Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 94
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    harrove blendi klosin qe u bo si baba tomorri tu honger panine
    lexo me siper, per blendin e kllosit te grus se kllanit

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    berisha ka bere nje cader gati per te hyre ne grev si i ndjekur nga puna si kryeminister, por po pret qe te heqin kapterrin nga puna e te futen te dy
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Berisha dhe ish ministrat pritet te hyjne ne greve deri ne largimin e Edi Rames dhe qeverise se tij sepse ju ka zene vendin e punes

    Keta grevistet i largoi me vote populli nga puna ne 23 Qershor. Largoi nepotizmin, klientelizmin, injorancen dhe shpellarizmin qe po i merrte frymen shtetit dhe institucioneve.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Greva, jo vetëm të shkarkuar

    Në ditën e dytë, në çadrën e grevës së urisë së përfaqësuesve të shoqatës së larguarve nga puna rezultojnë të kenë hyrë si protestues edhe personazhe që nuk kanë qenë të punësuar në administratë apo të tjerë që figurojnë me biznese private.

    Grevistët thonë se nuk janë aty për qëllime politike, por gjatë paradites së të martës Top Channel, zbuloi një fakt interesant dhe pak enigmatik, se zonja, e cila flet për disa kërkesa të grevistëve rezulton të jetë pjesëmarrëse në të paktën edhe dy greva të tjera.

    Zonja Pocari iu bashkua në 2009-ën grevës së urisë organizuar nga PS. Ajo gjithashtu ishte pjesë e protestës së 21 Janarit ku ajo është filmuar momentin e goditjes së Hekuaran Dedës.

    Në atë kohë ajo nuk punonte dhe jetonte në Shqipëri, pasi ishte kthyer nga jashtë vendit. Madje, edhe sot kjo zonjë nuk proteston për largim nga puna.

    “Fakti i sotëm është që në Shqipëri, për hir të pronës janë vrarë 8.200 njerëz. Kur u vranë 1 mijë njerëz në Siri nga armët kimike u ngrit gjithë bota, për këta 8.200 në Shqipëri nuk u ngrit njeri. Kushtetuta parashikon kthimin e pronave. Nëse e jep fjalën, zotëri, mbaje”, është shprehur grevistja Mimoza Boçari.

    Por në mbrëmje, pasi lajmit të transmetuar mësohet se Zonja Pocari ka dal nga greva urisë, duke braktisur çandrën protestuesve të shoqatës së të larguarave nga puna.

    Organizatorët thanë se ajo u largua me dëshirën ne saj, por sërish ikja e zonjës Pocari duket po aq enigmatike ashtu edhe siç ishte hyrja e saj, pavarësisht shpjegimi te që dhanë organizatorët.

    Sakaq dy personazhe të tjerë në këtë grevë që janë larguar nga administratë publike, rezultojnë të vetëpunësuar. Zoti Edmond Idrizi në qendrën kombëtare të regjistrimit rezulton të ketë në pronësi një firmë private për riparim baterish të makinave e quajtur “FAMBATERI”.

    Kurse grevisti tjetër Artan Murrizi figuron të jetë i regjistruar me biznes privat, i cili operon në qytete Fier dhe Lushnjë. Një zyrë avokatie, të hapur që në vitin 2007, kur ai punonte njëherësh edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë.

    Reagon grevisti Murizi

    Grevisti Artan Murrizi ka reaguar duke thënë se në momentin kur ai është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë e ka mbyllur studion, ku ai ushtronte profesionin e avokatit.

    Jam certifikuar si avokat në vitin 2001 dhe këtë profesion e kam ushtruar deri në vitin 2009, ku kam pasur edhe një studio, më pas jam emëruar në Ministrinë e Drejtësisë, duke mos e ushtruar më profesionin e avokatit, pasi është pengesë ligjore”

    -------------------

    Biznesmenet e Berishes - ne greve urie per pune

    Dje ishte dita e dytë e grevës së urisë për shoqatën e të larguarve nga administrata. Kryesisë së shoqatës iu bashkëngjitën edhe 4 persona të tjerë. Dy prej tyre, Sokol Ukperaj dhe Mehmet Cemurati hynë që në orët e para të mëngjesit ndërsa rreth orës 10: 30 hynë në grevë dhe Mimoza Boçari dhe Edmond Idrizi. Katër personat që hynë më vonë në grevë qëndruan në një çadër të ndarë nga ajo e kryesisë së shoqatës. Futja e personave të rinj në grevë krijoi një gjendje të trazuar në kryesinë e shoqatës. Ata fillimisht tentuan t’i pengonin këta persona që t’u bashkëngjiten me pretekstin se ata nuk kishin marrë leje për persona të tjerë. Grevistja Mimoza Boçari u ndje e indinjuar nga këto komente dhe vendosi të vazhdonte grevën në qiell të hapur. Duke ndjerë presionin e kamerave kryetarja e shoqatës Nertila Qafëzezi e shoqëroi Mimoza Boçarin brenda çadrës ku bëri dhe regjistrimin e të katër personave të rinj që iu bashkëngjitën grevës. Ardhja e grevistëve të rinj krijoi dhe një situatë të sikletshme pasi në shtratin e një grevisti u gjend një çokollatë. Koordinatorja e grevës Fabiola Bregu e cilësoi këtë ngjarje si një incident të pavullnetshëm. Mungesa e një kauze të qartë për këtë grevë krijoi një amulli dhe shumë persona tentonin t’i bashkëngjiteshin asaj.

    Një nënë dëshironte të hynte në grevë sepse nuk kishte asnjë të dënuar për vrasjen e djalit të saj, ndërsa një zotëri dëshironte të hynte në grevë sepse ishte i pastrehë. Kryetarja e shoqatës, Nertila Qafëzezi ndaloi futjen në çadra të personave të tjerë me pretendimin se nuk kishte vende. Për këtë arsye ata kërkuan vendosjen e dy çadrave të tjera, që u ngritën rreth orës 13:30. Gjatë gjithë ditës grevistët patën vizita të ndryshme si nga politikanë, drejtues të bashkisë ashtu edhe nga mbështetës dhe familjarë. Deri rreth orës 16:00 situata në çadrat ku organizohej greva e urisë ishte kaotike. Rreth e rrotull çadrave kishte shumë njerëz dhe pjesëmarrësit e grevave hynin mes tyre. Kishte dhe raste kur persona që nuk ishin pjesë e grevës mbylleshin brenda çadrave ku syri i medieve nuk mund ta zbulonte qëllimin e vizitës së tyre. Jo të paktë ishin edhe familjarët të cilët qëndruan për orë të tëra përkrah grevistëve. Çadrat u vizituan edhe nga një grup ish-të përndjekurish, të cilët qëndruan vetëm pak minuta dhe u larguan pa bërë asnjë koment. Pranë grevistëve shkuan edhe dy përfaqësues të avokatit të popullit, mirëpo ata nuk u mirëpritën nga grevistët. Ata thanë se avokati i popullit nuk i ka ndihmuar prandaj nuk e duan mbështetjen e tij sot. Nën tensionin e kësaj situate grevistët nuk lejuan as punëtorët e gjelbërimit të bënin punën e tyre në këtë pjesë të lulishtes pranë kryeministrisë.

    Në mëngjesin e ditës së djeshme grevistët u vizituan edhe nga bluzat e bardha. Mjekët e urgjencës së Tiranës thanë se situata shëndetësore e grevistëve ishte e mirë dhe ata gëzonin shëndet të plotë. Ata i vizituan edhe gjatë mbrëmjes pasi grevisti Ludovik Berisha 28 vjeç, një ish- zjarrfikës pati disa shqetësime të vogla shëndetësore. Vizita të njëpasnjëshme bënë edhe deputetët e PD-së. Në orët e para të mëngjesit pranë grevistëve u gjend deputeti Gerti Bogdani, i cili dha mbështetjen e tij për këtë kauzë. Më pas rreth orës 11:10 pranë tyre shkoi deputetja Albana Vokshi, e cila u ftua nga grevistët për të vazhduar luftën e tyre. Vetëm pak minuta më vonë erdhi Mesila Doda, të cilës grevistët i kërkuan mbështetje. Gati një orë më vonë erdhi Majlinda Bregu, e cila u fut brenda çadrës së grevistëve dhe u interesua nëse ata ishin vizituar nga mjekët. Ajo dëgjoi ankesat e tyre lidhur me impaktin e ulët në media të grevës së tyre. Ajo iu përgjigj se edhe ardhja e saj në çadër ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendje. Deputetja Bregu vizitoi edhe çadrën e grevistëve të rinj ku u njoh me rastin e një mjeke që ishte pushuar nga puna në vitin 2011. Majlinda Bregu e dëgjoi historinë e zonjës dhe doli nga çadra pa bërë asnjë koment. Më pas deputetja Bregu morri disa kopje të vendimeve të pushimit nga puna të grevistëve dhe u nis drejt kuvendit ku zhvillohej seanca plenare. Seanca e kuvendit ndiqej live nga grevistët. Ata ishin pajisur dhe me një boks i cili buçiste sa herë që në kuvend e merrte fjalën deputeti Berisha ose ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli. Fjalët e tyre shoqëroheshin me ovacione nga grevistët.

    Berisha, dy qëndrime për grevën

    Gjatë debateve në Kuvend, deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka vënë përballë dy qëndrime të ish-kryeministrit Berisha për grevën e urisë. Ja çfarë ka thënë ai për grevën e PS-së dhe për këtë që po zhvillohet. BERISHA (16 QERSHOR 2010): Si karnavalë të vërtetë ngritën çadrat para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe nisën të ashtuquajturën grevë qesharake, vetëm e vetëm për të bllokuar integrimin, për të bllokuar vendimin për liberalizimin e vizave. Unë jam mjek dhe është nihiliste, jo humane të çosh të tjerët drejt sakrificës me jetë, është nihilizëm.

    BERISHA (21 MAJ 2014): Ju bëjë thirrje qytetareve: të gjithë në mbështetje të grevistëve që me jetën e tyre vendosën të mbrojnë të drejtat e tyre të ligjshme, po mbrojnë dinjitetin tonë dhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre. Beteja nisi! Ne do fitojmë! Greva e urisë vazhdon. Zoti e bekoftë sakrificën e grevistëve! Berisha shkoi pranë çadrës ku u vendosëm 10 të larguarit nga puna, të cilët kanë filluar grevën e urisë dhe është shprehur se kryeministri Rama po sillet si Janukoviçi i fundit i Ballkanit. “Ata erdhën me një vendim sublim dhe u dërgoi të gjithë bandat me uniformë. Ai paraqet Janukoviçin e Ballkanit. Demokratët do dinë t’i përgjigjen Janukoviçit siç e meriton.”- u shpreh Berisha.

    Bashkia mbyll kopshtet dhe çerdhet, edukatoret te greva

    Duket se në shërbim të grevës nuk janë vënë vetëm deputetët e Partisë Demokratike dhe punonjësit e bashkisë, por edhe institucionet në varësi të saj. Që në orët e para të mëngjesit në ambientet rrotull çadrave qëndronte drejtori i Inspektoriatit ndërtimor të Bashkisë, Florenc Hoxha , i cili gjatë gjithë kohës vëzhgonte ecurinë e grevës. Krah tij ishin edhe punonjës të tjerë të cilët në varësi të udhëzimeve të tij zbatonin detyrat e ngarkuara. Në ambientet e grevës erdhën edhe disa kryetarë minibashkie. Kryetari i minibashkisë nr. 4 Hysen Xhura qëndroi më gjatë afër çadrave. Ai komunikoi me gazetarët duke i ftuar ata ta paraqesin këtë grevë si një akt sublim. Ashtu si ditën e parë të grevës edhe dje punonjësit e bashkisë erdhën të organizuar në grupe për të mbështetur grevistët.

    Por, në ndryshim nga një ditë më parë ata ishin më të shumtë në numër. Ata filluan të mblidhen që në orët e para të mëngjesit por më i organizuar ky grup u bë rreth mesditës. Shumica e tyre ishin gra dhe qëndruan të ulura në shkallët e lulishtes, në sfond të çadrave ku ndodheshin grevistët. Afër tyre gjithmonë kishte punonjës që i orientonte se ku duhet të qëndronin. Mes tyre kishte dhe edukatore të kopshteve dhe çerdheve të cilat ditën e djeshme nuk kishin zhvilluar mësim normalisht, por me orë të reduktuara. Kopshtet dhe çerdhet ishin mbyllur rreth orës 11:00 dhe punonjëset e këtyre institucioneve kishin ardhur në mbështetje të grevistëve. Porosia për të qenë në mbështetje të grevës duket se vinte nga “lart”. Kjo u bë më e qartë gjatë vizitës së kryetarit të bashkisë Lulëzim Basha, ku punonjësit e bashkisë u mblodhën pranë shiritit të vendosur rreth çadrave në përpjekje për t’i rënë në sy kryetarit të tyre.

    Grevistët, ish-zyrtarë që akuzohen për shpërdorim detyre

    Numri i grevistëve dje shkoi në 14 vetë. Kryesia e shoqatës se të larguarve nga administrata deklaron se ky numër do të rritet në ditët në vazhdim. Në të gjithë prononcimet e bëra për median këta grevistë janë përpjekur ta paraqesin grevën si jopolitike. Ata shprehen se Partia Demokratike vetëm u ka dhënë mbështetje, por nuk e ka organizuar këtë grevë. Mirëpo shumica e grevistëve i kanë shfaqur hapur bindjet e tyre të djathta. Një rast konkret ishte i vajzës më të re në grevë, Gladiola Bardhoshi, e cila ka qenë militante demokrate. Ajo ka qenë e punësuar pranë ndërmarrjes së trajtimit të studentëve. E pyetur nga gazeta “Shekulli” për këtë fakt kryetarja e shoqatës ka thënë se ata janë demokratë, por kjo nuk i bën ata të paaftë për punë. Vëmendjen e medias tërhoqi edhe rasti i Artan Murrizit, i cili ka qenë inspektor në Ministrinë e Drejtësisë dhe pretendon se është pushuar padrejtësisht nga puna. Media zbuloi se Artan Murrizi, me profesion avokat ka marrë tri rroga mujore pasi ka qenë inspektor në ministri, ka pasur një zyrë avokatie në Lushnjë që prej vitit 2007 si dhe ka punuar si përmbarues shtetëror në Tiranë. Këto akuza të hedhura në media zoti Murrizi i ka hedhur poshtë me pretendimin se kjo gjë është e pamundur të bëhet në shtet. Ai i ka bërë të tria këto punë, por jo në të njëjtën kohë. Po kaq reagime ngjalli edhe rasti i Edmond Idrizit, i cili ka qenë kryeinspektor i DAP-it në Tiranë. Si të gjithë grevistët edhe ai pretendon se është hequr padrejtësisht nga puna.

    Mirëpo media ka zbuluar se arsyeja e shkarkimit të tij nga detyra ka qenë alkooli dhe thyerja e etikës. Ai është gjetur i dehur në vendin e punës. Kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk e ka ankimuar vendimin për pushimin nga puna. Po ky person që prej vitit 2003 është pronar disa bizneseve që tregtojnë ushqime, makina dhe makineri të ndryshme. Pjesë e grevistëve është edhe Mimoza Boçari, shqetësimi i të cilës nuk është puna por mungesa e një strehe. Ajo u bë pjesë e grevës pa një qëllim të qartë. Mimoza Boçari është mjeke kirurge, e specializuar për kirurgjinë për fëmijë. Ajo ka qenë në punë në një spital privat nga ku e kanë pushuar pak kohë më parë. E gjendur në vështirësi ekonomike dhe pa strehë ajo e pa grevën si një alternativë për të përmirësuar gjendjen e saj. Sokol Ukperaj është një grevist i ardhur nga Hasi. Ai e konsideron pushimin e tij nga puna shumë flagrant pasi ai i përmbush të gjitha kriteret. Zoti Ukperaj është financier i lartë dhe ka punuar në Sigurimet Shoqërore në Has. Përveç përgatitjes intelektuale të tij ai pretendon se e meritonte këtë punë pasi është invalid.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 23-05-2014 më 06:30
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Kjo qeveri nuk e zgjat nje mandat

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Znj. Pocari i paska qejf grevat. Normal qe e debuan. Ka hyre ne greven e gabuar se kerkon kthimin e pronave. As Saliu s'ja premton dot me dicka te tille. I doli boja dhe ketij premtimi. Lol
    Feelings change - memories don't.

  7. #17
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Tashme tradite skipetare: CDO LLOJ OPOZITE TE BEJE GREVE URIE 1-2 VJET, nuk ka rendesi te majte a te djathte apo LGBT, rendesi ka qe kush eshte ne opozite duhet te protestoje me greve, urie !!
    Nuk i intereson askujt e mira dhe zhvillimi, te gjithe ne greve per nje cope karrige.
    Ky vend ka merdhif.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Berisha dhe ish ministrat pritet te hyjne ne greve deri ne largimin e Edi Rames dhe qeverise se tij sepse ju ka zene vendin e punes

    Keta grevistet i largoi me vote populli nga puna ne 23 Qershor. Largoi nepotizmin, klientelizmin, injorancen dhe shpellarizmin qe po i merrte frymen shtetit dhe institucioneve.
    Para shume muaj flisje kunder PD edhe te lejohej sepse te gjithe ishin ne pritje te ndryshimit, por te mbrosh qeverin aktuale eshte kulmi. Sepse gjendja ne Shqiperi eshte shume here me keq se cfare ishte gjate udheheqjes nga PD. Kur te kesh kohe hap nje teme rreth suksesit qe ka arritur qeveria aktuale qe te na ndricosh edhe ne te tjerve sepse po afrohet 1 vit ne pushtet! Me habit fakti qe njerezit kurre nuk shofin large intereseva personale, por gjithmone verbohen nga bindjet politike. KURRE nuk ka per tu bere ai vend sepse njerezit i trashegojne bindjet politike nuk shofim me mendje e shpirt edhe ta duan vendin te permisohet. Ne cdo vend te botes respektohet nje opozite e forte cilado parti qofte ne pushtet sepse pa opozite nuk ecen vendi, edhe pikerisht per kete arsye Shqiperia eshte katandisur ne kete gjendje! Berisha vodhi edhe shperdoroj per femijet, kryeministri aktual po shperdoron edhe per burrat & ish-burrat e ish-grave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 23-05-2014 më 14:20
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Para shume muaj flisje kunder PD edhe te lejohej sepse te gjithe ishin ne pritje te ndryshimit, por te mbrosh qeverin aktuale eshte kulmi. Sepse gjendja ne Shqiperi eshte shume here me keq se cfare ishte gjate udheheqjes nga PD. Kur te kesh kohe hap nje teme rreth suksesit qe ka arritur qeveria aktuale qe te na ndricosh edhe ne te tjerve sepse po afrohet 1 vit ne pushtet! Me habit fakti qe njerezit kurre nuk shofin large intereseva personale, por gjithmone verbohen nga bindjet politike. KURRE nuk ka per tu bere ai vend sepse njerezit i trashegojne bindjet politike nuk shofim me mendje e shpirt edhe ta duan vendin te permisohet. Ne cdo vend te botes respektohet nje opozite e forte cilado parti qofte ne pushtet sepse pa opozite nuk ecen vendi, edhe pikerisht per kete arsye Shqiperia eshte katandisur ne kete gjendje! Berisha vodhi edhe shperdoroj per femijet, kryeministri aktual po shperdoron edhe per burrat & ish-burrat e ish-grave.
    Nga superxhiro qe moren para fushates, hajdeni qelbesira te bashkohemi te gjithe bashke per te rrezuar Saliun, tani jane ende ne inertesi e siper, si shkak i superxhiros se mare. Ne momentin qe nuk realizohet shendetsia falas, legalizimet falas apo taksa zero, mbrojtja me e mire e tyre eshte qe te thone se e gjetem keq e gjetem keq.

    Por nuk ka popull, sepse populli nuk votoi per te degjuar kta se sa keq ishte, sepse ata perderisa votuan kundra asaj qeverie e dinin qe nuk ishte mire. Populli votoi per te bere pune e jo per te degjuar dengla. Dhe deri me tani nuk eshte ndermare asnje reforme per te bere te mundur realizimin e premtimeve te fushates. Keshtu qe s'kane çfare pune te reklamojne.

    E drejta e protestes dhe e greves eshte sublime dhe nuk ka bir nene ta ndaloje ne asnje vend demokratik. Tani besoj se e kupton dhe vete Edi Rama humbjen qe i shkaktoi Shqiperise 4 vite me perpara. Minimumi, jemi 4 vjet mbrapa edhe per shkak te tij. Po vuan pasojat e standartit qe vete e vuri. Nuk i shkon fare kur qurravitet neper televizione e ne parlament se gjoja po e pengon Opozita me protesta e greva. Te njejten gje ka bere dhe ai. Dhe tani, nqs deshiron qe te mos pengohet, le te zbatoje vendimet e gjykatave dhe te dale para Shqiptareve te beje transparence per trafikun marramendes te droges. Te shkarkoje te gjithe njerezit pergjegjes per kete megatrafik, te mare pergjegjesite persiper, dhe atehere nuk ka bir nene qe ta ndaloje Edin ne rrugen e tij.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #20
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Të larguarit nga puna fillojnë grevën, policia u heq çadrën. Qafzezi: Do vazhdoj

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Nga superxhiro qe moren para fushates, hajdeni qelbesira te bashkohemi te gjithe bashke per te rrezuar Saliun, tani jane ende ne inertesi e siper, si shkak i superxhiros se mare. Ne momentin qe nuk realizohet shendetsia falas, legalizimet falas apo taksa zero, mbrojtja me e mire e tyre eshte qe te thone se e gjetem keq e gjetem keq.

    Por nuk ka popull, sepse populli nuk votoi per te degjuar kta se sa keq ishte, sepse ata perderisa votuan kundra asaj qeverie e dinin qe nuk ishte mire. Populli votoi per te bere pune e jo per te degjuar dengla. Dhe deri me tani nuk eshte ndermare asnje reforme per te bere te mundur realizimin e premtimeve te fushates. Keshtu qe s'kane çfare pune te reklamojne.

    E drejta e protestes dhe e greves eshte sublime dhe nuk ka bir nene ta ndaloje ne asnje vend demokratik. Tani besoj se e kupton dhe vete Edi Rama humbjen qe i shkaktoi Shqiperise 4 vite me perpara. Minimumi, jemi 4 vjet mbrapa edhe per shkak te tij. Po vuan pasojat e standartit qe vete e vuri. Nuk i shkon fare kur qurravitet neper televizione e ne parlament se gjoja po e pengon Opozita me protesta e greva. Te njejten gje ka bere dhe ai. Dhe tani, nqs deshiron qe te mos pengohet, le te zbatoje vendimet e gjykatave dhe te dale para Shqiptareve te beje transparence per trafikun marramendes te droges. Te shkarkoje te gjithe njerezit pergjegjes per kete megatrafik, te mare pergjegjesite persiper, dhe atehere nuk ka bir nene qe ta ndaloje Edin ne rrugen e tij.
    Nuk dua qe te zgjatem sepse gabimet e tij jane te panumerta, por ai nuk eshte material per kryeminister qe kur ia bente une do e rregulloj Shqiperin vetem me te ardhurat qe do siguroj nga doganat (edhe keto komente i ka bere ne nje interviste ne Angli). Fliste idiotesira. U mesua kryetar bashkie mori fame se levizi kioskat. Kryeminster kerkon shume here me teper se nje kryetar bashkie! Ai e ka kuptuar, por kur do e kuptojne adhuruesit e tij, nuk e di.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 23-05-2014 më 15:15
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •