Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 77
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    UDB-ja është ende aktive në Kosovë!

    Shërbimi sekret serb vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë. Këtë fakt po e dëshmojnë veprimet, ku pas shumë vrasjeve në Kosovë dhe rajon, po dalin të kenë gisht shërbimet e fshehta serbe. Njohës të çështjeve të sigurisë dhe deputetë thonë se shumë vrasje edhe para luftës, por edhe pas saj, kanë qenë të orkestruara nga UDB-ja. Vrasja e të rinjve serb në vitin 1998 në lokalin ‘Panda’ në Pejë, por edhe vrasja e disa maqedonëve në Smilkovc kanë karakteristika të njëjta, duke qenë se të dyja janë bërë për motive të nxitjes së urrejtjes mes popullit shqiptarë dhe popullit serb, përkatësisht atij maqedonas.
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, thotë se shërbimi sekret serb vazhdon të jetë prezentë në Kosovë, me veprimet e tyre, por edhe në vendet e rajonit. Madje, Maloku dyshon edhe në një person konkret se ai është ideatori dhe realizatori i të tria vrasjeve me motive ndëretnike.
    “Unë kisha tërheq një paralele, tri vrasje, sipas mendimit tim karakteristike, aq sa kam mundur t’i studiojë dhe informacionit që kam pasur, por edhe mënyrës se si janë kryer. Është vrasja, apo rasti i Paraçinit, kur Aziz Kelmendi, sipas tyre, i vranë një numër të ushtarëve dhe ata zgjedhën prej të gjitha komuniteteve në atë kohë, të gjitha republikave të ish Jugosllavisë. Është vrasja e të rinjve në Pejë, në kafiterin ‘Panda’, në vitin 1998, dhe vrasja e vitit të kaluar që ndodhi në Smilkovc . Në këto tri vrasje unë gjejë shumë karakteristika të përbashkëta, dhe jam i prirë të besoj dhe jam shumë i bindur që është e njëjta kokë që i ka menduar, planifikuar dhe realizuar”, thotë Maloku.
    Ai thotë për Kosovapress se shumë vrasje kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, dhe gjithmonë bëheshin para ndonjë date të rëndësishme. Sipas Malokut, edhe rasti i vrasjes së fëmijëve në Gorazhdec të komunës së Pejës, pas luftës, edhe vrasjet në Lipjan, të disa serbëve në ara duke punuar, gjithmonë këto vrasje kanë ndodhur kur Kosova ka pasur apo ka qenë para ndonjë ngjarje ndërkombëtare me rëndësi që lidhej me Kosovën. Kjo pasi, për vrasjet ua linin fajin shqiptarëve.
    Por, se këto vrasje, kanë mundur të jenë planifikuar nga UDB-ja, nuk e mohojnë as ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani deputetët në Kuvendin e Kosovës.
    Deputeti i Vetëvendosjes, ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi thotë për Kosovapress se pushtuesi serb në Kosovë ka pasur tre mekanizma me të cilët ka ushtruar represionin në Kosovë. Selimi thotë se këta mekanizma, kanë qenë në fushën e sigurisë, ushtria, policia dhe shërbimi sekret.
    “Me përfundimin e luftës ne e dimë që tanket janë tërhequr nga Kosova, ne e dimë që edhe policia është tërhequr nga stacionet policore ku ka pasur, në shumicën e vende të Kosovës, por nuk është tërhequr UDB-ja, pra nuk është tërhequr shërbimi sekret serb, asnjëherë dhe nuk shënon një datë që është tërhequr nga Kosova. Madje, përkundrazi vetëm sa është forcuar duke menduar që ky shërbim sekret serb në Kosovë, do t’i zëvendësoj pak a shumë mungesën e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Vetëm sa është rritur fondi nga ana e Serbisë për këtë shërbim që e kryen UDB-ja, tashmë BIA e Serbisë”, tha Selimi.
    Sipas tij, shërbimi sekret serb është gjysmë legal, nëse jo legal, edhe në pjesën veriore, në Zveqan, Leposaviq, Zobun Potok, dhe se nuk do të duhej të pretendonim se është tërhequr nga Kosova.
    Selimi shprehet se ka disa raste të veçanta ku pasqyrohen funksionet e UDB-së në Kosovë, duke përfshirë edhe rastet e përmendura tashmë si ai i “Pandas” si dhe rasteve tjera që kanë mbetur enigmatike qoftë para luftës, gjatë luftës apo pas saj.
    “Madje, mund të them se shërbimi sekret serb më shumë është i fokusuar jashtë territorit të Serbisë, siç është Kosova, Maqedonia, Bosnja apo vende të tjera, pra ajo me shumë është e fokusuar të përqendrohet jashtë vendeve, dhe deri me tani më së shumti ka qenë e fokusuar kundër shqiptarëve duke vepruar në vendet ku kanë jetuar shqiptarët. Dihet mirë se shqiptarët janë shumicë në Kosovë, janë pjesë dërrmuese në Maqedoni, dhe në vende tjera. Pra, aty ku janë shqiptarët e përqendruar aty është mundur edhe shërbimi sekret serb të jetë i pranishëm duke bërë edhe aktet të cilat jo rrallë herë kanë mbetur të padënueshme, ndërsa, jo rrallë herë edhe të pakuptueshme”, deklaroi Selimi.
    Edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi tha për Kosovapress se vrasjet që kanë ndodhur duhet të hetohen dhe të zbulohen saktë se a ka qenë shërbimi sekret serb mbrapa tyre.
    “Gjithmonë, Serbia ka përdorë metoda të tilla për një shekull dhe nuk i ka lënë metodat e tilla pa i përdor, sidomos kur ka qenë në pyetje përçarja e shqiptarëve dhe një luftë vëlla vrasje e nxitur nga Serbia. Edhe në të kaluarën edhe tani me metodat e ndryshme përdor Serbia, dhe qëllimi i institucioneve tona duhet të jetë që ato të zbulohen dhe po ashtu të demaskohen politikat serbe”, tha Isufi.
    Edhe Isufi mendon se shërbimi sekret serb është ende aktive, sepse në veriun e vendit edhe me tutje ka prezencë e cila është e deklaruar, por sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të punojnë dhe mos të lejojnë prezencën e Serbisë në Kosovë.
    Naim Maloku thotë se Kosova do të ketë probleme të tilla, derisa ka Serbia ka pretendime ndaj territoreve shqiptare.
    “Absolutisht nuk ka logjikë të mos ketë Serbia brenda territorit të Kosovës bërthama ose celula të shërbimeve sekrete serbe. Kjo nuk do të mungoj kurrë, për sa të është Serbia si shtet, dhe përderisa Serbia ende Kosovën e konsideron dhe do ta konsideroj edhe gjatë si territor të vetin, dhe si territor që përkohësisht nuk e ka nën kontroll, pra gjithmonë Serbia do të ketë celula dhe njerëz të paguar që në njëfarë forme bëjnë luftë në destabilizimin e Kosovës”, thotë Maloku.
    Kohëve të fundit përmes mediave, kanë dalë edhe ish anëtarë të UDB-së, të cilët kanë deklaruar se në Kosovë ka edhe në politikë, edhe në institucione punonjës të shërbimeve sekrete serbe.


    Gazeta Exoress
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë.

    Me disa kërkesa për një Kosovë ndryshe, lëvizja e quajtur “Ik Hashim", ka paralajmëruar më 21 mars në ora 14.00, në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore.

    (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    ...

    Dorëheqje e pakusht” që i kërkohet qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi, është moto e protestës, e cila sipas udhëheqësve të saj bazohet në gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën po përballen banorët e Kosovës si dhe vazhdimi i negociatave me Serbinë, që sipas tyre nuk mund të pranohet përderisa Kosova nuk po pranohet shtet nga Serbia.

    Thirrja për këtë protestë ka filluar të shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale, në diasporë dhe Kosovë. Pas dy protestave “Ik Hashim” të organizuar në Bruksel para Parlamentit Evropian, organizatorët kanë vendosur që të tretën protestë ta mbajnë në Prishtinë. “Qeveri boll na vjelët, mashtruat, na izoluat...”, theksohet mes tjerash në njoftimet që pritet të shpërndahen këto ditë në Prishtinë dhe janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

    Megjithatë, analistët politikë dhe ekspertët e sigurisë, këtë lloj proteste e konsiderojnë të panevojshme, madje demode. Sipas tyre, Kosovës më së paku i duhet protesta dhe trazira në këtë periudhë.


    Qeveria denoncohet

    Organizatori i protestës dhe themeluesi i lëvizjes “Ik Hashim”, Fehim Çela, ka thënë për gazetën se kjo protestë do të mbahet në Prishtinë me kërkesën e saj kryesore- largimin e qeverisjes Thaçi nga pushteti. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomiko-sociale, aferat e shumta korruptive të zyrtarëve të lartë shtetërorë, bisedimet me Serbinë…nuk duhet të tolerohen më.

    Çela thekson se qëllimi i kësaj lëvizjeje është kryekëput denoncimi i qeverisë dhe politikës që po bën, si pasojë e së cilës ai përmend ndarjen e Mitrovicës dhe vazhdimin e negociatave me Serbinë, përderisa ky shtet nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës. Çela bën të ditur se kjo lëvizje kërkon dorëheqjen e qeverisë Thaçi dhe t’i lihet vendi një qeverisjeje teknike derisa të realizohen zgjedhjet. Ai hedh poshtë deklarimin e analistëve se kjo protestë në përfundim të mandatit është jo e qëlluar.

    Sikurse para zgjedhjeve dhe pas tyre, qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë kur shkelen të drejtat më elementare të tyre. Papunësia 50-60 për qind tregon gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën po përballen banorët e Kosovës”. Ai thekson se protesta mund të dalë nga kontrolli sikurse mund të ndodhë në çdo protestë, por mohon se kjo mund të ndodhë më 21 mars, pasi sipas tij, qëllimi i kësaj proteste është shumë paqësor dhe ka një kërkesë që i drejtohet një qeverisjeje dhe një kryeministri dhe jo kundër shqiptarëve.


    Përsëri marsi - me protesta

    Thirrja për protestë, e shpërndarë në adresat nëpër rrjetet sociale në zotërim të Aleancës Kuq e Zi, është mohuar se organizatore është dhe kjo lëvizje. Kreshnik Spahiu, udhëheqës i Aleancës Kuq e Zi ka pranuar për gazetën se moto e protestës është shpërndarë nëpër rrjetet sociale të kësaj aleance, por ai mohon se janë pjesë e organizimit të saj.
    Përfolja e një “pranvere arabe“ në Kosovë apo një reflektim i situatës së Bosnjës e Ukrainës, sipas analistëve nuk mund të ndodhë në Kosovë.

    Analisti Behxhet Shala nuk sheh rrezik për destabilizim të gjendjes së sigurisë në Kosovë. Ai thotë se me një frymë politike tjetër të krijuar në vend dhe me një prezencë ndërkombëtare, situata nuk mund të dalë nga kontrolli ashtu siç ndodhi në vitin 2004. Protestat e llojit “Ik Hashim”, Shala thotë se janë protesta që iu “ka dalë ngjyra”. Madje, protestat tash në prag të përfundimit të mandatit të qeverisë Thaçi, Shala i quan jo në kohën e duhur. “Ik Hashim…hajde Ramush, Isë…”, thotë Shala, nuk janë protesta në interes të qytetarit, por të politikës.


    Protestat të pashmangshme

    Avni Islami, ekspert i çështjeve të sigurisë, ka thënë për gazetën se protestat janë mjete dhe metoda demokratike për arritjen e qëllimit të një populli kur në atë vend janë të instaluar pushtete centraliste , në gjithë sistemin e shtetit, të cilat (pushtete) punojnë , apo janë në shërbim të grupit ose të një klani të caktuar. “Pra, thirrja për këto protesta gjatë muajt mars është e pritshme, bile edhe e vonuar, por për pushtetin nuk është vonë nëse fillon me reformimin e gjithë sistemit politik e të drejtësisë”, tha ai.

    Përgjegjësinë, sipas tij, do ta marrë qeveria aktuale në rast të eskalimit të situatës. “Nuk dua të bëj krahasim me protestuesit në Ukrainë, por ata më në fund ia arritën qëllimit e tek ne do të shohim se çka do të sjellin protestat e paralajmëruara e që mendoj se në të ardhmen do të jenë të pashmangshme”, ka thënë Islami.
    Gazeta, megjithëse ka provuar të kontaktojë dhe me përfaqësues të qeverisë, një përgjigje lidhur me këtë protestë nuk ka dhënë ekzekutivi.
    http://www.zeri.info/artikulli/27478...nvere-kosovare

  3. #13
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Do me i dal gjumi, por pakes vone fatekeqesisht !

    Nejse, ende s'eshte vone te largohet thaci me klyshet e tij jasht ketije vendi !

    "IK HASHIM,...edhe ikë larg, sa me larg !!
    … ///

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Shembull aktual per uzurpimin e institucioneve te shoqeririse dhe shtetit nga pushteti...

    RTK e “balldëskave” të Thaçit



    Televizioni publik RTK, që paguhet nga buxheti i shtetit, ka nisur t’u bëjë “konak” edhe atyre që kanë pasur fatin të lidhin martesë me pjesëtarë të familjes së kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe njerëzve të afërt të tij.

    Për të mësuar emrat e këtyre familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtetit që janë punësuar në pozita të rëndësishme në RTK, merreni numrin e sotëm të Zërit.

    http://www.zeri.info/artikulli/27525...kave-te-thacit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-02-2014 më 05:48

  5. #15
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    RTK-eja eshte bere si RTKores veriore ! "Gjitheçka eshte mir, t'lumt na per qeverine" !
    … ///

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    ‘Ik Hashim’, protesta gjithëpopullore nga diaspora në Prishtinë për rrëzimin e qeverisë



    Organizatori i protestës antiqeveri, Fehmi Çela flet për ‘Bota sot’

    Lëvizja e quajtur “Ik Hashim” është ajo e cila po e kërkon largimin e kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kabinetit qeveritar të tij, përmes një proteste gjithë popullore, e cila pritet të organizohet me 21 mars të këtij viti. Kështu, Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë, ndërsa ajo është duke u grumbulluar në Bruksel, në qendër të Bashkimit Evropian, të paktën kështu duket fizikisht.
    Fehmi Çela një nga të besuarit e Brukselit dhe organizator i demonstratave do të jetë në krye dhe po financon një manifestim madhështor që do zgjas pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë Thaçi. ...
    http://www.botasot.info/kosova/27608...in-e-qeverise/

    Sic duket Thaci e ka ndermend te rrezohet vete, para kesaj proteste....!
    Prandaj, organizatori do ta kete veshtire te mbledhe mjaft protestues nese Parlamenti shperndahet ne Mars.
    Nese ndodhe kjo, atehere organizatori do te duhej ta shtyente protesten per vjeshte apo per vitin e ardhshem. Sepse sipas shume gjasave Thaci edhe pas zgjedhjeve te ardhshme, nese nuk ndodhe ndonje befasi, do te jete ose Kryetar ose Kryeminister. Cofte me ndihmen e LDK-se, te AAK-se apo te Srpska-s.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-02-2014 më 06:01

  7. #17
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    LDK-eja i ka refuzuar ndihmen, sipas Arben Gashit.

    I vetmi aleat per thacin, mbetet kryethati, Rambush Haraçi.
    … ///

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shembull aktual per uzurpimin e institucioneve te shoqeririse dhe shtetit nga pushteti...

    RTK e “balldëskave” të Thaçit



    Televizioni publik RTK, që paguhet nga buxheti i shtetit, ka nisur t’u bëjë “konak” edhe atyre që kanë pasur fatin të lidhin martesë me pjesëtarë të familjes së kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe njerëzve të afërt të tij.

    Për të mësuar emrat e këtyre familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtetit që janë punësuar në pozita të rëndësishme në RTK, merreni numrin e sotëm të Zërit.

    http://www.zeri.info/artikulli/27525...kave-te-thacit

    Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk i shërben kryeministrit Hashim Thaçi vetëm për qëllime politike, ashtu siç akuzohet shpesh kompania, që paguhet nga paratë e popullit të Kosovës.


    Megjithatë, përzgjedhja e kronikave lavdëruese për shefin e qeverisë dhe poshtëruese për të gjithë të tjerët që kanë qëndrime të ndryshme prej Hashim Thaçit, duket se nuk kanë mjaftuar për këtë të fundit.

    Një mori anëtarësh të familjes së Thaçit janë punësuar në RTK dhe për një periudhë rekord janë ngritur në pozita që u ofrojnë rroga shumë të mira, praktikisht të paguara nga buxheti i Kosovës.


    Sipas burimeve të gazetës brenda RTK-së, në dy konkurset e fundit në transmetuesin publik janë punësuar kunata (motra e gruas) e kryeministrit Thaçi, Nerxhivane Gërxhaliu si dhe kunata (motra e gruas) e Gani Thaçit (vëllai i Hashim Thaçit), Kaltrina Gashi.

    Nerxhivane Gërxhaliu fillimisht ishte punësuar në administratë, ndërsa vetëm pas dy muajsh pune ajo është dërguar në skemën programore, duke iu rritur kështu edhe koeficienti i rrogës.

    Në RTK konsiderojnë se e rëndësishme është nëse konkurrentët i plotësojnë kushtet dhe nuk ka rëndësi se a është familjar i ndonjë zyrtari të lartë shtetëror.

    Në RTK, kur një konkurs është i hapur publikisht për një vend pune të caktuar, çdokush ka të drejtë të konkurrojë konform kushteve që i kërkon RTK-ja në bazë të Ligjit të Punës dhe rregulloreve të RTK-së. RTK-ja nuk diskriminon askënd dhe nuk ka të drejtë t'ia mohojë të drejtën e konkurrimit askujt edhe nëse është i afërm i dikujt ashtu siç po thoni ju”, ka deklaruar Bekim Shehu, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në RTK.


    Vëllezërit Mustafa nga Aeroporti në RTK

    Megjithatë duket se kryeministri nuk është i vetmi që i “rehaton” familjarët në RTK, pasi që në këtë medium janë të punësuar edhe familjarë të zyrtarëve tjerë, të afërt me pushtetin. Ai i cili dikur i ka ofruar “konak” në një nga momentet më të vështira të PDK-së; nata e “Zanzibar qeverisë” kur PDK-ja fillimisht lajmërojë shkatërrimin e koalicionit me LDK dhe më pas i ra pishman, ky takim i partisë në pushtet u bë në kafenenë “Zanzibar” të Mustafë Mustafës.

    Ky i fundit është vëllai i ish-udhëheqësit të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafës, njëri nga njerëzit më të afërt të partisë në pushtet.

    Mustafë Mustafës i është dhënë pozita e rëndësishme e shefit të Financave dhe Administratës. Por as ky nuk është i vetmi i kësaj familjeje që është punësuar në RTK, pasi që si shofer në radio është punësuar edhe vëllai tjetër i tij.

    Pakos së aeroportit” që janë sistemuar në RTK i është bashkuar edhe ish-zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, që tash i është dhënë me koncesion për 20 vjet “Limak de Lyon”, Altin Ahmeti. Ky i fundit, me gjithë garën e madhe ku si aplikant kanë qenë edhe jo pak gazetarë të njohur të Kosovës, është bërë shef i faqes së internetit të RTK-së, me një pagë të majme.


    Analistët: Pas UP-së, tash e ka radhën RTK-ja

    Analistët e konsiderojnë si shqetësuese faktin që në Kosovë edhe më tutje po bëhen punësime familjare. Ata konsiderojnë se përmes punësimeve të tilla pushteti synon që ta mbajë nën kontroll transmetuesin publik. Shpend Kursani nga Instituti për Kërkime dhe Studime, KIPRED, ka thënë se RTK-ja do të jetë skandali i radhës pas skandaleve në Universitetin e Prishtinës.

    Ai ka thënë se pushtetarët punësojnë të afërm në RTK në mënyrë që të sigurohen se si ky medium punon për ta e jo për të informuar drejt qytetarët.

    Sa i përket punësimeve në RTK, unë mendoj që RTK-ja është skandali i radhës i shtyllave të rëndësishme të pushtetit, menjëherë pas Universitetit. RTK-ja është një shtyllë shumë e rëndësishme me të cilën RTK-ja e mban veten aty ku është dhe normalisht se tani i ka punësuar edhe familjarët e vet, duke fituar besimin se media publike do të punojë për pushtetin e jo për informimin publik”, është shprehur Kursani.

    Ai ka shtuar se punësimet e tilla po bëhen sa për t’i rehatuar familjarët dhe për të siguruar stabilitet si familjar ashtu edhe pushtetar. Kursani konsideron se ky është pasim i rrugës së kryeministrit maqedonas duke tentuar që të kontrollojë mediat.

    Liderët rajonalë si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe në Kosovë janë duke mësuar shumë prej njëri-tjetrit se si të qëndrojnë në pushtet. E kemi pasur rastin e kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski i cili e ka godit fuqishëm si medien publike ashtu edhe ato private, kështu që mendoj që rastet me RTK-në janë vetëm ndjekje e rrugës së Gruevskit”, ka përfunduar Kursani.

    Ndërsa drejtori i Programeve në Lëvizje “Fol”, Fidan Kalaja, ka thënë se këto mund të jenë vetëm disa raste që tregojnë një dukuri sa i përket jo vetëm një institucioni, por pothuajse dukuri e shtrirë në të gjitha institucionet tjera publike. Ai ka thënë se Kosova vazhdimisht është kritikuar për punësimet e militantëve dhe familjarëve në shumë institucione.

    Njëra nga kriteret më të rëndësishme që janë potencuar në çdo Raport Progresi është mbingarkimi që i është bërë administratës publike në shumicën e rasteve me familjarë dhe militantë politikë”, ka deklaruar Kalaja.


    Akuzat për punësim me para në RTK

    Lajmet tronditëse për situatën e rëndë të krijuar brenda RTK-së nuk kanë munguar kohëve të fundit për asnjë moment. Përpos ndikimeve politike është raportuar edhe për dallavere me punësimet.

    Siç ka raportuar gazeta “Koha Ditore” ditë më parë, punësimi në RTK nuk bëhet vetëm me hatër, por edhe kundrejt një pagese prej hiç më pak se 4 mijë euro. Shkrimi e citon edhe prokurorin Imer Beka, i cili thotë se një person e ka pranuar se ka paguar për t’u punësuar në RTK.

    Pagesat bëhen përmes një ndërmjetësuesi, i cili ndërkohë është emëruar në pozitën e Redaktorit Përgjegjës të një kanali të RTK-së që ende nuk funksion fare.

    Të gjitha këto raportohen se janë bërë me dijen e drejtorit aktual të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala. Ky i fundit, pas publikimit të këtij lajmi, i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se ai nuk ishte në këtë pozitë në kohën kur janë bërë këto punësime. Pozita të cilën Shala e ka mbajtur gjatë asaj kohe ka qenë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së.

    http://www.zeri.info/artikulli/27525...kave-te-thacit

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Për mëmëdhenë duhet me qenë gjithnjë shërbëtor.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Llap mos na kelb temen me mbeturia UDB-ashe

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •