Jete e re
I vetem si gjithmon dhe sot . Nje dhome me kater mure ,nje laps dhe nje leter, nje histori tragjike ,nje hero frikacak ,nje princeshe e harruar dhe nje rremuje ne nje hapesire boshe .
Frymezohem nga aroma jote, te puth , te perqafoj, me fal buzeqeshje dhe une fluturoj.
Koha nuk premton gjithmone dashuri ,me duhet te iki ,te iki larg , nuk dua dhimbje ,nuk dua lot .Jetoje jeten ashtu si vjen e nesermja do te shkelqeje me ty ose pa ty .
Kaluan muaj, kaluan vite (kam dhimbje)... askush sdon tja dije .Shohin punen e tyre dhe me heshtje te injorojne ...
Perseri dimer. Kesaj here me larg se kurre .Nje dashuri e venitur .
Ku gabova ?
Mos valle nuk duhet te largohesha nga ti ,apo ti mos largoheshe nga une.
Apo mos valle jeten duhet ta kisha planifikuar dhe kurresesi mos ta jetoja ashtu sic vjen spo kuptoj, largesia vret.
Jam vone ,shum vone O ZOT ,,KAM NEVOJE PER TY ..heshtje , qetesi iluzionet shuhen dhe kthehem perseri ne realitet ,perseri I njejti ambjent, por vetem disa vargje me shume
Nje hapesire boshe ,nje abstraksion ,nje rremuje dhe UNE arkitekti dhe inxhinieri me i rendomte duhet te bej cdo gje te duket bukur .
Sa e lodhshme eshte jeta ,,,Pse gjerat e bukura duhet te jene gjithmon me para ?Ndonjehere me duket vetja si krijuesi i gjithckaje ,madje madje arrij deri ne arrogance por pastaj kur e perjetoj sdi asgje thjesht teori dhe aspak praktike
Kujtoj kohet qe kam kaluar . E shkuara ime seshte gje tjeter vecse nje histori e trrilluar, askush sdo ta besonte ose te gjithe do me thonin se genjej. Gjithsesi eshte thjeshte nje enderr e keqe dhe vete kam frike ta kujtoj.
Kujtoj ngritjen time ose perpjekjet e nje djaloshi per te mesuar ceshte jeta .Ishte bukur atehere, cdo gje qe mesoja me dukej sikur jam njeri i vecante ndryshe nga te tjeret ,ndonjehere dhe mendjemadh .
Arroganca vazhdonte deri ne momentin kur arrita te kuptoj ceshte jeta ,deri ne momentin, kur u zgjova nga endrra e perjetshme dhe atehere kuptova qe jam thjesht nje i shpetuar nga injoranca arrogante . Duke menduar arrita te kuptoj qe nuk jam thjesht nje i shpetuar, por i privilegjuar sepse shoh shoqerine time te dikurshme qe jane akoma ne enderra dhe limiti kohor u ka kaluar per te bere ndryshimin. Me vjen keq per ta ...
Tani-me po perjetoj te tashmen , kam arritur shume dhe si nje i babezitur dua te arrij akoma me shume .
Por kam mesuar ligjet e natyres dhe rregullat e shtetit ,kam mesuar ceshte respekti kam mesuar se ceshte me i madhi kam mesuar shume, por nuk di asgje ,kam mesuar shume dhe do vazhdoj te mesoj sepse nuk di asgje per cdo gje .
Jeta eshte e bukur tashme sepse e di cila eshte detyra ime. Jam vone e di, por do mundohem te arrij turmen nuk jam shum larg ,tani me jam me i sigurt shoh drite ne horizont ,dielli po me buzeqesh. Nje jete e re nje abstraksion me kuptim ,nje pikture, nje mozaik, nje pazell,nje labirint ,qe po u vjen fundi ...
Tani me eshte koha e nje te ardhme te sigurt mos u ndiko nga jeta e perditshme populli im, por ul koken sepse arroganca, mendjemadhesia, fjelet e teperta ,zilia ,interesi vetjak , na kan bere te tille ....
Nje popull i vogel ben gjera te vogla, por nje njeri i vetem behet shkak i nje revolucioni boteror .
Krijoni Kontakt