
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Atehere eshte dashur qe ne fillim te besh pak diferencim ne mes te shtetit dhe pushtetit...
Per mua shteti nuk eshte i barabarte me pushtetin.
Shteti teper jofunksional dhe i deshtuar ndoshta, por jo shteti ku ligji dhe rregullat funksionojnene mase te duhur, pavaresisht korrupsionit, padrejtesive dhe diskriminimeve qe ekzistojne dhe qe shpesh jane te pashmangshme ne sisteme liberal-demokratike dhe shtetin ligjor.
Siguria "absolute, barazia "absolute", drejtesia "absolute", liria "absolute" mireqenje "absolute", lumturi "absolute"...jane tipare te diktaturave dhe jo te shtetit ligjor, te drejte dhe liberal-demokratik. Pra, si jeta njerezore qe nuk eshte e sigurt ndaj cdo rreziku te mundshem, ne menyre te ngjashme as shteti sadopak i lire dhe i drejte nuk mund te funksionoje pa nje doze risku. Disa "te meta" te supozuara te sistemit liberal-demokratik dhe shtetit ligjor jane te natyrshme, pa te cilat nuk do te funksiononte sistemi i tille.
Shqiperia nuk eshte shembull apo model i shtetit mjaft funksional demokratik. Keshtu qe nuk mund te perdoret si i tille per kritike te pergjithshme kunder shtetit, ne fakt kunder pushtetit.
Perndryshe, edhe ne shtetet me te pasura, me te zhvilluara dhe me funksionale nuk jane te gjithe njerezit te kenaqur apo teresisht te kenaqur me pushtetin, politikanet dhe shtetin. Dhe eshte shume mire qe eshte keshtu, madje e domosdoshme. E kunderta do te thoshte instalim i shtetit dhe pushtetit diktatorial te ngajshem me ate ne Korene Veriore.
Abuzimet me pushtetin sigurisht se duhet te denoncohen dhe te ndeshkohen ne menyre permanente, edhe permes votes. Por ato nuk mund te jene justifikim per shkaterrimin e sistemit dhe instalim te cfaredo diktature atokratike etj.
Krijoni Kontakt