Gareth Bale ne min e 110.
Real 2-1 Atletico
Gareth Bale ne min e 110.
Real 2-1 Atletico
Gjynaf me erdhi per D.Simeone... kishte nerva duartrokiste edhe pas golit #4. Pastaj kur u permend e humbi sportivitetin, hyri ne fushe per t'u dukur tip ghardërr...
Ishte per t'u bere, vetem pak sekonda afer kupes, por jo ....
Loje e bukur...
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Urime Real.
Simeonen e tradhetoi fati qe ne ndeshjen e kampionatit me Barcelonen,i ktheu kurrizin.
Madrilenet tentojne te vendosin shenjen e barazimit midis Diego Costa dhe Arda Turan me Xabi Alonso ! Harrojne qe R.Madrid ka shpenzuar 1.3 mld euro keto 12 vite,dhe vec kesaj ka 2 ekipe,dhe jo vetem nje(nje ne fushe,nje ne stol). Megjithate,fati nuk te shikon gjithmon ne surrat.
5 minuta shtese,kur nje nderrim u be ne pjesen e pare,eshte fare e cuditshme.
Cunat e Simeone po peshtynin gjak,Kuipers i ngopi me kartona, ne kohen shtese kishin frike te nderhynin se fluturonin perjashta.Megjithate,per mendimin tim fituesi i vertete eshte Atletico.E dhunuan Realin taktikisht,teknikisht dhe mbi te gjitha fizikisht gjate lojes se rregullt,i treguan se kush ekip kishte me shume balls dhe ne fund fati i buzeqeshi atij qe me shume e meritonte Championsin nga keta mercenerat e Realit,nga Bale 100 Milioneshi qe humbi 3 rasti goli,nga Penaldo 100 milioneshi tjeter qe ne 2 ore loje nuk kapi top ,nga Lluka Modric e deri gjithe te tjeret,i buzeqeshi Ramosit.E futi dhe ai ne repertorin e karrieres se tij Champions,i duhej.
Atletico ka bere sezon gladiatoresh,kush thote te kunderten eshte ose arrogant,ose qorr.
Megjithate,fituesi nuk gjykohet.
Urime !
shume antipatik reali, sidomos ronaldo qe festoi si kurve kur beri nje penallti sikur kushedi ca beri. Loje e shpifur.
Eksperienca dhe vendosmeria vendosi!
Atletico Madrid u mundua deri ne fund, me te gjitha forcat dhe mundesite, por nuk ja doli dot. U pa qarte qe ndeshja e fundjaves se kaluar ndaj Barcelones i kishte lodhur shume. Simenone e kishte pregaditur mjaft mire ndeshjen per 90 minuta, por nuk kishte parashikuar shtesen, dhe kjo vendosi dhe fituesin. Gabimi i tij me i madh ishte aktivizimi i Diego Costes qe nga fillimi. Kjo beri qe ai te djege nje zevendesim me vetedije te plote qe ne minuten e 10 te ndeshjes, duke ditur qe ndeshja mund te shkonte edhe me shtesa. Por, avantazhi i Atletico-s nuk ishte i gjithi per merite te Atleticos. Pati merita edhe Bejl ne avantazhin e Atleticos, pasi ne 3 raste u tregua mjaft egoist dhe gaboi ne menyre amatore, nuk goditi e as nuk gjuajti si duhet.
Me te miret per Atleticon kane qene Gabi dhe Koke, te kudogjendur.
Nga ana tjeter Anchelotti gaboi me aktivizimin e Khedira-s nga fillimi. Khedira nuk u inkuadrua asnje çast ne lojen e Realit dhe ishte nje lojtar manget ne fushe gjate gjithe kohes qe luajti. Gaboi ne shume pasime e po ashtu edhe ne vendosje ne fushe. Por Anchelotti e kuptoi dhe me futjen ne fushen e lojes te Isco-s, loja e Realit ndryshoi totalisht dhe nqs do tregoheshin me te perqendruar mund ta fitonin edhe brenda kohes se rregullt ndeshjen. Di Maria dhe Sergio Ramos ishin lojtaret kyç te Realit. Di Maria e deklasoi komplet krahun e majte dhe u dha 3 kartone te verdhe lojtareve te Atleticos shpejt e shpejt, duke i frikesuar per nderhyrjet e ardhshme. Di Marian u munduan ta mbajne me çdo lloj forme, me duar, me kembe, me sparkate etj etj, dhe e pesuan, pasi ne çastet vendimtare nuk kishin me çfare te benin mbrojtesat e Atleticos.
Anchelotti edhe njehere tregoi se eshte trajnjer i madh. Ashtu si Reali, edhe ai hyri ne histori. Tashme eshte i dyti trajnjer ne histori qe ka fituar 3 Champions League si trajnjer. Po ashtu ai ka fituar 2 Champions League edhe si lojtar me Milanin. Anchelotti i ktheu dinjitetin Realit te Madridit dhe e menjanoi ekipin nga pislliqet e Mourinhos. Ky trofe eshte plotesisht merite e Anchelotti-t, pasi ai diti se si te mare me te miren nga grupi i yjeve te Realit per te realizuar "La Decima"
Kete here u thye dhe riti qe kush eleminon Barcelonen fiton trofeun.
Megjithate Atletico mbetet fitues moral, pasi me ecurin e vet kete sezon ka habitur gjithe boten dhe tregoi edhe njehere se paraja nuk eshte gjithçka.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
e fituam edhe ne nga Vlora nje kupe me pershesh me dhalle....si kjo e kampionave
p.s. kerkojme luge druri, jo plastike
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Faqet e para te shtypit spanjoll sot:
Gazeta AS
Marca
Mundo Deportivo
![]()
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Festa e lojtareve ne konferencen e Anchelotti-t
Deklaratat e trajnjereve pas ndeshjes:
Anceloti: ‘La Decima’-n ma kërkuan që ditën e parë, ua solla
Karlo Ançeloti është krenar për futbollistët e tij të Real Madridit. Me lojën e jashtëzakonshme në fushë dhe me dëshirën për ta bërë të tyren Champions-in e dhjetë, në fund mundi dhe djersa u shpërblyen. Tekniku italian e ka fituar 5 herë Champions-in, dy herë si futbollist (te Milani) dhe tri herë si trajner. Ai e pranon se Atletiko ishte një rival shumë problematik, por në përfundim trofeu shkoi tek ekipi i duhur. “Arritëm që ta fitonim këtë trofe me vuajtje, por mund t’ju them se e merituam. Gjatë gjithë lojës u përpoqëm të triumfonim në këtë finale të madhe, ndërsa vështirësitë ishin shumë të mëdha dhe futbollistët e mi hoqën goxha. Mirëpo, në fund ia dolëm!”.
Besimi - Atletiko ishte vetëm 2 minuta larg fitimit të Ligës së Kampioneve dhe hyrjes në histori, por përpjekjet e vazhdueshme të “galaktikëve”, sidomos në fund të lojës, çuan në golin e barazimit nga Serxho Ramosi. Tekniku i Realit shprehet se pikërisht besimi te forcat e tyre, bëri që për “galaktikët” të vinte goli që ndryshoi gjithçka. “Ne shënuam në kohën shtesë. Kjo erdhi se ne besuam se mund të bënim gol. Më pas, deri në fund të lojës, gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë”.
Kasijas - “Galaktikët” rrezikuan shumë ndaj rivalëve të qytetit. Bardhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Godinit. Mirëpo, faj në pësimin e golit kishte kapiteni Iker Kasijas, me atë dalje të pamenduar mirë. “Të gjithë futbollistët e mi luajtën një ndeshje shumë të mirë dhe dhanë në fushë gjithçka që mundeshin. Kjo kuptohet fare lehtë, pasi në përfundim të takimit të gjithë ata ishin pa energji”.
Festimet -“Unë jam gati për t’u drejtuar drejt sheshit ‘Cibeles’ (në Madrid). Do të jetë një natë e gjatë, ku nuk do të vëmë gjumë. Këtë trofe ia dedikoj partneres dhe familjes sime. Dua t’i falënderoj që të gjithë!”, – përfundoi tekniku italian.
Kënaqësia - Ançeloti tregon diferencën e këtij Champions-i me atë të fituar me Milanin: “‘La Decima’-n ma kërkuan që ditën e parë, ja ku ua solla. Të gjitha finalet janë të vështira. Ky kampionat ishte problematik, por fundi qe i mirë. Në vitin e parë gjeta një grup lojtarësh profesionistë dhe fantastikë. Mendoj se të gjitha finalet janë të njëjta. Diferenca me finalen e 2005-s? Atëherë humbëm e sot fituam”. Italiani nuk është aspak i mërzitur që nuk arriti të fitonte tripletën. “Këtë sezon ne fituam kompeticionin më të rëndësishëm në botë. Dua t’i falënderoj këta lojtarë. Bejl qe vendimtar kur duhej”. Ançeloti tregon se uroi kolegun e tij Simeone për titullin kampion dhe sezonin e luajtur: “Kam respekt. Nuk fituan, por shkëlqyen gjithë kohën. Atletiko e meritoi këtë finale”.
Simeone: Të qëndrojmë me kokën lart pas kësaj ndeshjeje
Trajneri i Atletikos, Diego Pablo Simeone, është krenar për punën e skuadrës së tij në finalen e Lisbonës, por edhe për gjithë sezonin: “Nuk kemi pse të derdhim asnjë pikë lot pas kësaj ndeshjeje. Kur jep gjithçka në fushën e lojës, ajo që të mbetet të bësh është të dalësh me kokën lart, të pushosh dhe të qetësohesh. Më pas, duhet të nisësh përgatitjet për sezonin e ardhshëm”. Tekniku argjentinas, sapo u fut në konferencën për shtyp, u prit me duartrokitje nga ana e gazetarëve. I pyetur nëse futbolli u tregua mizor ndaj skuadrës së tij, argjentinasi u përgjigj: “Ne duhet ta shikojmë në përgjithësi. Madridi ishte më mirë në pjesën e dytë. Ne u mbyllëm në mbrojtje. Kjo bën që sfida të jetë e madhe. Më pas futbolli është i mrekullueshëm. Shumë herë ne kemi mësuar se fitorja është gjithçka. Por këto duartrokitje e mbështetja e njerëzve të bëjnë të shikosh edhe më gjerë”. Argjentinasi tregon edhe për përplasjen me Varanen: “Ai më goditi me top. Është shumë fëmijë për këto gjëra. Unë u inatosa. Por edhe reagimi që unë bëra, nuk ishte shumë i mirë”. Simeone jep notën për paraqitjen e skuadrës. “Atletikon e vlerësoj me notën 9.5. Ajo që na mungoi ne, ishte ligësia në fushë”. Ai tregoi më pas se si ndihej pas humbjes: “Nuk jam i trishtuar, më shumë i hidhëruar që nuk e arritëm objektivin. Tifozët? Janë fantastikë dhe ndihen krenarë për këtë sezon që ne bëmë”. Në fund, tekniku rezerva dhe kritika ka pasur edhe ndaj arbitrit për minutat shtesë të dhëna.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/la-lig...#ixzz32k35cwkB
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Krijoni Kontakt