Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    harxhuan 2 miliarde doolare me autostraden Shqiperia e Kosova dhe do harxhojne dhe ndonje 2 miliardsh tjeter me hekurudhen. Me siguri dhe hekurudha do filloj me nje cmim shume te mire po pak nga pak do dalin probleme te papritura qe do shumefishojne cmimin. Po fundja per te miren e shqiptareve do jete dhe hekurudha kshuqe cmimi s'ka rendesi. Rendesi ka te behet. Pastaj shofim e bejme nese na duhej apo jo.

  2. #32
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pastaj shofim e bejme nese na duhej apo jo.
    Nëse nuk na duhet e prishim dhe e shesim për skrap

    Po ç'janë këto skepticizma për një vepër kaq madhështore more aman ?!



    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Shqiptare, hekurudhat në Malin e Zi marrin nga shteti një fond prej 15 milionë eurosh në vit për përmirësime në rrjet. Kjo shifër, e përkthyer ndryshe, është rreth 11 herë më shumë sesa merr hekurudha shqiptare. Hekurudha në Maqedoni merr çdo vit nga shteti 11 milionë euro fonde për rehabilitime, që do të thotë rreth 9 herë më shumë sesa ajo shqiptare. Veç këtij fakti, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përfituar fonde dhe grante nga programet europiane të zhvillimit, duke i zhvilluar shumë herë më tepër sesa hekurudhat tona.

    Si Shqipëria, ashtu dhe Kosova, kanë hekurudha që varen nga shtetet respektive. Aktualisht politikat që hartohen, menaxhimi, burimet njerëzore dhe investimet realizohen nga Ministrinë e Transporteve të dyja vendeve, në ndryshim nga vendet europiane ky tashmë është bërë liberalizimi i tregjeve. Këto dy shtete janë të hapura për investime të huaja, pasi këto janë të vetmet ura shpëtimi për gjendjen në të cilën ndodhet në ditët tona infrastruktura hekurudhore. Ndërtimi i një hekurudhe mes dy vendeve tona, si dhe rimëkëmbja e hekurudhës në përgjithësi, kërkon një studim të detajuar të dy qeverive respektive.

    Ndërtimi i kësaj linje hekurudhore jo vetëm do të ishte një faktor vendimtar në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, por do t’i jepte mundësi Kosovës të kishte një dalje në det. Në këtë mënyrë do të krijohej mundësia e zhvillimit edhe të transportit detar. Nga ana tjetër, dy vendet do të kishin lidhjet tregtare e pasagjerë me vendet fqinje, si Maqedonia, Greqia, Serbia e Mali i Zi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 28-05-2014 më 14:11
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #33
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Shqipëria ka një pozicion gjeografik më të mirë se Kosova. Ajo është një pikë e rëndësishme strategjike në Ballkan, për vetë faktin se konsiderohet si një urë lidhëze mes Europës dhe Lindjes. Vija e gjatë bregdetare dhe katër portet funksionale i japin mjaft përparësi këtij vendi për integrim. Por, me gjithë bujarinë e natyrës në pozitën gjeografike, Shqipëria ka një rrjet të pazhvilluar hekurudhor. Vendi ynë ka trashëguar një hekurudhë të degraduar dhe të amortizuar nga regjimi totalitarist. Këta njëzet vitet e fundit infrastruktura hekurudhore është lënë tërësisht jashtë vëmendjes së investitorëve, qeverisë dhe vetë pasagjerëve. Thuajse nuk përdoren fare transporti i pasagjerëve dhe ai i mallrave, që në Europë e më gjerë janë mjeti kryesor i udhëtimit. Ristrukturimi dhe rimëkëmbja e transportit hekurudhor është një domosdoshmëri për Shqipërinë, që diktohet ndër të tjera nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

    Nga ana tjetër ky vend është anëtar i NATO-s dhe ofron kushte të mira sigurie për nxitjen e investitorëve të huaj, të cilat janë e vetmja mënyrë e ristrukturimit të hekurudhave në vend. Përkundër rastit të Shqipërisë, ndonëse një shtet i ri, Kosova ka një rrjet hekurudhor më të zhvilluar. Infrastruktura hekurudhore kosovare lidhet me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, duke i dhënë kësisoj një reflektim të mirë zhvillimit të vend. Transporti i pasagjerëve dhe ai i mallrave është i zhvilluar, duke kontribuar pozitivisht në marrëdhëniet tregtare dhe ato shoqërore të këtyre trevave. Nëse i referohemi linjës hekurudhore në Kosovë, vërejmë se hekurudha mbërrin deri në Prizren, ndërsa në kufirin shqiptar, hekurudha më e afërt është në Milot. Ndërtimi i një hekurudhe do t’i jepte një impakt pozitiv integrimit europian të dy shteteve, ndonëse kushtet ekonomike, gjeografike dhe sociale të tyre nuk janë të njëjta.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #34

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Nëse nuk na duhet e prishim dhe e shesim për skrap

    Po ç'janë këto skepticizma për një vepër kaq madhështore more aman ?!



    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Shqiptare, hekurudhat në Malin e Zi marrin nga shteti një fond prej 15 milionë eurosh në vit për përmirësime në rrjet. Kjo shifër, e përkthyer ndryshe, është rreth 11 herë më shumë sesa merr hekurudha shqiptare. Hekurudha në Maqedoni merr çdo vit nga shteti 11 milionë euro fonde për rehabilitime, që do të thotë rreth 9 herë më shumë sesa ajo shqiptare. Veç këtij fakti, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përfituar fonde dhe grante nga programet europiane të zhvillimit, duke i zhvilluar shumë herë më tepër sesa hekurudhat tona.

    Si Shqipëria, ashtu dhe Kosova, kanë hekurudha që varen nga shtetet respektive. Aktualisht politikat që hartohen, menaxhimi, burimet njerëzore dhe investimet realizohen nga Ministrinë e Transporteve të dyja vendeve, në ndryshim nga vendet europiane ky tashmë është bërë liberalizimi i tregjeve. Këto dy shtete janë të hapura për investime të huaja, pasi këto janë të vetmet ura shpëtimi për gjendjen në të cilën ndodhet në ditët tona infrastruktura hekurudhore. Ndërtimi i një hekurudhe mes dy vendeve tona, si dhe rimëkëmbja e hekurudhës në përgjithësi, kërkon një studim të detajuar të dy qeverive respektive.

    Ndërtimi i kësaj linje hekurudhore jo vetëm do të ishte një faktor vendimtar në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, por do t’i jepte mundësi Kosovës të kishte një dalje në det. Në këtë mënyrë do të krijohej mundësia e zhvillimit edhe të transportit detar. Nga ana tjetër, dy vendet do të kishin lidhjet tregtare e pasagjerë me vendet fqinje, si Maqedonia, Greqia, Serbia e Mali i Zi.
    Puna eshte se ne Shqiperi gjerat behen me llafe jo me studime. Llafe u thane dhe per autostraden qe do rriste shume trgeteine dhe turizmin, po se di sa eshte arritur kjo. Ka ndonje shifer per ndryshimet ne volum pas ndertimit te autostrades dhe a ja vlen shpenzimi qe eshte bere?

    Po ashtu dhe hekurudha. Normale qe me mire me hekurudhe se sa pa hekurudhe, por nuk eshte ky diskutimi. Diskutimi eshtea ja vlen te ndertohet? Sa do kushtoje dhe sa perfitime do sjelli? Pergjigje qe duhen dhene me shifra e jo thjesht "shume perfitime", "zhvillim ekonomik" etj

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    harxhuan 2 miliarde doolare me autostraden Shqiperia e Kosova dhe do harxhojne dhe ndonje 2 miliardsh tjeter me hekurudhen. Me siguri dhe hekurudha do filloj me nje cmim shume te mire po pak nga pak do dalin probleme te papritura qe do shumefishojne cmimin. Po fundja per te miren e shqiptareve do jete dhe hekurudha kshuqe cmimi s'ka rendesi. Rendesi ka te behet. Pastaj shofim e bejme nese na duhej apo jo.
    Cila hekurudhe kushton 2 miliard dollare??

    Vetem rruga A1 mori 1.5 miliarde dollare me germue dheun dhe me e asfaltu. Shqiperia nuk ka asnje lloj rrjeti hekurudhor dhe ate qe e ka, e mbron qeveria si shelliren ne vend te dhadhtit.

    E gjithe hekurudha shqiptare kerkon te pakten 20 miliard dollare vetem per te ndertu linjat ne gjithe Shqiperine pa llogaritur se duhen trena, vagone, sistemin modern te hekurudhave etj etj. Kaq Kazakistani i ka investime kudo ne bote.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hekurudha me Shqipërinë: Kosova e gatshme për realizim: Kazakistani do ta nderto

    Pandeli Majko ishte vetëm 30 vjeç kur si kryeministër i Shqipërisë iu desh të menaxhonte një nga situatat më të vështira që përballej Shqipëria, të mbështeste luftën e Kosovës, por edhe pritjen e qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga makineria e Milosheviçit.
    Emri:  hämta.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  10.1 KB

    Lajm i vitit 2002-04-27

    Më pas në këtë analizë e ka marrë fjalën Kryeministri Pandeli Majko. "E kërkova këtë takim me Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, tha Kryeministri, - mbi të gjitha, jo vetëm për të tërhequr vëmëndjen e publikut për situatën e hekurudhave, por mbi bazën e një arsyetimi akoma më të thjeshtë.

    Shqipëria po organizon si veprimtari të vetën procesin e hapjes së negociatave dhe firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE. Normalisht jemi fokusuar në integrimin në BE dhe NATO. Besoj se, cilido qytetar, përfshirë dhe ju këtu, e dini shumë mirë se integrimi nuk është plotësim i letrave, por arritje e disa standarteve praktike. Rrjedhojë e këtij shqetësimi për arritjen e këtyre standarteve, kanë qënë dhe vizitat e herëpashershme të drejtuesve të qeverisë në sektorë të rëndësishëm të transportit si ky i juaji. Realisht, në sistemin e e hekurudhave ne kemi shumë probleme. Pavarësisht nga puna e jashtëzakonshme e punonjësve të këtij sektori, për arsye të njohura, por dhe jo shumë të deklaruara, sektori i hekurudhave ngelet nga më të prapambeturit në arritjen e standarteve. Ne kemi një sektor hekurudhor që nuk i përballon sad he si duhet ritmet e zhvillimit".

    Në vijim të analizës së punës së Drejtorisë së Hekurudhave, Kryeministri Majko nënvizoi faktin se, "dinamika e rritjes së volumeve të transporteve në mënyrë alternative dhe gjëndja e vështirë që ka trashëguar sektori i hekurudhave nga vala e shkatërrimeve ka pjesën e vet të justifikimit në të gjithë këtë diskutim. Dua të vë në dukje se, ne kemi një rënie drastike të treguesve të transportit. Po ta krahasosh me vitin 1996, kur transporti kapte një volum prej 521 mijë ton mallra, aktualisht jemi në nivelin 259 mijë ton. Pavarësisht investimeve në rritje dhe situatës në përgjithsi ndihmuese që është përpjekur të organizojë Qeveria për sektorin e hekurudhave, problematikat me të cilat ballafaqohen hekurudhat shqiptare do t'i ndaja në dy grupe. Degradimi i mjeteve të infrsastrukturës dhe mjeteve lëvizëse Shkallë e ulët e menaxhimit të këtij sektori.

    Ndërsa përsa i përket ndihmesës së Qeverisë gjatë kësaj periudhe Kryeministri Majko tha se, "me sforco është bërë e mundur rivënia në punë e linjës hekurudhore të Bajzës me Malin e Zi, gjë që krijoi mundësi për fillimin pjesor të transportit ndërkombëtar. Por, ndërkaq, ne presim një lëvizje të fortë nga ana e drejtorisë. Eshtë dhënë një fond i konsiderueshëm në dispozicion për të ndërtuar pjesën e mbetur të linjës Shkodër - Bajzë që do të lidhë tërë rrjetin tonë me atë ndërkombëtar. Aktualisht, janë në diskutim disa projekte për Korridorin 8, që ai të funksionojë jo vetëm në aspektin rrugor, por edhe atë hekurudhor". "Ajo që dua të theksoj, tha Kryeministri, është menaxhimi më i mirë i burimeve njerëzore dhe kufizimi i apatisë që vihet re. Nga informacionet që unë kam, ka shënja të dukshme apatie. Megjithëse ka njerëz që punojnë dhe e kanë lidhur jetën me Drejtorinë e Hekurudhave, është krijuar koncepti që hekuruadhat në Shqipëri nuk bëhen dhe njerëzit vijnë në punë vetëm për të marrë rrogën. Kjo ka sjellë një problem tjetër, pasi kjo apati ka kaluar tek sektori që përballet me interesin e qytetarit. Ai, përveç pritjes e përcjelljes që i serviret sot në vagonat e shërbimit hekurudhor aspak komfort, përballet edhe me apatinë dhe me problematikat tuaja". Në vijim, Kryeministri Pandeli Majko theksoi se, "me një menaxhim dhe koncept financiar më të mirë është plotësisht të mundshme që në këtë sistem të kemi ndryshim për më mirë. E përsëris dhe një herë që, kam ardhur këtu që t'ju them se sa rëndësi ju japim dhe se sa të shqetësuar jemi. Pres nga ju disa sinjale të forta për të ndryshuar situatën. Në fund të fundit, të gjithë bashkë pavarësisht se jemi në rolin e kryeministrit me përfaqësuesit e administratës shtetërore të Drejtorisë së Hekurudhave, kemi një kontratë me qytetarin.

    Ju jeni një sektor që përballet më shumë me interesat e qytetarit. Aq më tepër që, tarifat e tjera të transportit, të taksive e autobusave kanë marrë pak të tatëpjetën. Sistemi hekurudhor ngelet një mundësi reale për tu shfrytëzuar nga qytetarët në nevojë. Megjithëse janë qytetarë në nevojë, askush nuk i pengon ata të kërkojnë një shërbim të ndryshëm nga ajo që ofrohet deri më sot në trena, shërbim që respekton dinjitetin e udhëtarit dhe seriozitetin e sektorit. Unë nuk vij nga Hëna. Edhe unë deri dje kam udhëtuar me tren dhe e di se si udhëtohet në trenat tanë të famshëm". Në fund të fjalës së tij Kryeministri Majko vuri në dukje faktin që, "asgjë nuk pengon shpejtimin e realizimit të reformës në këtë sektor. E themi shumë shpesh fjalën reformë, por e kam fjalën për atë reformë që parashikohet në programin ekonomik dhe financiar të miratuar për uljen e numrit të punonjësve dhe përmirësimin e strukturës organizative të kësaj shoqërie. Asgjë nuk pengon që të përshpejtohet puna për hartimin e Kodit Hekurudhor dhe plotësimin e tij me aktet ne nevojshme ligjore e nënligjore. Asgjë nuk pengon që të merren masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë së udhëtimit nëpërmjet bashkëpunimit me struktura të tjera të shtetit. Të marrë fund një herë e mirë praktika e hapjes së mbikalimeve të paautorizuara hekurudhore, gjë që ka sjellë jo pak kosto në jetë njerëzore. Në fund të fundit, ne nuk mund të lejojmë vazhdimin e diskretitimit të nivelit të shërbimit publik që ofron aktualisht ky sektor. Është koha që ju të dëshmoni aftësinë tuaja për të kundërtën. Këto janë disa masa që nuk kanë faturë të konsiderueshme ekonomike, por kërkojnë më tepër vision, përgjegjësi e dinamizëm në realizimin e tyre. Jeni një nga sektorët të cilët ne i japim një rëndësi jo të vogël. Mbi të gjitha, nëpërmjet duarve tuaja, aktualisht kalojnë dhe përplasen interesat e qytetarëve më në nevojë të shoqërisë që kanë probleme për transportin", përfundoi Kryeministri..

    http://infoarkiva.com/lajme/artikull...jitha-jo-vetem

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •