Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë.

    Me disa kërkesa për një Kosovë ndryshe, lëvizja e quajtur “Ik Hashim", ka paralajmëruar më 21 mars në ora 14.00, në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore.

    (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

    Thaci &Aleanca e tij Kriminale duhet te rrezohen si Janukoviqi i Ukraines...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-02-2014 më 03:48

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Cili është komploti i UDB-së që përmes OJQ-ve ta rrënoj shtetin e Kosovës?
    Sipas UDB-së përmes një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen demonstrate rebelimi në rrugë kundër shtetit të Kosovës.
    Liderë të disa OJQ-ve në Kosovë, njerëz kyç në UDB-ën e Serbisë, me filiale në Kosovë të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Veton Surroi, Halil Matoshi, Ilir Deda e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar rreblshëm në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e shtetit të Kosovës.
    Këta rebel të orkestruar nga shërbimi inteligjent i Serbisë BIA-ja (ish- UDB) dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “.....ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.” Si duket breng e këtyre dhe problem kryesor e këtyre rebelëve është prezenca ndërkombëtare në Kosovë dhe ndihma e tyre për shtetit ton të ri. Mirepo kjo fare qart po dukete se reflekton qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në të.
    “Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.
    Revolucionarët e vonuar kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Demonstrata ditore, rebelim ne stilin e Shqipërisë mars 1997 Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me rrjetin UDB-së nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....
    Por duket se ky komplot kunder Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër. Mirëpo kjo varetë edhe nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, a do te bien në grackën e UDB-së, kur dihet vardisja e KOHA grup kohet e fundit që po i bënë kësaj Lëvizje si dhe futjes së disa njerëzve të afërt me KOHA grup në VV.
    Njerëzit e tillë ne bashkëpunim me shërbimeve inteligjente të Serbisë ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.
    Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    “IK HASHIM”. Më 21 Mars e gjithë Kosova në Prishtinë për rrëzimin e mafies shqiptare. Skenari Ukrahinas?




    Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë. Priten trazira dhe largim Jo paqësor i qeverisë. Fehmi Çela një nga të besuarit e Brukselit dhe organizator i demostratave do jetë në krye dhe po financon një manifestim madhështor që do zgjas pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë Thaçi.

    Me disa kërkesa për një Kosovë ndryshe, lëvizja e quajtur “Ik Hashim”, ka paralajmëruar më 21 mars në ora 14.00, në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore. /opozita
    http://www.botasot.info/kosova/27585...ari-ukrahinas/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    PROTESTE "IK HASHIM"



    Me daten 21.03.2014, krejt Kosova le te vije ne Prishtine, çohuni ne kembe, ja tani ja kurre! Kosova po coptohet, populli po varferohet, rinia po shkaterrohet, morali po na dobsohet, kombi shqiptar po na kercenohet. Qeveri, mjaft me na vjedhet, qeveri, mjaft me se na varferuat, qeveri, mjaft me se na izoluat, qeveri mjaft me na vrate, qeveri, mjaft me na mashtruat, qeveri, mjaft me na genjyet, qeveri, mjaft me na turperuat, qeveri, tani populli e ka fjalen, jepni doreheqje pa kushte sa nuk eshte vone.

    Ju bej thirrje te gjitheve, qytetare, fshatare, pleq, plaka, gra, te rinje e te reja, te gjithe, te protestojme e te kerkojme qe te largojme nga pushteti te koruptuarit qe po e udheheqin Kosoven (kriminelat, hajnat, tradhtaret, inisiatoret e vrasjeve te Shqiptareve, komunistet, titistet, bashkpuntoret e UDB-se), koha juaj ka mbaruar, populli shqiptar nuk e meriton kete gjendje te rende, mjaft kane derdhur gjak !
    Shume rende e kemi paguar kete liri, amanet na e kane lene te paret qe asnje pellembe te Kosoves mos me leshuar !

    Kosova nuk duhet varferuar, rinia nuk duhet lene pa u shkolluar, ushtria nuk duhet lene e paforcuar, vllavrasjet duhen pajtuar, qytetaret dhe fshataret duhen bashkuar, Kosoven e bukur duhet ndertuar e lulezuar.

    Keto detyrime morale i takojne nje qeverije te pergjegjshme, e paster shpirterisht dhe kombetarisht, me elemente te shkolluar, te edukuar, te kulturuar, te mençur, vizionare dhe per me teper te beses. Kete lloj qeverie meriton populli i Kosoves dhe e don.
    Me respekt nga ORGANIZATORI I PROTESTAVE PERPARA PARLAMENTIT EVROPIAN, FEHIM CELA.

    Shperndajeni te gjithe,
    https://www.facebook.com/events/2434...y_type=regular
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-02-2014 më 11:26

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Nese hashimi eshte i keq le ta denoje populli me vote kur te jene zgjedhjet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nese hashimi eshte i keq le ta denoje populli me vote kur te jene zgjedhjet.
    Aty ku kapen institucionet kryesore te shtetit dhe te shoqerise nga pushteti, ne shume raste s'funksionon as vota...!

    Thaci duhet te rrezohet ngjashem si Janukoviqi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Do te thuash si "Janukoviçi", me "ç".
    Vota nuk ka funksionuar ndonjehere as ne kosove dhe as ne shqiperi, madje as ne vendet e zhvilluara te botes, sepse vota eshte thjesht iluzion.
    Megjithate eshte mjet qe te ofrohet.
    Nese rrezohet hashimi me dhune kush do ta zevendesoj?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Do te thuash si "Janukoviçi", me "ç".
    Vota nuk ka funksionuar ndonjehere as ne kosove dhe as ne shqiperi, madje as ne vendet e zhvilluara te botes, sepse vota eshte thjesht iluzion.
    Megjithate eshte mjet qe te ofrohet.
    Nese rrezohet hashimi me dhune kush do ta zevendesoj?
    Jo, Janukoviqi me "q"...

    S'eshe me rendesi primare kush e zevendeson.
    Secili qe punon si Thaci dhe pushteti i tij kriminal duhet te rrezohet dhe ta marre ndeshkimin me te rende te mundshem nga populli.

    Udheheqesit e tille duhet te ndeshkohen rende, ne menyre qe pasardhesit e tyre te jene shume me te kujdesshem dhe ta dine se ku mund te perfundojne, nese ne bashkeveprim me tradhetaret, antishqiptarer, kriminelet dhe hajdutet punojne kunder interesave te qytetareve.


    Vota nuk ka funksionuar ndonjehere as ne kosove dhe as ne shqiperi, madje as ne vendet e zhvilluara te botes, sepse vota eshte thjesht iluzion.
    Askush nuk po diskuton per boten ideale, sipas kendveshtrimeve individuale apo parimeve teorike...
    Ne mes te dy ekstremeve ka sa te duash vend per zhvillime normale dhe te kenaqshme.
    Nese populli eshte i kenaqur, sic dukej edhe ne Ukraine nese bazohemi ne faktin se shumica nuk protestonin aktivisht kunder nje Presidenti dhe Qeverie te zgjedhur me vota, atehere sigurisht se jo vetem Thaci por kushdo tjeter parimisht mund te mbetet ne pushtet deri ne fund te jetes.
    Ne fund, eshte ceshtje e organizatorve te protestes dhe e njerezve te intersuar nese jane ne gjendje dhe te afte te organizojne protesta, te cilat se paku e rrezikojne pushtetin e banditeve te Kosove. Nese deshtojne, perseri nuk behet me keq se tani...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-02-2014 më 12:01

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Dhe sipas ketyre, kush duhet te behet kryeminister?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Cili është komploti i UDB-së së Serbisë, që përmes OJQ-ve ta rrënoj shtetin e Kosovës?

    Sipas UDB-së përmes një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen demonstrate rebelimi në rrugë kundër shtetit të Kosovës.
    Liderë të disa OJQ-ve në Kosovë, njerëz kyç në UDB-ën e Serbisë, me filiale në Kosovë të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Veton Surroi, Halil Matoshi, Ilir Deda e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar rreblshëm në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e shtetit të Kosovës.
    Këta rebel të orkestruar nga shërbimi inteligjent i Serbisë BIA-ja (ish- UDB) dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “.....ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.” Si duket breng e këtyre dhe problem kryesor e këtyre rebelëve është prezenca ndërkombëtare në Kosovë dhe ndihma e tyre për shtetit ton të ri. Mirepo kjo fare qart po dukete se reflekton qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në të.
    “Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.
    Revolucionarët e vonuar kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Demonstrata ditore, rebelim ne stilin e Shqipërisë mars 1997 Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me rrjetin UDB-së nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....
    Por duket se ky komplot kunder Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër. Mirëpo kjo varetë edhe nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, a do te bien në grackën e UDB-së, kur dihet vardisja e KOHA grup kohet e fundit që po i bënë kësaj Lëvizje si dhe futjes së disa njerëzve të afërt me KOHA grup në VV.
    Njerëzit e tillë ne bashkëpunim me shërbimeve inteligjente të Serbisë ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.
    Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •