Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Emri:  reshat-sahitaj.jpg

Shikime: 1135

Madhësia:  14.5 KB


    Shkruan Reshat Sahitaj


    Islamizmi është religjion i paqjes dhe modernitetit, por islamizmi radikal është nder temat më të ndjeshme për t’i elaboruar. Po të veprohet sipas mesazhit të librit të shenjtë Kuranit, paqja do të mbretëronte, mirëpo për interesa materiale krejtësisht individuale dhe grupore, një pjesë myslimane janë radikalizuar deri në ekstremitet.
    Krishterizmi, ortodoksizmi dhe myslimanizmi janë pjesë dhe pasuri e kulturës sonë, ku relacionet ndërshqiptare me shekuj kanë jetuar në harmoni.
    Kush e përbënë shtresën radikale në Kosovë?
    Me çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë, rrjete të ndryshme radikale nga Arabia të lidhur me Serbinë, në emër të bamirësisë dhe humanizmit njerëzor, derdhën fonde të shumta për ta shtrirë influencën në këtë pjesë të Europës. Shqipëria e sapodalë nga kthetrat komuniste ishte e gatshme t’i hapte dyert për çdo grup që ofronte para, madje edhe vetë Bin Ladenit i ofroi qëndrim në Durrës, pa i analizuar konsekuencat e ardhmërisë së popullit dhe shtetit.
    Në anën tjetër, radikalët islamikë shfrytëzonin dhe shfrytëzojnë varfërinë e popullit kosovar të sapodalë nga lufta që të shtrijnë ndikimin e tyre edhe në Kosovë. Investitorët religjiozë gjetën përkrahje tek personalitetet politike në Shqipëri dhe në Kosovë, duke ua mbushur gushat e tyre për të legjitimuar aktivitetin që nuk ka të bëjë me Kuranin.
    Nuk duhet t’ju habit fakti se në krye të disa shoqatave humanitare islamike e jo islamike mund ta shihni emrin e ndonjërit prej presidentëve të Shqipërisë dhe disa deputetë më në zë të Kosovës. Në aktivitetin jozyrtar të radikalizmit islamik janë të kyçur ndonjë doktor shkencash, gazetar, këngëtar, shkrimtar, e deri në brendësi në majat më të larta të Qeverisë së Hashim Thaçit.
    Kyçja e personaliteteve politike në islamizëm radikal ndikon në rininë e painformuar dhe ngadalë formohet një masë të rinjsh, të cilët gjatë fjalimeve në mbledhje islamike këtyre u shkurtohet vetëdija për të logjikuar drejt. Grupi i të rinjve të indoktrinuar nga specialistët myslimanë (që mendojnë vetëm për t’u pasuruar), mund të kalojnë në aktivitete ekstremiste. Dirigjuesit radikalë pasi i kanë blerë disa personalitete, kanë filluar të imponojnë dhe të na diktojnë edhe ndryshimin e ecjes, të veshjes dhe të të gjitha traditave shqiptare. Këta me çdo kusht duan që fizionominë e fytyrës së shqiptarit ta ndryshojnë që t’i përngjajnë fytyrave të arabëve.
    Sa të çuditshëm janë disa prej tyre, vetë i lëshojnë mjekrat e gjata dhe predikojnë myslimanizëm, e vajzat e veta dalin gjysmë të lakuriqe në televizion?! Ne jemi shqiptarë myslimanë dhe, ne nuk kemi nevojë të vishemi si arabët e të lëshojmë mjekra të gjata që t’u përngjajmë arabëve. Kosova ka kushte tjera klimatike, andaj njeriu duhet t’u përshtatët kushteve vendore klimatike, e jo të imitojë popujt arabë.
    Financimi i grupeve islamike radikale në Kosovë
    Një pjesë e parregullt e islamikëve të pajisur me fotografi dhe filma dokumentarë për gjendjen e popullsisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, udhëtojnë në vende islamike për të kërkuar ndihma. Këto grupe u adresohen xhamive dhe ndonjë personaliteti të atyre vendeve dhe tregojnë se si gjendja e myslimanëve shqiptarë është tepër keq dhe janë të rrezikuar nga të krishterët, që i bie si ajo përralla ujkut ia turbullon ujin qengji. Rrëfejnë me lot se si populli shqiptar nuk ka xhamia të mjaftueshme etj. Pjesën më të majme të parave të grumbulluara e marrin dhe një pjesë ua ndajnë popullsisë që shërbejnë për t’i paguar femrat të vejnë shamia, ndërtimin e ndonjë xhamie dhe publikimin e ndonjë libri me mesazh islamik.
    Interesimi i Serbisë është që të lulëzojë radikalizmi islamik në Kosovë. Tradita e marrëdhënieve diplomatike dhe kulturore në mes të Serbisë dhe shteteve arabe është shumë e vjetër, por zhvillimin ka marrë hov me krijimin e krahut të Shteteve të Painkuadruara që e themeloi Tito me Naserin. Vazhdimësinë e këtyre relacioneve është duke e ndjekur edhe politika aktuale e Beogradit. Terroristët më në zë të islamizmit dihet se u trajnuan dhe trajnohen në Serbi, siç është rasti i fundit i eksplodimit në metro të Londrës. Armiku kryesor i Serbisë është Amerika dhe Evropa, sepse u bombardua Serbia dhe u shpartallua Jugosllavia. Për arabët po ashtu armiku kryesor është Amerika dhe Evropa. Këto dy superfuqi ndikuan që populli shqiptar të çlirohet nga Serbia. Serbët të indinjuar në amerikanët dhe evropianët i furnizojnë arabët me teknikën moderne luftarake dhe me ofrimin e ekspertëve në këtë fushë.
    Serbia e ka themeluar fondin special për destabilizimin e Kosovës së Pavarur dhe sektorin islamik, i cili ka fondin e pakontrolluar nga shteti. Islamikët radikalë shqiptarë kontaktohen nga sektori serb islamik në vende islamike. Islamisti shqiptar nuk ka njohuri se ai po kontakton një islamist që është kryekëput në shërbim të Serbisë, sepse kontakti ka emër mysliman, ka post në vende islamike, dhe i kryen të gjitha besimet fetare. Kontakti i tij do t’i japë para për t’i ndihmuar myslimanët në Kosovë apo Shqipëri, por nuk do t’i zbulojë asgjë se ato janë para të Beogradit për destabilizim të Kosovës.
    Vendet islamike ende hezitojnë ta njohin Pavarësinë e Kosovës
    Vendet islamike janë të kushtëzuara nga Serbia që të mos na njohin pavarësinë, ose ta prolongojnë vendimin e tyre. Diplomatët e Serbisë luajnë lojë të dyfishtë me komunitetin ndërkombëtar. Shteteve arabe u thonë se shqiptarët e Kosovës edhe pse janë myslimanë ata janë duke u kthyer në krishterizëm, sepse Amerika dhe Evropa i ka çliruar. Shteteve Perëndimore u thonë se shqiptarët në Kosovë janë duke shkuar në radikalizëm islamik dhe se rreziku kryesor i Evropës do u vjen nga islamikët shqiptarë.
    Serbia ka shkuar aq larg, sa i ka propozuar Perëndimit që të krijojë një korridor që nga Presheva deri në Sanxhak për ta luftuar dhe penguar për hapjen e terroristëve islamikë.
    Shtetet perëndimore janë prezente në Kosovë dhe kanë informata se shqiptarët nuk luftuan dhe nuk luftojnë për islamizëm, por për çlirimin kombëtar. Për këtë te Perëndimorët nuk u shitën ato gënjeshtra siç u shiteshin dikur.
    Pse të vritemi vëllai me vëllanë për interesa të arabit?! Sa është i afërt një arab që kurrë nuk e kemi parë, e sa afër e ke një shqiptar të Pejës ose Prishtinës?! Pse t’i urrejmë amerikanët dhe evropianët për interesa të ndonjë arabi të harlisur?!
    Amerikanët dhe evropianët bombarduan caqet serbe dhe ne u çliruam. A duhet të urrejmë një shtet dhe një popull që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe ta duam një popull që ende heziton ta njohë Kosovën?!
    Nëse lufta zhvillohet në Arabi, çfarë interesash kemi ne shqiptarët të shkojmë vullnetarë të vdesim kur ata jo që nuk luftuan, por as nuk na e njohin pavarësinë?!
    Ata që urrejnë vëllezërit e tyre shqiptarë, pastaj amerikanët dhe evropianët nuk janë duke i shërbyer religjionit islam, por djallit dhe interesit të personal. Si mund të shquhet për vepër bamirëse një shqiptar mysliman që vepron kundër interesit kombëtar dhe luftojë për njohje të internacionalizmit islamik botëror?!
    Një ideologji gjoja humaniste botërore dikur ishte komunizmi, dhe shqiptarët tanë të fascinuar e të indoktrinuar nga ideologjia komuniste shkonin aq larg sa popullin kinez e quanin vëlla e ne shqiptarët e Kosovës na quanin miq.
    Për ideologjinë komuniste dikur shqiptarët shkuan të vdisnin në Spanjë e sot për trajnohen për të vdekur për islamizëm!!! E kur do të vdesin për Kosovën siç vdesin serbët për interesa të atdheut të tyre?!
    Ndihmat humanitare a janë të kushtëzuara?
    Ndihmat humanitare nga Amerika dhe Evropa ekskluzivisht derdhen në ndërtimin e spitaleve, qendrave rehabilituese për të traumatizuar, shkollave, shtëpive, rrugëve respektivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të jetës së popullit tonë. Perëndimorët nuk i kushtëzojnë ndihmat humanitare të tyre dhe ato nuk i shpërndahen vetëm popullsisë krishtere në Kosovë.
    Po sikur ndihmat e shteteve të Perëndimit të ishin ndarë vetëm të popullsia e krishterë, të gjithë katolikët e Kosovës do ishin bërë milionerë.
    Ndihmat humanitare të shteteve arabe që janë të destinuara për Kosovën ekskluzivisht janë të kushtëzuara për ndërtimin e xhamive, për hapje të kurseve të ndryshme, por me detyrim të mësohet religjioni islamik, për botime të literaturës islamike, për material ndërtimor dhe ushqim të një pjese të varfër myslimane, për armatim dhe propagandë internacionale islamike...
    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia në çdo lagje të qytetit kur fëmijët tanë në mungesë të objekteve shkollore mësojnë në dy e tri ndërrime?!
    A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia që të mbesin të zbrazëta e fëmijët tanë mësojnë në shkolla që pikon kulmi dhe mërdhijnë nga të ftohtit?!
    A nuk ju duket absurde të derdhen para për xhamitë në çdo fshat dhe lagje të Drenicës ku atje sot jetojnë 20 mijë familje pa kulm mbi kokë?!
    A nuk ju duket absurde të paguhen vajzat shqiptare për të defiluar me veshje arabe, kur familjet e dëshmorëve të luftës nuk kanë kushte minimale për jetesë?!
    Mysliman i vërtetë është ai që u ndihmon familjeve skajshmërisht të varfërve e pa kushtëzime. Mysliman i vërtetë është ai që ndihmon në ndërtimin e shkollës, ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve, ndërtimin e ambulancave e jo paratë t’i derdhin ne armatim (si ne rastin e burgosjes së një grupi në Prizren).
    Mysliman i vërtet është ai që e do Kosovën, e jo të vdes për arabët që nuk na lidhë asgjë. Edhe në Kuran shkruan se pa din nuk ka iman, d.m.th. pa atdhe nuk ka fe. Pra, ta ndërtojmë dhe përparojmë shtetin tonë, ky është myslimanizëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 04-01-2014 më 10:44
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (04-01-2014),IllyrianPatriot (07-01-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    nuk duhet me e shit b.ythen tek jevgjit e arabise. mos e mohoni vetveten ju shqiptaret e kosoves se edhe zoti du ju denoje.
    jetoni ne paqe si shumica e evropianeve pa ndikime fetare. dhe mos harroni se te krishteret u shpetuan nga genocidi serb.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Shqipria i paska ofru qendrim n'Durres Bin Ladenit hahahahahahahahahahahahahhahahahaaahhahahh me lot kom qesh

    Lirie mir e ka Ziti mos ja shit by*then jevgjve t'arabis. Shitja jevgjve grek

  5. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Luftuam për liri, jo për fe, mjekra dhe matrapazë të shitur

    Emri:  largea_veteran-euml-t-e-gjakov-euml-s-luftuam-p-euml-r-liri-jo-p-euml-r-fe-mjekra-dhe-matrapaz-e.jpg

Shikime: 588

Madhësia:  49.6 KB
    Bota Sot | 04.01.2014 18:13

    Deklaratë e Veteranëve të Gjakovës



    Veteranët e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar duke thënë se janë mjaft të shqetësuar me përpjekjet e grupeve militante dhe ekstremiste islamike, që kanë për qëllim të keqpërdorin idealin e tyre kombëtar, për të cilin - në luftën e fundit kundër pushtuesit serb - shumë bashkëluftëtarë të tyre kanë dhënë jetën për liri.
    Ata u kanë thënë haptazi të gjithë atyre, siç i kanë quajtur ata “matrapazëve dhe të shiturve për interesa të huaja, e që tani po krekosen me mjekra dhe gjysmë pantallona dhe me sjellje antishqiptare”, se ushtarët e kësaj brigade janë radhitur gjatë luftës në radhët e Zonës Operative të Dukagjinit (ZOD) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkrah komandantit Ramush Haradinaj, porse edhe sot, për ideale kombëtare vazhdojnë të jenë bashkë.

    “Në ditët e fundit, këto fundërrina nën petkun islam janë duke keqpërdorur dhe abuzuar edhe me emrat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishte edhe rasti i bashkëluftëtarëve dhe heronjve tanë, komandanti “Mjekrra” - Njazi Azemi, Mujë Krasniqit - “Kapuçit” e shumë të tjerëve. Edhe njëherë iu themi këtyre që janë në shërbim të terrorit, se ne, luftëtarët e UÇK-së, në frontin e luftës na ka bashkuar ideali për të sakrifikuar edhe jetën për lirinë e Atdheut, për lirinë Kosovës. Edhe atëherë, por edhe tani, nuk jemi ndarë sipas besimit, qoftë islam apo katolik, por krah për krahu kemi luftuar ashtu siç kanë luftuar historikisht shqiptarët, sepse, mbi të gjitha ka qenë dhe është atdheu”, thuhet në reagimin e tyre .

    Sipas tyre, çdo person që bën përpjekje për të denigruar, njollosur ose keqpërdorur këtë ideal, do ta konsiderohen armik të atdheut dhe të shqiptarizmit në tërësi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    mesia4ever (05-01-2014)

  7. #5

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Me çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë, rrjete të ndryshme radikale nga Arabia të lidhur me Serbinë, në emër të bamirësisë dhe humanizmit njerëzor, derdhën fonde të shumta për ta shtrirë influencën në këtë pjesë të Europës. Shqipëria e sapodalë nga kthetrat komuniste ishte e gatshme t’i hapte dyert për çdo grup që ofronte para, madje edhe vetë Bin Ladenit i ofroi qëndrim në Durrës, pa i analizuar konsekuencat e ardhmërisë së popullit dhe shtetit.
    SI u lidhën me serbinë,na trego pak lidhjet,emra mbiemra ore pallavraxhi mos rrej popullin.
    Bin ladenit i ka ofruar qendrim edhe amerika ore kokë qyp.Ju jeni këlysh të tjerëve,sepse nesër nëse amerika e shpall hero bin ladenin,edhe ju do ti thoni dy herë hero,more sahanlëpirësa.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  8. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Mjekrosha me pantollona treçerekshe, jeni duke bere shume armiq. Ja se cfre ju thote UÇK-ja!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #7

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Mjekrosha me pantollona treçerekshe, jeni duke bere shume armiq. Ja se cfre ju thote UÇK-ja!
    Mjafton neve kemi Allahun,uka le të presë se nuk i ka mbaruar lufta,tek tani i fillonë sa me kriminalitetin ku janë futur thellë e sa me serbin.Edhe Allahu ju krijon armiq më të mëdhaj mos u mërzitni..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  10. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Me ose pa mjekër, si t'ia bëjë tani?!
    Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 04.01.2014
    Emri:  Komandant Hoxha,.jpg

Shikime: 969

Madhësia:  53.7 KB


    Tanimë kur shoqërinë skamja e ka përfshi,
    S'mjaftuan përçarjet partiake që sollën shumë ndasi,
    Por fatkeqësisht e vazhduan me një debat(konflikt) të ri!
    E di që aspak s'je ndier mirë kur ai haptas të kishte ofenduar!
    T'ia kthesh me fjalorin e njëjtë, assesi s'duhet arsyetuar.
    Besimtari, mjekrën duhet t'a mbajë me krenari.
    Patjetër, sharjeve t'u përballosh me urtësi.
    Jo, me fjalë të shëmtuara s'bën t'i ofendosh.
    Përkundrazi, përpiqu që me këshilla të mira t'i afrosh.
    Zoti urdhëroi që me mirësjellje zemrat e tyre duhet përfituar.
    Gjithmonë me shpresë që dikur gjithashtu kanë për t'u udhëzuar.
    " Mjekërgjatë, mustaqe shkurtër" Pejgamberi a.s. na këshilloi.
    Në emër të All-llahut(Zotit), mjekrën mbaje me kënaqësi.
    Mos harro që bartja e saj sjell me vete përgjegjësi.
    Për së miri duhet të dallohesh në çdo lëmi.
    Me ose pa mjekër, si t'ia bëjë tani?!
    Ishte titulli me të cilin e fillova këtë poezi.
    Si përfundim, për besimtarët e kam një porosi: O besimtarë, lexoni e mësoni që t'ua kaloni me njohuri.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Musliman sipas të krishterëve ?!… euuu euu !
    … ///

  12. #10
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Myslimanët radikalë dhe Kosova

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Mjafton neve kemi Allahun,uka le të presë se nuk i ka mbaruar lufta,tek tani i fillonë sa me kriminalitetin ku janë futur thellë e sa me serbin.Edhe Allahu ju krijon armiq më të mëdhaj mos u mërzitni..
    po referi_1 ... Allahu i jep te gjitheve ate qe u takon ... prandaj popujt arabe qe e adhurojne aq shume i ka hedh ne pjesen me te mallkuar dhe me kushte me te pafavorshme per te jetuar ... qe kane vuajtur nder shekuj per piken e ujit ... qe akoma sot pjesa derrmuese e tyre jeton ne kushte varferie ... qe 99% jane te shfrytezuar nga sheike e mbreter ... qe mbeten neper luftera mes tyre ... e qe nuk kane fuqi ti dalin per zot vendeve te tyre ... po luajne kombet e tjera me ta si te ishin kuklla ...

    Ah more refer_1 ... po mendohu nje here para se te flasesh more burre i dheut ... mos fol kot duke mbrojtur ide kot se koti ... je bere gaztori i forumit ... po te ishte ne dore te Allahut ju kishte shkuar ne plumb serbi me kohe ju andej ... po beju shyqyr ketyre te UCK qe ngriten pushken e dhane jeten per Kosoven ... dhe kafirave te Perendimit qe keto vitet e fundit na kane ardhur ne ndihme e nuk lejojne serbin apo maqedonin te beje c'te doje ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  13. 3 antarët më poshtë falenderuan KNFC për mendimin e shprehur në këtë postim:

    goldian (05-01-2014),IllyrianPatriot (07-01-2014),jarigas (07-01-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •