Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    “Dhjete Urdheresat”:
    Njeriu sot ka televizor, radio, celular, kompiuter, gazeta,flet anglisht, frengjisht,shkon ne teatro, restorante, ne kafene moderne, pab, bar, ka krijuar biblioteka, shkolla, argetohet…
    A ka nevoje per te tjera…? Si!? Nuk i mjaftojne te gjitha keto, per te qen i lumtur?
    Shume e drejte! Ai nuk gjen dot lumturine e vertete, plotesine shpirterore… - ndonse me nje kulture te formuar shkencore, teknologjia nuk e ndihmon dot te jete ne paqe me vehten dhe me te tjeret.
    Kujtojme, kur ishim te rinj, te forte, te bukur, plot me shpresa, te verbuar nga shkenca dhe teknika modern, duke kujtuar qe te gjitha keto do te mjaftonin per te na dhuruar lumturine e vertete, ku ekzistenca jone do te ishte e plote me gjithe njohurite ne ēdo fushe…
    Por vetem per nje ēast hedhim nje sy si per te kontrolluar, kur verejme hendekun ndrejt ku po shkon njerezimi, shkaterrimit kulturor te Evropes, civilizimi perendimor qe po perendon, po fundoset! - Pse?
    Pasi i kemi shtyre shpresat kundrejt nje “spirance” qe me kohe i ka prere komplet lidhjet me anijen!
    Sot neve kemi humbur principet…, o me mire te themi, kemi braktisur “10 URDHERESAT” .
    Dikush mund te vije e te thote: - Po a jane aktuale akoma “10 Urdheresat”, kane kaluar mbi 3-mije vjet nga dita qe jane dhene…, keto urdheresa a u pergjigjen kushteve te sotme?!
    Ka shume sot qe as nuk kane frike deri sa ti mohojne fare keto urdheresa, por pjesa me e madhe e njerezve sillen sikur nuk ekzistojne fare keto urdheresa…
    Marrim nje shembull; “ Mos genje!” – Po a mund te jetohet sot pa genjyer? Mundemi vertete pa dinakeri, mund te behet politike pa similuar, keshtu te fshihet qellimi I vertete.
    “ Mos vidh!” – Ja dhe nje tjeter Urdherese.
    Po a sme thoni te nderuar, si mund te jetohet ne komoditet dhe lluks, pa hile dhe korruptuar kend?
    Mund te behen biznese me drejtesi!?
    Nje tjeter Urdherese eshte: “ Mos bej akte te pista!” - shko e thuaju rinise, po a do te degjojne te jetoje e paster…, a eshte ne gjendje te sforcohet ne nje jete qe imponon “pasterti”, mundet rinia te sakrifikoje per te qendruar “Puro” ( e paperlyer ), deri ne martese? Pastaj kur te jete ne martese te respektoje betimet ?
    Jo! Jo! Do te me pergjigjeshin shume prej jush, po urdheresat kane tre mije vjet ….
    Jo! – Urdheresat nuk kane vetem tre mije vjet, por jane te vjetra sa vete bota. Pa dyshim qe Zoti na I dha ne Malin Sinai, por akoma me pare na i shkrojti ne zemer qe ne krijim…
    Njeriu qe nga ajo kohe ka bere shume progrese, teknologjia do shkoje shume perpara akoma, por keto Urdheresa do te mbeten, pasi ato jane superiore mbi progresin!
    Ato fjale te thjeshta qe i perbejne,kurre nuk do te ndryshohen, nuk do hiqen fjale ose te shtohen!
    Ato Dhjete Urdheresa, nuk ishin drejtuar vetem judenjve ( hebrenjve – ēifut ), ose me pak akoma, vetem gjeneratave me te vjetra. Qe nuk duhet genjyer, vjedhur, vrare ose bere pune te liga, kjo dihet nga te gjithe, pasi qe keto jane Ligjet e vlefshme per ēdo shoqeri njerezore dhe epoke!
    Por qe njeriu i krijuar me nje vullnet te lire personal, duke braktisur Urdheresat e Zotit, do e paguaj me katastrofa te frikeshme kete kokeforci e mos bindje. Pasi qe Urdheresat nuk vlejne vetem per jeten e ardheshme te ameshuar…, por edhe per jeten tokesore.
    O njeriu do te respektoje keto Rregulla, keshtu te jetoje ne paqe dhe prosperitet , ndryshe duke I injoruar me indiferentizem , do te humbase gjithēka. Lufta, vuajtja,semundjet, imoralitetti, anarkia totale, do jene konseguencat. Familja po shperbehet…, rrespekti ka humbur, besnikeria , dashuria per njeri-tjetrin, grykesia, cmira, urrejtja, xhelozia, pornografia, njeriu ka humbur dinjitetin, eshte bere skllav i parase dhe I vesit, eshte shenderruar ne nje makine e mbyllur ne vetvete, i nenshtruar krejtesisht materiales…
    ku konfuzioni mendor ben te humbase edhe stimen ndaj vehtes, te tjereve dhe detyrimet ndaj Krijuesit – Qellimi i vertete i jetes…
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 08-01-2014 mė 14:20
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: 10 urdheresat, a jane ende aktuale?

    Jane aktuale, por varet se sa i ndjekin shoqeria "moderrne" e sotshme! Sa me shume i largohemi zotit aq me shume shkatrrohemi.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3

    Pėr: 10 urdheresat, a jane ende aktuale?

    “Dhjete Urdheresat”:
    -shpesh here mendoj si do te ndryshonte jeta moderne nese ēdo njeri do impenjohej me sinqeritet te respektonte 10 Urdheresat.
    E di mire pamundesine aktuale te mos realizimit, por ta zeme se kjo gje do te ndodhte qoft edhe per nje dite te vetme…, shikoni se sa mbrekulli ndryshimesh do te shkaktonte ne jeten tone.
    Te gjithe do te shkonin te flinin, neser nuk do te mendonin direkt per kafen e mengjesit, por ne gjunje prane krevatit te falenderonin Zotin, padronin e botes. Nga ky moment do te fillohej respektimi i 10 Urdheresave.
    Sot genjeshtra dhe mashtrimi jane te ndaluara! Qumeshtit nuk i shtohet uje, njerezit do te kryenin detyrat e perditeshme. Femijet kur te shkojne ne shkolla nuk do te justifikohen per dembelizmin e tyre, nuk do kopjonin, punetoret shkojne ne pune me deshire, kush shkon ne zyre vepron me qetesi per aq sa u kane besuar. Njeri nuk therret kunder padroneve, te pasurve, manjanteve te finances, greva dhe kryengritje…
    “Dhjete Urdheresat “vlejne edhe per bursat internacjonale, nuk ka spekullime!
    Zonja e shtepise ben pazarin. Nuk paguan asnje qindarke me shume, nuk ka hile tek kandari ( peshorja ), me kot te kontrollohet restoja ( kusuri ), sot Drejtesia respektohet!
    Nuk ka mashtrim. Ne therrtoret kush ble eshte i sigurte qe bagetise nuk i kane dhene te pije sa te fryen me uje, per pastaj te peshojne me shume kafshet…, - ku me pas shitesi te vrapoje duke thene; “ ju lutem, me falni, ju kam dhene reston gabim, me pak sa duhej. Ja ku e keni, merreni eshte juaja”!
    A ka nevoje te gjatemi…? Sa bukur do te ishte sikur njerezia te fillonte te respektonte 10 Urdheresat…
    Burri do te kthehej ne shtepi, ku gruaja do ta priste me deshire dhe ndergjegje te paster, femijet kthehen nga shkollat, sa harmoni , sa lumturi…, pasi do kishin sigurine qe ēdo fjale eshte e sinqerte, ku nuk fshihen genjeshtra…
    Njerezit nuk do te merreshin me thashe e theme, s’do pergojonin fqinjet. Politikanet nuk do kishin nevoje me britma e kercenime, tu drejtoheshin njeri tjetrit ne parlamente, asnje sot nuk do te fyej me fjale, pasi atje sot do te thuhej vetem e verteta!
    Reklamat nuk do te ishin me dy kuptime, ose nuk do kishte police, burgje… , pasi nuk do kishte shkelje ligjore. Televizjonet do thoshin vetem te verteten, do te hiqej pornografia ne te gjitha format e saja …
    Po sikur kjo gje most te zgjaste vetem nje dite, as nje muaj por plot nje vit!?
    Dikush do pergjigjej; “Endrra ne diell”…
    Jo ! Eshte deshira formale e Zotit qe neve te respektojme 10 Urdheresat. Keshtu te sigurojme paqen dhe lumturine ketu ne toke. Natyrisht qe semundja, vdekja, vuajtja etj, do te shoqeronin njerezimin njelloj, por qe duke respektuar 10 Urdheresat , nuk do te terhiqnim ndaj vetes shume e shume vuajtje te tjera…
    I kenaqur me jeten dhe ne paqe, njeriu do ishte relativisht i lumtur, ku kjo lumturi do pasqyrohej perpara ne individin per pastaj te perfshinte edhe kolektivin …
    Nuk eshte utopi…, por thjesht natyra e rene e njeriut, prirja per mosbindje ben mosrealizimin e kesaj “Parajse tokesore” …
    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 08-01-2014 mė 14:24
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Diku kam lexuar qe, ne Sh.B.A ne nje dokument te vitit 1927, ishin votuar plot dhjete miljone ligje.
    Mendoni pak, asnje nuk do te kishte kohe ti lexonte te pakten nje here ne jete te tij e jo me ti mesonte per mendesh,
    ketu perjashtojme i gines...
    Me gjithe ate, nuk ka vend ne bote qe te kete me shume vrasje, akte vandalike, brigantizem, atentate, shkelje ligjore te ēdo llojit.
    Mendoni pak, dhjete miljone ligje, dekrete, projektligje, rregulla te ndryshme, te shpikura nga mendje te ndritura njerezish, por qe
    nuk jane ne gjendje te evitojne aq fatkeqesi dhe vuajtje...
    Vetem Dhjete Urdheresat, dhjete fjali te varfera ( formula te thjeshta per nga perberja ), kur pranohen me zemergjeresi, do te
    mjaftonin te na siguronin nje ekzistence te paqeshme dhe te lumtur.
    Shikoni vende qe per nga kultura renditen me pas se ShBA-te, ku aborti penalizohet, ku adulteri (tradhetia bashkeshortore) goditet pa meshire,
    ku vjedhja denohet ne menyre ende arkaike ( prerje e gjymtyres "fajtore" ), ku ndonse me rregulla dhe ligje me te shtrenguara ne fuqi prej Mesjetes,
    vazhdohet me masaker dhe atentate nga me monstruozet..., ku jeta e njeriut nuk vlen as te diskutohet.
    Po sikur te fshiheshin nga rregjistrot te gjitha ato ligje me dekretet dhe nenet e tyre... - dhe te zevendesoheshin qoft edhe per pok kohe nga
    Dhjete Urdheresat, ē'do te ndodhte?
    Me ate kondin qe e kemi te shkrojtur ne zemer qe me krijimin,
    qe na u dha i gdhendur ne gure mijera vjet me pare,
    qe ka mbetur i padryshuar,
    vlejne per te rregulluar ēdo shoqeri ne ēdo kohe.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Sikur te respektoheshin 10 urdheresat e Perendise, nuk do te kishim nevoje, as per politikane, as per polici e as per pushtet te asnje lloji. Sa bukur do te ishte! Nuk besoj se kjo mund te raalizohet ne kete bote, por ndoshta "Jeruzalemi i Ri" do jete keshtu.

  6. #6

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Nje prift kur kalonte rruges perdite shihte nje zonje te pasur, mosha madhe,
    veshur me rrobe te shtrenjta, parfumi dhe pudra qe vinte ne fytyre
    nuk e fshihte forcen shkaterrimtare qe ushtronte koha...
    Kjo grua banonte jo shume larg kishes, por qe ne liturgji nuk shkonte kurre.
    Por kur shihte priftin zonja, e pershendeste me shume perkulje te ekzagjeruara.
    Do ta kishte ftuar pa tjeter per ēajin e ores pese, duke menduar keshtu qe te plotesonte detyrimet fetare,
    por qe nuk pranonte as edhe nje ftese ...
    Nje dite, kur po shkembeheshin pergjate rruges si gjithnje, me nje zemerim dhe nje ton qe kurre me pare se kish perdorur,
    i'u drejtua priftit me fjalet; " I shihni si po sillen, Urate!..."
    I habitur, prifti veshtroi nga po drejtonte doren gruaja, ishte me te vertete nje spektal i pa pritur.
    Ne mes te rruges disa ēunaker me kasketa te kuqe me flamure te kuq ne duar, bertisnin sa kishin ne koke "Internacjonalen",
    dukeshin si britma te egra kafshesh.
    - Pa shiko, kjo eshte ēmenduri - thoshte zonja plake,duke u skuqur akoma me shume nen kapelen me pupla.
    Prifti me qetesi u pergjigj; - "Po eshte llogjike... Zonje! ...".
    - Si?... Eshte llogjike?... replikoi zonja e habitur.
    - Fatkeqesisht, po, zonje... Eshte shume llogjike, kur nuk ka Zot, nuk ka jete te mbinatyreshme, nuk ka dallim midis te mires dhe te liges,
    komunistet nuk kane perse te bejne dallim per shoqerine borgjeze.
    - Megjithate o Urate, replikoi dama e zemeruar, ka nje Zot!
    - Vertete zonje, po si keshtu? - S'ju kam pare kurre ne kishe!...
    - Un kam Zotin tim ...
    -Nje Zot personal ?...
    - Ekzakt, nje Zot shume komod ...
    Nga ky ēast, deri ketu prifti ishte shume kortez dhe me edukate, humbi qetesine dhe tha ate qe me kohe e kishte ne zemer.
    - Duhet te dini zonje, qe juve, pikerisht juve jeni shkaktare te ketyre trazirave dhe revoltave qe po ndodhin.
    - Si! ... une?...belbezonte zonja duke tundur koken sa majtas djathtas.
    - Po, zonje. Juve dhe ata si ju. Juve qe jeni klasa udheheqese, juve keni per detyre te jepni shembullin personal.
    E ēfare beni? Me fqinjet, me ke keni rrotull, silleni me indiferencen me te madhe per besimin fetar.
    Si pra te pretendohet qe populli te besoje, kur juve jeni indiferente? Populli ndjek shembullin tuaj.
    Ne se per juve nuk ka asgje te shenjte, perse at'here populli - masat si i quani juve - do te konsiderojne te shenjte
    portofolin tuaj, shtepite dhe pasurite tuaja, deri edhe jeten tuaj? Juve jeni shkaktare te gjithe kesaj gjendje te krijuar.
    Zonja e ofenduar, mati me sy nga kembet ne krye priftin, shtrengoi buzet dhe me perēmim ju drejtua priftit;
    - Kur te kem nevoje per predikimet e tua, do te vij ne kishe. Dhe u largua me shpejtesi ...
    -.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
    Nuk do te them ketu qe prifti u soll me shume perzemersi , ka mundesi mos te kishte shume te drejte,
    por qe ajo zonja plake me pupla ne koke, ishte krejtesisht nga ana e fajit!
    Po ē'do te ndodhte me njerezine ketu poshte, nese nuk do te ishin " 10 Urdheresat "?
    Si do te ishte jeta, si do te ishte shoqeria, kur duke jetuar "ē'do njeri per vete dhe Zoti per te gjithe",
    ku ē'do njeri nga ne te krijonte "Zotin personal" dhe nje "kod moral te pershtateshem per veten"!?
    -.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-

    Vetem pas gjashte muajsh nga kjo ngjarje, u restaurua komunizmi tek neve ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 09-01-2014 mė 19:02
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    “Dhjete Urdheresat”:
    Njeriu sot ka televizor, radio, celular, kompiuter, gazeta,flet anglisht, frengjisht,shkon ne teatro, restorante, ne kafene moderne, pab, bar, ka krijuar biblioteka, shkolla, argetohet…
    A ka nevoje per te tjera…? Si!? Nuk i mjaftojne te gjitha keto, per te qen i lumtur?
    Shume e drejte! Ai nuk gjen dot lumturine e vertete, plotesine shpirterore… - ndonse me nje kulture te formuar shkencore, teknologjia nuk e ndihmon dot te jete ne paqe me vehten dhe me te tjeret.
    Kujtojme, kur ishim te rinj, te forte, te bukur, plot me shpresa, te verbuar nga shkenca dhe teknika modern, duke kujtuar qe te gjitha keto do te mjaftonin per te na dhuruar lumturine e vertete, ku ekzistenca jone do te ishte e plote me gjithe njohurite ne ēdo fushe…
    Por vetem per nje ēast hedhim nje sy si per te kontrolluar, kur verejme hendekun ndrejt ku po shkon njerezimi, shkaterrimit kulturor te Evropes, civilizimi perendimor qe po perendon, po fundoset! - Pse?
    Pasi i kemi shtyre shpresat kundrejt nje “spirance” qe me kohe i ka prere komplet lidhjet me anijen!
    Sot neve kemi humbur principet…, o me mire te themi, kemi braktisur “10 URDHERESAT” .
    Dikush mund te vije e te thote: - Po a jane aktuale akoma “10 Urdheresat”, kane kaluar mbi 3-mije vjet nga dita qe jane dhene…, keto urdheresa a u pergjigjen kushteve te sotme?!
    Ka shume sot qe as nuk kane frike deri sa ti mohojne fare keto urdheresa, por pjesa me e madhe e njerezve sillen sikur nuk ekzistojne fare keto urdheresa…
    Marrim nje shembull; “ Mos genje!” – Po a mund te jetohet sot pa genjyer? Mundemi vertete pa dinakeri, mund te behet politike pa similuar, keshtu te fshihet qellimi I vertete.
    “ Mos vidh!” – Ja dhe nje tjeter Urdherese.
    Po a sme thoni te nderuar, si mund te jetohet ne komoditet dhe lluks, pa hile dhe korruptuar kend?
    Mund te behen biznese me drejtesi!?
    Nje tjeter Urdherese eshte: “ Mos bej akte te pista!” - shko e thuaju rinise, po a do te degjojne te jetoje e paster…, a eshte ne gjendje te sforcohet ne nje jete qe imponon “pasterti”, mundet rinia te sakrifikoje per te qendruar “Puro” ( e paperlyer ), deri ne martese? Pastaj kur te jete ne martese te respektoje betimet ?
    Jo! Jo! Do te me pergjigjeshin shume prej jush, po urdheresat kane tre mije vjet ….
    Jo! – Urdheresat nuk kane vetem tre mije vjet, por jane te vjetra sa vete bota. Pa dyshim qe Zoti na I dha ne Malin Sinai, por akoma me pare na i shkrojti ne zemer qe ne krijim…
    Njeriu qe nga ajo kohe ka bere shume progrese, teknologjia do shkoje shume perpara akoma, por keto Urdheresa do te mbeten, pasi ato jane superiore mbi progresin!
    Ato fjale te thjeshta qe i perbejne,kurre nuk do te ndryshohen, nuk do hiqen fjale ose te shtohen!
    Ato Dhjete Urdheresa, nuk ishin drejtuar vetem judenjve ( hebrenjve – ēifut ), ose me pak akoma, vetem gjeneratave me te vjetra. Qe nuk duhet genjyer, vjedhur, vrare ose bere pune te liga, kjo dihet nga te gjithe, pasi qe keto jane Ligjet e vlefshme per ēdo shoqeri njerezore dhe epoke!
    Por qe njeriu i krijuar me nje vullnet te lire personal, duke braktisur Urdheresat e Zotit, do e paguaj me katastrofa te frikeshme kete kokeforci e mos bindje. Pasi qe Urdheresat nuk vlejne vetem per jeten e ardheshme te ameshuar…, por edhe per jeten tokesore.
    O njeriu do te respektoje keto Rregulla, keshtu te jetoje ne paqe dhe prosperitet , ndryshe duke I injoruar me indiferentizem , do te humbase gjithēka. Lufta, vuajtja,semundjet, imoralitetti, anarkia totale, do jene konseguencat. Familja po shperbehet…, rrespekti ka humbur, besnikeria , dashuria per njeri-tjetrin, grykesia, cmira, urrejtja, xhelozia, pornografia, njeriu ka humbur dinjitetin, eshte bere skllav i parase dhe I vesit, eshte shenderruar ne nje makine e mbyllur ne vetvete, i nenshtruar krejtesisht materiales…
    ku konfuzioni mendor ben te humbase edhe stimen ndaj vehtes, te tjereve dhe detyrimet ndaj Krijuesit – Qellimi i vertete i jetes…
    Pershendetje
    Eshte ne natyren e njeriut te mos i respektoj 10 urdheresat ,ne fakt kurre si ka respektur ,njerezit perhere kane genjyer ,perhere kane vjedhur ,perhere kane tradhetuar ,perhere kane lakmuar ,etj
    Postimi yt jep pershtypje se dikur kur "respektoheshin" keto urdheresa ekzistonte nje lloj parajse ne toke dhe ne kohet e fundit eshte degraduar ,une mendoj se njerezit ,ne pergjithesi kurre skane jetu me mire se ditet e sotme dhe nuk kane qene kurre me te "barabarte" se sot .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. #8

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Eshte ne natyren e njeriut te mos i respektoj 10 urdheresat ,ne fakt kurre si ka respektur ,njerezit perhere kane genjyer ,perhere kane vjedhur ,perhere kane tradhetuar ,perhere kane lakmuar ,etj
    Postimi yt jep pershtypje se dikur kur "respektoheshin" keto urdheresa ekzistonte nje lloj parajse ne toke dhe ne kohet e fundit eshte degraduar ,une mendoj se njerezit ,ne pergjithesi kurre skane jetu me mire se ditet e sotme dhe nuk kane qene kurre me te "barabarte" se sot .
    Njeriu i ka respektuar gjithnje Urdheresat e Zotit..., vazhdon akoma!
    Por jo te gjithe, e me e keqja qe shume prej nesh i konsiderojne si te dala mode!
    Por qe eshte fakt, 10 Urdheresat neve i kemi te shkrojtura ne zemer, qe me krijimin...
    ne te gjitha shoqerite njerezore, sistemet shoqerore e kam fjalen, ekzistojne rregulla, o ligje, o kode, kanune, por qe te gjitha
    tjeter s'jane veēse Urdheresat qe Zoti na i dha bashke me jeten!
    Pra edhe ai qe ne mendje te tij, mohon ekzistencen e Zotit, nuk mohon dot ligjet dhe rregullat qe neve kesaj rradhe i quajme; Urdheresat.
    Ndaj si shoqerite primitive po ashtu edhe ato moderne, kane pothuaj ligje te ngjashme..., ku origjinen e kane me krijimin!
    Fatkeqesia me e madhe nuk eshte qe nuk respektojme "10 Urdheresat", pasi me hir o me pahir, jemi te detyruar, por pa deshire dhe per hater te ligjit,
    i respektojme njelloj, ndaj mos mendo te kunderten, ndryshimi i vetem eshte qe nuk e bejme me deshire por me frike! Kjo gje sigurisht nuk i pelqen Krijuesit!
    Mua me pelqen shume ajo thenia e nje shkencetari te diteve te sotme; " Perpara se te ekzistonte gjithesia, ekzistonte Ligji "!
    Te jetosh me gjithe komoditetet qe shkenca na ka dhene, nuk do te thote qe kemi arritur paqen dhe lumturine tone, pasi keto te fundit nuk ti dhuron dot
    nje diēka materiale, ndoshta per momentin, por qe jam i sigurt qe ti e une nuk do te ishim me te lumtur po te hanim me luge floriri ne vend se me te ēelikut.
    Ushqimi do bente te njejten trajektore dhe sa per dhemballet s'do kishte aspak dallim...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    10 urdherimet e Zotit jane zevendesuar me nje ligj te vetem: "Une si njeri jam zot i vetvetes!" ose thene me fjale te tjera: "Une nuk kam nevoje per Zotin ne jeten time." Ka edhe ca te tjere qe pretendojne se besojne ne Zot dhe ndjekin parimin: "Zoti eshte ai qe gjykon mendja ime dhe qe perjetojne emocionet e mia".

    Dhe nese do ti grupoja te gjithe njerezit e botes ne dy grupe, keto do te ishin: njerezit e prekur nga dashuria e Zotit qe e ndajne kete dashuri me gjithe njerezit e tjere ne jeten e tyre e me mbare boten. Kemi edhe njerezit e dashuruar me veteveten. Keta njerez besojne se bota vertitet rreth tyre dhe nuk jane ne gjendje qe te duan njeri tjeter pervec vetes se tyre.

    Koha qe jetojme eshte deshmia me e qarte e pasojave ne natyren njerezore kur njerezit vetedashurohen me vetveten dhe nuk kane vend ne jetet e tyre per Zotin. Dhe e bukura eshte qe vete Zoti i dha njeriut vullnet te lire qe te zgjedhi nje jete me Te apo nje jete pa Te.

    Nje jete me Zotin e njohim si parajse.
    Nje jete pa Zotin e njohim si ferr.

    Ferri per disa ka filluar qe ne kete bote.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-01-2014 mė 13:17

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: 10 urdheresat e Zotit, a jane ende aktuale?

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Njeriu i ka respektuar gjithnje Urdheresat e Zotit..., vazhdon akoma!
    Por jo te gjithe, e me e keqja qe shume prej nesh i konsiderojne si te dala mode!
    Por qe eshte fakt, 10 Urdheresat neve i kemi te shkrojtura ne zemer, qe me krijimin...
    ne te gjitha shoqerite njerezore, sistemet shoqerore e kam fjalen, ekzistojne rregulla, o ligje, o kode, kanune, por qe te gjitha
    tjeter s'jane veēse Urdheresat qe Zoti na i dha bashke me jeten!
    Pra edhe ai qe ne mendje te tij, mohon ekzistencen e Zotit, nuk mohon dot ligjet dhe rregullat qe neve kesaj rradhe i quajme; Urdheresat.
    Ndaj si shoqerite primitive po ashtu edhe ato moderne, kane pothuaj ligje te ngjashme..., ku origjinen e kane me krijimin!
    Fatkeqesia me e madhe nuk eshte qe nuk respektojme "10 Urdheresat", pasi me hir o me pahir, jemi te detyruar, por pa deshire dhe per hater te ligjit,
    i respektojme njelloj, ndaj mos mendo te kunderten, ndryshimi i vetem eshte qe nuk e bejme me deshire por me frike! Kjo gje sigurisht nuk i pelqen Krijuesit!
    Mua me pelqen shume ajo thenia e nje shkencetari te diteve te sotme; " Perpara se te ekzistonte gjithesia, ekzistonte Ligji "!
    Te jetosh me gjithe komoditetet qe shkenca na ka dhene, nuk do te thote qe kemi arritur paqen dhe lumturine tone, pasi keto te fundit nuk ti dhuron dot
    nje diēka materiale, ndoshta per momentin, por qe jam i sigurt qe ti e une nuk do te ishim me te lumtur po te hanim me luge floriri ne vend se me te ēelikut.
    Ushqimi do bente te njejten trajektore dhe sa per dhemballet s'do kishte aspak dallim...
    Pershendetje
    Pershendetje !
    10 urdheresat jane utopi e paster qe kurre sdo arrijne te respektohen siq nuk jane respektuar ne teresi as ne te kaluaren .
    Paraja ose te mirat materiale ste sjellin domosdoshmerisht lumturine por cdo njeri i lumtur eshte edhe i pasur ,smund te jesh i "permbushur" apo smudnte gjesh "paqen" kur ke barkun bosh !
    Ndoshta per ty eshte cudi por une edhe pa Zot te perhershem(here jam agnostike here deiste)ndjehem mire ne shumicen e kohes ,sigurisht qe ka ndonje dite qe nuk ndehem e lumtur por ne shumicen e kohes po ,dhe te siguroj qe me shume i respektoj une 5 urdheresat e fundit se sa ndonje "besimtar i devotshem" ..dhe harrova te them ,te mirat materiale me kane bere edhe me te lumture..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •