Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta ndertoje.

    TIRANE- Ndërtimi i një linjë hekurudhore Kosovë-Shqipëri dhe vendet e BE-së, ka qenë një pikat e ofruara për investime nga biznesmenët e Kazakistanit. Emri:  hämta.jpg

Shikime: 2742

Madhësia:  9.0 KB


    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim me homologun e tij kazak Karim Massimov si dhe presidentin Nursultan Nazarbayev. “Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Peleshi dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Pacolli ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat.

    Ndëkohë, në takime ka marrë pjesë dhe Behgjet Pacolli, duke siguruar një garanci për realizimin e një projekti të rëndësishëm kombëtar. Jashtë temës së diskutimit nuk kanë mbetur as investimet në fushën e turizmit, energjisë por dhe të infrastrukturës e transportit. Pjesë e rëndësishmë e bisedimeve ka qenë dhe mbi investimet në fushën e naftës dhe të gazit.

    Kërkesa
    Realizimi i një projekti hekurudhor është cilësuar një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas propozimit hekurudha, që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të Mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithashtu nga Ballkani Jugperëndimor, dhe nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të realizojë një rritje të shkëmbimit ekonomik mes vendeve shqiptare drejt Bashkimit Evropian.

    Madje, kjo do të cilësohet një nyje e rëndësishme këmbimi që i shtohet asaj të rrjetit rrugor. Për këtë çështje janë realizuar dhe takime me investitorë të rëndësishëm kazak. “Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat. Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian. Ndërsa Kryeministri Massimov theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejtë dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.

    Ftesa
    Kryeministri Rama dhe Presidenti Nazarbayev diskutuan mbi rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit. Nazarbayev është ftuar nga Rama për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua prej Presidentit. Bëhet e ditur se gjatë vizitës në Shqipëri, Presidenti Nazarbayev do të shoqërohet edhe nga një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri.

    - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/kaz....ltSCrlTP.dpuf

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Pas lidhjes përmes autostradës Durrës - Morinë - Merdar, Kosova është e gatshme të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore, thonë autoritetet në Prishtinë.

    http://botasot.info/ekonomia/191304/...-per-realizim/

    Sipas tyre, por edhe ekspertëve të kësaj fushe, me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

    Agron Thaçi, drejtor I Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, ai bën të ditur se kanë pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të shikuar mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhte këto dy shtete.

    “Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipërisë, që të riaktualizojmë, t’i shtrojmë çështjet në tavolinë, t’i shohim me ekspertët, ta shohim fizibilitetin se sa është fizibile dhe cilat janë mundësitë dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës është shumë i interesuar për t’u lidhur me Shqipërinë edhe me hekurudhë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

    Megjithatë, Thaçi tregon se kjo gatishmëri duket vështirë e realizueshme për shkak të kostos financiare, terrenit të papërshtatshëm dhe gjatësisë së hekurudhës në shtetin shqiptar.

    “Bëhet fjalë nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me një konfiguracion shumë- shumë të vështirë, ndërsa nga ana jonë bëhet fjalë për 17-20 kilometra, me një terren shumë të përshtatshëm. Prandaj, ne jemi në bisedime, është vullneti i Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por të shohim në vitet në vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetësh”, shton Thaçi.

    Krijimi i një linje hekurudhore është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, thotë edhe Florim Grajçevci, profesor në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, krijimi i infrastrukturës hekurudhore, do të sillte mundësi të reja të zhvillimit të ekonomik ndërmjet këtyre dy shteteve.

    “Krijimi i një lidhjeje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, ndoshta për momentin duket e pakapshme, por unë shpresoj se një ditë do të jetë domosdoshmëri dhe do të realizohet. Nevoja është jashtë zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjës hekurudhore Kosovë- Shqipëri, krijohet mundësia e daljes së mallrave nga Deti Adriatik përmes Portit të Durrësit, në Evropën Juglindore. Unë me xhelozi e shikoj që ky projekt duhet të realizohet, kurdo që të bëhen kushtet”, shprehet profesori Grajçevci.
    Që nga ndërtimi i autostradës Durrës - Morinë nga ana e Shqipërisë, dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet tregtare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shteteve.

    Ndërkaq, funksionimi i një linje hekurudhore Kosovë - Shqipëri, sipas ekspertëve, do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve.

    Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinë - Prizren - Tiranë - Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën./rel

    http://botasot.info/ekonomia/191304/...-per-realizim/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Pacolli me Ramën në Kazakistan, diskutohen investime milarda $ për Kosovën dhe Shqipërinë Emri:  10296737-10154149029830153-7879735557336825789-n.jpg

Shikime: 1498

Madhësia:  19.7 KB

    ARTICLE | 24 MAY, 2014 - 16:09

    Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së ka shoqëruar Kryeministrin Edi Rama në vizitën zyrtare në Kazakistan. Këtë e ka konfirmuar vetë Pacolli me publikimin e disa fotove në rrjetin e tij social “Facebook”. Në këtë postim ai ka komentuar se fotot janë bërë pikërisht kur Presidenti Nursultan Nazarbyev ka folur për figurën e jashtëzakonshme të Gjergj Kastriotit. Pacolli ka shkruar gjithashtu në “Faceboiok” se ka mbetur i impresionuar edhe me paraqitjen e Edi Ramës në takim.

    “Ju duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar”, ka thënë Presidenti Nursultan Nazarbyev . Pacolli thotë se ky takim hapi rrugë të reja bashkëpunimi, marrëveshje të ndryshme e diskutime fitimprurëse për të dy vendet.

    “Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon nga Ballkani Jugperëndimor, nga Shqipëria dhe Kosova. Hekurudha që lidh rrjetin evropian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Ky projekt i jashtëzakonshëm me rëndësi strategjike, veçanërisht për Kosovën do të shqyrtohet për t’u investuar nga Kazakistani dhe ne po lobojmë për ta realizuar këtë.”, shprehet Pacolli.

    http://respublica.al/artikuj/2014/05...er-kosoven-dhe

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/p...kazakistan-me-...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Shqiperia, nuk po din te shfrytezoje, hekurudhat qe trashegoi gati nga komunizmi, pale se sa eshte e afte te ndertoje nje te re,
    ta beje ekonomikisht te leverdisshme dhe te gjeje cfare do te trasportoje me te.
    E gjithe kjo me partneritetin e Kazakistanit, qe eshte i njohur ne bote per teknologjine
    e tij te larte ne fushen e hekurudhave(hekurishteve). Ky eshte lajm apo barzalete??

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Qevritë Shqiptare nuk e kanë të vështirë për të ndërtuar hekurudha pasi kanë eksperienca të mëparshme si psh : Ekspresi Tiranë - Durrës që u ndërtua gjatë periudhës Berishjane si dhe Tramvai ose Metroja në Tiranë që është në ndërtim e sipër nga bashkia e Lulicës
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Neqoftese kryetari i bashkise se Tiranes Lulzim Basha fut ne harten e Tiranes, Durresin ne nje rajon te vetem, atehere do kete linje metroje dhe mbitokesore trenash dhe metroje. Ndryshe premtimet i ka harruar se kerkon pushtetin ekzekutiv per te "ndryshuar" Shqiperine nga shtet i droges ne shtet te premtimeve. Eshte per te ardhe keq qe u premton njerezve pa bere as 2 vjet kryetar bashkie me te madhe ne vend dhe tashme qe u be kryetar formal i PD-se kerkon te behet edhe kryeminister. Tre pushtete pa provuar dhe mbajte premtimet per te parin e lartpermendur e me pas si kryetar i PD-se....



    Harta e re administrative qe perflitet prej disa muajsh.. Emri:  173076.jpg

Shikime: 10794

Madhësia:  30.6 KB
    Në rajonin e Arbrit do ketë 987 mijë banorë dhe do përfshihen qarku i Dibrës, i Tiranës (një pjesë), qarku i Durrësit dhe rrethi i Kurbinit. Rajoni do ketë 20 bashki.
    Burimi lajmit i shoqeruar me foto: http://www.shtetiweb.org/rajoni-arbrit/

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Bash ka qen e nevojshme biles drejt e ne lazarat e kisha qu edhe nje linje

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (25-05-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    po ta fillojne pra .... mos te merren me fjale te shumta se jemi te lodhur me bla bla bla ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Pershembull kjo videoja shpjegon se ne 22 vite askush nuk ka investuar per te mirembajtur linjen hekurudhore te Shqiperise. I ndjeri Sokol Olldashi ishte minister i transporteve shpjegon ndihmen e BERR por ja qe cdo gje ngeli ne leter qe prej vitit 1990-s e me pas prej premtimeve te tjera demokrate qe prej 2012.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Al.. : 25-05-2014 më 15:45

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Citim Postuar më parë nga Al.. Lexo Postimin
    Pershembull kjo videoja shpjegon se ne 22 vite askush nuk ka investuar per te mirembajtur linjen hekurudhore te Shqiperise.
    Nuk kanë investuar për ta mirmbajtur por kanë investuar për ta bër skrap ama
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Al.. (25-05-2014)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •