Close

Rezultati i Sondazhit: Cili ekip do të shpallet kampion?

Votues
2. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Real Madrid

    1 50.00%
  • Atletico Madrid

    1 50.00%
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Me shume mundesi Diego Costa do te mungoje ne finalen e Lisbones, si pasoje e demtimit qe pesoi ne ndeshjen e fundit te kampionatit ndaj Barcelones. Ne dyshim eshte edhe Arda Turan.

    Ndersa nga Reali Madridit ka qetesuar C. Ronaldo, i cili eshte shprehur se ndihet mire dhe i gatshem per finalen. Disa shqetesime ka patur Benzema, por dhe ai me shume mundesi do te jete ne fushen e lojes ndaj Atleticos. Keshtu Reali e ka organiken e plote per kete ndeshje, me e rendesishmja e sezonit futbollistik europian.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #22
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Interesante eshte se kjo finale ngjan shume me finalen e vitit te kaluar.

    Ashtu si vitin e kaluar edhe kete vit do te kemi ne finale dy ekipe te te njejtit vend.
    Ne ngjashmeri me sezonin e kaluar te UEFA Champions League, do te kemi ne finale nje ekip qe gjate gjithe rrugetimit deri ne finale nuk ka humbur asnje ndeshje. Atletico, ashtu si Dortmund vitin e kaluar, nuk njeh humbje ne kete sezon te Champions League. Ne ndryshim nga Bayern Munich qe vitin e kaluar kishte humbur nje ndeshje ne grup dhe nje ndeshje perballe Arsenalit ne 1/16, kete sezon Real Madrid ka humbur vetem nje ndeshje ne çerek-finale ndaj Borusias se Dortmundit.
    Vitin e kaluar ekipet gjermane larguan nga Champions League te gjitha ekipet spanjolle, ndersa kete vit ekipet spanjolle hoqen nga kompeticioni te gjitha ekipet gjermane.

    Ecuria e dy ekipeve finaliste, Realit dhe Atletikos deri ne finale:

    Faza e Grupeve:




    Rruga e dy ekipeve nga 1/16 deri ne finale:

    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 21-05-2014 më 09:07
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #23
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Champions, seks në këmbim të biletës për finalen

    Atletico Madrid-Real Madrid rezulton të jetë diçka më shumë se sa një finale Champions-i për madrilenët, aq e veçantë dhe speciale, saqë dikush mund të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka, për të fituar një nga biletat, të cilat është shumë e vështirë t’i gjesh në treg.

    Madje, gjërat kanë shkuar shumë larg, saqë mund të ofrohet edhe trupi në kuptimin e plotë të fjalës. Bëhet fjalë për një vajzë 23-vjeçare, e cila ka ofruar trupin e saj për seks në një nga faqet e njoftimeve online, vetëm e vetëm për të siguruar një biletë të finales së Lisbonës.

    Nuk dihet nëse ishte propozim fals apo i vërtet, por shpallja qëndroi për disa orë online e më pas u hoq nga vet portali.

    Në të lexohej “Jam një vajzë 23-vjeçare dhe ofroj seks për 1 orë, në këmbim të një bilete për finalen e Champions League, mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, pasi më pëlqen të shkoj ta shoh me të dashurin dhe deri tani kemi vetëm 1 biletë. Falemnderit”.

    Një propozim i pahijshëm, që ka tronditur publikun. Por ekziston edhe version i kundërt, rasti i një mashkulli, vërtetësia e përmbajtjes së njoftimit të të cilit nuk dihet. “Ofroj seks për gratë, në këmbim të një bilete për finalen e Champions-it, në Lisbonë. Jam 32 vjeç”. / Top Channel
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #24
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Real Madrid-Atletiko, shifra dhe statistika

    ☞ Atletiko mund të bëhet skuadra e 7-të në histori që ngre Champions- in pa humbur asnjë ndeshje gjatë edicionit. Për herë të fundit ia ka dalë Mançester Junajtid në finalen e Moskës 2008.

    ☞ Kjo është finalja e 5-të e Champions- it që dy skuadra nga i njëjti vend përplasen me njëratjetrën, por e para mes dy skuadrave të një qyteti.

    ☞ Atletiko ka fituar 9 dhe barazuar 3 ndeshje këtë sezon, ndërsa qëndron e pamposhtur në 13 ndeshje radhazi në Champions, që prej humbjes 2-0 në shtëpi me Rubin Kazanin sezonin e shkuar në 1/16-at e Ligës së Europës.

    ☞ Reali ka fituar 10 ndeshje, përfshirë 7 nga 8 të fundit dhe ka barazuar 1 këtë sezon në Champions. Humbja e tyre e vetme është 2-0 me Borusian e Dortmundit në çerekfinalen e kthimit në “Signal Iduna Park”.

    ☞ Në rast triumfi në Lisbonë, Atletiko do të bëhej skuadra e 23-të që fiton Ligën e Kampioneve.

    ☞ Reali dhe Atletiko janë përplasur vetëm një herë në Europë, në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve të sezonit 1958/59. Reali fitoi ndeshjen e parë 2-1, por Aletiko fitoi 1-0 në shtëpi. Në Saragoza u riluajt një ndeshje e tretë, sepse atëherë nuk ekzistonte rregulli i golit në fushë kundërshtare. Por Pushkash kualifikoi skuadrën në finalen e 4-ët radhazi.

    ☞ Diego Simeone mund të bëhet trajneri i tretë jo europian, që fiton Champions-in. Edhe dy të parët janë argjentinas, Luis Karnilia (Real Madrid 1958, 1959) dhe Helenio Herrera (Inter 1964, 1965).

    ☞ Karlo Ançeloti, i cili udhëhoqi Milanin drejt lavdisë në vitin 2003 dhe 2007, por humbi finalen dramatike me Liverpulin (2005), mund të ngrejë Champions-in e tretë si trajner në Lisbonë. Italiani e ka fituar atë edhe si lojtar me Milanin në vitet 1989 dhe 1990. Vetëm Bob Peislej (Liverpul 1977, 1978, 1981) e ka fituar trofeun 3 herë si trajner.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 23-05-2014 më 15:43
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #25
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Ançeloti dhe Simeone, rivalë në stol, por edhe në fushë

    Në futboll disa kanë lindur për të qenë rivalë të përjetshëm. Ky është rasti i trajnerëve të Realit dhe Atletikos së Madridit, Karlo Ançeloti dhe Diego Simeone. Në karrierën e tyre si lojtarë ata kanë mbajtur veshur gjithnjë fanella të rivalëve. Por deri më sot, ky fat i ka ndjekur edhe në karrierën e tyre si trajnerë. Ançeloti ka luajtur me Romën dhe Milanin, ndërsa Diego me dy rivalet e klubeve të mësipërme, Lacion dhe Interin. Si romanist, Ançeloti fitoi një “Scudetto” dhe 4 Kupa Italie, ndërsa disa vite më vonë Simeone ndihmoi Lacion të fitonte një titull, kupën, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Italisë. Me Milanin e Sakit Ançeloti fitoi dy Kupa Kampionesh veç dy “Scudetto”-ve, Superkupën e Italisë, 2 Superkupa të Europës dhe një Kupë Ndërkontinentale. Ndërsa Diego fitoi me Interin një Kupë UEFA.

    Simeone: Milionat dhe yjet i ka Reali, ne strategji e grintë

    Diego Pablo Simeone dhe Atletiko e Madridit kanë bërë shumë tifozë sivjet, deri në Brazil madje, aq sa rrjeti ESPN i vendit që pret të organizojë Botërorin e ka ftuar në intervistë trajnerin argjentinas, i freskët nga fitimi i titullit në Spanjë. Pas suksesit historik në La Liga, të shtunën e pret finalja e Ligës së Kampioneve, një finale që mund t’i shenjtëronte në një legjendë Simeonen dhe futbollistët e tij, ndonëse mungesa e bomberit Diego Kosta do ndikojë jo pak në skuadër. “Aktualisht, mundësitë që Kosta të luajë në finale janë fare të vogla, por pavarësisht kësaj e kam gati një strategji se si mund të ndryshojmë ekipin. Të kesh në grup një lojtar si ai dhe të mos kesh mundësinë ta përdorësh është një mëkat i madh, por futbolli është edhe ky. Kosta ka cilësi të veçanta nga pjesa tjetër e grupit, të ofron peshë, centimetra dhe paparashikueshmëri, por fati i keq i yni është që ai po vuan një dëmtim që e përndjek prej kohësh. E di mjaft mirë që në kokën e futbollistit, thjesht ideja e të luajturit të një finaleje Champions-i, do ta bënte atë që ta fshihte fillimisht dhimbjen dhe të më kërkonte të luante. Por unë nuk e kam luksin që të hedh në fushë një lojtar që është vetëm në 60 për qind të formës së tij, nuk e kam as nëse dikush është në 90 për qind, prandaj, për momentin po mendoj diçka tjetër, edhe pse e di që mrekullitë në futboll edhe mund të ndodhin. Si mund të luajmë pa Kostën? Po mendoj një mesfushë me pesë lojtarë dhe me Vijën në sulm, por të shohim, të presim… Cila është diferenca mes nesh dhe Realit? Në futbollin modern është e thjeshtë: ata që kanë miliona si te Reali e kanë të lehtë të blejnë yje dhe të jenë kompetitivë që në vitin e parë. Ndërsa ne ‘të varfrit’ do t’i besojmë strategjisë, grintës, urisë për fitore, duam ta shijojmë çdo minutë të kësaj finaleje. Duam të përsërisim të njëjtën ndeshje që na shpalli kampion, ndaj Barçës”.

    Ançeloti: Nuk iki edhe po dështova

    Tri ditë larg finales së Champions-it me Atletikon, Karlo Ançeloti shfaqet vetë në ditën e hapur të medias për gazetarët e huaj në “Valdebebas” dhe përpiqet të shkarkojë presionin e një ndeshjeje që shikon “galaktikët” e tij favoritë.
    A shikoni edhe në finalen me Atletikon ngjashmëri me përplasjet që keni pasur gjatë sezonit të shkuar?
    Mes nesh nuk ka sekrete. E njohim mirë njëri-tjetrin dhe si çdo finale, do jetë e balancuar dhe njëlloj e luftuar. Atletiko është një skuadër shumë e fortë, që funksionon shkëlqyeshëm si grup. Për t’i mundur, duhet të jesh në maksimum dhe të luash si një skuadër. Do na duhet edhe mbështetja e tifozëve, të njëjtin suport që na dhanë edhe kundër Barcelonës dhe Bajernit në gjysmëfinale.
    Do t’ia dalin të rikuperohen Pepe dhe Benzema?
    Ato janë të vetmet dyshime që kemi. Sot për sot, asnjëri nuk mund të luajë. Por ne kemi edhe 4 ditë kohë dhe do të marrim një vendim përpara ndeshjes. Nëse nuk do luajë Pepe, do ta zëvendësojë Varane.
    Por nëse keni dyshime deri në minutat e fundit, a do të rrezikohet Benzema?
    Ai nuk është në 100% dhe nëse ekziston rreziku i përkeqësimit të dëmtimit, atëherë sigurisht që nuk do të luajë.
    Cilat janë ndjesitë tuaja përpara finales?
    Jam shumë krenar që do të luaj këtë finale me Realin. Jam i lumtur dhe nuk ndiej asnjë presion, përveçse kënaqësisë për të shijuar këtë moment. Kemi bërë një edicion shumë të mirë në Champions dhe objektivi ynë që në start ka qenë finalja. Shumë skuadra do ta shohin finalen në televizor, ndërsa ne kemi luksin e vërtetë që ta luajmë ndeshjen e fundit. Unë kam shkuar shpesh deri në këtë pikë, është finalja ime e 7-të dhe do përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.
    Do ta keni më të lehtë me një kundërshtar të privuar nga shërbimet e Diego Kostës dhe Arda Turanit?
    Atletiko pret lajmet e fundit, por duket se do jetë shumë e vështirë që ata t’ia dalin. Dua të tregohem i sinqertë me ju. Që të dy janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por Atletiko ka luajtur shumë ndeshje të shkëlqyera edhe pa ta. Forca e tyre është grupi dhe kjo skuadër nuk do të ndryshojë edhe nëse Kosta nuk do të luajë.
    Është gati Ijarramendi të zëvendësojë Alonson?
    E shoh të qetë, si pjesa tjetër e skuadrës. Është plot vetëbesim. Mund t’ju konfirmoj se është i gatshëm të luajë, por nuk mund të them se do jetë titullar. Fatmirësisht për mua, konferenca e fundit përpara finales është të premten dhe unë skuadrën do ta zbuloj të shtunën. Me ndryshime të vogla, skuadrën e kam në kokë.
    Cila do të jetë skuadra favorite?
    Nuk mendoj se ka favoritë. Do të jetë një ndeshje njëlloj e luftuar nga të dyja skuadrat. Atletiko i ka treguar cilësitë e saj që në fillim të sezonit. Normalisht, në finale nuk ka favoritë. Atletiko vjen me moral shumë të lartë pasi fitoi titullin, ndërsa ne kemi etjen për të fituar.
    Çfarë do të ndodhë me ju nëse Reali nuk do arrijë të fitojë?
    Nuk mendoj për të ardhmen. E ardhmja është e qartë. Ajo nuk varet nga ajo çka do të ndodhë në Lisbonë. Jam i lumtur në Madrid dhe dua të vazhdoj të punoj këtu pavarësisht nëse do fitojmë trofeun e 10-të të Ligës së Kampioneve apo jo.

    Bekenbauer: Reali, “i dënuar” të triumfojë

    Sezoni i Realit do ta marrë notën e tij për fundimtare më 24 maj. Për presidentin e nderit të Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, sezoni i parë i Karlo Ançelotit nuk mund të quhet i suksesshëm me vetëm Kupën e Mbretit në vitrinë. Në një analizë të legjendës gjermane për “Dpa global”, “Kaizeri” shkruante: “Nëse Reali i Madridit do të humbasë finalen me Atletikon, atëherë i gjithë sezoni mund të quhet i dështuar”. Por madrilenët shpresojnë te përsëritja e historisë së 1966-s.
    Profecia: Viti 1966. Viti 2014. Eurovizioni. Anglia. Fulhami. Atletiko. Reali i Madridit. Do pyesni se çfarë lidhje kanë me njëra-tjetrën dhe me fatin e kampiones së ardhshme të Champions-it. Duket një lojë formuese, pjesët e së cilës është një mision i pamundur për t’i bashkuar së bashku, por e vërteta është krejt ndryshe. Në realitet, është një profeci krejtësisht e realizueshme deri më 13 korrik, ditën që në “Marakana” do vendoset përfundimisht skuadra më e fortë në botë. Por derisa të mbërrijmë deri në finalen e Botërorit, mungon pjesa e kësaj të shtune, të cilën Reali do përpiqet ta plotësojë për t’i dhënë shpresë edhe “Tre Luanëve” të Roi Hoxhsonit që mund të fitojnë Botërorin e dytë pas 48 vitesh pritje.
    Historia: Më 24 maj, Reali i Madridit dhe Atletiko, dy skuadrat e kryeqytetit spanjoll do të përplasen për herë të parë në historinë e tyre në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, për të vendosur kurorën e klubit më të fortë të Europës. Quajeni një rastësi apo jo, deri tani gjithçka po shkon drejt përsëritjes së historisë. Në vitin e largët 1966 ishte Atletiko e Madridit skuadra që fitonte titullin kampion në Spanjë, ashtu siç ka ndodhur këtë sezon, ndërkohë që Austria triumfonte në festivalin e “Eurovizion”-it me këngën “Merci Cherie” të Udo Jyrgens (pak javë më parë Konçita Vurst fitoi në Kopenhagen). Por ka edhe një kuriozitet tjetër: Në Angli, Fulhami binte nga kategoria si në këtë sezon. Në finalen e Kupës së Kampioneve, Reali ngrinte trofeun e 6-të në histori, pasi më 11 maj, në stadiumin “Hejsel” të Brukselit mundte në finale 2-1 Partizanin e Beogradit. Në të njëjtin vit, Anglia fitonte Botërorin e parë dhe të fundit të saj në shtëpi, teksa mundte në “Uembli” Gjermaninë Perëndimore 4-2. Historia pritet të rishkruhet: Reali dhe Anglia kanë kryqëzuar gishtat…

    Atletiko rikuperon “pjesët”, Reali në alarm

    Vetëm pak orë më parë dukej se Atletiko ishte shumë më në vështirësi sesa Reali në lidhje me problemet e formacionit. Por, papritur, situata ka ndryshuar. Udhëtimi në Serbi dhe kurimi me placentën e kalit duket se ka bërë mrekullinë e radhës, pasi me t’u kthyer dje, sulmuesi Diego Kosta është riparë të stërvitet bindshëm në fushën e lojës. Bomberi brazilian spanjoll ka nisur një stërvitje të diferencuar së bashku me yllin tjetër të Diego Pablo Simeones, Arda Turanin, i cili gjithashtu ka kërkuar ndihmën mjekësore të një doktori turk, që i ka kuruar brenda tri ditëve tërheqjen e tij. Me pak fjalë, kampionët e Spanjës kanë nisur të rikuperojnë pjesët e tyre dhe tashmë, edhe Diego Kosta mund të ketë shanse reale që të jetë në fushën e lojës, ndonëse gjithçka do të konfirmohet më qartë në stërvitjen e sotme dhe në konferencën për shtyp të trajnerit të Atletikos.
    Kaos te Reali - Ndërsa te Reali situata duket krejt tjetër. Nëse lajmi i mirë është se Kristiano Ronaldo është rikthyer të stërvitet rregullisht, madje edhe më shumë sesa pjesa tjetër e ekipit (25 minuta me grupin dhe 20 minuta të tjera në mënyrë të diferencuar), edhe yjet e tjerë si Garet Bejl e Angel Di Maria, që ishin lënë disa ditë pushim për të rikuperuar energjitë, kanë dhënë sinjale mjaft pozitive në fushë. Ndërkohë, alarmi është ngritur nga sulmuesi Karim Benzema dhe mbrojtësi Pepe, të cilët e shohin me “dylbi” finalen e Lisbonës. Për francezin, prezenca ose jo në fushë, do të konfirmohet përfundimisht sot, ndërsa për portugezin shanset që ai të luajë në vendlindjen e tij finalen e Ligës së Kampioneve janë thuajse zero.

    Koke: Atletiko do të luajë “jetë a vdekje” ndaj Realit

    Koke ka bërë thirrje që Atletiko Madrid “të luftuar me vdekjen”, kur të përballet me rivalët e të njëjtit qytet, Real Madridin, në finalen e së shtunës për “Champions League”, në Lisbonë. Atletiko fitoi titullin e parë në La Liga që nga viti 1996, me një barazim 1-1 në fushën e Barcelonës të shtunën e kaluar dhe ka mundësinë për të siguruar një triumf të dyfishtë e të paharrueshëm me fitore në “Estadio da Luz”, në Lisbonë, këtë fundjavë. Megjithatë, Atletiko do të përballet me Real Madrid tepër të motivuar nga perspektiva e fitimit të këtij kompeticioni për të kompeltuar “Decima”. Sidoqoftë, Koke beson se “Los Blancos” do të jenë “viktima” të taktikës së Diego Simeones. “Ne duhet të jemi super të përqendruar për ta mposhtur Real Madridin, – tha Koke për “AS”. – Ata kanë një nga skuadrat më të mira në botë dhe do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë për të luajtur kundër tyre. Ne ishim në gjendje për të fituar në “Bernabeu” dhe në “Vinsente Calderon” këtë sezon të La Liga-s, por ata na eliminuan nga Kupa e Mbretit. Ddo të jetë një ndeshje shumë e ngushtë në cdo drejtim, ku do të duhet të luftojmë si të ishte loja e fundit e jetës sonë. Ata janë favoritë me një grup të tillë të madh lojtarësh dhe me tërë ato para që shpenzojnë, por ne do të luajmë me përulësi, me zemrën në fushë, me vullnet të hekurt. Reali ka një nga sulmet më të mira që ekziston në botë, ndaj i gjithë ekipi ynë do të duhet të mbrojë, deri në vdekje…”
    Koke ka qenë i lidhur me lëvizje drejt Barcelonës dhe Mancester UTD, por 22-vjeçari insiston se nuk ka dëshirë për ta lënë klubin e tij të djalërisë. Ai shtoi: “Unë jam shumë i lumtur këtu, në shtëpinë time, ndaj nuk kam asgjë më shumë për të thënë.”

    Diego Simeone: Reali të tremb në çdo mënyrë

    Duke parë problemet dhe dyshimet në të dyja formacionet, finalja e nesërme pritet të jetë edhe një lojë shahu, një lojë strategjike mes dy trajnerëve. Pa Benzemanë dhe Pepen, por edhe pa Alonson, Ançeloti po mendon edhe një ndryshim moduli. Por, edhe pse duket sikur kërkon të fshihet, trajneri i Atletikos, Diego Simeone, tregohet i sinqertë: “Reali të tremb, ndërron apo jo skemë. Ançeloti është një teknik i madh, mbështetet te kampionë të mëdhenj, ndaj ne duhet ta përgatisim sa më mirë këtë sfidë”.

    Kurtua: Ronaldo i madh, por s’i trembem në finale

    Portieri i Atletikos së Madridit, Tibau Kurtua, ka insistuar se nuk ka frikë nga Kristiano Ronaldo përpara finales së të shtunës së “Champions League” kundër Real Madridit. Portugezi ndërkombëtar ka qenë në formë sublime në Europë deri më tani, këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 10 paraqitje, por Kurtua ka besim se do t’ia mohojë kënaqësinë e golit këtë fundjavë, në Lisbonë. “Unë nuk do të përgatis ndonjë mënyrë të veçantë loje për Ronaldon. Nuk kam ndonjë frikë për të, – tha Kurtua për “Sport Bild”. – Natyrisht, ai është një lojtar i madh, por edhe unë jam një portier i madh, ashtu si skuadra ku bëj pjesë…”
    Kurtua pastaj vazhdoi të theksojë se Atletiko e Madridit nuk mund të bëjë të njëjtat gabime si të Bajernit të Mynihut në gjysmëfinale të Ligës së kampioneve kundër Realit. Ai mendon se të tijtë duhet të synojnë një paraqitje të ngjashme me atë të Borusias së Dortmundit në çerekfinale. “Ne duhet të mësojmë nga ndeshja e dytë e Dortmundit kundër Realit të Madridit, në turin cerekfinal të Champions-it. Ata treguan se si duhet luajtur ndaj një kundërshtari me shumë potencial dhe të frikshëm në kundërsulm, sikurse është Reali. Taktika e Bajernit ishte pa kuptim. Bavarezët kanë kopjuar stilin e Barcelonës, por skuadrat e Madridit dinë gjithcka në lidhje me këtë filozofi loje. Lojtarët e Realit kanë nevojë për vetëm disa sekonda, që të kalojnë të gjithë në kundërsulm. Ata kanë armë të përkryera individuale, po ashtu, për këtë mënyrë loje, cka e treguan edhe ndaj Bajernit.”
    Atletiko dhe Real Madridi janë takuar tri herë deri më tani, këtë sezon, me të besuarit e Diego Simeones që kanë fituar një herë, kanë humbur dy herë dhe presin të shohin si do të dalin në finalen e Lisbonës.

    Isko dhe Ramos: Nuk mund të dështojmë në këtë moment

    Isko është ndër lojtarët me fat të Realit, sepse po shijon finalen e parë të Champions-it te Reali pas 12 vitesh, që në sezonin e tij debutues. Por sërish fantazisti e ndien presionin dhe u ka kërkuar tifozëve që të bëhen lojtari i 12-të nesër në Lisbonë. “Mezi po e presim ndeshjen. Tifozët duhet të na ndihmojnë, ashtu si në Kupën e Mbretit. Shpresojmë të fitojmë trofeun e 10-të. Nuk mund të kalojë kaq shumë kohë pa triumfuar Reali. Jemi vetëm një ndeshje larg”, – tha Isko. Ndërsa Serxho Ramos nënvizoi në një intervistë për “bwin” se finalja e tij e parë në Ligën e Kampioneve është fryt i një pune të madhe dhe sakrificash shumëvjeçare. “Presion nuk duhet të ketë dhe as fiksim. Por të gjithë e ndiejmë se kanë kaluar shumë vite dhe këtë herë duhet t’ia dalim”, – tha mbrojtësi.

    “Ronaldo s’është Euzebio, por mjafton për të mundur Atletikon”

    Nga LUIS FIGO

    Mbase mund të flas si tifoz në këto momente, por unë besoj se finalen e Ligës së Kampioneve do ta fitojë Reali i Madridit. Ky klub ka shumë vite që e kërkon këtë sukses, të 10-n, atë trofe që përflitet se prej më shumë se një dekade është bërë një fiksim për “galaktikët”. Por unë nuk dua të hyj në të tilla çështje, në të tilla thashetheme, thjesht arsyetoj duke e njohur atë ambient dhe mbi të gjitha faktin që në Champions-in e fundit të fituar, në vitin 2002, unë isha pjesë e skuadrës, ndaj kam bindjen se sivjet është viti i Realit. Nuk dua ta nënvlerësoj absolutisht Atletikon e Madridit, përkundrazi e vlerësoj maksimalisht, sepse kanë ngritur një grup fitues, duke fituar titullin, por finalja e Champions-it është një histori tjetër. Eksperienca mund të ndikojë, por më shumë vlen grupi, ndonjëherë në të tilla sfida, edhe elementi, cilësia, talenti. Reali i ka këto karakteristika më të theksuara se Atletiko, sepse ka në grup njerëz si Kristiano Ronaldo. Si në rastin e Mesit me Maradonën, edhe në Portugali të gjithë pyesin nëse Ronaldo do shuajë legjendën e Euzebios, por unë e them me bindje se Kristiano nuk do jetë kurrë në nivelet e tij, ndonëse ka nisur dhe do t’i thyejë të gjitha rekordet e lojtarit më të mirë portugez në histori. Lisbona do të kthehet kryeqyteti i futbollit atë natë, jo vetëm sepse është qyteti im, por sepse edhe Ronaldo do të ndihet më shumë se kurrë në shtëpi, në kushtet e tij perfekte, ku përveç mbështetësve të Realit në stadium, do ketë edhe një komb të tërë që do ta motivojë nga jashtë. Do jetë një derbi, një sfidë e ndezur, pa favoritë, por njëkohësisht nuk mund të konceptohet si vetëm një derbi madrilen, një derbi kampionati, por një sfidë që do përmbledhë rreth saj të gjithë kontinentin. Ndryshe nga rezultatet e vendosura nga këto dy ekipe madrilene në Primera Divizion, finalja e Ligës së Kampioneve do të ketë një tjetër presion, një tjetër prestigj, ndaj duhet menaxhuar psikologjikisht si një sfidë ndryshe. Nga njëra anë do jetë individualiteti dhe eksperienca, forca e yjeve të Realit me Ronaldon e Bejlin, të cilës do t’i bashkëngjitet historia dhe eksperienca e Ançelotit. Nga ana tjetër, mbizotëron dëshira për të fituar, uria dhe forca e grupit, ëndrra dhe dëshira për të qenë mes të mëdhenjve. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin, por Champions-i është kompeticioni më i fortë në glob, një turne, të cilin e fitojnë gjithmonë më të mirët dhe më të mirët sipas meje luajnë përkrah Kristiano Ronaldos.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/la-lig...#ixzz32ZTiBmrs
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-05-2014
    Postime
    1

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    E veshtire te thuhet , por mendoj se Atl.Madrid do fitoje Champions League. Nje skuader qe e ka meritu ket titull.

  7. #27
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Ja 12 finalet e fundit të Champions League

    12 finale që kanë parë si protagonistë kryesorë Milan, Manchester United, Barcelonën dhe Bayern Munchen. Kuqezinjtë kanë qënë tre herë në finale duke fituar vetëm 2 prej tyre (kundër Juventus në 2003 në "Old Trafford" dhe në Athinë në 2007 përballë Liverpool).

    Katalanasit gjatë këtyre 12 finaleve kanë qënë po tre herë në finale duke i fituar të treja, 2 herë kundër Manchester United dhe një herë përballë Arsenal.

    Tre herë finalistë kanë qënë edhe të besuarit e Sir Alex Ferguson, të cilët kanë fituar 1 përballë Chelsea dhe kanë humbur 2 përballë Barcelonës. Gjithashtu edhe kampionët në fuqi të Europës, Bayern Munchen, që kanë qënë tre herë finalistë dhe një herë fitues.

    Nga këto 12 finale ajo që përbën suprizën ka qënë finalja e 2004, në "Auf Schalke Arena", ku Porto i Jose Mourinhos ndeshej në finale kundër Monacos së Deschamps dhe fitonte pastër 3-0.

    Në 12 finale, skuadrat angleze kanë qënë në 7 prej tyre, italiane 4 herë, spanjolle 4, gjermane 4 herë dhe portugeze dhe franceze nga një herë.

    Burimi: http://sport.albeu.com/champions-lea...o-lajm/154322/
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #28
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Koeficientet per finalen e sotme, sipas kompanive te huaja te basteve:

    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #29
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Vazhdon pjesa e dyte e ndeshjes. Real Madrid - Atletico Madrid 0-1.

  10. #30
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Liga e Kampionëve, FINALE: Real Madrid vs Atletico Madrid

    Barazon Real ne minuten e 93. Sergio Ramos.
    Ndeshja shkon ne Kohen shtese.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •