre fatkeqeve qe edhe truri nuk u punon sic duhet. Turpi u ngelet Rames e kompani qe vazhdon te mos respektoje dinjitetin e njerezve dhe dinjitetin e popullit te tij. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe Edi Rama kujton se shqiptaret jane "budallenj" qe ai "mund ti terheqi kollaj prej hunde" vetem duke u bere "cirqe mediatike", por ne pak muaj kur ne Shqiperi do te mbahen zgjedhjet do te kuptoje se kush eshte budallai i vertete ne kete mes.

    Albo
    Po ja qe Albo na qenka kokrra budallait qe jo vetem i beson cirqet mediatike por i mbeshtet fuqimisht qe nga Amerika

    Keta militantet e PeDe-se te hequr nga puna skane lidhje fare me pastertine, lirine dhe qytetarine. Keta jane vegla politike te atyre qe i futen ne pune pa te drejta apo merita, e arsyeja prej te ciles humben dhe vendin e punes.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Greve e shoqerise civile ishte ajo e te perndjekurve politike qe kerkonin kompesimin e premtuar nga Berisha qe prej 1992 por dhe perseri ne 2005 kohes kur ata protestonin perpara kryeministrise se Nanos dhe kercenonin me greve urie.

    Greve per te cilet Albo thoshte se behej per cirk mediatik e se Shqiptaret nuk mund ti merrte kush per budalla te besonin keto cirqe mediatike.



    Po ja qe Albo na qenka kokrra budallait qe jo vetem i beson cirqet mediatike por i mbeshtet fuqimisht qe nga Amerika

    Keta militantet e PeDe-se te hequr nga puna skane lidhje fare me pastertine, lirine dhe qytetarine. Keta jane vegla politike te atyre qe i futen ne pune pa te drejta apo merita, e arsyeja prej te ciles humben dhe vendin e punes.
    Shoku minister i Propagandes ne Qeverine e Rilindjes,

    - A e di dallimin mes qytetareve te pushuar nga puna qe protestojne ne menyre spontane per te mbrojtur te drejtat e tyre pasi u pushuan pa te drejte e ne menyre antiligjore nga puna me ardhjen ne pushtet te socialisteve, dhe greves se urise se "deputeteve socialiste" qe u futen ne greve me urdher te Edi Rames pasi ky i fundit i beri bojkot per 2 vjet edhe vete Kuvendit te Shqiperise?

    E kam te qarte, qe ne mentalitetin komunist te trasheguar nga baballaret tuaj, ju keni vetem Partine dhe TE MADHIN e Partise. Gjithe te tjeret jane bageti qe bejne sic i meson Partia dhe i MADHI i tyre. Dje e kish emrin Enver. Sot e ka Edvin.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-05-2014 më 12:07

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Greva e urisë e të pushuarve nga puna në ditën e shtatë, Qeveria e injoron

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoku minister i Propagandes ne Qeverine e Rilindjes,

    - A e di dallimin mes qytetareve te pushuar nga puna qe protestojne ne menyre spontane per te mbrojtur te drejtat e tyre pasi u pushuan pa te drejte e ne menyre antiligjore nga puna me ardhjen ne pushtet te socialisteve, dhe greves se urise se "deputeteve socialiste" qe u futen ne greve me urdher te Edi Rames pasi ky i fundit i beri bojkot per 2 vjet edhe vete Kuvendit te Shqiperise?

    E kam te qarte, qe ne mentalitetin komunist te trasheguar nga baballaret tuaj, ju keni vetem Partine dhe TE MADHIN e Partise. Gjithe te tjeret jane bageti qe bejne sic i meson Partia dhe i MADHI i tyre. Dje e kish emrin Enver. Sot e ka Edvin.

    Albo
    Une e kam thene qe ti nuk e ke idene cfare shkruan fare Llaofs si budallai pa lexuar as cfare te thote tjetri.

    Po te them per greven e ish te perndjekurve politike qe dhe u dogjen ne bulevard dhe jo per te deputeteve socialiste.

    Ajo e depueteve socialiste ishte po kaq "spontane" sa e ketyre militanteve te hequr nga puna. Te dyja dmth ishin te motivuara politikisht.

    Ndersa per greven e te perndjekurve politike te cilet kane qene mbeshtetes te perhershem te Sali Berishes dhe PeDe-se nuk ke se si ta quash te motivuar politikisht.

    Eshte ironike te flasesh ti per bageti duke marre parasysh ca ke shkruar me siper
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •