
Postuar më parë nga
semiku
E dhunoi taktikisht dhe mbi te gjitha fizikisht ??!!!!
Te lutem ...hahah
Cka nuk lexon !
Bash e kunderta.
Anchelotti sakt e dinte cka munde te pres nga Atletico.Nuk ishte fshehtesi se si do luante nje ekip si Atletico - do te benin presing mbi lojtaret kreativ te mesit te fushes se Realit dhe marrje e nderhapesires qe te pengohen depertimet dhe tranzicion i shpejte,ose ti kufizohet Realit opcionet per pasime... Taktike tipike moderne e shkaterrimit te lojes se kundershtarit dhe kerkim i shenimit te golit nga gjysem-kundersulmet ose nga nderprerjet gjate ndeshjes.Mungesa e Alonson imponoi dhe kufizoi Realin - kjo mungese don te thonte qe do luaj Kedira i limituar,apo Illaramendi i pasigurte.Keshtu mbeti vetem Modric te beje pasime nga mbrendesia e fushes se Realit,ndersa Di marija duhej te luaj i terhequr,ku ne kete pozite nuk eshte i rrezikshem. ...keshtu shkonte loja,deri ne zavendesimet qe i beri Anchelotti. (Isco & Marcelo).
Tani,Isco dhe Marcelo e ndryshuan dinamiken e lojes.Dy defanziv te forte te cilet e kryen punen e tyre shkelqyeshem ( vrapim mbas lojtareve sulmues te Atleticos dhe lodhjen e tyre),tani u zavendesuan me dy lojtare ofenziv ; Isco dhe Modric e marrin ne dore mesin e fushes ,Di Maria dhe Marcelo fillojne te penetrojne anen e majte te Atleticos (kjo krijoi tollovi aq sa Ronaldo dy-tri here u gjend ne poziten e mbrojtesit te djathte dhe dukej teprice !),tani linja e fundit e Realit kalon larte,gati ne gjysmen e fushes dhe Atletico me nuk mundet te shkoj perpara,ne mes tjerash edhe per shkak te lodhjes. ... Nga ky moment Goli ishte vetem ceshtje kohe.
Mos harro qe goli i Atleticos ra nga gabimi amator i Casillasit,dhe Atletico nuk krijoi asnje rast 100%..Plani i Realit me siguri ishte qe ta lejojne Atleticon te shfryhet ne fillim ndersa ne pjesen e dyte ti shkaterrojne,mirepo ky plan ra ne uje nga goli i rastesishem dhe Atletico kaloi ne defanzive totale,per kete shkak u desh te pritet shume kohe deri ne barazimin.Cdo klub ,sado i madh te jete ka probleme te medha qe ta shperrthej bunkerin ,mbrojtjen me dy linja te vendosura para zones se portierit.
Ku e sheh ti dhunimin ?
Atletico nuk tregoi asgje,pervec stilit fajter dhe lojes se flliqet...Ndersa kjo qe Atletico e dominoi fizikisht Realin ,nuk do koment. Mercenar ... 100 milionesh hahah
Po sa kushton tere ekipi i Barcelones ? Kushton me shume se sa i Realit...
Sa u ble Neymar ,?
Po aq sa Bale,dallimi eshte vetem qe ju i jipni para futbollisteve nen tavoline ...Reali eshte transparent, e publikon shumen e transferit dhe i paguan te gjitha tatimit shtetit.
Disa japin doreheqje nga veprimet gjysme mafioze !
Zero tituli kete vit ...upsss gabova ,keni fituar Trofeun Gamper kete vit !
Krijoni Kontakt