Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    9 Prill 2014 | : Teknologji | Autor: Gazeta Shqip

    1
    Disa firma teknologjie po i nxisin njerëzit të ndryshojnë të gjithë fjalëkalimet pas zbulimit të një dobësie të madhe sigurie.

    Platforma blog e kompanisë Yahoo, Tumblr, ka këshilluar publikun të ndryshojë të gjithë fjalëkalimet, veçanërisht për shërbime që kërkojnë siguri të lartë si email, pajisje të jashtme dhe sistemi bankar. Këshillues sigurie kanë dhënë gjithashtu të njëjtin paralajmërim.

    Plot 66 për qind e uebit mund të jetë i pasigurt për shkak të një virusi të quajtur Heartbleed. I ashtuquajturi Heartbleed Bug është një virus që ka ndikuar në protokollin e sigurisë në internet të quajtur SSL dhe veçanërisht OpenSSL.

    Si funksiojnë këto të dyja?

    Çdo herë që ju futeni në një uebsajt, kredencialet tuaja të plotësuara nga hyrja, i dërgohen serverit të uebsajtit. Por në shumicën e rasteve këto kredencialë nuk i çohen serverit vetëm si tekst, por ato enkriptohen duke përdorur Secure Sockets Layer ose SSL. Si me shumicën e protokolleve, krijues të softuerëve të ndryshëm, krijojnë lloje të ndryshme SSL. Një nga më të njohurit është OpenSSl, që përdoret prej dy të tretës së uebsajteve aktive.

    Heartbleed është një virus në OpenSSl. Hakerët mund ta përdorin atë për të marrë materiale të papërpunuara nga emaile, mesazhe, fjalëkalime dhe madje dokumente biznesi. Kjo dobësi ka dy vjet që ekziston përpara se të zbulohej nga kërkues të ligjshëm.

    9 prill 2014 (gazeta-shqip).
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Zbulohet virusi më i keq i të gjitha kohërave.

    Heartbleed është dhe nofka e virusit, i cili jep mundësi ekspozimi të miliona llogarive të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kredit kartelave.

    Dëmet që ka shkaktuar ky virus mendohet të jenë të mëdha, për më shumë se dy vjet. Virusi vlerësohet se është ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve on-line të cilat janë raportuar gjatë disa viteve të fundit, nga të cilat një web-faqe apo një tjetër është hakuar, pasi që siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar.

    Ndryshe nga viruset e tjera me të cilat dhe mund të jeni njohur, ky është një kod i cili është projektuar që ti mbajë serverat e sigurt, dhjetëra mijëra serverë të të dhënave, në të cilat të dhënat ruhen për mijëra web-faqe. Mendohet se 500.000 serverë janë infektuar nga HeartBleed.

    (e.m/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    ata qe jane te zgjuar nuk perdorin kurre webin per transaksione bankare per asnje lloj motivi ,ky eshte celesi i suksesit - mosperdorimi internetit per shit-blerje online

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Kam pershtypjen qe ky virus, do jete pune sherbimesh, ruse, kineze, apo sec, vetem amerikanet mund ta dine....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    virusin e kane zbuluar nje grup kerkuesish filandeze qe punonin per llogari te nje kompanie ne kaliforni bashke me dy eksperte te sigurise te google

    ajo qe e ben me te rrezikshem kete problem sigurie ne web thone ekspertet eshte se mund te perdoret nga piratet informatike pa pasur rrezik se keta mund te lejne gjurme ne rrjet - sapo marrin te dhenat qe duan nuk lene gjurme pas ne menyre qe te mund te kapen me vone nga sistemet e sigurise ne rrjet

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    ata qe jane te zgjuar nuk perdorin kurre webin per transaksione bankare per asnje lloj motivi ,ky eshte celesi i suksesit - mosperdorimi internetit per shit-blerje online
    S'eshte mungese zgjuarsie, eshte ceshtje prakticiteti. Jo te gjithe kane kohe t'i kryejne personalisht pagesat, bie fjala psh te rrish gati 1 ore ne radhe te posta per te paguar nje fature. Ndersa online mbaron pune per 1 min.
    Mire eshte te ndryshosh here pas here passwordet, per te menjanuar sadopak rrezikun.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin

    (paske euro teper me duket)

    me duket me praktike te shkoj te tabacino qe e kam mbrapa shtepise dhe per dy minuta mbaroj pune

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    (paske euro teper me duket)

    me duket me praktike te shkoj te tabacino qe e kam mbrapa shtepise dhe per dy minuta mbaroj pune
    ishte thjesht nje shembull... mund te kisha permendur edhe qerane, abonime te ndryshme, apo gjera qe nuk gjehen neper dyqane ose qe ne internet kushtojne me pak...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ishte thjesht nje shembull... mund te kisha permendur edhe qerane, abonime te ndryshme, apo gjera qe nuk gjehen neper dyqane ose qe ne internet kushtojne me pak...
    te gjitha i paguan te tabacino dhe je rehat eleminon rradhet e gjata ne poste dhe vjedhjet ne internet

    edhe blerjet qe mund te besh ne internet i blen me lek ne dore d m th kur te vjen malli ne shtepi ti paguan me lek ne dore postierin

    ( une keshtu bej per vete )
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 10-04-2014 më 15:52

  10. #10
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    te gjitha i paguan te tabacino dhe je rehat eleminon rradhet e gjata ne poste dhe vjedhjet ne internet
    mua nuk me rezulton qe keto qe permenda me lart mund t'i paguaj ne tabacchino. behet bonifico ne tabaccheria? nejse..

    tani e pashe edit tend... po kur paguan in contrassegno, taksa e "consegna" zakonisht eshte me e larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 10-04-2014 më 15:56

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •