Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Korrupsion në të gjitha institucionet e Kosovës

    Emri:  korrupsion.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  61.9 KB

    Raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili pritet të publikohet shpejt do të tregojë sërish që pothuajse të gjitha institucionet, si ato të nivelit qendror, edhe ato të nivelit lokal, janë të përfshira në raste të dyshuara të korrupsionit, shkruan Radio Evropa e Lire.

    Drejtori ekzekutiv i Agjencisë, Hasan Preteni, tha se raporti vjetor që publikohet çdo vit në muajin mars, përmban të dhëna që tregojë se pjesa e hetimeve dhe e gjykimeve të rastet e fuqishme nuk po ndodhin.

    “Nuk vërehet ndonjë çështje, ndonjë sensibilizim i prokurorisë e gjykatave në lidhje me këtë. Kurse, te pjesa e parandalimit është një progres, janë disa rezultate më të mira, mirëpo sa i takon numrit të kallëzimeve penale që agjencia i ka dorëzuar te prokuroritë, është bindshëm më i madh se vitin e kaluar".

    "Shifrat do të bëhen publike dhe ato do të dëshmojnë se luftës kundër korrupsionit ende po i mungojnë shifrat dhe mbesim te konstatimet e mëhershme, shumë hetime, shumë fjalë, por ka pak gjykime dhe aktakuza të ngritura, që janë të fuqishme”, tha Preteni.

    Preteni ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se raporti do të tregojë po ashtu se pak institucione në Kosovë kanë mbetur pa u prekur nga dukuria e korrupsionit.

    “Duke filluar nga pushteti lokal, edhe qeveria qendrore, gjyqësori, ndërmarrjet publike, institucionet e pavarura, do të thotë kemi trajtuar raste nga ma të ndryshmet edhe pak institucione kanë mbetur që nuk kemi pasur informacione për përfshirjen e zyrtarëve të tyre në veprime të mundshme korruptive”, ka sqaruar Preteni.

    Ndryshe, raporti vjetor për vitin 2013, do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës, dhe do të pasqyrohen detaje dhe të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e ndërmarra nga AKK për vitin e kaluar në luftën kundër korrupsionit.

    Nga ana tjetër, Merita Mustafa, menaxhere e programit Transparenca dhe Anti- Korrupsioni në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se pritjet nga raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit, pothuajse janë të ditura, pasi që sipas saj, shumë institucione janë të prekura nga korrupsioni.

    “Institucionet të cilat kanë përgjegjësi për ta luftuar korrupsionin ende nuk kanë arritur që t'i japin rezultatet e tyre, dhe për këtë arsye korrupsioni shtrihet pothuajse në çdo sektor. Diku më pak e diku më shumë, por mendoj që është shumë i pranishëm”, tha Mustafa.

    Mustafa thotë se dëshmitë, faktet, raportet e ndryshme vendore e ndërkombëtare, të cilat flasin për korrupsionin në Kosovë nuk po merren parasysh nga asnjë institucion përgjegjës për luftën kundrë korrupsionit.

    “Nuk ka interesim sepse vetë institucioni nëse është i përfshirë në skandale çdo ditë, në afera korruptive, atëherë natyrisht që është e pritshme që të mos reagojnë dhe të mos ndërmarrin masa”, theksoi Mustafa.

    Organizata “Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete në raportin e saj të fundit, Kosovën e ka renditur në vendin e 111 sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit.

    Përfaqësuesit e shoqërisë civile disa herë kanë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ashpërsojë kontrollin ndaj Qeverisë në shfrytëzimin e pronës dhe parasë publike, në mënyrë që siç kanë thënë ata të pengohet zhvatja e saj dhe pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve të lartë, i cili po vazhdon të rritet pa u penguar nga askush dhe në përmasa shqetësuese./evropaelire.org/
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Korrupsion në të gjitha institucionet e Kosovës

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    Corruption Perceptions Index 2013
    transparency international

    Slovenia: 43
    Croatia: 57
    Macedonia FYR: 67
    Montenegro 67
    Serbia: 72
    Albania 116
    Kosovo 111

    Edhe me rajon jemi larg, cka u ba kshtu ku te sheh syni shqiptar, mbizotron: korrupcioni, krimi, kontrabanda, ambient natyre e papaster etj, pisllaqe....!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga roni_s : 04-03-2014 më 12:45
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Korrupsion në të gjitha institucionet e Kosovës

    Mentaliteti...
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •