Close

Rezultati i Sondazhit: A do të ndikonte rritja e çmimit të pijeve alkolike për t'a frenuar konsumin e tyre ?

Votues
4. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Çmimi i lartë i alkolit do të ndikojë për radhimin e pijes

    2 50.00%
  • Nuk do të ndikojë

    2 50.00%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #-9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    A do të ndikonte rritja e çmimit të pijeve alkolike për t'a frenuar konsumin e tyre ?

    Flet shefi i Toksikologjisë

    Numri i të rinjve por edhe i femrave që kanë probleme me alkoolin po vjen në rritje. Sipas të dhënave të repartit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çdo ditë paraqiten 10 persona të alkoolizuar, ku një numër i madh i tyre janë adoleshentë. Ky numër, në ditë festash dhe sidomos gjatë fundjavës, kur të rinjtë dalin për jetë nate, dyfishohet. Sipas shefit të shërbimit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj, të rinjtë nën moshën 30 vjeç përbëjnë gati 30 për qind të rasteve që shtrohen, sepse kanë probleme madhore të varësisë ndaj alkoolit.

    Kjo sëmundje, siç e quan Dr. Sulaj, është një plagë e dyfishtë për shoqërinë, pasi veç problemeve shëndetësore shkakton edhe probleme të shumta sociale. "Jemi përpara një problemi mjaft serioz. Është shumë alarmante të shikosh të rinj të moshës 14-15 vjeçare që vijnë të dehur e të intoksikuar në Urgjencë. Ne kemi statistikat tona, rreth 30-40% e aktivitetit të punës sonë lidhet me pacientë me probleme me alkoolin. Nuk ka ditë që të mos vijnë në Urgjencë 8-10 ose edhe më shumë persona të alkoolizuar.

    Situata bëhet edhe më e mprehtë në ditë të caktuara festash, apo gjatë fundjavave të pushimit. Numri ndonjëherë shkon edhe në 20 apo 30 vetë, ka pasur raste që kanë ardhur edhe grupe të tëra individësh, që vijnë të dehur, të intoksikuar. Të rinj të varur, për fat të keq, ka plot. Mosha nën 30 vjeç e tyre zënë rreth 30% të të gjitha rasteve, që shtrohen këtu me probleme madhore të varësisë ndaj alkoolit. Duhet me çdo kusht të kemi një program kombëtar të ndërhyrjes, për edukimin, parandalimin primar, por edhe trajtimin e kurimin", - ka deklaruar Prof. Dr. Zihni Sulaj, shef i Toksikologjisë.

    Problemet

    Një problem i madh i abuzimit me alkoolin i shkon familjes. Specialistët sqarojnë se problemet me alkoolin çojnë në trauma familjare dhe sidomos në dhunë verbale e fizike tek fëmijët. Në rritje ky fenomen është edhe te femrat, pasi rezulton se 8% e pacientëve janë femra. Sipas të dhënave, 65% e pacientëve kanë shfaqur dhunë fizike dhe verbale, 20% e tyre kanë shfaqur dhunë edhe ndaj minorëve, si dhe kanë një efiçencë të ulët për punë. Veç problemeve me alkoolin, specialistët shprehen se 70% e këtyre pacientëve kanë edhe patologji shoqëruese psikiatrike si: çrregullime humori në 75% të rasteve, çrregullime depresive të mëdha rreth 28% e tyre.

    Por edhe me çrregullime si ankthi, nga i cili vuajnë 66% e pacientëve të trajtuar, apo me atak paniku, nga i cili vuanin 24 për qind e pacientëve që kanë varësi ndaj alkoolit. Kategoria që ka më tepër probleme varion nga mosha 33-55 vjeç, kategori kjo që sipas mjekëve duhet të jetë e shëndoshë, pasi kanë në dorë edukimin e brezit pasardhës. Një problem që ngrenë specialistët është se, edhe pasi marrin trajtim për detoksifikim një pjesë e madhe e pacientëve rikthehen sërish te varësia ndaj pijeve alkoolike. Nga të dhënat e Klinikës Alkoologjike, 46% e ish-pacientëve janë rikthyer sërish te varësia ndaj alkoolit, por vetëm 10% e tyre janë ritrajtuar përsëri.

    NGA: ERMELINDA HOXHAJ

    Gazeta Shqiptare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 06-04-2014 më 10:17
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #-8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: A do të ndikonte rritja e çmimit të pijeve alkolike për t'a frenuar konsumin e t

    Kjo po qe eshte Rilindje!

    - Kryeministri na rriti taksen e naftes, qe ne te mos ngasim me makina, por te ecim me kembe, ne menyre qe te mos e paguajme taksen!
    - Kryeministri na rriti taksen e kafese 50%, qe ne te mos pijme me kafe klubeve, por ti shtrohemi punes!
    - Kryeministri na rriti edhe taksen e alkoolit 50% qe ne te mos behemi pijanece, por te pijme uje dhe pije freskuese!
    - Kryeministri na e mbylli edhe te gjitha lojrat e fatit, qe ne te mos luajme me kumar ne kompjutera, por te veme si gjithe bota ne kazinote e miqve te tij!

    Une them qe kryeministri ti shkoje deri ne fund rruges se nisur:

    - Ti vere edhe nje takse te mire miellit qe te rritet edhe cmimi i bukes, ne menyre qe shqiptaret te mos hane buke me shume sec duhet!

    Albo

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: A do të ndikonte rritja e çmimit të pijeve alkolike për t'a frenuar konsumin e t

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    NUK jam Socialist as me Partine Demokratike. Por taksa per alkolin dhe per kazinote jane shume te drejta. Duheshin vendosur me pare.
    Nuk them se ato do te rrallojne por besoj se do ti bejne perdoruesit e tyre me te pergjegjshem per rrezikshmerin qe shfaqin ne jeten e perditshme.

  4. #-6

    Mbaj mënd në një diskutim që kemi bër bashkë, më the që qeveria nuk e ka në dorë rritjen e çmimit të karburanteve Jemi importues apo jo ?

    p.s

    Në të gjithë botën qefi paguhet më shtrejtë se domosdoshmëria e të ushqyerit, por për fat të keq në Shqipëri nuk arrijnë t'i veçojnë produktet dhe ja fusin duke e shitur Vajin , Kosin, Qumshtin një lloj me Whisky
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #-5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: A do të ndikonte rritja e çmimit të pijeve alkolike për t'a frenuar konsumin e t

    Citim Postuar më parë nga ARBER777 Lexo Postimin
    NUK jam Socialist as me Partine Demokratike. Por taksa per alkolin dhe per kazinote jane shume te drejta. Duheshin vendosur me pare.
    Nuk them se ato do te rrallojne por besoj se do ti bejne perdoruesit e tyre me te pergjegjshem per rrezikshmerin qe shfaqin ne jeten e perditshme.
    Dhe ti mendon se keto probleme shoqerore do te zgjidhen me forcen e ligjit apo me rritjen e taksave? Ai njeri qe eshte pijanec, pijen e ka ves, nuk jeton dot pa te. Dhe duke rritur taksat e alkoolit, ajo qe je duke bere eshte qe nje pjese me e madhe e te ardhurave te tij do te shkojne per vesin e tij. Qe do te thote, ai pijaneci do te shpier me pak para ne shtepi per gruan e femijet e tij. Dhe ku dolem ne kete mes? Pijaneci po pijanec. Arka e shtetit mbushet plot me paret e pijanecit fukara. Gruaja dhe femijet e pijanecit flene me barkun bosh. Kurse ti dhe shume si ti flini gjume rehat naten duke i bere qejfin vetes se ja tani me keto taksat e reja do te kete me pak pijanece rrugeve.

    Mbaj mënd në një diskutim që kemi bër bashkë, më the që qeveria nuk e ka në dorë rritjen e çmimit të karburanteve Jemi importues apo jo ?
    Nafta eshte mall qe tregtohet ne tregun boteror pasi sasia e prodhimit eshte e kufizuar dhe kerkesa e njerezve per te e jashtezakonshme. Kurse alkooli qe konsumojne shqiptaret eshte prodhim vendi: raki, vere apo birre. Kur rrit taksat, rrit cmimet e pijeve, ul konsumin ne vend. Qe do te thote, bie xhiroja per lokalet e Shqiperise dhe bie edhe cmimi e kerkesa e rakise qe prodhojne fermeret shqiptare.

    Sa here qe shteti nderhyn ne ekonomine private ne kete menyre, duke futur taksa te reja po duke ngritur taksat ekzistuese, eshte e garantuar qe do te ndreqi nje (mbushi arken e shtetit) e prishi dhjete (varferoje shqiptaret).

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •